{"id":124393,"date":"2025-09-29T08:41:21","date_gmt":"2025-09-29T08:41:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=124393"},"modified":"2025-09-29T08:41:21","modified_gmt":"2025-09-29T08:41:21","slug":"aruba-another-brick-in-the-wall","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/29\/aruba-another-brick-in-the-wall\/","title":{"rendered":"Aruba, \u201canother brick in the wall\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Oerd BYLYKBASHI<\/strong><\/p>\n<p>Buj\u00eb t\u00eb madhe ka shkaktuar dalja n\u00eb publik e nj\u00eb takimi n\u00eb ishullin karaibik t\u00eb Arubas n\u00eb 2019 mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesish t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb pushtet asokohe n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 Pra qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Por takimi i Arub\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tull\u00eb n\u00eb ngrehin\u00ebn e narkoshtetit t\u00eb Ram\u00ebs. \u201cAnother brick in the wall\u201d (Nj\u00eb tjet\u00ebr tull\u00eb n\u00eb mur) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull famsh\u00ebm i Pink Floyd.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb s\u00eb paku hera e tret\u00eb para dy dit\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb diplomatik\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb bejn\u00eb deklarata p\u00ebr nevoj\u00ebn e luft\u00ebs pa kompromis ndaj karteleve t\u00eb drog\u00ebs, si nj\u00eb prioritet i politik\u00ebs s\u00eb Presidentit Trump q\u00eb po i p\u00ebrcakton ato kartele si terroriste. Angazhimi q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb amerikan\u00ebt \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohen \u201cstreh\u00ebt e sigurta\u201d t\u00eb k\u00ebtyre karteleve n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra Shqip\u00ebria e para dhe e pas 11 majit 2025 \u00ebsht\u00eb streh\u00eb e sigurt e karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe kjo mesa duket cenon edhe sigurin\u00eb e SHBA-ve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria n\u00ebn qeverit\u00eb Rama 3 dhe 4 \u00ebsht\u00eb streh\u00eb e sigurt p\u00ebr kartelet. Zhdukja e tyre b\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt SHBA-t\u00eb dhe agjensit\u00eb ligjzbatuese amerikane mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin e tyre. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ofert\u00eb. \u00cbsht\u00eb k\u00ebmban\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb themel solid n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngrehin\u00eb kriminale t\u00eb narkoshtetit: pakti i Ram\u00ebs me krimin n\u00eb 2013 p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet e p\u00ebr ta mbajtur bashk\u00eb me ta. Ata blejn\u00eb vota n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb aksesit n\u00eb pushtet politik dhe ekonomik si dhe imunitet nga ndjekja e agjensive ligjzbatuese t\u00eb huaja. Pra, streh\u00eb e sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2013 Rama erdhi n\u00eb pushtet me pakt me kriminel\u00ebt. Ata e ndihmuan n\u00eb bastionet e PD-s\u00eb, kurse ai b\u00ebri 19 prej tyre deputet\u00eb e disa i b\u00ebri kryetar\u00eb bashkish. Na u desh t\u00eb b\u00ebnim n\u00eb 2015 ligjin e Dekriminalizimit p\u00ebr t\u2019i larguar nga funksionet kriminel\u00ebt q\u00eb solli Rama, i cili e quajti ligjin si antikushtetues.<\/p>\n<p>Ne 2015, ODIHR dha nj\u00eb rekomandim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr shitblerjen e vot\u00ebs. Pakti po jepte fryte. Por shitblerja nuk ishte ende shqet\u00ebsim prioritar n\u00eb zgjedhje. Sa kishte filluar t\u00eb b\u00ebhej problem.<\/p>\n<p>N\u00eb 2016, nj\u00eb diplomat shum\u00eb i lart\u00eb, aktualisht jasht\u00eb sh\u00ebrbimit diplomatik, n\u00eb kulmin e kanabizimit m\u00eb thoshte se \u201cKanabisi nuk p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim p\u00ebr ne sepse nuk vjen deri tek ne\u201d. P\u00ebrgjigja ime, pas habis\u00eb legjitime, ishte se \u201cMe kanabisin bandat do t\u00eb pasurohen, organizohen e sofistikohen, do kalojn\u00eb tek heroina e kokaina, dhe k\u00ebto i sjellin m\u00eb leht\u00eb tek ju sesa kanabisin, se jan\u00eb sasi t\u00eb vogla me vler\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d. At\u00eb vit BBC raportonte se trafiku i kanabisit nga Shqip\u00ebria arrinte vler\u00ebn 5 miliard\u00eb Euro. Pas gati 10 vitesh Shqip\u00ebria p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb 2017, nj\u00eb vit m\u00eb pas, ODIHR vuri alarmin me rekomadimin kryesor se shitblerja e vot\u00ebs ishte problemi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zgjedhje. T\u00eb gjith\u00eb e kujtojn\u00eb se si bandat ishin n\u00eb krah