{"id":123374,"date":"2025-09-16T10:57:09","date_gmt":"2025-09-16T10:57:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=123374"},"modified":"2025-09-16T10:57:09","modified_gmt":"2025-09-16T10:57:09","slug":"projektligji-mbi-barazine-gjinore-gjinia-e-shumefishte-dhe-shkaterrimi-i-familjes-tradicionale-kush-do-te-fitoje-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/16\/projektligji-mbi-barazine-gjinore-gjinia-e-shumefishte-dhe-shkaterrimi-i-familjes-tradicionale-kush-do-te-fitoje-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Projektligji mbi Barazin\u00eb Gjinore &#8211; Gjinia e Shum\u00ebfisht\u00eb dhe Shkat\u00ebrrimi i Familjes Tradicionale. Kush do t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri!?"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Pastor Akil PANO<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00eb historin\u00eb e qytet\u00ebrimit, koncepti burr\u00eb\u2013grua ka qen\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin jan\u00eb nd\u00ebrtuar familja, ligji, dhe vet\u00eb rendi shoq\u00ebror. Ky thelb nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kategori biologjike, por nj\u00eb kategori kulturore, juridike dhe etike, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb form\u00eb institucioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb dekadat e fundit, n\u00eb shum\u00eb vende per\u00ebndimore, ky koncept po z\u00ebvend\u00ebsohet me termin \u201cgjini e shum\u00ebfisht\u00eb\u201d, duke krijuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si kuptohet identiteti dhe marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejtat e minoriteteve, por p\u00ebr nj\u00eb ndryshim paradigmatik q\u00eb prek familjen, edukimin, sportin, ligjin penal, ushtrin\u00eb dhe madje konceptin e vet\u00eb trupit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>N\u00ebse projektligji mbi \u2018barazin\u00eb gjinore\u2019 q\u00eb tashm\u00eb ndodhet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb miratohet, pasojat do t\u00eb jen\u00eb fatale. Ndryshimet do t\u00eb prekin f\u00ebmij\u00ebt dhe familjen, ligjin, ekonomin\u00eb dhe kultur\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>1- Pasojat e parikuperueshme mbi familjen<\/strong><\/p>\n<p>Martesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi parimin binar t\u00eb dalluesh\u00ebm burr\u00eb\u2013grua, si bashkim komplementar q\u00eb garanton riprodhimin dhe edukimin e brezave. Me zhdukjen ligjore t\u00eb k\u00ebtij dallimi, martesa humbet kuptimin e saj t\u00eb natyrsh\u00ebm dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e cila mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb \u00e7do lloj kombinimi gjinish. Kjo \u00e7on n\u00eb shk\u00ebputjen e martes\u00ebs nga rendi harmonik i funksionit t\u00eb saj biologjik e shoq\u00ebror duke e vendosur mbi nje platform\u00eb konfuzioni pa kthim pas.<\/p>\n<p>Anulimi i koncepteve natyrore t\u00eb \u201cn\u00ebn\u00ebs\u201d dhe \u201cbabait\u201d gradualisht z\u00ebvend\u00ebsohen nga terma neutral\u00eb si \u201cprindi 1\u201d dhe \u201cprindi 2\u201d. Kjo jo vet\u00ebm krijon konfuzion n\u00eb edukimin e f\u00ebmij\u00ebve, por dob\u00ebson edhe modelin e qart\u00eb t\u00eb identitetit gjinor q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar personalitetin e tyre.<\/p>\n<p>Studime t\u00eb shumta psikologjike tregojn\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb rriten pa nj\u00eb identifikim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb figurave prind\u00ebrore mashkull\u2013fem\u00ebr, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb p\u00ebrballen me pasiguri identitare, depresion dhe v\u00ebshtir\u00ebsi sociale n\u00eb vijim t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>2. Pasojat mbi ligjin<\/strong><\/p>\n<p>Me hyrjen e kategoris\u00eb \u201cgjini e shum\u00ebfisht\u00eb\u201d, sistemi juridik humbet qart\u00ebsin\u00eb. Dokumente si pasaportat, kartat e identitetit, kontratat martesore dhe ligjet mbi trash\u00ebgimin\u00eb hasin probleme t\u00eb reja. P.sh., n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dy kategori t\u00eb p\u00ebrcaktuara, ligji p\u00ebrballet me dhjet\u00ebra ose qindra vet\u00ebidentifikime.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ligjv\u00ebn\u00ebsit do t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb tension t\u00eb pashmangsh\u00ebm mes t\u00eb drejtave individuale t\u00eb qytetar\u00ebve dhe interesit publik.