{"id":123409,"date":"2025-09-16T13:51:46","date_gmt":"2025-09-16T13:51:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=123409"},"modified":"2025-09-16T13:52:34","modified_gmt":"2025-09-16T13:52:34","slug":"berisha-te-dergojme-ne-gjykaten-kushtetuese-dekretin-per-diellen-dhe-ndryshimin-e-rregullores-se-parlamentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/16\/berisha-te-dergojme-ne-gjykaten-kushtetuese-dekretin-per-diellen-dhe-ndryshimin-e-rregullores-se-parlamentit\/","title":{"rendered":"T\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dekretin p\u00ebr Diell\u00ebn dhe ndryshimin e rregullores s\u00eb Parlamentit!"},"content":{"rendered":"<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur vendimin e nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb mazhoranc\u00ebs socialiste p\u00ebr ndryshimet e komisioneve si nj\u00eb akt flagrant q\u00eb ngushton hap\u00ebsirat e opozit\u00ebs.\u00a0 \u2018Ndryshimet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb komisioneve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb akt flagrant, ngushtojn\u00eb hap\u00ebsirat e komunikimit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u2019, theksoi Berisha n\u00eb hapjen e fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb mbledhjen me Grupin Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb m\u00eb selin\u00eb blu.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, deklaroi se Shqip\u00ebria nuk plot\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute asnj\u00eb kusht apo standard t\u00eb integrimit n\u00eb Bashkimin Europian, p\u00ebrve\u00e7 pozicionit t\u00eb saj gjeostrategjik. Ai theksoi se p\u00ebrqendrimi i pushtetit n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb ekstrem dhe se institucionet p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb shtypur pluralizmin politik, duke krahasuar situat\u00ebn me regjime autokratike si Uzbekistan, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani. Berisha shtoi se Shqip\u00ebria zhvillon fars\u00eb elektorale dhe \u00ebsht\u00eb epiqend\u00ebr e trafikut t\u00eb drogave, por megjithat\u00eb pozicioni strategjik i saj e vendos si nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Ballkanin. Ai n\u00ebnvizoi se mb\u00ebshtet procesin e integrimit, por k\u00ebrkon q\u00eb ky proces t\u00eb bazohet n\u00eb standarde dhe kritere t\u00eb qarta.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cNe do faktojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme lidhjet e karteleve shqiptare me qeverin\u00eb\u201d. K\u00ebshtu deklaroi kreu i Partis\u00eb Demokratike gjat\u00eb nj\u00eb mbledhje me grupin parlamentar demokrat n\u00eb selin\u00eb e PD.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018Ju e d\u00ebgjuat mesazhin q\u00eb erdhi nga Departamenti i Shtetit para 3 dit\u00ebsh, mesazhi ishte shum\u00eb i qart\u00eb; p\u00ebrfaq\u00ebsues e trafiqeve shqiptare shkojn\u00eb e negociojn\u00eb, mbajn\u00eb lidhje me bandat terroriste, kartelet terroriste t\u00eb Amerik\u00ebs Latine. Ju garantoj se ne do e faktojm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme\u2019, theksoi Berisha.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar t\u00eb PD, kryetari demokrat Sali Berisha tha se dekretin p\u00ebr em\u00ebrimin e \u2018Diell\u00ebs\u2019 duket ta d\u00ebrgojn\u00eb urgjentisht n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Po ashtu, n\u00eb Kushtetuese duhet t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb edhe ndryshimin e rregullores s\u00eb Parlamentit.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018Duhet ta nisim urgjentisht k\u00ebt\u00eb dekret n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb t\u00eb arkivohet n\u00eb banes\u00ebn e turpit t\u00eb historis\u00eb. Njer\u00ebz t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb kan\u00eb, t\u00eb aft\u00eb t\u00eb firmosin gjith\u00e7ka. Nuk ndodh, \u00e7far\u00eb t\u00eb thuash. Nuk besoj se ndonj\u00eb diktator tjet\u00ebr t\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb fuqi asgj\u00ebsuese p\u00ebr kreun e shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sikund\u00ebr ne duhet t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me k\u00ebrkes\u00ebn dhe p\u00ebr pezullimin e vendimit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb miratimit t\u00eb ndryshimeve t\u00eb rregullores n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb shkelur parimet themelore t\u00eb Kushtetut\u00ebs, jan\u00eb shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, \u00ebsht\u00eb shkelur rregullorja e parlamentit.