t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb ato zgjedhje. P\u00ebrgjimet e dosjes 339 t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda provuan q\u00eb bandat ndikuan n\u00eb vendosjen e kandidat\u00ebve n\u00eb renditje fituese n\u00eb qarkun e Durr\u00ebsit. List\u00ebn e kandidat\u00ebve ku p\u00ebrfshiheshin ushtar\u00ebt e bandave e firmosi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb 2018 Rama deshi t\u00eb ndryshonte ligjin q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekstraduar trafikant\u00ebt duhej t\u2019u merrej paraprakisht p\u00eblqimi atyre dhe, n\u00ebse ishin d\u00ebnuar, shtetet k\u00ebrkuese duhej t\u00eb garantonin rib\u00ebrjen procesit gjyq\u00ebsor. Pra Shqip\u00ebria b\u00ebhej streh\u00eb edhe m\u00eb e sigurt.<\/p>\n<p>N\u00eb 2019, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Rama\u00a0 qenkan takuar me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb karteleve t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb ishullin karaibik Aruba. Agjencit\u00eb antimafia e antidrog\u00eb m\u00eb prestigjioze i kan\u00eb p\u00ebrgjuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb OSBE e BE b\u00ebnin tryeza t\u00eb rrumbullakta p\u00ebr zgjedhjet e 2019, Rama dhe kartelet ishin shtruar k\u00ebmb\u00ebkryq rreth \u201csofr\u00ebs s\u00eb rrumbullak\u00ebt\u201d ku shqyheshin thela zgjedhjesh n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pazareve p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb 2021 hetimet e Antimafias italiane ekzekutuan operacionin \u201cBasso profilo\u201d (Profil i ul\u00ebt) ku doli sheshit bashk\u00ebpunimi i mafies kalabreze Ndrangheta me mafien shqiptare. N\u00eb p\u00ebrgjime dilte lidhja e mafies me eksponent\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Ndrangheta kalabreze kishte gjetur rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kulla shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb dhe k\u00ebrkonte persona q\u00eb kishin marr\u00eb leje p\u00ebr kulla por kishin nevoj\u00eb p\u00ebr financim.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 2021 s\u00ebrish kishin kryefjal\u00eb shitblerjen e vot\u00ebs nga organizatat kriminale p\u00ebr llogari t\u00eb Ram\u00ebs. S\u00ebrish ODIHR e renditi si problem kryesor. S\u00ebrish p\u00ebrgjimet nxorr\u00ebn organizatat kriminale n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb garonin se kush do t\u00eb fuste n\u00eb list\u00eb t\u00eb sigurt t\u00eb PS-s\u00eb ushtar\u00ebt e vet. SPAK-u vazhdonte narkoz\u00ebn e kontrolluar.<\/p>\n<p>2021 &#8211; 2025 shp\u00ebrthyen kullat gjigante n\u00eb Tiran\u00eb. 80% e investimit nuk vjen nga bankat thot\u00eb nj\u00eb investigim gazetaresk. Kujtes\u00eb: p\u00ebrgjimet e \u201cBasso profilo\u201d treguan se Ndrangheta k\u00ebrkonte leje p\u00ebr kulla n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb shplar\u00eb parat\u00eb e saj kriminale. Lejet firmosen nga kryeministri.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 2025 roli i karteleve t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebrkrah Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb katastrofik. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gar\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb emra n\u00eb list\u00eb, por p\u00ebr t\u2019i nxjerre me aq vota sa nuk i ka marr\u00eb kurr\u00eb as vet\u00eb Rama kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Sugjerim: k\u00ebrkoni p\u00ebrmbledhjen e konkurseve arkitekturore t\u00eb organizuara nga Rama n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitet 2005-2007. Aty i keni t\u00eb gjitha kullat q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar sot ne Tiran\u00eb e madje aty jan\u00eb edhe t\u00eb tjera q\u00eb pritet t\u00eb nd\u00ebrtohen.<\/p>\n<p>20 vite m\u00eb par\u00eb Rama planifikonte at\u00eb q\u00eb po ndodh sot. Avokat\u00ebt e tij do ta quanin menj\u00ebher\u00eb \u201cvizionar\u201d. Por, pyetja \u00ebsht\u00eb: Si e imagjinoi ai burimin e financimit t\u00eb atyre kullave n\u00eb 2005 kur Shqip\u00ebria nuk i kishte ato para? T\u00eb gjith\u00eb kujtojme se ndonj\u00eb kull\u00eb q\u00eb nisi asokohe ngeci n\u00eb vend dhe bumi i kullave plasi vet\u00ebm pas 2013 kur pakti me mafian dha frutet. Madje n\u00eb vitet 2005-2007 qeveria Berisha futi n\u00eb burg me d\u00ebnime afatgjata kapobandat q\u00eb filluan t\u00eb liroheshin pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb 2013.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e vizionit t\u00eb 2005 (kur Rama mori PS n\u00ebn kontroll), i pashkruar por i duksh\u00ebm si kullat e larta, duket t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb financimi nga paraja e drog\u00ebs s\u00eb karteleve.