{"id":123367,"date":"2025-09-16T10:33:17","date_gmt":"2025-09-16T10:33:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=123367"},"modified":"2025-09-16T10:33:17","modified_gmt":"2025-09-16T10:33:17","slug":"gjyqi-farse-i-dosjes-partizani-malltezi-rendit-19-pika-qe-rrezojne-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/16\/gjyqi-farse-i-dosjes-partizani-malltezi-rendit-19-pika-qe-rrezojne-spak\/","title":{"rendered":"Gjyqi fars\u00eb i dosjes \u201cPartizani\u201d\/ Malltezi rendit 19 pika q\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Jamarb\u00ebr Malltezi, drejtues i Departamentit t\u00eb Mjedisit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, ka renditur t\u00eb pakt\u00ebn 20 pika, n\u00eb t\u00eb cilat argumenton se p\u00ebrse hetimi i zhvilluar nga Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) ndaj tij dhe ish-kryeministrit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetar i opozit\u00ebs, Sali Berisha, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cPartizani\u201d, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht politik dhe i pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova e fakte.<\/p>\n<p>Malltezi thot\u00eb se hetimi ka nisur me urdh\u00ebr t\u00eb kryeministrit Edi Rama, i iniciuar me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe i zbatuar nga prokuror\u00ebt e SPAK-ut, n\u00ebn ndikim t\u00eb fort\u00eb politik.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Jamarb\u00ebr Malltezi thot\u00eb se hetimi provoi se, n\u00ebse ka shkelje penale, ato jan\u00eb kryer nga kryeministri Edi Rama. Por, n\u00eb vler\u00ebsimin e tij, prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm kan\u00eb devijuar t\u00ebr\u00ebsisht hetimin, duke marr\u00eb t\u00eb pandehur Sali Berish\u00ebn dhe Jamarb\u00ebr Malltezin, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kryeministrin Rama nga procesi penal.<\/p>\n<p>Malltezi ka rind\u00ebrtuar edhe nj\u00ebher\u00eb historin\u00eb e pron\u00ebs s\u00eb ish-klubit \u201cPartizani\u201d, ku argumenton me dokumentat q\u00eb ka n\u00eb dispozicion se ai dhe familja e tij jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb ligjor\u00eb t\u00eb pron\u00ebs dhe se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb aktet ligjore e n\u00ebnligjore t\u00eb Shtetit shqiptar, t\u00eb miratuara prej shum\u00eb vitesh, duke filluar nga koha kur qeveria drejtohej nga socialisti Fatos Nano.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me nisi seanc\u00ebn paraprake t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e k\u00ebsaj jave, n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut p\u00ebr zhvillimin e procesit gjyq\u00ebsor ndaj Berish\u00ebs, Malltezit e disa personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201c<em>korrupsion pasiv i zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb<\/em>\u201d dhe \u201c<em>pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj seance, Malltezi paraqiti argumentat e tij, mbi t\u00eb cilat k\u00ebrkon pavlefshm\u00ebri absolute t\u00eb akteve hetimore.<\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb vijim jan\u00eb 20 pikat e paraqitura nga Jamarb\u00ebr Malltezi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>1. Procedimi penal nisi me kallzimin e Ball\u00ebs se pron\u00ebsina e tok\u00ebs nuk ishte e pronar\u00ebve. Prokuroret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nisen procedimin penal brenda dit\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb e sh\u00ebnuan si dyshim kur vendosen t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb masa arresti. Pron\u00ebsia private \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk ka ndryshuar dhe jan\u00eb t\u00eb botuar ne Fletoret Zyrtare t\u00eb 1942-1943, por SPAK shpenzoi muaj n\u00eb Arkiv t\u00eb Shtetit dhe biles harxhoi disa muaj let\u00ebrk\u00ebmbime me Italin\u00eb dhe mori mbi 12,000 faqe krejt palidhje n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb injoruar dokumentet zyrtare t\u00eb botuara n\u00eb fletoret zyrtare t\u00eb koh\u00ebs. Kallzimi i Ball\u00ebs rezultoi kallzim i rrem\u00eb por SPAK dhe Gjykatat refuzojn\u00eb t\u00eb nisin procedim penal pasi disa jan\u00eb mbi ligjin. Nga ana tjet\u00ebr u v\u00ebrtetua se \u00ebsht\u00eb vjedhur tok\u00eb publike n\u00eb Dh\u00ebrmi, t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama i dha edhe status investitor strategjik deputetes Xhacka por gjykata vendosi q\u00eb as mos t\u00eb hetohet Xhacka dhe jo m\u00eb t\u00eb arrestohet! U vertetua se Edi Rama nxorri 4 VKM te personalizuara per te grabitur toke publike (ish private) te caktuar per gjimnaz dhe ia fali mikut te tij Carlo Bolino per media ne sherbim te qeverise, si edhe toke per kompanine e te vellait.<\/p>\n<p>2. Masat u vendos\u00ebn me pretendimin se Berisha ka miratuar ligje dhe VKM nominative, por n\u00eb 4 vjet hetime nuk ia nis\u00ebn Gjykat\u00ebs Kushtetues p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00ebse ndonj\u00eb ishte nominative. Tani n\u00eb akuz\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb asnj\u00eb ligj dhe asnj\u00eb VKM nuk ka qen\u00eb nominativ, por se ka p\u00ebrfituar edhe Malltezi nga k\u00ebto ligje! N\u00eb fakt, Edi Rama ka nxjerre ligje t\u00eb personalizuara si ligjin Fusha (konfirmuar nga GJK), apo 4 VKM t\u00eb personalizuara q\u00eb grabit\u00ebn tok\u00ebn (pjes\u00ebrisht t\u00eb familjes Begeja) q\u00eb ishte caktuar p\u00ebr gjimnaz, vec p\u00ebr tia falur mikut t\u00eb vet Carlo Bolino. Edi Rama ka nxjerr\u00eb VKM t\u00eb personalizuar q\u00eb i dhuron Klubit Partizani ku ka t\u00eb v\u00ebllain drejtor, plot 37,200 m2 tok\u00eb dhe disa nd\u00ebrtesa ndon\u00ebse ka pretendime pron\u00ebsie dhe objekti ishte brenda planit t\u00eb perhapjes s\u00eb FA, por ka ligje t\u00eb tjera p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe t\u00eb tjera p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Malltezin.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1599476\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1599476\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1599476\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-12.12.16-PM-640x801.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-12.12.16-PM-640x801.jpeg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-12.12.16-PM-750x938.jpeg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-12.12.16-PM.jpeg 760w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"801\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1599476\" class=\"wp-caption-text\"><em>N\u00eb foto: Pjes\u00eb nga argumentat e paraqitur nga Malltezi n\u00eb gjykat\u00eb<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>3. Prokuror\u00ebt pretenduan se Berisha kreu ndryshimin e destinacionit n\u00eb 2006, por del se i kreu Rama si n\u00eb 2004 (17,200 m2), si n\u00eb 2006 (7,000 m2) dhe gjith\u00eb tjetr\u00ebn e shpalli \u201czhvillime t\u00eb reja me parametra t\u00eb lart\u00eb urban\u201d me vendimin KRRT nr. 238 dt. 27.12.2008. Nd\u00ebrsa Berisha ka firmosur ex-officio n\u00eb 2006 t\u00eb gjitha ato 11 ndryshime destinacionesh q\u00eb ia ka sjell\u00eb Edi Rama pasi q\u00eb sipas Kart\u00ebs s\u00eb Autonomis\u00eb Vendore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, planifikimi dhe kontrolli i territorit jan\u00eb tagra t\u00eb