{"id":123369,"date":"2025-09-16T10:41:38","date_gmt":"2025-09-16T10:41:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=123369"},"modified":"2025-09-16T10:41:38","modified_gmt":"2025-09-16T10:41:38","slug":"rama-4-drejt-deshtimit-te-paralajmeruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/16\/rama-4-drejt-deshtimit-te-paralajmeruar\/","title":{"rendered":"Rama 4: drejt d\u00ebshtimit t\u00eb paralajm\u00ebruar!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Qeveria kat\u00ebrt e sektit Rama po vjen gjoja me premtimin p\u00ebr t\u00eb konsoliduar reformat, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar integrimin evropian dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar ekonomin\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ende pa nisur dit\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, sinjalet nga pritshm\u00ebrit\u00eb zero t\u00eb qytetar\u00ebve tregojn\u00eb se kjo qeveri do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb paralajm\u00ebruar. Faktor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb: nga lodhja politike e sektit ne qeverisje, tek kriza e besueshm\u00ebris\u00eb publike dhe ng\u00ebr\u00e7i institucional n\u00eb disa sektor\u00eb ky\u00e7\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>I. Rama 4 me zero energji reformuese<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se dymb\u00ebdhjet\u00eb vitesh n\u00eb pushtet, sekti qeveris\u00ebs dhe vet\u00eb Kryeautokrati Rama po p\u00ebrballen me nj\u00eb fenomen klasik: lodhjen politike dhe shterimin e energjive p\u00ebr ndryshim. Reformat e shpallura si prioritet, si reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, reforma territoriale dhe reforma administrative kan\u00eb humbur ritmin dhe p\u00ebrballen me rezistenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga grupet e interesit.<\/p>\n<p>Mazhoranca p\u00ebrballet me erozion elektoral dhe me perceptimin se i ka mbaruar energjia p\u00ebr reforma t\u00eb m\u00ebdha. Kabineti qeveritar shihet si teknik dhe i centralizuar, me asnje figur\u00eb t\u00eb re q\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb ndryshim. Ministrat e kabinetit t\u00eb ri jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb administrator\u00eb t\u00eb status quo-s\u00eb s\u00eb nj\u00eb qeverisjeje te kalbur nga korrupsioni dhe abuzimet me pron\u00ebn shtet\u00ebrore, se sa motor\u00eb ndryshimi. Premtimi p\u00ebr \u201chapjen e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri\u201d po zbehet, duke sjell\u00eb perceptimin e nj\u00eb mandati teknik dhe jo vizionar.<\/p>\n<p>Pas tre mandateve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt ishin t\u00eb lidhura me p\u00ebrfundimin e reformave t\u00eb nisura ne drejt\u00ebsi, administrat\u00eb publike dhe decentralizim, ne rritjen e rritjen e transparenc\u00ebs dhe te p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb qeveritare, si dhe me modernizimin e ekonomis\u00eb, p\u00ebrmes digjitalizimit dhe inovacionit.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, e nisur n\u00eb vitin 2016 si projekti m\u00eb ambicioz p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, premtoi nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, funksional dhe t\u00eb paansh\u00ebm. Por n\u00eb praktik\u00eb, balanca e rezultateve tregon se kjo reform\u00eb ka qen\u00eb e instrumentalizuar politikisht nga sekti Rama, p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin ekzekutiv. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, Shqip\u00ebria sot p\u00ebrballet me nj\u00eb boshll\u00ebk institucional, selektivitet n\u00eb hetime dhe perceptim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politizimit t\u00eb prokuroris\u00eb dhe gjykatave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb teori, reforma synonte t\u00eb godiste korrupsionin n\u00eb nivelet e larta dhe t\u00eb rikthente besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. N\u00eb praktik\u00eb, rezultatet jan\u00eb selektive dhe t\u00eb nj\u00ebanshme. Hetimet jan\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht te figurat e opozit\u00ebs dhe ish-zyrtar\u00eb t\u00eb qeverive t\u00eb m\u00ebparshme. Rastet e korrupsionit q\u00eb prekin zyrtar\u00eb aktual\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs hetohen m\u00eb ngadal\u00eb ose mbyllen pa rezultat konkret.