{"id":122516,"date":"2025-09-04T08:15:48","date_gmt":"2025-09-04T08:15:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=122516"},"modified":"2025-09-04T08:15:48","modified_gmt":"2025-09-04T08:15:48","slug":"revolucioni-kulturor-kinez-dhe-pavaresia-e-gjyqesorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/04\/revolucioni-kulturor-kinez-dhe-pavaresia-e-gjyqesorit\/","title":{"rendered":"Revolucioni Kulturor Kinez dhe pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kur Lasgushi u godit me flet\u00ebrrufe p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vonuar, ai u b\u00eb simbol i nj\u00eb kohe kur turmat gjykonin pa gjykata. Sot, historia p\u00ebrs\u00ebritet: gjyqtar\u00ebt sh\u00ebnjestrohen publikisht nga vet\u00eb Kryeministri, n\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb moderne t\u00eb \u201cflet\u00ebrrufes\u00eb\u201d q\u00eb sfidon pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb. Gjuha e pushtetit rrezikon t\u00eb delegjitimoj\u00eb gjyq\u00ebsorin, duke e kthyer popullin n\u00eb gjykat\u00ebs dhe duke minuar themelet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Sa her\u00eb ka ndonj\u00eb p\u00ebrvjetor lindje a vdekje t\u00eb Lasgushit, r\u00ebndom n\u00ebp\u00ebr rrjet do t\u00eb gjenden shkrime p\u00ebr t\u00eb dhe nd\u00ebr to, nd\u00ebr m\u00eb interesant\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flet\u00ebrrufe e 25 shkurtit 1972, e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare, drejtuar atij q\u00eb nuk ju p\u00ebrkul me heshtje pesh\u00ebs s\u00eb regjimit. N\u00eb p\u00ebrmbjatje t\u00eb flet\u00ebrrufes\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/observerkult.com\/fleterrufeja-per-lasgush-poradecin-ke-qendrim-tahijshem-ke-shkelur-disiplinen-proletare\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shokut Lazar Gusho<\/a>\u201d i k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr mbjatjen e nj\u00eb libri jasht\u00eb afatit. Biblioteka, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb gjuhe t\u00eb montuar, t\u00eb zbraz\u00ebt e t\u00eb that\u00eb, i thot\u00eb se kjo e ngarkonte me p\u00ebrgjegjesi p\u00ebr mos p\u00ebrhapjen e librit; q\u00ebndrimi \u00ebsht\u00eb i pahijsh\u00ebm; nuk i sh\u00ebrben disiplin\u00ebs proletare; k\u00ebshtu shp\u00ebrdorohet fondi i librit dhe krejt n\u00eb fund, si p\u00ebr ta k\u00ebrc\u00ebnuar, i kujtojn\u00eb se kjo p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e udh\u00ebs k\u00ebto dit\u00eb, q\u00eb Kryeministri b\u00ebn tabel\u00eb qitje ndonj\u00eb magjistrat. K\u00ebto dit\u00eb ishte rradha e gjyqtarit Ligoraq Toshi. \u201cLigoraq\u201d si\u00e7 e quajti ai. Ai tha \u201c<em>Gjykat\u00ebsi Ligoraq me siguri nuk e ka par\u00eb t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb mbaj\u00eb an\u00ebn e komunitetit t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb kurth nga ky nd\u00ebrtim pa leje dhe as nuk e ka menduar q\u00eb mos o zot, n\u00eb rast zjarri ky dyqan t\u00eb kthehet n\u00eb barrikad\u00eb vrastare, e pakap\u00ebrcyeshme edhe p\u00ebr banor\u00ebt edhe p\u00ebr zjarrfik\u00ebsit<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Mendimi i par\u00eb! A e dini ju shoku Ligoraq se nd\u00ebrtimet pa leje jan\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb komunitetit? A e dini ju shoku Ligoraq [\u2026]? K\u00ebtu t\u00eb \u00e7on kujtesa pas leximit t\u00eb flet\u00ebrrufes\u00eb s\u00eb Kryemnistrit ndaj magjistratit. P\u00ebrtej problemeve t\u00eb verbit, q\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb tilla por kan\u00eb edhe ngarkesa t\u00eb tjera, ajo kujton flet\u00ebrrufen\u00eb e Bibliotek\u00ebs Kombetare n\u00eb \u201972. Ato ngjasojn\u00eb si dy pika uji. Zot\u00ebsia e Kryeministrit n\u00eb artin e fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i gjith\u00ebpranuar dhe \u00e7uditesh kur lexon t\u00eb tilla reagime. Pastaj, kujton dhe i jep t\u00eb drejt\u00eb se ai i ka q\u00ebndruar besnik konceptit t\u00eb flet\u00ebrrufes\u00eb dhe q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr kund.