{"id":124395,"date":"2025-09-29T08:45:59","date_gmt":"2025-09-29T08:45:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=124395"},"modified":"2025-09-29T08:47:07","modified_gmt":"2025-09-29T08:47:07","slug":"pse-raporti-i-dash-fundos-ramen-qeverisje-me-korrupsion-te-perhapur-ne-administraten-publike-dhe-sistemet-rregullatore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/29\/pse-raporti-i-dash-fundos-ramen-qeverisje-me-korrupsion-te-perhapur-ne-administraten-publike-dhe-sistemet-rregullatore\/","title":{"rendered":"Pse Raporti i DASH fundos Ram\u00ebn?\u00a0"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeverisje me korrupsion t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe sistemet rregullatore<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dje Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e vitit 2025 p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri(<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/638719_2025-Albania-Investment-Climate-Statement.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.state.gov\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/638719_2025-Albania-Investment-Climate-Statement.pdf<\/a>) .<\/p>\n<p>Raporti i vitit 2025 i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) mbi klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri ofron nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar mbi mjedisin ekonomik, kuptueshm\u00ebrin\u00eb ligjore dhe sfidat q\u00eb hasin investitor\u00ebt e huaj. Ashtu si n\u00eb vitet e kaluara, raporti evidenton se korrupsioni dhe pastrimi i parave mbeten nd\u00ebr pengesat kryesore p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb investimeve dhe sigurimin e konkurrenc\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb n\u00eb faqen e dyt\u00eb t\u00eb tij (fragmenti i par\u00eb), Raporti i DASH thekson se <em>\u201c&#8230;zhvillimi ekonomik i Shqip\u00ebris\u00eb mbetet i ndjesh\u00ebm ndaj (i) korrupsionit t\u00eb p\u00ebrhapur, (ii) krimit t\u00eb organizuar, (iii) konkurrenc\u00ebs s\u00eb shtremb\u00ebruar, (iv) munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit, (v) produktivitetit t\u00eb ul\u00ebt dhe (vi) nj\u00eb sektori t\u00eb madh informal<\/em>\u201d. Investitor\u00ebt e huaj raportojn\u00eb se sfidat kryesore mbeten zbatimi i ligjit, transparenca e ul\u00ebt dhe burokracia, t\u00eb cilat shpesh shoq\u00ebrohen me k\u00ebrkesa korruptive.<\/p>\n<ol>\n<li><strong><em>Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri: penges\u00eb sistemike zhvillimi<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Sipas DASH, korrupsioni mbetet i p\u00ebrhapur n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb administrat\u00ebs publike dhe sistemeve rregullatore. Investitor\u00ebt e huaj shprehin shqet\u00ebsime p\u00ebr tenderat publik\u00eb jo transparent\u00eb, ku fituesit shpesh lidhen me interesa politike.<\/p>\n<p>Raporti cil\u00ebson se tenderat publik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb ndjeshme p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj. Sipas tij, fituesit e tenderave shpesh kan\u00eb lidhje politike, duke ulur besimin e biznesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>DASH shpjegon se, megjith\u00ebse ligji shqiptar p\u00ebr prokurimet publike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe digjitalizimi i procedurave ka reduktuar disa hap\u00ebsira p\u00ebr abuzim, praktikat problematike vijojn\u00eb t\u00eb mbeten. \u201cInvestitor\u00ebt e huaj raportojn\u00eb raste ku kriteret e tender\u00ebve p\u00ebrshtaten p\u00ebr kompani t\u00eb caktuara, afatet jan\u00eb t\u00eb kufizuara dhe ankesat trajtohen ngadal\u00eb ose nuk \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ndryshime reale,\u201d thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i ngritur nga DASH \u00ebsht\u00eb mungesa e monitorimit efektiv, pas shpalljes s\u00eb fituesit n\u00eb tend\u00ebr. N\u00eb shum\u00eb raste, projektet shtyhen ose ndryshohen rr\u00ebnj\u00ebsisht pasi kontrata \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, duke rritur dyshimet p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe favorizime.