{"id":122757,"date":"2025-09-08T20:05:09","date_gmt":"2025-09-08T20:05:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=122757"},"modified":"2025-09-08T20:57:53","modified_gmt":"2025-09-08T20:57:53","slug":"prokurori-amerikan-i-kerkoi-autorizim-gjykates-per-te-hetuar-ramen-kush-eshte-agjenti-rus-ne-dosjen-mcgonigal-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/08\/prokurori-amerikan-i-kerkoi-autorizim-gjykates-per-te-hetuar-ramen-kush-eshte-agjenti-rus-ne-dosjen-mcgonigal-rama\/","title":{"rendered":"Prokurori amerikan i k\u00ebrkoi autorizim Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hetuar Ram\u00ebn\/ Kush \u00ebsht\u00eb agjenti rus n\u00eb dosjen McGonigal-Rama?"},"content":{"rendered":"<p>Artikulli i &#8220;Bussiness Insider&#8221; i publikuar m\u00eb 15 shtator 2022 ka zb\u00ebrthyer fabul\u00ebn e zyrtarit t\u00eb arrestuar t\u00eb FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kryeministrin Edi Rama. N\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb ndar\u00eb, FBI ishte duke hetuar edhe lidhjet e tij me oligarkun rus, Oleg Derispaska.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb materialin e Bussiness Insider zbulohet nj\u00eb informacion tejet interesant ku thuhet se &#8220;nj\u00eb jav\u00eb pasi prokurori i k\u00ebrkoi gjykat\u00ebs amerikane autorizim p\u00ebr hetim t\u00eb McGonigal dhe takimeve me kryeministrin Edi Rama, n\u00eb FBI, emigranti soviet Sergey Shestakov, kishte deklaruar se McGonigal kishte lidhur Agron Nez\u00ebn dhe kompanin\u00eb e tij &#8220;Spectrum&#8221; me kompanin\u00eb e Oleg Derispaska-s. Pra, prokurori i k\u00ebrkoi gjykat\u00ebs amerikane autorizim p\u00ebr hetim t\u00eb McGonigal dhe takimeve me kryeministrin Edi Rama.\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb hetuar Rama dhe cfar\u00eb ka dal\u00eb nga ai hetim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb hetuar sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokurorit amerikan? Kjo mbetet p\u00ebr tu par\u00eb.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thuhet n\u00eb shkrim?<\/strong><\/p>\n<p>Thirrja, e l\u00ebshuar n\u00eb n\u00ebntor, k\u00ebrkon t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb lidhje me McGonigal dhe nj\u00eb firm\u00eb konsulente n\u00eb hije t\u00eb quajtur Spectrum Risk Solutions.\u00a0Nj\u00eb jav\u00eb pas l\u00ebshimit t\u00eb thirrjes, nj\u00eb emigrant me origjin\u00eb sovjetike i quajtur Sergey Shestakov tha n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb se McGonigal e kishte ndihmuar at\u00eb t\u00eb &#8220;leht\u00ebsonte&#8221; nj\u00eb hyrje midis Spectrum dhe ndihm\u00ebsit t\u00eb Deripaska.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi n\u00eb prezantimin e ndihm\u00ebsit me Kobre &amp; Kim, nj\u00eb firm\u00eb ligjore n\u00eb Nju Jork q\u00eb \u00ebsht\u00eb e specializuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e klient\u00ebve q\u00eb po hetohen me dyshimin p\u00ebr &#8220;mashtrim dhe sjellje t\u00eb pahijshme&#8221;. Shestakov, i cili \u00ebsht\u00eb identifikuar n\u00eb panelet televizive si nj\u00eb ish-zyrtar i ministris\u00eb s\u00eb jashtme sovjetike dhe ish-shefi i shtabit t\u00eb ambasadorit sovjetik n\u00eb Kombet e Bashkuara, raportoi se kishte marr\u00eb 33,000 dollar\u00eb p\u00ebr referimet.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb agjenti rus Shestakov?<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si McGonigal, edhe Shestakov akuzohet se ka bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u2019i ndihmuar Deripask\u00ebs t\u2019i shmang\u00eb sanksionet amerikane, t\u00eb cilat ishin vendosur n\u00eb vitin 2018, si dhe p\u00ebr komplot p\u00ebr shp\u00eblarje parash. Ai gjithashtu akuzohet se ka g\u00ebnjyer agjent\u00ebt e FBI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shestakov u arrestua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me McGonigalin.<\/p>\n<p>Gjyqi dhe procesi paraprak gjyq\u00ebsor nuk kan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje, kryesisht sepse Shestakov \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i njohur se McGonigal. Deri n\u00eb pensionimin e tij n\u00eb vitin 2018 nga zyra e FBI-s\u00eb n\u00eb Nju Jork, McGonigal ishte n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb byros\u00eb p\u00ebr t\u2019i gjurmuar spiun\u00ebt dhe oligark\u00ebt rus\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe Deripask\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201890, Vladimir Gusinsky ishte nj\u00eb nga oligark\u00ebt m\u00eb me ndikim t\u00eb Rusis\u00eb, kryesisht fal\u00eb NTV-s\u00eb \u2013 kanali i par\u00eb komb\u00ebtar i pavarur televiziv n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7se bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb biznesi, Shestakov dhe McGonigal, s\u00eb bashku me nj\u00eb rus