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Ligoraq Toshi, e t\u00eb tjer\u00eb para tij (magjistrat\u00ebt Elsa Gjeli, Klarent Demiraj, Hazbi Balliu), nuk mund t\u00eb jen\u00eb Lasgushi, megjithat\u00eb ata kan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb viktima t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb njohur t\u00eb Revolucionit Kulturor Kinez. Autori Yu Hua, n\u00eb librin \u201cNjeriu q\u00eb shet gjak\u201d shkruan se: \u201c<em>U b\u00eb ca koh\u00eb q\u00eb po zhvillohet Revolucioni i Madh Kulturor dhe vet\u00ebm tani kam filluar t\u00eb kuptoj di\u00e7ka \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ai. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb larje e hesapeve t\u00eb vjetra. Pra, n\u00ebse dikur t\u00eb ka ofenduar dikush, ti i shkruan nj\u00eb flet\u00ebrrufe dhe e ngjit n\u00eb muret buz\u00eb rrug\u00ebs. N\u00eb flet\u00ebrrufe [\u2026] mund ta akuzosh p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb duash. K\u00ebto koh\u00eb nuk ka as gjykata, as polici, e vetmja gj\u00eb me shumic\u00eb jan\u00eb akuzat. B\u00ebj nj\u00eb akuz\u00eb sipas qejfit, shkruaje ne flet\u00ebrrufe dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nevoja t\u00eb merresh me t\u00eb, jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb ia japin d\u00ebnimin me vdekje<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Duke lexuar Yu Hua, leht\u00ebsisht kuptohet se nuk \u00ebsht\u00eb se Kryeministri nuk di, p\u00ebrkundrazi ai thjesht at\u00eb do. Ngjashm\u00ebria mes flet\u00ebrrufes\u00eb n\u00eb murin e Bibliotekes Kombetare dhe asaj moderne n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn personale n\u00eb rrjetet sociale, jan\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb ndryshme, n\u00eb form\u00eb t\u00eb ndryshme por q\u00ebllimin e kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Flet\u00ebrrufeja \u00ebsht\u00eb doktrin\u00eb dhe si e till\u00eb duhet zbatuar n\u00ebp\u00ebrmjet disa hapave p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin.<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb gjuha e p\u00ebrdorur. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, po aq e vak\u00ebt, e montuar, pa p\u00ebrmbjatje faktesh, e zhveshur ve\u00e7 emra, stigmatizime (Gjeli, Balliu), dhe populiz\u00ebm. N\u00eb fund struktura e shkrimit po e nj\u00ebt\u00eb. Po ashtu si Lasgushit q\u00eb i kujtohet Kodi Penal, vjen fyerja dhe kanosja duke e quajtur t\u00eb paaft\u00eb, t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, \u201ct\u00eb pa atdhe\u201d dhe se n\u00eb vijim do merren masa.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet gjuh\u00ebs vijm\u00eb tek p\u00ebrmbjatja. N\u00eb flet\u00ebrrufet\u00eb klasike dhe moderne nuk ka fakte e as kund\u00ebrshtim faktesh. Ajo \u00ebsht\u00eb bosh p\u00ebr nga mendimi. Por ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht q\u00ebllimi. Pa paraqitjen e fakteve, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. K\u00ebshtu, lexuesve t\u00eb flet\u00ebrrufes\u00eb u hiqet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim kritik mbi rastin. Por, n\u00ebse lihen m\u00ebnjan\u00eb faktet, ka marr\u00eb fund liria. Njer\u00ebzit, pa kuptuar po i n\u00ebnshtrohen k\u00ebshtu bindjes t\u00eb