\u2019, theksoi kryedemokrati gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha u ndal edhe te lufta e hapur q\u00eb i ka shpallur presidenti amerikan, Donald Trump, karteleve t\u00eb drog\u00ebs, kryesisht n\u00eb Amerik\u00ebn Latine dhe n\u00eb vendet e tjera. \u2018Forcat e armatosura t\u00eb SHBA-s\u00eb po asgj\u00ebsojn\u00eb anijet e trafikant\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb tregti miqt\u00eb e Edi Ram\u00ebs\u2019, deklaroi kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha n\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb mbledhjen e Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb zhvilluar n\u00eb selin\u00eb blu.<\/em><\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-23494\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-14.32.44-1-1024x682.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-14.32.44-1-1024x682.jpeg 1024w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-14.32.44-1-300x200.jpeg 300w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-14.32.44-1-768x512.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Image-2025-09-16-at-14.32.44-1.jpeg 1280w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" \/><\/figure>\n<p><strong>FJALA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb fillim dramatik dhe nuk mund t\u00eb ishte ndryshe nga individ\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb karteleve t\u00eb drog\u00ebs, korrupsionit dhe vjedhjes s\u00eb shqiptar\u00ebve,<\/p>\n<p>T\u00eb vendos\u00ebsh nj\u00eb parlament dhe jet\u00ebn e tij n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe rregullores \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt madhor, i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atentat i r\u00ebnd\u00eb ndaj rendit kushtetues t\u00eb vendit, kushtetutshm\u00ebris\u00eb dhe shtetit ligjor.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr e z\u00ebvend\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shtetit ligjor me narkoshtetin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst un\u00eb e d\u00ebnoj me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb fillim t\u00eb till\u00eb dhe ndryshe nuk mund t\u00eb ishte nga ky grup njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Imagjinoni ju se \u00e7far\u00eb jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. U shkel Kushtetuta, u shkel rregullorja e parlamentit, institucionit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pas Kushtetut\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb institucioni num\u00ebr 1 kushtetues i vendit dhe rregullorja e tij \u00ebsht\u00eb ligji m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pas Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>U proceduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese dhe antirregullore.<\/p>\n<p>Por edhe me ndryshimet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb komisioneve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb akt flagrant t\u00eb ngushtojn\u00eb hap\u00ebsirat e komunikimit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pa diskutim Komisioni i Integrimit ishte komisioni n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn opozita do t\u00eb paraqiste t\u00eb gjith\u00eb q\u00ebndrimet e saj n\u00eb interes t\u00eb procesit t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Tani t\u00eb dashur miq, teza jon\u00eb e pandryshueshme \u00ebsht\u00eb kjo; Shqip\u00ebria nuk plot\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute asnj\u00eb kusht, asnj\u00eb standard t\u00eb integrimit n\u00eb BE, p\u00ebrve\u00e7 pozicionit gjeostrategjik.<\/p>\n<p>Duhet ta kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, duhet ta deklarojm\u00eb n\u00eb \u00e7do rast dhe ta mbrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr standarde n\u00eb nj\u00eb vend ku 98% e t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb em\u00ebruarve dhe t\u00eb zgjedhurve, e 220 mij\u00eb t\u00eb em\u00ebruarve dhe t\u00eb zgjedhurave jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie. Jan\u00eb pra identike si n\u00eb Uzbekistan, Koren\u00eb e Veriut dhe Turkmenistan,<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi m\u00eb i madh i pushtetit q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb diktaturat autokratike ky p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrqendrimin m\u00eb maksimal t\u00eb pushtetit n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb, Shqip\u00ebria nuk plot\u00ebson asnj\u00eb standard sepse n\u00eb diktatur\u00ebn autokratike t\u00eb Edi Ram\u00ebs, si\u00e7 sanksionojn\u00eb dokumenta themelore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb partive t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, Edi Rama p\u00ebrdor institucionet p\u00ebr t\u00eb shtypur pluralizmin.