{"id":123682,"date":"2025-09-19T13:45:53","date_gmt":"2025-09-19T13:45:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=123682"},"modified":"2025-09-19T13:45:53","modified_gmt":"2025-09-19T13:45:53","slug":"pse-programi-qeverises-rama-4-projektohet-i-deshtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/19\/pse-programi-qeverises-rama-4-projektohet-i-deshtuar\/","title":{"rendered":"Pse programi qeveris\u00ebs Rama 4 projektohet i d\u00ebshtuar?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sekti Rama po hyn n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, me premtime butaforike p\u00ebr transformim ekonomik, stabilitet fiskal dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve. Mir\u00ebpo programi ekonomik i sektit p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme rezulton jo vet\u00ebm i pamjaftuesh\u00ebm, por rrezikon q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve, t\u00eb prodhoj\u00eb efekte t\u00eb kund\u00ebrta nga ato t\u00eb shpallura, p\u00ebr ar\u00ebsyet kok\u00ebforta t\u00eb m\u00ebposhtme.<\/p>\n<p><strong><em>I. Program shpenzimesh operative dhe jo shpenzime p\u00ebr zhvillim<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Realiteti i ketyre 12 viteve ka treguar se rritja ekonomike ka qen\u00eb n\u00ebn parashikimet dhe \u00ebsht\u00eb nxitur m\u00eb shum\u00eb nga konsumi dhe remitancat, sesa nga prodhimi apo eksportet, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rritje e qendrueshme.<\/p>\n<p>Borxhi publik ka mbetur i lart\u00eb, me treguesin e borxhit publik p\u00ebr frym\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 1.8 her\u00eb nga viti 2013 n\u00eb vitin 2024(nga 30.5 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 56.9 mij\u00eb lek\u00eb)! P\u00ebr Produktin e Brendsh\u00ebm Bruto(PBB), Programi qeveris\u00ebs Rama 4, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tinzare dhe t\u00eb pandershme krahason PBB-n\u00eb n\u00eb euro t\u00eb vitit 2013 me PBB-n\u00eb n\u00eb euro t\u00eb vitit 2024, duke u mburrur se e ka rritur n\u00eb 2.5 her\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kursi mesatar vjetor i k\u00ebmbimit n\u00eb vitin 2013 n\u00eb tregun ton\u00eb ishte 140 lek\u00eb nj\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024 ishte 98 lek\u00eb nj\u00eb euro, ose nj\u00eb euro e shvler\u00ebsuar n\u00eb tregun ton\u00eb me 42 p\u00ebrqind!<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00ebse kursi aktual do t\u00eb ishte 140 lek\u00eb nj\u00eb euro sot, sa ka qen\u00eb n\u00eb vitin 2013, pra t\u00eb mos kishim mbi\u00e7mim joreal t\u00eb lekut, PBB e vitit 2024 do t\u00eb rezultonte 16.5 miliard\u00eb lek\u00eb dhe jo mbi 25 miliard\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 11 vje\u00e7are nuk quhet ndryshim i konsideruesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb ekonomi. Pra, rritja nuk \u00ebsht\u00eb si\u00e7 pretendon programi mbi 2.5 her\u00eb por vet\u00ebm 1.7 her\u00eb.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb ndryshe, gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve, sekti Rama ka financuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb konsumit dhe investimeve p\u00ebrmes borxhit, dhe jo p\u00ebrmes rritjes organike t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Investimet private nuk jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ligjore, pasiguris\u00eb p\u00ebr pron\u00ebn dhe politizimit t\u00eb tregut. Eshte e vertete qe buxheti vjetor \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb vler\u00eb absolute ne shumicen e 12 viteve te fundit, por pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebsaj rritjeje i \u00ebsht\u00eb dedikuar pagave dhe shp\u00ebrblimeve n\u00eb administrat\u00eb, shpenzimeve t\u00eb mir\u00ebmbajtjes dhe funksionimit t\u00eb institucioneve, si dhe pagesave p\u00ebr koncesione dhe PPP, t\u00eb cilat jan\u00eb detyrime t\u00eb paracaktuara afatgjata.