tjet\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb lidhur me nj\u00eb tjet\u00ebr ish-oligark rus, Vladimir Gusinsky, i cili p\u00ebr shum\u00eb vite kaloi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb nj\u00eb rezidenc\u00eb luksoze n\u00eb K\u00ebnektik\u00ebt t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gusinsky nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj Shestakovit dhe McGonigalit. Megjithat\u00eb, ai ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e FBI-s\u00eb, pasi agjent\u00ebt e mor\u00ebn n\u00eb pyetje dy her\u00eb gruan e tij tashm\u00eb t\u00eb ndar\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb K\u00ebnektik\u00ebt p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me ta. Shestakov e njoftoi Gusinskyn me McGonigalin dhe m\u00eb pas Gusinesky u shoq\u00ebrua me t\u00eb dy.<\/p>\n<p><strong>Magnat\u00ebt e metaleve<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb shumta n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb federale n\u00eb Menheten, mbrojtja e Shestakovit mb\u00ebshtetet pjes\u00ebrisht n\u00eb pyetjen n\u00ebse puna q\u00eb ai dhe McGonigal b\u00ebn\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Deripask\u00ebs ose p\u00ebr konglomeratin e tij gjigand, EN+ Group, q\u00eb kontrollon nj\u00eb nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb aluminit n\u00eb bot\u00eb \u2013 Rusal.<\/p>\n<p>Thelb\u00ebsor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbrojtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs i EN+ me emrin Yevgeny Fokin, t\u00eb cilin FBI e akuzon si agjent t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb (SVR).<\/p>\n<p>Avokatja e Shestakovit, Rita Glavin, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb dokumente gjyq\u00ebsore se Fokin mund t\u00eb ofroj\u00eb prova q\u00eb puna q\u00eb Shestakov dhe McGonigal u pun\u00ebsuan t\u00eb b\u00ebnin ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb EN+ dhe p\u00ebrfshinte lobim p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kompanit\u00eb e Deripask\u00ebs \u2013 gj\u00eb q\u00eb kryesisht lejohet sipas ligjeve n\u00eb SHBA. Glavin nuk ka komentuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi se ata po punonin p\u00ebr EN+ dhe jo p\u00ebr Deripask\u00ebn nuk ka kuptim. N\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dallim pa ndryshim\u201d, tha Casey Michel, autor i librit \u201cForeign Agents: Ho\u00eb American Lobbyists and La\u00ebmakers Threaten Democracy Around the \u00cborld\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAta, sipas \u00e7do indikacioni, po punonin p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00ebrit prej oligark\u00ebve m\u00eb fam\u00ebkeq q\u00eb ka prodhuar ndonj\u00ebher\u00eb Rusia \u2013 nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Kremlinit, duke p\u00ebrmbushur d\u00ebshirat e Mosk\u00ebs kudo dhe sido q\u00eb t\u00eb mundet\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt kan\u00eb pohuar se Fokin ishte \u201cbashk\u00ebkomplotues i paakuzuar\u201d me Shestakovin dhe McGonigalin. FBI-ja e ka ndjekur, fotografuar dhe regjistruar fshehtazi q\u00eb nga korriku 2019, sipas dokumenteve gjyq\u00ebsore, dhe viza e tij p\u00ebr SHBA u anulua n\u00eb vitin 2022 me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrplasur me avokaten Glavin mbi marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb Fokin, i cili jeton n\u00eb Rusi dhe punon si k\u00ebshilltar i lart\u00eb i Deripask\u00ebs n\u00eb EN+. Ai nuk pranoi t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb SHBA p\u00ebr asnj\u00eb arsye, sipas dokumenteve t\u00eb gjykat\u00ebs, duke u frik\u00ebsuar nga arrestimi.<\/p>\n<p>Pas negociatave n\u00ebse Fokin do t\u00eb merrej n\u00eb pyetje n\u00eb Turqi ose Dubai, pal\u00ebt ran\u00eb dakord q\u00eb ai do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb n\u00eb gjyq p\u00ebrmes videolidhjes.<\/p>\n<p>Fokin nuk iu p\u00ebrgjigj e-maileve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>N\u00eb disa qarqe rusishtfol\u00ebse n\u00eb rajonin e Nju Jorkut, Shestakov njihej si nj\u00eb \u201csekser\u201d, njeri q\u00eb zgjidhte probleme, dhe njeri simpatik. Ai \u00ebsht\u00eb qytetar i natyralizuar amerikan q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte punuar p\u00ebr ministrit\u00eb e jashtme t\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe m\u00eb pas t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Shestakov u t\u00ebrhoq nga sh\u00ebrbimi diplomatik dhe u vendos n\u00eb zon\u00ebn e Nju Jorkut n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2010, ai punoi si p\u00ebrkthyes i autorizuar p\u00ebr gjykatat federale t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe p\u00ebr zyrat e prokuror\u00ebve federal\u00eb n\u00eb Menheten dhe Bruklin.