<\/p>\n<p>Kur ligji detyrohet t\u00eb njoh\u00eb \u00e7do form\u00eb vet\u00eb-identifikimi gjinor, shpesh krijohen konflikte me t\u00eb drejtat e komunitetit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Psh, kemi rastin e sistemit t\u00eb pik\u00ebzimit p\u00ebr strehimin i cili nga Bashkia Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb favorizuar individ\u00eb homoseksual\u00eb dhe ka diskriminuar \u00e7iftet heteroseksuale dhe familjet n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr tipik n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb sporti, ku pjes\u00ebmarrja e personave q\u00eb identifikohen ndryshe nga gjinia e tyre biologjike ka krijuar debate t\u00eb ashpra mbi barazin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb dhe merit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndryshimet ligjore do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb politizimi i gjuh\u00ebs juridike. P\u00ebrdorimi i termave neutral\u00eb gjinor\u00eb n\u00eb ligj (si \u201cperson q\u00eb lind f\u00ebmij\u00ebn\u201d n\u00eb vend t\u00eb \u201cn\u00ebn\u00eb\u201d) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb inxhinierimi shoq\u00ebror, ku gjuha shnd\u00ebrrohet n\u00eb mjet ideologjik, duke larguar ligjin nga baza e tij natyrore dhe historike.<\/p>\n<p><strong>3. Pasojat mbi kultur\u00ebn dhe identitetin kolektiv<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb kultura e kan\u00eb t\u00eb lidhur vet\u00ebkuptimin e tyre me simbolet e burrit dhe gruas (p.sh. \u2018Krijimi i njeriut\u2019 folklori, ritualet e martes\u00ebs). Me zhdukjen e k\u00ebtij dallimi, shoq\u00ebria humbet nj\u00eb memorie kolektive e cila ka qen\u00eb burim i solidaritetit dhe kuptimit t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Normalizohet ajo q\u00eb njihet si relativiz\u00ebm antropologjik. Kur gjinia nuk shihet m\u00eb si realitet biologjik, por si p\u00ebrzgjedhje individuale dhe si \u2018konstruksion social\u2019 vet\u00eb nocioni i njeriut si qenie e trup\u00ebzuar vihet n\u00eb dyshim. Kjo shpie n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb ku gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e negociueshme dhe asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. M\u00eb tej shpie n\u00eb polarizim t\u00eb skajsh\u00ebm shoq\u00ebror. Debati mbi \u201cgjinit\u00eb e shum\u00ebfishta\u201d ka krijuar ndarje t\u00eb thella mes atyre q\u00eb e shohin si progres dhe atyre q\u00eb e shohin si k\u00ebrc\u00ebnim ndaj rendit natyror. Ky polarizim p\u00ebrkthehet n\u00eb p\u00ebrplasje politike, ideologjike dhe fetare, duke rritur tensionet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>4. Sporti dhe drejt\u00ebsia gjinore<\/strong><\/p>\n<p>Sporti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fushat ku dallimi biologjik ka qen\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm. Rasti i Lia Thomas (2022): Notari transgjinor fitoi tituj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kampionatet universitare t\u00eb NCAA-s\u00eb pasi kaloi nga kategoria mashkull n\u00eb at\u00eb fem\u00ebr. Sportistja Riley Gaines denoncoi publikisht pabarazin\u00eb, duke theksuar se grat\u00eb humbasin podiumet q\u00eb fituan me mund. (The Washington Post, 2022). Federata t\u00eb ndryshme sportive, si ajo e \u00e7iklizmit n\u00eb SHBA, kan\u00eb par\u00eb raste t\u00eb ngjashme ku sportist\u00eb biologjikisht meshkuj kan\u00eb dominuar garat fem\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ky fenomen krijon pabarazi sistematike, duke minuar dekada p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr barazi gjinore n\u00eb sport. (Harper, J., Journal of Medical Ethics, 2021).<\/p>\n<p><strong>5. Burgjet dhe siguria e grave<\/strong><\/p>\n<p>Zhvendosja e burrave biologjik\u00eb q\u00eb identifikohen si femra n\u00eb burgjet e grave n\u00eb SHBA ka sjell\u00eb pasoja serioze. N\u00eb Kaliforni (2021), mbi 250 meshkuj u transferuan n\u00eb institucione e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb grave. Raporte t\u00eb Los Angeles Times tregojn\u00eb se kjo solli raste shtatz\u00ebnie tek t\u00eb burgosurat. Organizata feministe WoLF ngriti padi duke argumentuar se kjo praktik\u00eb minon t\u00eb drejt\u00ebn e grave p\u00ebr siguri (WoLF Report, 2022).