pushtetit vendor. Edi Rama sot po shkel cdo dit\u00eb vendimin 29\/2006 t\u00eb GJK me lejet e zhvillimit q\u00eb firmos p\u00ebr cdo objekt n\u00eb cdo qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por duket se SPAK zbaton tjet\u00ebr Kod Penal p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>4. N\u00eb vendosjen e masave prokuroret shkruajt\u00ebn se po hetohet n\u00ebse toka ishte n\u00eb Planin e P\u00ebrhapjes s\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura. Kjo ishte g\u00ebnjesht\u00ebr pasi qysh n\u00eb 2022 kishte pergjigje nga Shtabi i Forcave t\u00eb Armatosura q\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb. Edhe pak dit\u00eb para se t\u00eb k\u00ebrkonin masat vet\u00eb OPGJ e d\u00ebrguar nga prokurorja shkruajti m\u00eb 22.10.2023 se nuk ka qen\u00eb as n\u00eb Planin e P\u00ebrhapjes s\u00eb vitit 2004. Thirr\u00ebn mbi 30 ushtarak\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb Dekretin e Presidentit me d\u00ebshmitar\u00eb. Urdh\u00ebruan arrest p\u00ebr mua ndon\u00ebse kjo nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Planin e P\u00ebrhapjes s\u00eb FA, por SPAK b\u00ebn \u201cidiotin e dobish\u00ebm\u201c kur p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e Baz\u00ebs Ushtarake Detare t\u00eb Limionit (q\u00eb gjykata thot\u00eb se rrezikon sigurin\u00eb kombetare) SPAK nuk ka k\u00ebrkuar asnj\u00eb mas\u00eb! SPAK nuk ka k\u00ebrkuar asnj\u00eb mas\u00eb as p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e bazave ushtarake detare t\u00eb Porto Romanos dhe Sh\u00ebngjinit p\u00ebrs\u00ebri se dalin Edi Rama, ministrja Olta Xha\u00e7ka dhe presidenti Bajram Begaj!<\/p>\n<p>5. Hetimi ka nisur ndaj personit dhe jo p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale. 3 vjet hetime kinse pa em\u00ebr personi n\u00eb hetim (01.12.2020 \u2013 02.10.2023), por ka hetime qysh n\u00eb 2021 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Berish\u00ebs dhe gjith\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij. Hetime p\u00ebr vep\u00ebr penale apo gjueti shtrigash?<\/p>\n<p>6. Pas urdhrit t\u00eb Edi Ram\u00ebs ndaj SPAK p\u00ebr nd\u00ebshkim penal ndaj Sali Berish\u00ebs (fjala n\u00eb Kongresin e PS m\u00eb 09.04.2022), SPAK nisi bresh\u00ebri 16 k\u00ebrkesash n\u00eb cdo institucion p\u00ebr t\u00eb hetuar p\u00ebr 30 vjet Berish\u00ebn dhe n\u00eb 3 breza deri tek mbesat e tij qysh n\u00eb 1995 kur ato ende nuk kishin lindur.<\/p>\n<p>7. Prokuroret me vendosen nen arrest pa ligj pasi neni 260 nuk me perket pasi nuk kam qene kurre as zyrtar i larte dhe as i zgjedhur vendor. Por duket ka ligje te tjera per armiqte e PS.<\/p>\n<p>8. Prokuroret mbajten n\u00eb arrest pa raport diligjence prof. Malltezin p\u00ebrmbi 3.5 muaj. Diligjenca e fundit 2-mujore \u00ebsht\u00eb e dat\u00ebs 27.06.2024 nd\u00ebrsa akuz\u00ebn e shpall\u00ebn n\u00eb Tetor 2024. Gjykata duhej t\u00eb vepronte ex-officio p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje ligji por d\u00ebshtoi t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin. Gjithashtu SPAK vendosi zgjatje hetimesh edhe p\u00ebrtej afatit 1 vjecar pas rregjistrimit t\u00eb emrit t\u00eb personit n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>9. Prokuroret g\u00ebnjyen kur pretenduan se VKM (e 2008) p\u00ebr p\u00ebrdorimin e bonove t\u00eb privatizimit ishte shfuqizuar 7 muaj m\u00eb pas (pra p\u00ebr pak familje pronare). N\u00eb fakt, ishte shfuqizuar vet\u00ebm pika q\u00eb fliste p\u00ebr ankandet nd\u00ebrsa pika p\u00ebr pronar\u00ebt e tok\u00ebs nuk kish ndryshuar. Ky falsifikim gjendet ende sot n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>10. Prokuroret mashtrojne kur shkruajne se t\u00eb ardhurat e Malltezit nga zhvillimi i pron\u00ebs s\u00eb tij jan\u00eb pjes\u00eb e Bashk\u00ebsis\u00eb Ligjore pasi neni 77 i Kodit t\u00eb Familjes shpjegon se t\u00eb ardhurat nga trash\u00ebgimia dhe zhvillimi i saj jan\u00eb pjes\u00eb e pasuris\u00eb vetjake.