<\/p>\n<p>Shum\u00eb gjykata kan\u00eb mbetur pa gjyqtar\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetting-ut, duke zgjatur pafund \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore. Sekti n\u00eb qeverisje ka p\u00ebrfituar nga kjo situat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qeverisur me vendime administrative pa frik\u00ebn e kontrollit gjyq\u00ebsor. Ja p\u00ebrse opozita me t\u00eb drejt\u00eb e percepton drejt\u00ebsin\u00eb si mjet presioni dhe hakmarrjeje politike, nd\u00ebrsa raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare (Freedom House, Transparency International, etj.) vazhdojn\u00eb t\u00eb theksojn\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb korrupsioni dhe munges\u00eb pavar\u00ebsie reale t\u00eb gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb besimin e qytetar\u00ebve tek drejt\u00ebsia, Ramaforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka k<strong>onsoliduar pushtetin autokrat t\u00eb kryeministrit<\/strong> n\u00eb munges\u00eb t\u00eb balancave institucionale, duke d<strong>ob\u00ebsuar ndjesh\u00ebm dhe gati shuar demokracin\u00eb pluraliste<\/strong>, pasi opozita ndodhet n\u00ebn presion gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ramaforma ka penguar edhe <strong>procesin e integrimit n\u00eb BE<\/strong>, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb rezultateve t\u00eb balancuara kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb nivelet e larta t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Reforma territoriale e vitit 2014, e cila uli numrin e nj\u00ebsive vendore nga 373 n\u00eb 61, synonte forcimin e qeverisjes vendore, rritjen e kapaciteteve administrative dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve m\u00eb cil\u00ebsore p\u00ebr qytetar\u00ebt. Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade zbatimi, ajo paraqitet si d\u00ebshtim i plot\u00eb, me rezultate tejet zhg\u00ebnjyese.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet publike kan\u00eb mbetur t\u00eb dob\u00ebta, hendeku mes zonave urbane dhe rurale \u00ebsht\u00eb thelluar, dhe decentralizimi real nuk \u00ebsht\u00eb realizuar. Reforma ka p\u00ebrfunduar si nj\u00eb centralizim i pushtetit n\u00eb pak bashki t\u00eb m\u00ebdha dhe nj\u00eb dob\u00ebsim i skajsh\u00ebm i demokracis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>Reforma territoriale u prezantua si nj\u00eb nga reformat ky\u00e7e p\u00ebr integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian, por raportet e monitorimit t\u00eb Komisionit Evropian, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb organizatave vendore tregojn\u00eb se objektivat ky\u00e7e t\u00eb saj t\u00eb rritjes s\u00eb eficienc\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs vendore, shtimit t\u00eb t\u00eb ardhurave vendore dhe investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe nxitjes s\u00eb pjes\u00ebmarrjes qytetare e zhvillimin t\u00eb demokracis\u00eb lokale kan\u00eb d\u00ebshtuar totalisht.<\/p>\n<p><strong>Reforma Zgjedhore<\/strong> \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb, pavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR.<\/p>\n<h3>N\u00eb 12 vjet, sekti Rama ka patur p\u00ebrpar\u00ebsi vet\u00ebm f<strong>okusin n\u00eb propagand\u00eb, por jo pun\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb \u00e7uarjen p\u00ebrpara t\u00eb politikave thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen ekonomike t\u00eb shtresave t\u00eb varf\u00ebra dhe t\u00eb mesme t\u00eb popullsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb kujdesur p\u00ebr r<\/strong>ritjen e komunikimit qeveritar t\u00eb tipit marketing dhe blerjen e mediave, me munges\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs mbi vendimmarrjet strategjike qeveritare.<\/h3>\n<p>Sekti n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kujdesur t\u2019i paraqes\u00eb politikat e veta publike si suksese t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb matjet e pavarura tregojn\u00eb progres minimal ose zero.<\/p>\n<p>T\u00eb tre mandatet e m\u00ebparshme kan\u00eb treguar munges\u00eb t\u00eb reformave fiskale apo nismave p\u00ebr t\u00eb luftuar ekonomin\u00eb informale. Edhe ky mandat i kat\u00ebrt po ngjizet n\u00ebn munges\u00ebn absolute t\u00eb politikave t\u00eb reja fiskale.<\/p>\n<p><strong><em>II. Aventura antikushtetuese me ministrin virtual!