{"id":122752,"date":"2025-09-08T19:14:52","date_gmt":"2025-09-08T19:14:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=122752"},"modified":"2025-09-08T20:07:48","modified_gmt":"2025-09-08T20:07:48","slug":"maska-e-globalistit-qe-i-ka-shitur-shpirtin-sorosit-duhet-te-hidhet-ne-plehrat-e-historise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/08\/maska-e-globalistit-qe-i-ka-shitur-shpirtin-sorosit-duhet-te-hidhet-ne-plehrat-e-historise\/","title":{"rendered":"Maska e globalistit q\u00eb i ka shitur shpirtin Sorosit duhet t\u00eb hidhet n\u00eb plehrat e historis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb, n\u00ebp\u00ebr forumet apo takimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Bashkimit Evropian, shihet t\u00eb mbaj\u00eb fjalimet e veta t\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb, i madh, p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb vendi shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe q\u00eb ende nuk ka hyr\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, por q\u00eb ftohet pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar vizionin q\u00eb ky njeri ka p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb delikate, m\u00eb t\u00eb debatuara e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u zgjidhur q\u00eb ka sot Evropa.<\/p>\n<p>\u00e7far\u00eb formimi ka vall\u00eb, \u00e7far\u00eb p\u00ebrvoje diplomatike e kulturore, q\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb askush nuk mund t\u00eb flas\u00eb prer\u00eb dhe askush s&#8217;po i jep dot zgjidhje, do te pyeste dikush. Asnj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto nuk ka kryeministri yn\u00eb, pasi nuk i nevojitet, ai flet vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb qasje qe i jep padroni i tij politik dhe ideologjik, dhe shpalos vet\u00ebm at\u00eb an\u00eb t\u00eb medaljes p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb u intereson elitave globaliste. Ndaj jan\u00eb shum\u00eb qesharake dhe absurde vizionet e tij p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane, q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb fare me njeriun q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dijen q\u00eb ka, e as me vendin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson dhe rolin q\u00eb ai luan n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>E provoi edhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebt\u00eb turp intelektualo- diplomatik t\u00eb radh\u00ebs, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebr paqen\u00a0dhe t\u00eb ardhmen evropiane, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira lufte dhe p\u00ebrplasje t\u00eb ethshme mendimesh p\u00ebr zgjidhjen e saj. Edhe vet\u00eb presidenti amerikan, tek i cili Evropa i ka varur t\u00eb gjitha shpresat, \u00ebsht\u00eb shprehur se paqja e luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se sa mund ta imagjinoj\u00eb ndokush. Madje p\u00ebrpara takimit me Putin n\u00eb Alask\u00eb, rr\u00ebfeu se po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje kolosale, t\u00eb n\u00ebndheshme, nga disa pushtete, q\u00eb ky takim t\u00eb mos ket\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Kompleksiteti i \u00e7\u00ebshtjes duksh\u00ebm q\u00eb ng\u00ebrthen shum\u00eb faktor\u00eb , po k\u00ebshtu alternativa t\u00eb qasjeve t\u00eb ndryshme nga ajo evropiane, po marrin mjaft v\u00ebmendje e pushtet n\u00eb SHBA e n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb zgjidhjen nj\u00eb shesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mendimesh. Por jo, mendimtari i madh \u201dlideri global\u201d Edi\u00a0 Rama \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb dhe shum\u00eb i thjesht\u00eb n\u00eb\u00a0 vizionin e tij, sepse i p\u00ebrbuz alternativat, njeh vet\u00ebm iden\u00eb e elitave globaliste q\u00eb sponsorizon soroizmi. Nuk i intereson se Evropa e bashkuar u krijua pik\u00ebrisht p\u00ebr ti shp\u00ebtuar luft\u00ebrave dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar paqen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot gjendemi para faktit t\u00eb pranuar se ajo po udh\u00ebheq nj\u00ebr\u00ebn nga luft\u00ebrat m\u00eb t\u00eb panevojshme t\u00eb historis\u00eb. Mjaft mendimtar\u00eb dhe historian\u00eb po mundohen ti bindin elitat e saj globaliste dhe burokrate se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e pamundur p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet, p\u00ebr ushtar\u00eb dhe armatime.<\/p>\n<p>M\u00eb e ndershme intelektualisht do t\u00eb ishte q\u00eb ai ti p\u00ebrqaste t\u00eb gjitha q\u00ebndrimet dhe rrymat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ashtu si\u00e7 b\u00ebn Meloni, mikja e tij n\u00eb Italin\u00eb fqinj\u00eb, pa dashur t\u00eb vendos\u00eb gishtin tek uniteti dhe fuqia evropiane p\u00ebrball\u00eb administrat\u00ebs amerikane. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mjerim idesh dhe vizionesh e gjith\u00eb fjala e tij, por kjo \u201cliderit\u201d ton\u00eb nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje. Dhe kjo p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se atij i duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara agjend\u00ebn e vet globaliste. E ka b\u00ebr\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, madje n\u00eb kurriz edhe t\u00eb interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kemi asnj\u00eb arsye ne shqiptar\u00ebt t\u00eb mbajm\u00eb flamurin globalist t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Zelenskit, aq m\u00eb tep\u00ebr dhe me nj\u00eb zell t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Ukraina, n\u00eb vetvete, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb se ka njohur Kosov\u00ebn. M\u00eb mir\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb rrjetin e vet sorosian t\u00eb loboj\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, se sa t\u00eb dal\u00eb i pari e t\u00eb d\u00ebrd\u00ebllis\u00eb vizionin e elitave. Po nj\u00eblloj, ka mbajtur ai, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akoma dhe m\u00eb hipokrite, n\u00eb fjalimet e veta, flamurin e luft\u00ebs kundra ngrohjes globale, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb vendi me industri inekzistente, por t\u00eb rr\u00ebnuar nga ndotja dhe plehrat helmuese prej incenerator\u00ebve q\u00eb nuk punojn\u00eb.