<\/p>\n<p>Raportet p\u00ebr korrupsion n\u00eb prokurimin qeveritar jan\u00eb t\u00eb zakonshme, me investitor\u00ebt q\u00eb raportojn\u00eb shpesh raste t\u00eb korrupsionit qeveritar, q\u00eb vonojn\u00eb dhe pengojn\u00eb investimet n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i kontratave t\u00eb partneritetit publik-privat (PPP) ka zvog\u00ebluar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr konkurrenc\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nga investitor\u00ebt e huaj, n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza e dob\u00ebt dhe mungesa e ekspertiz\u00ebs teknike n\u00eb hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP jan\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme. Disa investitor\u00eb amerikan\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me mosmarr\u00ebveshje tregtare t\u00eb diskutueshme me subjekte publike dhe private, p\u00ebrfshir\u00eb disa q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong><em>Gjyq\u00ebsori, tatimet dhe doganat: \u00e7erdhe ndikimi politik dhe korrupsioni<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>DASH ngre shqet\u00ebsimin se vendimmarrja gjyq\u00ebsore n\u00eb vend mbetet e paq\u00ebndrueshme dhe shpesh e ndikuar nga lidhje politike. Ky fenomen, sipas raportit, po d\u00ebmton klim\u00ebn e biznesit dhe po dekurajon investitor\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p>\u201c<em>Procedurat gjyq\u00ebsore shpesh zgjasin p\u00ebrtej afateve t\u00eb arsyeshme, duke krijuar pasiguri p\u00ebr investitor\u00ebt dhe duke rritur kostot e tyre<\/em>\u201d thuhet n\u00eb raport. DASH thekson se vonesat n\u00eb zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve komerciale dhe ekzekutimin e vendimeve gjyq\u00ebsore e b\u00ebjn\u00eb mjedisin e biznesit m\u00eb pak t\u00eb parashikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu raste ku gjykimet kan\u00eb ndryshuar nga nj\u00eb shkall\u00eb gjyq\u00ebsore te tjetra pa arsye t\u00eb qarta ligjore, si dhe shqet\u00ebsime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kompani private ose interesa t\u00eb m\u00ebdha ekonomike.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon se komuniteti i biznesit vendas dhe i huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, shprehet se fluksi i madh i t\u00eb ardhurave t\u00eb paligjshme nga trafiku i drog\u00ebs, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtremb\u00ebron konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg. Investitor\u00ebt raportojn\u00eb se mund t\u00eb jen\u00eb objektiva t\u00eb zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.<\/p>\n<p>Sipas DASH, praktikat e ryshfetit n\u00eb inspektimet fiskale dhe n\u00eb pikat doganore vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb nga pengesat kryesore p\u00ebr nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme biznesi n\u00eb Shqip\u00ebri. Raporti e p\u00ebrshkruan korrupsionin n\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb si nj\u00eb fenomen ende t\u00eb p\u00ebrhapur.<\/p>\n<p>Sipas raportit, nj\u00eb pjes\u00eb e bizneseve dhe investitor\u00ebve t\u00eb huaj raportojn\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb t\u00ebrthorta p\u00ebr pagesa jozyrtare gjat\u00eb proceseve t\u00eb kontrollit fiskal ose gjat\u00eb procedurave doganore. K\u00ebto pagesa, shpesh t\u00eb cil\u00ebsuara si \u201csh\u00ebrbime t\u00eb shpejta\u201d, p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar zhdoganimin e mallrave, p\u00ebr t\u00eb shmangur gjoba, ose p\u00ebr t\u00eb mbyllur kontrolle t\u00eb hapura tatimore.<\/p>\n<p>\u201c<em>Prania e ryshfetit n\u00eb k\u00ebto sektor\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb shtremb\u00ebron konkurrenc\u00ebn e ndershme, por d\u00ebmton dhe besimin e investitor\u00ebve t\u00eb huaj tek institucionet shqiptare<\/em>,\u201d thuhet n\u00eb raportin e DASH. Dokumenti v\u00ebren se rreziqet p\u00ebr korrupsion mbeten t\u00eb larta n\u00eb praktikat e p\u00ebrditshme n\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong><em>Qeverisje n\u00eb simbioz\u00eb me pastrimin e parave dhe ekonomin\u00eb e gjer\u00eb informale<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), n\u00eb raportin e tij p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve p\u00ebr vitin 2025, ka identifikuar sektorin e nd\u00ebrtimit dhe transaksionet me para n\u00eb dor\u00eb si dy kanalet kryesore ku kryhet pastrimi i parave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Raporti thekson se nd\u00ebrtimi ka njohur rritje t\u00eb shpejt\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, shpesh pa nj\u00eb lidhje t\u00eb qart\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn reale t\u00eb tregut ose me burimet e deklaruara t\u00eb financimit. \u201c<em>Rritja e shpejt\u00eb e sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe p\u00ebrdorimi i lart\u00eb i pagesave cash e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ekspozuar ndaj aktiviteteve t\u00eb pastrimit t\u00eb parave<\/em>\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sipas DASH, p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i parave fizike n\u00eb transaksione t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrfshir\u00eb blerjet e pasurive t\u00eb paluajtshme, krijon mund\u00ebsi p\u00ebr transferim t\u00eb fondeve t\u00eb paligjshme n\u00eb ekonomi, fonde pa gjurm\u00eb t\u00eb qarta. \u201c<em>Transparenca e pron\u00ebsis\u00eb dhe e burimeve t\u00eb financimit mbetet e kufizuar, nd\u00ebrsa kapacitetet e autoriteteve p\u00ebr t\u00eb hetuar raste komplekse financiare jan\u00eb ende t\u00eb pamjaftueshme<\/em>,\u201d vijon raporti.