<\/p>\n<p>K\u00ebto politika, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb minoritetet, krijojn\u00eb viktimizim t\u00eb grave dhe tension ligjor mes \u201ct\u00eb drejtave t\u00eb grave\u201d dhe \u201ct\u00eb drejtave trans\u201d.<\/p>\n<p><strong>6. Ushtria dhe siguria komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Politikat amerikane pas 2021 lejojn\u00eb transgjinor\u00ebt t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb hapur n\u00eb ushtri. Pentagon ka raportuar se kostot e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor arrit\u00ebn miliona dollar\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr trajtime hormonale dhe kirurgjikale (DoD Report, 2021) t\u00eb transgjinor\u00ebve n\u00eb ushtri. Kritik\u00ebt theksojn\u00eb se tranzicioni gjinor shpesh sjell pasiguri operative dhe probleme n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb ushtarake (Sachs, Military Review, 2022).<\/p>\n<p>Ushtria, nj\u00eb institucion i nd\u00ebrtuar mbi rregull, disiplin\u00eb dhe kapacitet fizik, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb SHBA, u ekspozua ndaj eksperimenteve sociale q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb efikasitetin dhe mbrojtjen.<\/p>\n<p><strong>7. Edukimi dhe ideologjizimi i f\u00ebmij\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Me ndryshimet ligjiore Shkollat u shnd\u00ebrruan n\u00eb qendra t\u00eb p\u00ebrplasjeve kulturore. N\u00eb Kanada (Ontario, 2019), f\u00ebmij\u00ebve 6\u20137 vje\u00e7 iu prezantuan materialet \u201cGender Unicorn\u201d dhe \u201cGenderbread Person\u201d p\u00ebr t\u00eb zgjedhur gjinin\u00eb. (CBC News, 2019). N\u00eb Britani, shkollat me tualete neutrale raportuan rritje t\u00eb frik\u00ebs dhe bullizmit mes vajzave adoleshente (The Times, 2022). N\u00eb SHBA (Loudoun County, 2021) nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb identifikohej si vajz\u00eb p\u00ebrdori banjot e femrave dhe kreu nj\u00eb sulm seksual, rast q\u00eb u mbulua fillimisht nga autoritetet arsimore. (Washington Times, 2021).<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb zhvillim, k\u00ebto politika shpesh krijojn\u00eb konfuzion identitar dhe trauma (Sullins, P., International Journal of Research &amp; Method in Education, 2020).<\/p>\n<p><strong>8. Tualetet neutrale dhe hap\u00ebsirat publike<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb disa shtete t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Europ\u00ebs jan\u00eb vendosur tualete neutrale. Raporte t\u00eb shumta tregojn\u00eb p\u00ebr abuzime, shqet\u00ebsime higjienike dhe pasiguri p\u00ebr vajzat (Guardian, 2020). Ekstremizmi kulturor ka \u00e7uar deri tek eksperimente absurde, si krijimi i \u201chap\u00ebsirave p\u00ebr kat\u00ebr putrak\u00ebt\u201d n\u00eb disa shkolla t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb identifikohen si \u201canimal-kin\u201d.<\/p>\n<p>Politika t\u00eb tilla \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb normalizim t\u00eb absurdit, duke z\u00ebvend\u00ebsuar sensin praktik me ideologji.<\/p>\n<p><strong>9. Bllokimet hormonale dhe nd\u00ebrhyrjet kirurgjikale tek f\u00ebmij\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb aspekti m\u00eb kritik dhe me pasoja afatgjata. Bllokuesit e pubertetit si Lupron dhe Supprelin p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb pezulluar zhvillimin seksual. Studime t\u00eb Endocrine Society tregojn\u00eb rreziqe t\u00eb tilla si osteoporoz\u00eb, sterilitet dhe depresion (Hembree et al., 2017). Kirurgjit\u00eb e hershme: Klinika si \u201cBoston Children\u2019s Hospital\u201d kan\u00eb kryer mastektomi tek vajza 13\u201315 vje\u00e7are. (Boston Globe, 2022). Cass Review (Britania, 2023): nj\u00eb hetim komb\u00ebtar kritikoi qendr\u00ebn Tavistock, duke e akuzuar p\u00ebr \u201cpraktika joshkencore\u201d dhe munges\u00eb t\u00eb evidenc\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb e trajtimeve t\u00eb hershme.<\/p>\n<p>Statistikat nga SHBA tregojn\u00eb rritje dramatike: nga 2016 deri n\u00eb 2020 numri i adoleshent\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn bllokues puberteti u rrit me mbi 300% (Reuters, 2022).