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Rama 4 nuk pritet t\u00eb investohet n\u00eb asnj\u00eb prej drejtimeve themelore reformuese t\u00eb p\u00ebrshkruara m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe shoq\u00ebror t\u00eb vendit, por i \u00ebsht\u00eb futur aventur\u00ebs digjitale me nj\u00eb minist\u00ebr virtual, nj\u00eb shkelje flagrante e Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi dhe p\u00ebrdorimi i nj\u00eb \u201cministri virtual\u201d me emrin <strong>Diella<\/strong>, pa baz\u00eb ligjore dhe kushtetuese, p\u00ebrb\u00ebn precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb sistemin qeveris\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuta e vendit e p\u00ebrcakton qart\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe m\u00ebnyr\u00ebn e em\u00ebrimit e shkarkimit t\u00eb ministrave, duke k\u00ebrkuar q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb individ\u00eb real\u00eb, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe ligjore. Koncepti i nj\u00eb ministri virtual, qoft\u00eb si inteligjenc\u00eb artificiale, apo si entitet digjital i p\u00ebrdorur n\u00eb vendimmarrje, krijon boshll\u00ebk t\u00eb plot\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie, shkel ndarjen e pushteteve dhe cenon parimin e llogaridh\u00ebnies publike.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n<strong>eni 95<\/strong> p\u00ebrcakton se K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebrb\u00ebhet nga kryeministri, z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministrat. <strong>Neni 98<\/strong> parashikon se ministrat em\u00ebrohen dhe shkarkohen nga Presidenti, me propozim t\u00eb kryeministrit. <strong>Neni 102<\/strong> i jep kryeministrit kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar drejtimet kryesore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme shtet\u00ebrore, por gjithmon\u00eb p\u00ebrmes ministrave t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i nj\u00eb \u201cministri virtual\u201d jasht\u00eb k\u00ebtyre procedurave p\u00ebrb\u00ebn shmangie t\u00eb hapur t\u00eb norm\u00ebs kushtetuese. Nuk ekziston asnj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb lejon ushtrimin e funksioneve ministrore nga nj\u00eb entitet joperson fizik. P\u00ebrgjegj\u00ebsia politike e ministrit nuk mund t\u00eb delegohet tek nj\u00eb sistem digjital.<\/p>\n<p>Ministri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrpara Kuvendit dhe mund t\u00eb thirret n\u00eb interpelanc\u00eb. Nj\u00eb minist\u00ebr virtual nuk mund t\u00eb jap\u00eb llogari reale. Mungon mund\u00ebsia p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale ose disiplinore n\u00eb rast abuzimi me kompetencat.<\/p>\n<p>Nje precedent i tille eshte i rrezikshem, pasi hap rrug\u00ebn p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e institucioneve kushtetuese me platforma teknologjike pa mbik\u00ebqyrje dhe minon besimin e publikut te legjitimiteti i qeverisjes dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimmarrjet e nj\u00eb sistemi virtual nuk jan\u00eb transparente dhe nuk i n\u00ebnshtrohen auditimit kushtetues. Ky sistem p\u00ebrb\u00ebn rrezik sistemik dhe t\u00eb p\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr manipulim t\u00eb dh\u00ebnash dhe kapje teknologjike nga aktor\u00eb privat\u00eb ose t\u00eb huaj.<\/p>\n<p><strong><em>III. Kriza m\u00eb e thell\u00eb e besueshm\u00ebris\u00eb publike n\u00eb 35 vjet!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Rama 4 vjen me kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb publike n\u00eb 35 vitet e tranzicionit. Sondazhet e fundit tregojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme t\u00eb besimit te qeveria. Skandalet e korrupsionit dhe perceptimi se drejt\u00ebsia e re \u00ebsht\u00eb selektive po minojn\u00eb imazhin e mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimeve dhe presioni mbi shtresat e mesme dhe t\u00eb varfra po krijojn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb forta sociale. Migrimi masiv i t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201cvotim me k\u00ebmb\u00eb\u201d kund\u00ebr politikave t\u00eb qeverive t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>Edhe pse kemi rritje ekonomike, struktura e saj mbetet e brisht\u00eb dhe nuk ngroh ask\u00ebnd, p\u00ebrve\u00e7 oligark\u00ebve pran\u00eb Ram\u00ebs. Rritja ekonomike bazohet kryesisht te turizmi dhe remitancat, duke l\u00ebn\u00eb sektorin prodhues n\u00eb