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb, nuk mund t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb asnj\u00eb standard, nj\u00eb vend i cili zhvillon fars\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb standard nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb epiqend\u00ebr rajonale, europiane dhe bot\u00ebrore e trafikut t\u00eb drogave t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Ne duke mb\u00ebshtetur plot\u00ebsisht procesin e integrimit, deklarojm\u00eb se, Shqip\u00ebria nuk plot\u00ebson asnj\u00eb standard n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjer sot, p\u00ebrve\u00e7 pozicionit gjeostrategjik t\u00eb saj, t\u00eb cilin kjo e ka patur q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb formuar bota dhe k\u00ebsaj here i shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mir\u00ebsi sepse n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb pre t\u00eb t\u00eb gjitha perandorive.<\/p>\n<p>Kurse k\u00ebsaj here \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr shqiptar\u00ebt sepse BE e konsideron k\u00ebt\u00eb vend si port\u00ebn e Europ\u00ebs drejt Ballkanit dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avantazh shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Ne e mb\u00ebshtesin, por mb\u00ebshtesim nj\u00eb proces t\u00eb bazuar n\u00eb standarde dhe kritere.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb teza jon\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Ne do luftojm\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rikthimin e standardeve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, betej\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn natyrisht makineria dizinformuese e Diell\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pakufishme, por ne do q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me besimin m\u00eb t\u00eb madh se ajo do triumfoj\u00eb.<\/p>\n<p>Me besimin m\u00eb t\u00eb madh se, ne nuk po mbrojm\u00eb vet\u00ebm interesat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, por n\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm ndaj narkoshtetit, ne po mbrojm\u00eb interesat e qytetar\u00ebve t\u00eb rajonit, Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ju e d\u00ebgjuat mesazhin q\u00eb erdhi nga Departamenti i Shtetit para 3 dit\u00ebsh, mesazhi ishte shum\u00eb i qart\u00eb; p\u00ebrfaq\u00ebsues e trafiqeve shqiptare shkojn\u00eb e negociojn\u00eb, mbajn\u00eb lidhje me bandat terroriste, kartelet terroriste t\u00eb Amerik\u00ebs Latine.<\/p>\n<p>Ju garantoj se ne do e faktojm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht \u00e7do dit\u00eb vijn\u00eb lajme m\u00eb direkte p\u00ebr rrezikshm\u00ebrin\u00eb madhore t\u00eb fondacionit \u2018Soros\u2019 n\u00eb SHBA dhe bot\u00eb. Dhe ne do q\u00ebndrojm\u00eb, kemi q\u00ebndruar dhe do q\u00ebndrojm\u00eb me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb tona ndaj ndikimeve.<\/p>\n<p>Ndikimeve t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb narkoshtetit nga ky fondacion dhe ndikimeve ekstremiste t\u00eb majta.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se t\u00eb dy aktet q\u00eb b\u00ebn\u00eb, aktin e pashembullt t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i cili dekreton minist\u00ebr virtual, inekzistent duke fyer Kushtetut\u00ebn, vendin dhe presidentin. Dhe e b\u00ebn si nj\u00eb skllav i Edi Ram\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i implikuar gjer n\u00eb palc\u00eb n\u00eb vjedhjen dhe shp\u00ebrdorimin e pronave t\u00eb ushtris\u00eb dhe detyrohet t\u00eb firmos\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb i \u00e7on Edi Rama.<\/p>\n<p>Akt i pashembullt.<\/p>\n<p>Imagjinoni ju, e b\u00ebri zhurm\u00ebn, por zhurma po i kthehet n\u00eb bumerang se, Edi Rama p\u00ebr t\u00eb mbuluar se po krijon kabinetin e vot\u00ebs s\u00eb rr\u00ebmbyer, t\u00eb fars\u00ebs elektorale, nxorri Diell\u00ebn. Por Diella po i b\u00ebhet sterr dhe do i b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht k\u00ebt\u00eb dekret n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb t\u00eb arkivohet n\u00eb banes\u00ebn e turpit t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb kan\u00eb, t\u00eb aft\u00eb t\u00eb firmosin gjith\u00e7ka. Nuk ndodh, \u00e7far\u00eb t\u00eb thuash. Nuk besoj se ndonj\u00eb diktator tjet\u00ebr t\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb fuqi asgj\u00ebsuese p\u00ebr kreun e shtetit.