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, fondet p\u00ebr investime kapitale, p\u00ebr nd\u00ebrtim rrug\u00ebsh, uj\u00ebsjell\u00ebsash, shkollash, spitalesh kan\u00eb mbetur t\u00eb kufizuara dhe shpesh jan\u00eb realizuar n\u00ebn nivelin e parashikuar.<\/p>\n<p>Rritja e shpenzimeve operative tregon se qeveria nuk ka arritur t\u00eb kryej\u00eb reformat e thella n\u00eb administrat\u00eb dhe n\u00eb sektorin publik. Administrata publike mbetet e fryr\u00eb, ku g\u00eblojn\u00eb em\u00ebrimet nepotike ose t\u00eb patronazhist\u00ebve, me kosto t\u00eb lart\u00eb pagash dhe pa rritje t\u00eb produktivitetit.<\/p>\n<p>Tenderat e sh\u00ebrbimeve publike jan\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb klientelist\u00eb, me kosto t\u00eb larta dhe rezultat minimal p\u00ebr qytetarin. Mungon efi\u00e7ienca digjitale, e cila mund t\u00eb ulte shpenzimet operative dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p><strong>Gazeta e r\u00ebnd\u00ebsishme zvicerane, Neue Zuercher Zeitung (ne shqip, Gazeta e Zyrihut te Ri) shkruan se projektit te ministres virtual te kabinetit te ri, Diella, i mungon gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, transparenca. Ajo thekson se \u201c<\/strong><em>Sipas organizat\u00ebs Transparency International, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb Evrop\u00eb \u2013 nj\u00eb penges\u00eb qendrore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE&#8230; Publiku e njeh Diell\u00ebn deri tani vet\u00ebm nga faqja E-Albania. Nj\u00eb chatbot, q\u00eb ndihmon n\u00eb navigimin e formular\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb revolucionare. P\u00ebr nj\u00eb mbik\u00ebqyrje sistematike t\u00eb kontratave publike nevojiten sisteme shum\u00eb m\u00eb komplekse sesa nj\u00eb chatbot i thjesht\u00eb. Fakti q\u00eb Edi Rama njofton tani se Diella do t\u00eb veproj\u00eb si \u201cministre e inteligjenc\u00ebs artificiale\u201d si n\u00eb E-Albania, ashtu edhe n\u00eb kontrollin e tender\u00ebve publik\u00eb, e largon v\u00ebmendjen nga realiteti. Sepse k\u00ebtu duhen algoritme t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb AI n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike, ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr miliona euro nga taksat, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb monitorim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb dhe nga Parlamenti. E paqart\u00eb mbetet se kush do ta kontrolloj\u00eb k\u00ebt\u00eb inteligjenc\u00eb artificiale n\u00eb t\u00eb ardhmen. Diella \u00ebsht\u00eb e vendosur pran\u00eb autoritetit t\u00eb T.I., AKSHI-t, i cili i n\u00ebnshtrohet direkt kryeministrit. Ky institucion \u00ebsht\u00eb shpesh i kritikuar p\u00ebr munges\u00eb transparence\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>II. Program ekonomik jo vizionar dhe i cek\u00ebt<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Investimet kapitale jan\u00eb ato q\u00eb gjenerojn\u00eb rritje ekonomike afatgjat\u00eb. N\u00eb t\u00eb kat\u00ebr programet qeveris\u00ebse t\u00eb sektit Rama, pra edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga viti n\u00eb vit, duke krijuar stagnim n\u00eb infrastruktur\u00eb, sidomos n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n<p>Programi Rama 4 ka munges\u00eb t\u00eb theksuar investimesh n\u00eb arsimin profesional, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgatiste fuqin\u00eb pun\u00ebtore p\u00ebr tregun e pun\u00ebs. Kemi munges\u00eb investimesh n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, \u00e7ka e b\u00ebn sistemin vulnerab\u00ebl ndaj krizave, si pandemia.