<\/p>\n<p>P\u00ebrshkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb ligjit mbi \u2018gjinin\u00eb e shum\u00ebfisht\u00eb\u2019 maskuar n\u00ebn termin barazia gjinore, f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb ekspozuar ndaj eksperimenteve mjek\u00ebsore me pasoja t\u00eb pakthyeshme mbi trupin, fertilitetin dhe sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e fundit:<\/strong><\/p>\n<p><strong>10- Pse e majta ekstreme e ka agjend\u00eb shkat\u00ebrrimin e familjes tradicionale?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb studiues dhe sociolog\u00eb argumentojn\u00eb se familja tradicionale \u00ebsht\u00eb bastioni kryesor i autonomis\u00eb morale dhe sociale kund\u00ebr shtetit totalizues (Berger &amp; Luckmann, The Social Construction of Reality, 1966).<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kund\u00ebrkultur\u00ebs dhe wokizmit, e majta ekstreme synon t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb strukturat e trash\u00ebguara q\u00eb kufizojn\u00eb fuqin\u00eb e ideologjis\u00eb s\u00eb saj. Familja ofron modele t\u00eb q\u00ebndrueshme roli, q\u00ebndres\u00eb ndaj ideologjis\u00eb dhe transmetim t\u00eb vlerave t\u00eb q\u00ebndrueshme (Durkheim, The Division of Labour in Society, 1893).<\/p>\n<p>Duke relativizuar gjinin\u00eb dhe duke e z\u00ebvend\u00ebsuar me identitete fluide, shteti merr rolin e prindit, duke kontrolluar formatimin e brezave t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shkat\u00ebrrimi i familjes krijon individ\u00eb t\u00eb fragmentuar, m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u manipuluar politikisht dhe ekonomikisht.<\/p>\n<p>E majta ekstreme e sheh familjen tradicionale si penges\u00ebn kryesore p\u00ebr instalimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb re pa identitete t\u00eb q\u00ebndrueshme. P\u00ebrmes kund\u00ebrkultur\u00ebs dhe wokizmit, ajo k\u00ebrkon t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb rolin e burrit, gruas, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb identitet fluid, t\u00eb kontrolluar nga shteti dhe ideologjia. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb barazi, por forma m\u00eb efikase e inxhinieris\u00eb sociale q\u00eb synon transformimin e shoq\u00ebris\u00eb nga themelet.<\/p>\n<p>Zhdukja e konceptit burr\u00eb\u2013grua dhe z\u00ebvend\u00ebsimi me gjini t\u00eb shum\u00ebfishta n\u00eb vendet e aplikuara nuk ka sjell\u00eb barazi, por ka prodhuar: Probleme n\u00eb familje, pabarazi n\u00eb sport, pasiguri n\u00eb burgje, kosto t\u00eb larta dhe rreziqe n\u00eb ushtri, konfuzion n\u00eb shkolla, abuzime n\u00eb hap\u00ebsirat publike dhe eksperimente sh\u00ebndet\u00ebsore mbi f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transformim neutral, por nj\u00eb projekt ideologjik q\u00eb ka pasoja shkat\u00ebrruese p\u00ebr familjen dhe rendin shoq\u00ebror. T\u00eb gjitha arsyet q\u00eb kam renditur n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull paraqesin nj\u00eb JO t\u00eb MADHE e t\u00eb arsyetuar p\u00ebr moslegalizimin e projektligjit mbi \u2018Barazin\u00eb Gjinore.\u2019 Me legalizimin e k\u00ebtij projektligji humbasim t\u00eb gjith\u00eb. Edhe ata t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfitime. Edhe qeveria. M\u00eb shum\u00eb, humbasin f\u00ebmij\u00ebt, familja, e ardhmja. Humb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Zoti e bekoft\u00eb familjen! Zoti bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pastor Akil PANO N\u00eb historin\u00eb e qytet\u00ebrimit, koncepti burr\u00eb\u2013grua ka qen\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin jan\u00eb nd\u00ebrtuar familja, ligji, dhe vet\u00eb rendi shoq\u00ebror. Ky thelb nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kategori biologjike, por nj\u00eb kategori kulturore, juridike dhe etike, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb form\u00eb institucioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb dekadat e fundit, n\u00eb shum\u00eb vende per\u00ebndimore, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":123375,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-123374","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123374","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123374"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123374\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":123376,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123374\/revisions\/123376"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123375"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}