<\/p>\n<p>Sipas Raportit, ekspert\u00ebt e tregut e shohin k\u00ebt\u00eb situat\u00eb si nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb alarmi dhe paralajm\u00ebrim serioz. \u201c<em>Nd\u00ebrtimi po kthehet n\u00eb nj\u00eb kanal t\u00eb preferuar p\u00ebr kapitalet e dyshimta, \u00e7ka shtremb\u00ebron konkurrenc\u00ebn dhe rrezikon stabilitetin ekonomik<\/em>,\u201d thot\u00eb p\u00ebr Raportin nj\u00eb analist financiar.<\/p>\n<p>DASH thekson se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e aktiviteteve ekonomike kryhen jasht\u00eb regjistrimeve zyrtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb pun\u00ebsimin pa kontrat\u00eb, transaksionet pa fatura dhe pagesat cash n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha. \u201c<em>Kjo ul baz\u00ebn tatimore, krijon konkurrenc\u00eb t\u00eb pandershme dhe kufizon aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime publike cil\u00ebsore<\/em>\u201d thekson Raporti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element shqet\u00ebsues q\u00eb n\u00ebnvizon raporti \u00ebsht\u00eb lidhja mes ekonomis\u00eb informale dhe pastrimit t\u00eb parave. Transaksionet e paregjistruara, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektor\u00ebt e nd\u00ebrtimit dhe tregtis\u00eb, krijojn\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr futjen e kapitaleve t\u00eb dyshimta n\u00eb qarkullim.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>P\u00ebr ne, Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit i vitit 2025, p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje e thekshme p\u00ebr veprim. N\u00ebse nuk merren masa konkrete, ekonomia jon\u00eb rrezikon t\u00eb kthehet gjithnj\u00eb e m\u00eb e varur nga kapitalet e pista dhe t\u00eb humbas\u00eb besimin e l\u00ebkundur ndjesh\u00ebm sot, t\u00eb investitor\u00ebve serioz\u00eb dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i DASH rekomandon forcimin e mbik\u00ebqyrjes financiare, rritjen e transparenc\u00ebs s\u00eb pronar\u00ebve p\u00ebrfundimtar\u00eb t\u00eb kompanive nd\u00ebrtuese dhe kufizimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb cash n\u00eb transaksione mbi nj\u00eb prag t\u00eb caktuar. Ai sugjeron gjithashtu bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb mes institucioneve ligjzbatuese, bankave dhe agjencive nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe bllokuar flukset e parave t\u00eb dyshimta. Raporti rekomandon edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash urgjente p\u00ebr luft\u00eb efektive ndaj korrupsionit sistemik.<\/p>\n<p>N\u00ebse rekomandimet zbatohen, Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb konkurruese n\u00eb rajon dhe t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb kapital t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, vazhdim\u00ebsia e korrupsionit dhe dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave mund t\u00eb rrisin rrezikun e reputacionit p\u00ebr vendin dhe t\u00eb dekurajojn\u00eb investime t\u00eb reja strategjike.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, me sektin Rama n\u00eb pushtet, t\u00eb gjitha k\u00ebto rekomandime serioze dhe profesionale shvler\u00ebsohen dhe p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb koshin e harres\u00ebs dhe indiferenc\u00ebs, sikurse kan\u00eb 12 vite rrjesht q\u00eb po hidhen. Rama nuk do dhe nuk mund t\u00eb luftoj\u00eb konkretisht korrupsionin dhe pastrimin e parave t\u00eb pista, pasi \u00ebsht\u00eb promovues dhe sh\u00ebrb\u00ebtor i bindur i tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeverisje me korrupsion t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe sistemet rregullatore Nga Bujar Leskaj Dje Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e vitit 2025 p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri(https:\/\/www.state.gov\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/638719_2025-Albania-Investment-Climate-Statement.pdf) . Raporti i vitit 2025 i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) mbi klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri ofron nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar mbi mjedisin ekonomik, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-124395","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124395"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124395\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":124398,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124395\/revisions\/124398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}