Kryeministrit sepse e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dallimin mes asaj q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb nga goja e tij dhe asaj q\u00eb realisht \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi? Ashtu si n\u00eb Revolucionin Kulturor Kinez, gjyqi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Fajtori n\u00eb litar. Kryeministri nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb merret me rastin dhe gjyqtarin. Jan\u00eb masat e uritura q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shihet moria e komenteve posht\u00eb flet\u00ebrrufes\u00eb s\u00eb Kryeministrit, q\u00eb e kan\u00eb \u201cshqyer\u201d figur\u00ebn e gjyqtarit n\u00eb fjal\u00eb dhe gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa me fjal\u00ebt pa p\u00ebrmbajtje, goditet individi dhe zhb\u00ebhet autoriteti i funksionarit publik, problemi tjet\u00ebr dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i flet\u00ebrrufes\u00eb t\u00eb Kryeministrit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb q\u00ebllim dhe d\u00ebmi q\u00eb i b\u00ebn kultur\u00ebs shtet\u00ebrore. Flet\u00ebrrufet\u00eb ishin (dhe duket jan\u00eb ende) mjete t\u00eb partis\u00eb dhe popullit. K\u00ebshtu institucionet dalin jasht\u00eb loje. Kryeministri apo \u00e7do politikan k\u00ebshtu\u00a0<em>bypas<\/em>-on institucionet, t\u00eb cilat kan\u00eb autoritetin e dh\u00ebn\u00eb nga Kushtetuta p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe \u00e7\u00ebshtjet i zgjidh vet\u00eb me popullin. Policia, inspektoratet (q\u00eb jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Kryeministrit) k\u00ebshillat gjyq\u00ebsor\u00eb (q\u00eb fal\u00eb zotit nuk jan\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e tij), inspektori i lart\u00eb, etj. etj., dalin jasht\u00eb veprimit dhe nuk ushtrojn\u00eb dot kompetencat e tyre. Me gjyqtarin dhe Lasgushin tashm\u00eb merret populli. N\u00eb sken\u00eb del triumfues ai q\u00eb mund t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr dritat m\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n<p><strong>Nga \u201c<\/strong><em>lavire<\/em><strong>\u201d n\u00eb \u201c<\/strong><em>pis<\/em><strong>\u201d dhe reforma e madhe e gjyq\u00ebsorit n\u00eb mes<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 2011, Kryeministri i koh\u00ebs e quajti Kryeprokuroren n\u00eb detyr\u00eb \u201clavire bulevardi\u201d. T\u00eb gjith\u00eb e konsideruan se kjo qe nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit. Madje, shpesh p\u00ebrmendej si kazus p\u00ebr nisjen me emergjenc\u00eb dhe domosdoshm\u00ebri t\u00eb referom\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Dhe ajo u b\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr. N\u00eb 2016, u b\u00eb reforma m\u00eb e madhe n\u00eb struktur\u00ebn kushtetuese t\u00eb vendit pas miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb vitit 1998. U shkrin\u00eb institucionet ekzistuese t\u00eb qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, funksionet u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb disa institucione, t\u00eb cilat u krijuan prej fillimit dhe t\u00eb gjitht\u00eb magjistrat\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese kaluan nj\u00eb proces verifikimi t\u00eb njohur si\u00a0<em>vetting.\u00a0<\/em>Pasojat e saj tashm\u00eb dihen. Gati gjysma e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore u largua nga detyra. Institucionet e reja q\u00eb u krijuan synuan nj\u00eb pluralitet pjesmarrje nga gjyq\u00ebsori, q\u00eb ruante shumic\u00ebn dhe pjesa tjet\u00ebr nga shoq\u00ebria civile, akademia dhe avokatia. K\u00ebta t\u00eb fundit q\u00eb kan\u00eb dhe drejtimin, zgjidhen nga Kuvendi, pra politika.