<\/p>\n<p>11. Malltezi paraqiti kallzime penale p\u00ebr fallsifikim dokumentesh dhe fillim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb ndjekjes penale t\u00eb dy prokuror\u00ebve, por koleg\u00ebt e tyre n\u00eb SPAK vendosin mosfillim procedimi penal. Kallzimi u paraqit n\u00eb Prokurori t\u00eb Tiran\u00ebs, por p\u00ebrgjigja erdhi nga SPAK q\u00eb vendosi mosfillim procedimi penal p\u00ebr koleg\u00ebt. Rast unikal q\u00eb kolegu t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr kolegun dhe mos jet\u00eb zyr\u00eb tjet\u00ebr prokurorie t\u00eb hetoj\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget konflikti i interesit.<\/p>\n<p>12. Prokuror\u00ebt kryen shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor duke sekuestruar p\u00ebrmbi nj\u00eb vit dosjen civile t\u00eb shpifjes q\u00eb padita Taulant Ball\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb GJEDNJ e cila tashm\u00eb po i k\u00ebrkon Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>13. Malltezi ka k\u00ebrkuar procedim penal p\u00ebr kallzimin e rrem\u00eb t\u00eb Taulant Ball\u00ebs por prokuroret vendos\u00ebn mosfillim t\u00eb procedimit penal. Mesa duket ka ligje t\u00eb tjera p\u00ebr ministrat e PS e ligje te tjera per \u201carmiqte e PS\u201c.<\/p>\n<p>14. Kam k\u00ebrkuar fillim procedimi penal p\u00ebr Edi Ram\u00ebn q\u00eb ka rezultuar me vendim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn, ka sjell\u00eb d\u00ebm financiar mbi 340,000 euro, dhe ka refuzuar zbatimin e vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs. Por p\u00ebr prokuror\u00ebt duket se ka Kod Penal tjet\u00ebr kur shihet se d\u00ebmin ekonomik e ka shkaktuar Edi Rama.<\/p>\n<p>15. Malltezi pati mas\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj p\u00ebr moskomunikim me ask\u00ebnd p\u00ebrvec familjar\u00ebve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn banes\u00eb ndaj nuk ka vajtur n\u00eb seancat p\u00ebr shqyrtimin paraprak, duke shkruajtur n\u00eb njoftimet nga gjyqtarja se ka vendim gjykate n\u00eb fuqi q\u00eb ndalon komunikimin me k\u00ebdo tjet\u00ebr. Masa p\u00ebr moskomunikim me ask\u00ebnd tjet\u00ebr nuk parashikohet n\u00eb Kodin Penal, dhe biles k\u00ebt\u00eb mas\u00eb nuk e kan\u00eb as personat e burgosur, por ka ligje t\u00eb tjera p\u00ebr armiqt\u00eb e PS.<\/p>\n<p>16. Prokuror\u00ebt sajuan ekspertiza nga persona t\u00eb papranuesh\u00ebm si ekspert\u00eb p\u00ebrfshi babai i hetuesit t\u00eb BKH dhe militantit t\u00eb PS (Zyba), q\u00eb rezultoi krejt\u00ebsisht e rreme.<\/p>\n<p>17. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fakteve dhe provave, prokuror\u00ebt pretendojn\u00eb si p\u00ebrfitim personal t\u00eb Berish\u00ebs pagesa q\u00eb un\u00eb kam kryer p\u00ebr trajtimin e f\u00ebmij\u00ebve autik\u00eb! Bamir\u00ebsia q\u00eb un\u00eb kryej me parat\u00eb e mia p\u00ebr njer\u00ebz n\u00eb nevoj\u00eb merret si p\u00ebrfitim i Berish\u00ebs?!<\/p>\n<p>18. Ky hetim zbuloi se Berisha dhe bashk\u00ebshortja e tij, nj\u00eb pediatre, kan\u00eb nj\u00eb total prej rreth 100,000 euro kursime nga pagat e tyre p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40 vjet pune, dhe nj\u00eb apartament vet\u00ebm 40 m2 m\u00eb t\u00eb madh se ai q\u00eb kishin gjat\u00eb diktatur\u00ebs. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb fakti kriminal, akuzat kund\u00ebr Berish\u00ebs p\u00ebr korrupsion pasiv, u bazuan n\u00eb kriminalizimin e solidaritetit familjar dhe bamir\u00ebsis\u00eb, konkretisht: (1) pagesat e b\u00ebra nga vajza e Berish\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb pushimi familjar dhe dy faturat mjek\u00ebsore t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj, (2) bamir\u00ebsia Malltezit p\u00ebr tri familje n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr trajtimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Qendr\u00ebn Rajonale t\u00eb Autizmit n\u00eb Tiran\u00eb, e cila u krijua 20 vjet m\u00eb par\u00eb dhe administrohet nga Dr. Liri Berisha pa asnje page dhe asnje shperblim, (3) nj\u00eb sponsorizim prej 4,600 Euro, e b\u00ebr\u00eb nga Homeplan p\u00ebr Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, p\u00ebr udh\u00ebtimin e dy k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve nga Italia, q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb vitin 2013 n\u00eb ftes\u00eb t\u00eb ministris\u00eb, si mysafir\u00eb t\u00eb Kryeministrit Berisha, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb medalje nga Presidenti i Republik\u00ebs dhe nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb aktivitet zgjedhor. (4) Pagesat e b\u00ebra nga vajza e Berish\u00ebs \u2013 me fondet e veta personale \u2013 p\u00ebr faturat ligjore, n\u00eb procedurat ligjore n\u00eb t\u00eb cilat ajo dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj jan\u00eb pal\u00eb (dhe jepen si kredi p\u00ebr t\u00eb fundit). T\u00eb gjith\u00eb pagesat e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr jan\u00eb raportuar dhe shpalosur si\u00e7 duhet p\u00ebr agjencit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, nga Berisha dhe vajza e tij. Nga ana tjet\u00ebr, vec dy dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit 2025 Edi Rama vendosi me vendim personal t\u00eb jap\u00eb 7 miljon euro nga parat\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb organizuar \u201cGiro d\u2019Italia\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri duke bllokuar gjith\u00eb trafikun dhe aktivitetet e opozit\u00ebs dhe prokuroret jane fshehur.<\/p>\n<p>19. Nuk ka asnje lek d\u00ebm n\u00eb financat e shtetit, p\u00ebrkundrazi, shteti p\u00ebrfitoi rreth 800,000 $ nga nd\u00ebrprerja e gjendjes s\u00eb paligjshmeris\u00eb q\u00eb mbret\u00ebronte prej vitesh.<\/p>\n<p><strong>Prof. Jamarb\u00ebr Malltezi vijoi prej 20 muajsh n\u00eb arrest sht\u00ebpie, ndon\u00ebse pretendimet rezultuan t\u00eb rreme.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jamarb\u00ebr Malltezi, drejtues i Departamentit t\u00eb Mjedisit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, ka renditur t\u00eb pakt\u00ebn 20 pika, n\u00eb t\u00eb cilat argumenton se p\u00ebrse hetimi i zhvilluar nga Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) ndaj tij dhe ish-kryeministrit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetar i opozit\u00ebs, Sali Berisha, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cPartizani\u201d, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht politik dhe i pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova e fakte. Malltezi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":123316,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-123367","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123367"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123367\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":123368,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123367\/revisions\/123368"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123316"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}