<\/p>\n<p>Turp i papar\u00eb hipokrizie n\u00eb kurriz t\u00eb mjerimit t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebshtu. Ska gj\u00eb edhe k\u00ebsaj here. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb Amerik\u00eb, fal\u00eb studimeve t\u00eb mir\u00ebfillta shkencore, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se efektet negative q\u00eb shkakton ngrohja globale p\u00ebr njer\u00ebzimin, jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta se d\u00ebmi q\u00eb mund ti shkaktohet njer\u00ebzimit dhe lul\u00ebzimit t\u00eb tij nga p\u00ebrdorimi i l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse dhe industrive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim i thjesht\u00eb, \u00ebsht\u00eb guri i themelit te nj\u00eb qasje radikalisht t\u00eb kund\u00ebrt p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb njer\u00ebzimit, q\u00eb mjaft qeveri konservatore n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr vendin e tyre. Kjo politik\u00eb \u00ebsht\u00eb dallimi kryesor i administrat\u00ebs Trump me t\u00eb majt\u00ebn radikale n\u00eb vite, q\u00eb e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb tem\u00eb q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb deindustrializuar ekonomin\u00eb amerikane dhe evropiane, me pasojat katastrofike ku ajo gjendet sot, n\u00ebn nevoj\u00ebn e gazit rus. Nuk i intereson \u201cliderit global\u201d e v\u00ebrteta, ai p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i thjesht\u00eb, si \u00e7do i paditur, n\u00eb rrug\u00ebn e flamur-mbajt\u00ebsit sorosian t\u00eb ideve t\u00eb tij globaliste.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo edhe k\u00ebtu, globaliteti i tij mjeran, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm estetik apo megaloman, p\u00ebrkundrazi, ai \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr interesave tona jetike si vend. Dihet se Shqip\u00ebria ka shum\u00eb leverdi t\u00eb zhvilloj\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje q\u00eb e \u00e7liron zhvillimin energjetik, pasi ajo ka rezerva t\u00eb madha nafte dhe gazi. Po nj\u00eblloj, Kosova ka rezerva t\u00eb jasht\u00ebzakonshme qymyri, q\u00eb teknologjit\u00eb e sotme mund ti shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb burime t\u00eb mjaftueshme gazi, p\u00ebr t\u00eb furnizuar t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Kjo do t\u00eb qe &#8220;eldoradoja&#8221; jon\u00eb si shtet e si komb, q\u00eb mbytet nga iniciativat e &#8220;green energy&#8221; t\u00eb elitave globaliste evropiane, q\u00eb konsiderojn\u00eb si alternativa parqet fotovoltaike ose ato t\u00eb er\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb vendos\u00ebsh Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb par\u00ebn \u00ebsht\u00eb patriotizmi m\u00eb i madh, nj\u00eb parim ky sidomos vital n\u00eb ekonomi. Wokizmi dhe p\u00ebrdorimi i ngrohjes globale, si trysni, limit e kapak i shfryt\u00ebzimit inovativ t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse, duksh\u00ebm q\u00eb Ram\u00ebs i p\u00eblqen, sepse \u00ebsht\u00eb urdhri global i padronit. Mir\u00ebpo, sovranist\u00ebt dhe konservator\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Italin\u00eb fqinje, jan\u00eb n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb \u00e7montimit t\u00eb k\u00ebsaj direktive ekonomike dhe \u00e7lirimit t\u00eb burimeve t\u00eb v\u00ebrteta energjetike, \u00e7ka e b\u00ebn akoma dhe m\u00eb t\u00eb friksh\u00ebm d\u00ebmin q\u00eb po i sjell\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb flamuri i fjalimeve globaliste, vet\u00ebm p\u00ebr te k\u00ebnaqur agjend\u00ebn dhe egon e nj\u00eb ushtari t\u00eb bindur, pa intelektualitet dhe injorant p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat flet.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka q\u00eb ai b\u00ebn e duket, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kuptuar qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfaqje e neveritshme, q\u00eb ka si em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr \u00e7do tem\u00eb, jo gjykimin e sh\u00ebndosh\u00eb dhe interesat e vendit, po avancimin e ideve wokiste dhe t\u00eb elitave radikale t\u00eb majta. Le t\u2019i v\u00ebm\u00eb nj\u00eb gur t\u00eb madh t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij globaliteti t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm q\u00eb po shp\u00ebrndan kudo llafazan\u00ebria e tij. Maska e globalistit q\u00eb i ka shitur shpirtin\u00a0 Sorosit, duhet t\u00eb shkat\u00ebrrohet dhe t\u00eb hidhet n\u00eb plehrat e historis\u00eb, sa m\u00eb shpejt, sa m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb ti b\u00ebj\u00eb m\u00eb mjerim dhe turp Shqip\u00ebris\u00eb, se sa i ka b\u00ebr\u00eb deri tani.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Jo rrall\u00eb, n\u00ebp\u00ebr forumet apo takimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Bashkimit Evropian, shihet t\u00eb mbaj\u00eb fjalimet e veta t\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb, i madh, p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb vendi shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe q\u00eb ende nuk ka hyr\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, por q\u00eb ftohet pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar vizionin q\u00eb ky njeri ka p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94443,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-122752","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-sociale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122752"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122752\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":122753,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122752\/revisions\/122753"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}