hije. Investimet publike jan\u00eb t\u00eb centralizuara dhe jo t\u00eb shp\u00ebrndara drejt rajoneve q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kritike. Pavar\u00ebsisht butaforis\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr hapje kapitujsh n\u00eb koh\u00eb rekord, negociatat po ecin ngadal\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb rezultateve n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe forcimit t\u00eb shtetit ligjor. Partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb qarta se ritmi i reformave do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktues p\u00ebr ecurin\u00eb e m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Sekti Rama ka marr\u00eb n\u00eb duar pothuajse \u00e7do pushtet, nga ekzekutivi te legjislativi, madje dhe ndikim mbi drejt\u00ebsin\u00eb, duke dob\u00ebsuar sistemin e balancave demokratike. Kjo krijon rrezik p\u00ebr autoritariz\u00ebm funksional, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb stabilitetit mund t\u00eb sjell\u00eb shp\u00ebrthime sociale dhe tensione politike.<\/p>\n<h3>***<\/h3>\n<p>Tre mandate nepotizmi dhe abuzimi e korrupsioni n\u00ebn drejtimin e sektit Rama kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb Parlament t\u00eb dob\u00ebsuar, pa kontroll real mbi ekzekutivin. <strong>Pasojat e munges\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb reformuese te kabineti i kat\u00ebrt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik p\u00ebr procesin e integrimit n\u00eb BE<\/strong>, p\u00ebr shkak t\u00eb mosplot\u00ebsimit t\u00eb kapitujve ky\u00e7\u00eb. Ato do t\u00eb sjellin s<strong>tagnim ekonomik afatmes\u00ebm<\/strong>, me rritje t\u00eb ngadal\u00ebsuar dhe ulje t\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Qeverisja Rama 4 do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb e<strong>rozion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb besimit publik<\/strong>, rritje t\u00eb apatis\u00eb qytetare dhe shtim galopant t\u00eb emigracionit dhe t\u00eb humbjes s\u00eb shpres\u00ebs se ky vend b\u00ebhet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, <strong>Partia Demokratike, krahas demaskimit t\u00eb Ram\u00ebs dhe kabinetit pupac 4 t\u00eb tij,<\/strong> nuk mund t\u00eb mbetet thjesht kritike e situat\u00ebs. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e saj si forc\u00eb kryesore opozitare \u00ebsht\u00eb t\u00eb shpalos\u00eb nj\u00eb <strong>alternativ\u00eb t\u00eb qart\u00eb politike, ekonomike dhe institucionale<\/strong>, p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb rrug\u00ebdalje reale p\u00ebr qytetar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr rikthimin e besimit publik te opozita dhe p\u00ebr rigjall\u00ebrimin e demokracis\u00eb pluraliste n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kabineti Rama 4 po shkon drejt d\u00ebshtimit t\u00eb paralajm\u00ebruar, <strong>detyrimi i PD-s\u00eb<\/strong> \u00ebsht\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb, realist dhe t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Shpalosja e alternativ\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zgjedhje strategjike, por <strong>nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe qytetare<\/strong>. Vet\u00ebm k\u00ebshtu opozita mund t\u00eb rifitoj\u00eb rolin e saj si motor i ndryshimit dhe garante e nj\u00eb demokracie funksionale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Qeveria kat\u00ebrt e sektit Rama po vjen gjoja me premtimin p\u00ebr t\u00eb konsoliduar reformat, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar integrimin evropian dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar ekonomin\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ende pa nisur dit\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, sinjalet nga pritshm\u00ebrit\u00eb zero t\u00eb qytetar\u00ebve tregojn\u00eb se kjo qeveri do t\u00eb p\u00ebrballet me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41295,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-123369","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123369"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123369\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":123370,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123369\/revisions\/123370"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41295"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}