<\/p>\n<p>Nj\u00eb program q\u00eb synon t\u00eb shpenzoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vete sesa p\u00ebr zhvillim, pavar\u00ebsisht butaforis\u00eb t\u00eb treguesve gjoja pro afrimit me Bashkimin Evropian, sjell pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr vendin, si rritje e ngadalt\u00eb ekonomike, e cila nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur emigracionin dhe papun\u00ebsin\u00eb. Ai e b\u00ebn ekonomin\u00eb dhe mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb varur nga borxhi publik, pasi t\u00eb ardhurat nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e larta operative.<\/p>\n<p>Nj\u00eb program i till\u00eb prodhon \u00e7do dit\u00eb dhe or\u00eb humbje t\u00eb besimit tek qytetar\u00ebt dhe bizneset, t\u00eb cilat nuk shohin investime q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn dhe klim\u00ebn e biznesit.<\/p>\n<p>N\u00eb program shpallen objektiva butaforik\u00eb, si 2 miliard\u00eb eurove kredi dhe garanci p\u00ebr bizneset,<\/p>\n<p>miratimi i Strategjis\u00eb Industriale Komb\u00ebtare, apo heqja e \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr importet.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja e deritanishme tregon se nga garancit\u00eb sovrane kan\u00eb p\u00ebrfituar kryesisht bizneset e m\u00ebdha, jo ato t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme, nd\u00ebrsa heqja e \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs ul kostot p\u00ebr importuesit, por rrezikon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb prodhuesit vendas, q\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb rrezikon t\u2019i falimentoj\u00eb, sikurse po ndodh me t\u00eb 500 fabrikat e sektorit fason.<\/p>\n<p>Strategjit\u00eb industriale jan\u00eb ende n\u00eb let\u00ebr, pa projekte konkrete q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb struktur\u00ebn e ekonomis\u00eb. N\u00eb Indeksin Global t\u00eb Inovacionit 2024, Shqip\u00ebria renditet e fundit n\u00eb Evrop\u00eb, me vendin e 81-t\u00eb nga 141 vende t\u00eb bot\u00ebs, duke treguar dob\u00ebsi n\u00eb infrastruktur\u00eb, institucione dhe inovacion. Kjo bie ndesh me premtimet e sektit Rama p\u00ebr strategji industriale, sepse n\u00eb praktik\u00eb inovacioni dhe teknologjia mbeten shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta<\/p>\n<p>Programi qeveris\u00eb q\u00eb po paraqitet sot, vuan nga e nj\u00ebjta s\u00ebmundje e programeve t\u00eb tre qeverive t\u00eb tjera t\u00eb sektit, nga shpenzime t\u00eb larta operative dhe jo-produktive. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e buxhetit shkon p\u00ebr paga, administrat\u00eb dhe tendera sh\u00ebrbimesh, duke l\u00ebn\u00eb shum\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr investime kapitale. \u00cbsht\u00eb program rritje taksash dhe presionesh t\u00eb panumurta mbi biznesin, program aspak vizionar dhe tejet i cek\u00ebt.<\/p>\n<p>Politika fiskale ka shtuar taksat dhe tarifat mbi bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme, duke penguar rritjen e tyre dhe duke nxitur ekonomin\u00eb informale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb program shpenzimesh p\u00ebr partneritetet publik-privat, t\u00eb fituara nga oligark\u00ebt rreth Ram\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb krijuar detyrime afatgjata p\u00ebr buxhetin, duke ulur fleksibilitetin fiskal dhe duke rritur rrezikun e defi\u00e7itit buxhetor.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn her\u00eb rradhazi, programi i qeveris\u00eb paraqitet me mungesa investimesh n\u00eb infrastruktur\u00ebn reale dhe n\u00eb teknologji, duke l\u00ebn\u00eb sektorin prodhues t\u00eb pazhvilluar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Program q\u00eb \u201cgaranton\u201d papun\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve. Emigracioni ka vijuar n\u00eb rritje, duke zbrazur tregun e pun\u00ebs nga forca e kualifikuar dhe nga profesionist\u00ebt.