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me Fokin daton q\u00eb nga vitet \u201880, dhe t\u00eb dy kan\u00eb punuar p\u00ebr Gusinskyn. Madje, n\u00eb vitin 2019, Shestakov kishte nj\u00eb kart\u00eb krediti n\u00eb emrin e Gusinskyt q\u00eb e p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, bileta p\u00ebr ndeshje hokeji me mij\u00ebra dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Gusinsky nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Shestakov e njoftoi McGonigalin me Fokinin diku rreth vitit 2018, sipas aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb atij viti, Deripaska u sanksionua nga Departamenti amerikan i Thesarit \u201cp\u00ebr veprimtari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Federat\u00ebs Ruse\u201d.<\/p>\n<p>EN+ dhe Rusal gjithashtu u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb sanksione n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Rusis\u00eb, Deripaska e nd\u00ebrtoi pasurin\u00eb e tij gjat\u00eb viteve kaotike \u201890, kur biznesmen\u00ebt luftonin eg\u00ebrsisht dhe shpesh me dhun\u00eb p\u00ebr kontrollin e industrive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit, si prodhimi i aluminit. Ai konsiderohet shembulli klasik i nj\u00eb oligarku: nj\u00eb biznesmen me pasuri t\u00eb madhe dhe lidhje t\u00eb ngushta me Kremlinin dhe presidentin Vladimir Putin.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu ka qen\u00eb n\u00eb radarin e zyrtar\u00ebve ligjor\u00eb amerikan\u00eb prej dekadash, t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2006, kur iu mohua viza p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb SHBA. K\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi e shtyn\u00eb at\u00eb t\u00eb pun\u00ebsonte firma lobimi t\u00eb lidhura me republikan\u00ebt dhe, n\u00eb fund t\u00eb viteve 2010, ai investoi n\u00eb projekte me Paul Manafort, operativin republikan q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr drejtoi fushat\u00ebn presidenciale t\u00eb Donald Trumpit n\u00eb 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2022, Deripaska u padit p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur sanksionet amerikane. Akuzat p\u00ebrfshijn\u00eb pretendime se ai organizoi q\u00eb e dashura e tij shtatz\u00ebn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb lindur atje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb merrte shtet\u00ebsin\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Sanksionet ndaj EN+ Group dhe Rusal u hoq\u00ebn n\u00eb vitin 2019 pasi Deripaska ra dakord t\u00eb distancohej nga pron\u00ebsia e kompanive. Ai vet\u00eb mbetet ende n\u00ebn sanksione.<\/p>\n<p>Autoritetet amerikane pretendojn\u00eb se Fokin pun\u00ebsoi McGonigalin dhe Shestakovin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion kompromentues mbi Vladimir Potanin, nj\u00eb tjet\u00ebr oligark rus dhe magnat i metaleve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rival i Deripask\u00ebs.<\/p>\n<p>McGonigal, i cili doli n\u00eb pension nga FBI n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, gjithashtu k\u00ebrkoi t\u00eb siguronte nj\u00eb praktik\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn e Fokin n\u00eb Departamentin e Policis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ngriti dyshime brenda departamentit. Ai m\u00eb von\u00eb u tha autoriteteve se po p\u00ebrpiqej ta kultivonte Fokin si nj\u00eb agjent t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb dyfisht\u00eb, sipas dokumenteve t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit 2021, agjent\u00ebt e FBI-s\u00eb konfiskuan pajisjet elektronike t\u00eb Shestakovit. Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai ishte pyetur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me Fokin dhe u pyet n\u00ebse kishte ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim biznesi me t\u00eb. \u201cJo, asnj\u00eb biznes\u201d, u p\u00ebrgjigj Shestakov, sipas dokumenteve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikulli i &#8220;Bussiness Insider&#8221; i publikuar m\u00eb 15 shtator 2022 ka zb\u00ebrthyer fabul\u00ebn e zyrtarit t\u00eb arrestuar t\u00eb FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kryeministrin Edi Rama. N\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb ndar\u00eb, FBI ishte duke hetuar edhe lidhjet e tij me oligarkun rus, Oleg Derispaska. N\u00eb materialin e Bussiness Insider zbulohet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":122758,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-122757","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122757"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122757\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":122765,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122757\/revisions\/122765"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}