<\/p>\n<p>Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas etiketimit si \u201clavire\u201d dhe tet\u00eb vjet pas reform\u00ebs, Kryemnistri aktual e quajti nj\u00eb magjistrat \u201cpis\u201d. Reforma u b\u00eb, \u201ce keqja\u201d e pretenduar u largua nga sistemi. Gjyqtar\u00ebt ik\u00ebn, politikan\u00ebt mbet\u00ebn. Gjuha vazhdon t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb tek problemi real i deklaratave t\u00eb kryeminstrave. Gjyq\u00ebsori nuk ka qen\u00eb problem, pavar\u00ebsia e tij \u00ebsht\u00eb problemi.<\/p>\n<p><strong>Problemet e gjuh\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs ndaj magjistrat\u00ebve dhe dy rregulla shp\u00ebtimi<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb thon\u00eb se flet\u00ebrruft\u00eb e Kryeministrit jan\u00eb kritik\u00eb ndaj gjyqtar\u00ebve. E nj\u00ebjta gj\u00eb thuhej edhe para reform\u00ebs. N\u00eb fakt, fjal\u00eb t\u00eb tilla e t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, nuk kan\u00eb lidhje me kritik\u00ebn. \u00a0Kritik\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb analizosh m\u00eb s\u00eb pari pun\u00ebn e dikujt dhe t\u00eb jap\u00ebsh mendim t\u00eb arsyetuar p\u00ebr t\u00eb treguar t\u00eb metat e pun\u00ebs me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmnd\u00ebsh faktet. M\u00eb lart\u00eb tham\u00eb se flet\u00ebrrufet\u00eb jan\u00eb t\u00eb zbarzura nga faktet. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, ato jan\u00eb intimidime dhe sulme p\u00ebr frik\u00ebsim, madje n\u00eb raste t\u00eb caktuara edhe n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb vepre penale. Fjala \u201clavire\u201d e para kat\u00ebrmb\u00ebdhejt\u00eb viteve dhe fjala \u201cpis\u201d shum\u00eb e freskt\u00ebt, nuk jan\u00eb kritik\u00eb por fyerje dhe gjuh\u00eb urrejtje. Dhe fyerja ndaj gjyqtarit, d\u00ebnohet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e tejkalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb. Edhe lakimi i emrve apo mbiemrave shpesh me gjuh\u00eb bullizuese e godet pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit. Edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, lakimi n\u00eb media n\u00eb komente, n\u00eb publik, vend e pavend, krijon tek ata efektin frenues. Kryeministri e di k\u00ebt\u00eb. Ai e di se pas lakimeve q\u00eb u b\u00ebn, ata vet\u00eb apo koleg\u00eb t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim, do t\u00eb mendohen dy her\u00eb, pavar\u00ebsisht ligjit. P\u00ebrndryshe? Mund t\u00eb ken\u00eb fatin e shok\u00ebve duke p\u00ebrfunduar n\u00eb goj\u00ebn e Kryeministrit dhe rip\u00ebrtypjen tek ata q\u00eb e pasojn\u00eb si turma t\u00eb uritura.<\/p>\n<p>Ashtu si efektet e flet\u00ebrrufeve, peshqesh t\u00eb Revolucionit Kulturor Kinez, q\u00eb i detyronin njer\u00ebzit t\u00eb b\u00ebnin autokritik\u00eb, e pas k\u00ebsaj t\u00eb ndryshonin q\u00ebndrim e sjellje, edhe tek magjistrat\u00ebt, m\u00eb s\u00eb paku kjo do sjell\u00eb rimendim t\u00eb vendimarrjes. Dhe kjo fatkeqsisht jo p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit. Edhe tek m\u00eb i guximshmi, e p\u00ebr ata q\u00eb nuk e kan\u00eb guximin dhe ngarkohen natyrsh\u00ebm me frik\u00eb, sigurisht vendimarrje t\u00eb deformuara. P\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb! Trupa gjyq\u00ebsore e t\u00ebr\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00ebn pushtetin e frik\u00ebs dhe k\u00ebtu pavar\u00ebsia merr fund. Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb te problemi i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Paqja sociale. Imagjinoni dy njer\u00ebz n\u00eb konflikt p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb, sht\u00ebpi apo \u00e7do send. Vet\u00eb do t\u00eb ishin n\u00eb konflikt t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb kishin vullnetin p\u00ebr pajtim, konflikti mund t\u00eb ishte i gjat\u00eb, i lodhsh\u00ebm dhe me pasoja. R\u00ebndom kemi d\u00ebgjuar vrasje p\u00ebr nj\u00eb rrip toke apo nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb mur. Jo pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb shteti shqiptar u d\u00ebnua nga Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut sepse nuk kishte hetuar si\u00e7 duhet nj\u00eb ngjarje ku nj\u00eb person i paidentifikuar, n\u00eb mes t\u00eb bulevardit t\u00eb madh t\u00eb Tiran\u00ebs, kishte sulmuar me acid nj\u00eb grua. T\u00eb gjitha dyshimet e saj ishin ndaj ish bashk\u00ebshortit me t\u00eb cilin ishte divorcuar, por q\u00eb nuk e pranonte vendimin e gjykat\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja ende \u00ebsht\u00eb e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.google.com\/url?sa=t&amp;source=web&amp;rct=j&amp;opi=89978449&amp;url=https:\/\/www.avokaturashtetit.gov.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Ceshtja-Tershana-kunder-Shqiperise.docx&amp;ved=2ahUKEwiNmfTM3LKPAxX82gIHHcR2Ji4QFnoECBYQAQ&amp;usg=AOvVaw3DgtXCjIIgUy6L6k6ZiwNl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hapur<\/a>.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga funksionet e shtetit. At\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit nuk e zgjidhin dot me vullnet t\u00eb mir\u00eb, u drejtohen gjykatave. Pasi gjykata vendos, kushdo duhet ta respektoj\u00eb at\u00eb vendim. Kjo sjell paqen sociale. Konfliktet daraviten, hasm\u00ebrit\u00eb marrin fund, prona krijon stabilitet, marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore po ashtu. Shteti nuk p\u00ebrjashtohet nga kjo ligj\u00ebsi. Ai m\u00eb s\u00eb pari duhet ti zbatoj\u00eb vendimet e gjykatave. Etiketimi i gjyqtar\u00ebve dhe vendimeve t\u00eb tyre, nuk i sh\u00ebrben k\u00ebsaj. Kur shteti refuzon vendimet q\u00eb japin funksionar\u00ebt e vet\u00eb, imagjinoni trim\u00ebrimin e njer\u00ebzve dhe refuzimin e tyre kund\u00ebr vendimeve gjyq\u00ebsore. T\u00eb shtyr\u00eb me iden\u00eb se ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe akoma m\u00eb shum\u00eb me fjal\u00ebt e Kryeministrit se gjyqtar\u00ebt i bien ndesh interesit publik, nuk e kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe t\u00eb sulmojn\u00eb ose edhe vrasin at\u00eb me t\u00eb cilin kan\u00eb konflikt. Duke iu rikthyer doktrin\u00ebs s\u00eb flet\u00ebrrufes\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebshtu shteti deligjitimohet, njer\u00ebzit imponojn\u00eb dhunsh\u00ebm idet\u00eb e tyre dhe k\u00ebtu vijm\u00eb tek problemi i tret\u00eb.<\/p>\n<p>Deligjitimimi i funksionar\u00ebve dhe p\u00ebr pasoj\u00eb vet\u00eb shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs. N\u00eb vitin 2013, nj\u00eb qytetar, i cili nuk ishte dakord me vendimin gjyq\u00ebsor t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb gjyqtare, i trim\u00ebruar dhe mbarsur me iden\u00eb se ata jan\u00eb t\u00eb korruptuar, e sulmoi me acid n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.google.com\/url?sa=t&amp;source=web&amp;rct=j&amp;opi=89978449&amp;url=https:\/\/www.avokaturashtetit.gov.