<\/p>\n<p>Programi qeveris\u00ebs Rama 4 \u00ebsht\u00eb program i var\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb nga remitancat, edhe pse nuk e thot\u00eb askund q\u00eb varet prej tyre! Kjo mund t\u00eb kuptohej n\u00eb vitet e para t\u00eb tranzicionit, por kurrsesi jo tani. E megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb realitet i trisht\u00eb, i pohuar nga shum\u00eb organizata nd\u00ebkomb\u00ebtare, se ekonomia e vendit po mbahet gjall\u00eb kryesisht nga parat\u00eb e emigrant\u00ebve, jo nga rritja e brendshme e prodhimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb program i inflacionit t\u00eb lart\u00eb dhe i shtimit t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb kostos s\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha mallrat e konsumit t\u00eb p\u00ebrditshem dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimet. Politikat buxhetore dhe sociale, edhe p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt t\u00eb sektit n\u00eb pushtet, nuk do t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb frenimin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, duke r\u00ebnduar m\u00eb tej konsumatorin.<\/p>\n<p>N\u00eb program flitet p\u00ebr nj\u00eb ekonomi dinamike dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, por treguesit social\u00eb nuk e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb tez\u00eb. Koeficienti Gini n\u00eb Shqip\u00ebri, i fundit i vler\u00ebsuar n\u00eb faqen Eurostat<\/p>\n<p>rezulton 33, pavar\u00ebsisht se INSTAT n\u00eb vitin 2023 e referon gabimisht 30.2. Kjo tregon se pabarazia \u00ebsht\u00eb e madhe dhe jo t\u00eb gjitha shtresat e popullsis\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb nga rritja ekonomike. N\u00eb ve\u00e7anti, shtresa e mesme \u00ebsht\u00eb tkurrur, nd\u00ebrsa ajo tejet e pasur, q\u00eb mund ta quajm\u00eb ndryshe edhe oligark\u00ebt e Ram\u00ebs, e kan\u00eb shtuar me here pasurin\u00eb e tyre, n\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb rregjimit t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, politikat gjoja \u201czhvillimore\u201d t\u00eb kat\u00ebr programeve qeveris\u00ebs s\u00eb sektit n\u00eb fuqi e kan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb baz\u00ebn prodhuese dhe eksportuese t\u00eb vendit, duke rrezikuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<h4>III. Program q\u00eb buron nga nj\u00eb model ekonomik t\u00ebr\u00ebsisht i varur nga paraja e paligjshme!<\/h4>\n<p>Programi qeveris\u00ebs Rama 4 \u00ebsht\u00eb ngjizje megapremtimesh boshe, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs dhe besueshm\u00ebris\u00eb. Raportet e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb KLSH-s\u00eb kan\u00eb evidentuar n\u00eb vijim\u00ebsi shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb prokurimit dhe keqmenaxhim t\u00eb fondeve buxhetore, duke e b\u00ebr\u00eb edhe programin e sot\u00ebm nj\u00eb instrument jo t\u00eb zhvillimit, por t\u00eb klientelizmit dhe patronazhit politik.<\/p>\n<p>Programi qeveris\u00ebs Rama 4 \u00ebsht\u00eb Program i lejimit p\u00ebr 12 vite rrjesht t\u00eb evazionit skandaloz fiskal t\u00eb kompanis\u00eb Bankers, e cila ka raportuar kosto t\u00eb larta operative, duke ulur baz\u00ebn e tatueshme p\u00ebr tatimin mbi fitimin dhe duke gjeneruar fatura t\u00eb fryra p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe pajisje nga kompani t\u00eb lidhura. Kompania ka gjalluar me abuzimet e saj n\u00ebn indiferenc\u00ebn e plot\u00eb dhe ndoshta edhe bashk\u00ebpunimin mafioz t\u00eb sektit n\u00eb fuqi, p\u00ebrmes raportime p\u00ebr shitje t\u00eb naft\u00ebs n\u00ebn \u00e7mimin e tregut nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke ulur t\u00eb ardhurat e raportuara, duke realizuar transferim fitimi t\u00eb paligjsh\u00ebm jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse e thekson me qart\u00ebsi Instituti Konservator Shqiptar, n\u00eb studimin e par\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare: \u201cModeli Ekonomik i Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 Var\u00ebsia nga paraja e paligjshme, pasojat dhe zgjidhjet, megjith\u00ebse rritja ekonomike ka