<\/p>\n<p>Por, a \u00ebsht\u00eb burimi i financimit vet\u00ebm paraja e drog\u00ebs s\u00eb karteleve shqiptare? Ambasada e SHBA flet p\u00ebr krim transnacional, dhe nuk flet m\u00eb thjesht p\u00ebr banda apo organizata kriminale por p\u00ebr kartele q\u00eb kan\u00eb \u201cstreh\u00eb t\u00eb sigurt\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Takimi n\u00eb Aruba, n\u00eb oborrin e karteleve latino-amerikane, \u00e7\u00ebshtja \u201cBasso profilo\u201d e Ndrangheta kalabreze (mafia m\u00eb e pasur), vizita n\u00eb kryeministri e nj\u00eb eksponenti kartelesh, marrja e portit t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00ebn kontroll nga karteli m\u00eb i fuqish\u00ebm i kokain\u00ebs n\u00eb rajon, t\u00eb gjitha tregojn\u00eb q\u00eb kullat shpesh jan\u00eb lavatri\u00e7e t\u00eb karteleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ato tashm\u00eb kan\u00eb futur kthetrat n\u00eb ekonomin\u00eb, politik\u00ebn dhe organet ligjzbatuese shqiptare dhe n\u00ebp\u00ebrmjet shitblerjes\u00a0 s\u00eb vot\u00ebs, edhe n\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur qeverisjen e vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokuror amerikan me detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Tiran\u00ebn e 2016 m\u00eb tha asokohe: \u201cDuhet kujdes n\u00eb luft\u00ebn me bandat se mund t\u00eb shp\u00ebrtheje si n\u00eb Meksik\u00eb\u201d. Mu duk \u00e7udi por besova q\u00eb dinte m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb. At\u00ebher\u00eb flitej ende p\u00ebr banda, nd\u00ebrsa sot jan\u00eb kartele dhe ai paralajm\u00ebrim ting\u00ebllon edhe m\u00eb ogurzi.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb 2015 e kanabizimit, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare rr\u00ebzoi krahasimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Italin\u00eb e viteve \u201870-\u201880 t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar. \u201cN\u00eb Itali jan\u00eb vrar\u00eb gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb, polic\u00eb, karabinier\u00eb, e madje edhe pokitikan\u00eb e gazetar\u00eb q\u00eb luftuan mafian. K\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje.\u201d &#8211; m\u00eb tha ai.<\/p>\n<p>\u201cPolitika dhe mafia jan\u00eb dy pushtete q\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar t\u00eb nj\u00ebjtin territor: Ose b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, ose bien dakord\u201d thoshte prokurori i famsh\u00ebm antimafia Paolo Borselilno q\u00eb u vra n\u00eb ver\u00ebn e 1992 pak pas Giovanni Falcone. Rama ka zgjedhur t\u00eb dyt\u00ebn. Madje ka caktuar edhe koordinator p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ket\u00eb diplomat\u00eb apo eurokrat\u00eb q\u00eb thon\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vrapimit. Po, por n\u00eb drejtimin e gabuar. Duke huazuar nj\u00eb titull t\u00eb AC\/DC, sa m\u00eb sip\u00ebr tregon se po udh\u00ebtojm\u00eb me shpejt\u00ebsi n\u00eb \u201cHighway to Hell\u201d (Autostrad\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Ferr).<\/p>\n<p>Ka ardhur koha p\u00ebr Denarkosizim. Dekriminalizimi nuk mjafton m\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimin e amerikan\u00ebve se duhen shkat\u00ebrruar kartelet dhe strehat e tyre t\u00eb sigurta, duhet ta shohim me optimiz\u00ebm. Fundja, n\u00eb Karaibe, jo larg nga ishulli Aruba, kan\u00eb fundosur tre anije t\u00eb karteleve amerikano-latine. Dhe, m\u00eb shum\u00eb Evrop\u00eb, jam i sigurt q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu\u00a0 m\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr kartelet dhe paktet e Ram\u00ebs me to. Por \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb fillon me t\u00eb pranuarin se ky \u00ebsht\u00eb Narkoshtet q\u00eb duhet \u00e7montuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Oerd BYLYKBASHI Buj\u00eb t\u00eb madhe ka shkaktuar dalja n\u00eb publik e nj\u00eb takimi n\u00eb ishullin karaibik t\u00eb Arubas n\u00eb 2019 mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesish t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb pushtet asokohe n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 Pra qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs. Por takimi i Arub\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tull\u00eb n\u00eb ngrehin\u00ebn e narkoshtetit t\u00eb Ram\u00ebs. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53720,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-124393","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124393"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124393\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":124394,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124393\/revisions\/124394"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}