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr ne duhet t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me k\u00ebrkes\u00ebn dhe p\u00ebr pezullimin e vendimit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb miratimit t\u00eb ndryshimeve t\u00eb rregullores n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb shkelur parimet themelore t\u00eb Kushtetut\u00ebs, jan\u00eb shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, \u00ebsht\u00eb shkelur rregullorja e parlamentit.<\/p>\n<p>Kushtetuta dhe rregullorja n\u00eb sintoni t\u00eb plot\u00eb parashikojn\u00eb si rrug\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb ndryshimit t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, afatin 1 javor, minimal.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebta e b\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb afat 1 ditor. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Kushtetuta p\u00ebrcakton se asnj\u00eb nen, asnj\u00eb ligj me efekte financiare nuk mund t\u00eb votohet pa u miratuar paraprakisht n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave. Kalimi nga 8 n\u00eb 11 komisione padiskutim q\u00eb shton shpenzimet p\u00ebr taks\u00ebpaguesit shqiptar dhe \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i panevojsh\u00ebm kishte vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb ti hiqej opozit\u00ebs Komisioni i Integrimit.<\/p>\n<p>Integrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces kompleks, i gjer\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha fushat dhe natyrisht k\u00ebta jan\u00eb vite drite larg plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, dhe k\u00ebtu ata nuk mund t\u00eb kishin t\u00eb ja linin opozit\u00ebs t\u00eb thoshte t\u00eb v\u00ebrtetat, qoft\u00eb Brukselit, qoft\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Por ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb, z\u00ebri yn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se ka zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb huaj kur m\u00ebrziten kur d\u00ebgjojn\u00eb p\u00ebr narkoshtet, por ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb fal\u00ebnderojn\u00eb nga zemra opozit\u00ebn p\u00ebr q\u00ebndrimet, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat, faktet q\u00eb paraqet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb proces ka nisur, ta kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, para dy muajve erdh\u00ebn sinjalet, erdhi k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb luftuar kartelet e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani forca t\u00eb armatosura t\u00eb SHBA-s\u00eb jan\u00eb n\u00eb Karaibe dhe po asgj\u00ebsojn\u00eb anije t\u00eb trafikant\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb tregti miqt\u00eb e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk mund ti shp\u00ebtoj\u00eb Edi Rama k\u00ebsaj. Jo, t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb. Faktet jan\u00eb aq t\u00eb shumta sa q\u00eb jo m\u00eb kot shtypi amerikan e quajti; Ramaduro.<\/p>\n<p>Ishte shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs etiketimi i tij n\u00eb modelim me Maduron e Venezuel\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe pavar\u00ebsisht nga ajo frik\u00eb e tmerrshme q\u00eb pat\u00ebn t\u00eb ja l\u00ebn\u00eb opozit\u00ebs Komisionin e Integrimit duhet t\u00eb garantojm\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb se, ne do shum\u00ebfishojm\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtetat n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00ebsecilit prej tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur vendimin e nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb mazhoranc\u00ebs socialiste p\u00ebr ndryshimet e komisioneve si nj\u00eb akt flagrant q\u00eb ngushton hap\u00ebsirat e opozit\u00ebs.\u00a0 \u2018Ndryshimet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb komisioneve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb akt flagrant, ngushtojn\u00eb hap\u00ebsirat e komunikimit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u2019, theksoi Berisha n\u00eb hapjen e fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb mbledhjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":123401,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-123409","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123409"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123409\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":123412,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123409\/revisions\/123412"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123401"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}