qen\u00eb mesatarisht rreth 4% gjat\u00eb viteve 2022\u20132024, kjo rritje \u00ebsht\u00eb artificiale dhe e mb\u00ebshtetur kryesisht te nd\u00ebrtimi dhe sh\u00ebrbimet \u2013 sektor\u00eb q\u00eb furnizohen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga pastrimi i parave t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Prodhimi industrial ra me 7.7% n\u00eb vitin 2024, bujq\u00ebsia (n\u00eb r\u00ebnie prej tremujorit t\u00eb fundit t\u00eb vitit 2021), ra me 2.7%, nd\u00ebrsa produktiviteti ka qen\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Instituti cil\u00ebson se, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb OKB-s\u00eb, flukset e paligjshme q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim konservator, 1\u20134 miliard\u00eb euro n\u00eb vit, ose 5\u201317% t\u00eb PBB-s\u00eb (raporte t\u00eb tjera e japin p\u00ebrqindjen dhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb), duke shkaktuar (i) forcim t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm t\u00eb lekut (+30% ndaj euros n\u00eb periudh\u00ebn 2015\u20132025), (ii) deformim t\u00eb modelit zhvillimor, (iii) thellim t\u00eb deficitit tregtar, me r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme n\u00eb produktivitet dhe eksporte, (iv) r\u00ebnie n\u00eb vend t\u00eb fundit p\u00ebr sa i p\u00ebrket klim\u00ebs s\u00eb biznesit; (v) lul\u00ebzim artificial t\u00eb nd\u00ebrtimit, ku vet\u00ebm 22% e financimit vjen nga bankat dhe pjesa tjet\u00ebr nga burime t\u00eb panjohura, si dhe (vi) rritje t\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrjashtimit social n\u00eb mbi 40%.<\/p>\n<p>Raporti i Instituti Konservator Shqiptar thekson kriz\u00ebn demografike. Mbi 1.1 milion\u00eb qytetar\u00eb, sipas EUROSTAT, kan\u00eb emigruar q\u00eb prej vitit 2014, nd\u00ebrsa nataliteti ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb bot\u00eb. Kjo e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb po humb fuqin\u00eb pun\u00ebtore dhe perspektiv\u00ebn afatgjat\u00eb t\u00eb zhvillimit dhe t\u00eb demografis\u00eb.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, programi ekonomik i qeveris\u00eb Rama 4 tregon fokus vet\u00ebm tek menaxhimi i status quo-s\u00eb s\u00eb nj\u00eb rritjeje t\u00eb vak\u00ebt dhe shterp\u00eb ekonomike, sesa tek zhvillimi strategjik i vendit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk ndryshon filozofia programore, nga konsum n\u00eb investim, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb mbetet n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb varf\u00ebr rritjeje, ku shpenzimet publike sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb administrat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb vijuar majmjen e oligark\u00ebve t\u00eb Kryeautokratit Rama, e jo p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Sekti Rama po hyn n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, me premtime butaforike p\u00ebr transformim ekonomik, stabilitet fiskal dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve. Mir\u00ebpo programi ekonomik i sektit p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme rezulton jo vet\u00ebm i pamjaftuesh\u00ebm, por rrezikon q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve, t\u00eb prodhoj\u00eb efekte t\u00eb kund\u00ebrta nga ato &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-123682","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123682","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123682"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123682\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":123683,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123682\/revisions\/123683"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123682"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123682"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123682"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}