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Ceshtja-Tershana-kunder-Shqiperise.docx&amp;ved=2ahUKEwiNmfTM3LKPAxX82gIHHcR2Ji4QFnoECBYQAQ&amp;usg=AOvVaw3DgtXCjIIgUy6L6k6ZiwNl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">fytyr\u00eb<\/a>. Veprimi u d\u00ebnua si sulm ndaj pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit. Sulmi gjithsesi ndodhi dhe u krijua nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm n\u00eb d\u00ebm t\u00eb trup\u00ebs gjyq\u00ebsore. Nuk flasim m\u00eb p\u00ebr efektin frenues q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb magjistrat\u00ebt dhe pavar\u00ebsia e tyre, por di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Etiketmimet e magjistrat\u00ebve dhe tallja me ta (Gjeli, Balliu, Ligoraqi), i b\u00ebjn\u00eb ata t\u00eb preksh\u00ebm. Ata nuk jan\u00eb m\u00eb autoritet dhe p\u00ebrball\u00eb pal\u00ebve nuk jan\u00eb m\u00eb gjyqtar\u00eb apo i nderuar gjyqtar, por kthehen thjesht n\u00eb emra t\u00eb predispozuar p\u00ebr tallje dhe zoti mos e p\u00ebrs\u00ebrist\u00eb m\u00eb, viktima t\u00eb mundshme t\u00eb sulmeve. Tashm\u00eb, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb m\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb tyre, por p\u00ebr deligjitimim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tyre para pal\u00ebve n\u00eb proces. Autoriteti q\u00eb ua jep ligji dhe Kushtetuta, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb zhb\u00ebr\u00eb nga vet\u00ebm disa postime me at\u00eb t\u00eb flet\u00ebrrufeve moderne. Nuk flasim dot m\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi, por p\u00ebr magjistratin si viktim\u00eb. N\u00ebse Kryeministri i nj\u00eb vendi nuk respekton funksionar\u00ebt dhe institucionet, pse duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb njeri i thjesht\u00eb pa funksion? K\u00ebshtu rr\u00ebnohet shteti duke zhb\u00ebr\u00eb autoritetin e funksionar\u00ebve dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb njer\u00ebzit e trim\u00ebruar ti drejtohen institucioneve. Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb tek problemi i fundit. Domosdoshm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb kuptuar rregullat e pavar\u00ebsis\u00eb, si mjet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar prej flet\u00ebrrufeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr politikan\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb lirin\u00eb p\u00ebr tu shprehur n\u00eb publik, magjistrat\u00ebt nuk e kan\u00eb at\u00eb liri. Megjithat\u00eb si \u00e7do liri, edhe kjo \u00ebsht\u00eb e kufizuar. P\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr, politikan\u00ebt nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, sepse hyjn\u00eb n\u00eb teritorin e nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr, atue t\u00eb gjyq\u00ebsorit. Rregullat e ndarjes dhe balacimit t\u00eb pushteteve i kan\u00eb \u201cmbyllur\u201d goj\u00ebn magjistrat\u00ebve (jo k\u00ebshillave gjithsesi). Ata mund t\u00eb flasin ve\u00e7 n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve, nd\u00ebrsa detyra e hallkave t\u00eb tjera n\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb ta kund\u00ebrshtojn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb rregulli i par\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb kuptuar, kund\u00ebrshtimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb drejtim, n\u00eb gjykat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, jo n\u00ebp\u00ebrmjet flet\u00ebrrufeve, sulmeve me acid, etiketimeve, ofendimeve apo hak\u00ebrimeve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pakuptueshme se si nj\u00eb Kryeminist\u00ebr, q\u00eb n\u00eb morin\u00eb e pun\u00ebve dhe politikave q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, etiketon vendimet e magjistrat\u00ebve p\u00ebr akte fundore t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij. Kushtetuta nuk ia ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb autoritet, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, ka nj\u00eb mori agjencish\u00eb dhe institucionesh var\u00ebsie q\u00eb kan\u00eb detyr\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ato fillimisht duhet ti lexojn\u00eb vendimet. M\u00eb pas duhet ti kuptojn\u00eb ato. Duhet patjet\u00ebr ti kuptojn\u00eb sepse duket e pamundur q\u00eb sapo t\u00eb shpallet nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor, ende i pa arsyetuar, pra pa u njohur shkaqet e asaj vendimmarrje, t\u00eb kesh guximin t\u00eb shpall\u00ebsh t\u00eb \u201cpa atdhe\u201d nj\u00eb magjistrat, fyerje tjet\u00ebr kjo q\u00eb nuk ka lidhje me vendimarrjen. Dhe fare n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij operacioni logjik, n\u00ebse administrata n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e Kryeministrit mendon se ato vendime vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, kan\u00eb detyr\u00eb ti ankimojn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i rregullit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr tu p\u00ebrmbyllur ky cik\u00ebl duhet zbatuar dhe rregulli pasues. Pas shterrjes s\u00eb t\u00eb gjitha mjeteve t\u00eb ankimit, vjen zbatimi. Refuzimi i zbatimit nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje, madje \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme. K\u00ebto jan\u00eb dy parimet themelore, ndryshe shteti nuk funksionon si i till\u00eb. Pa to republika nuk mund t\u00eb jet\u00eb parlamentare, ndarja e pushteteve zhb\u00ebhet, shteti nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i drejt\u00eb, institucionet do t\u00eb jen\u00eb ngrehina q\u00eb strehojn\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb trembur dhe pa vullnet p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, njer\u00ebz t\u00eb \u00e7artur e trim\u00ebruar, zot t\u00eb fateve t\u00eb tyre me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe p\u00ebrfundimi, nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb l\u00ebngon dhe refuzon shtetin.<\/p>\n<p><em>*Sh\u00ebnim: Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, Revolucioni Kulturor Kinez, p\u00ebrve\u00e7 drejtimit q\u00eb i dha shtetit, thuhet se morri jet\u00ebn e mbi 2 milion vet\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><strong>\/\u00a0<a href=\"https:\/\/acqj.al\/revolucioni-kulturor-kinez-dhe-pavaresia-e-gjyqesorit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ACQJ \u2013 The Albanian Center for Quality Journalism<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Lasgushi u godit me flet\u00ebrrufe p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vonuar, ai u b\u00eb simbol i nj\u00eb kohe kur turmat gjykonin pa gjykata. Sot, historia p\u00ebrs\u00ebritet: gjyqtar\u00ebt sh\u00ebnjestrohen publikisht nga vet\u00eb Kryeministri, n\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb moderne t\u00eb \u201cflet\u00ebrrufes\u00eb\u201d q\u00eb sfidon pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb. Gjuha e pushtetit rrezikon t\u00eb delegjitimoj\u00eb gjyq\u00ebsorin, duke e kthyer popullin n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":122517,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-122516","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122516","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122516"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122516\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":122518,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122516\/revisions\/122518"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122517"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}