{"id":124431,"date":"2025-09-29T11:25:01","date_gmt":"2025-09-29T11:25:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=124431"},"modified":"2025-09-29T20:28:15","modified_gmt":"2025-09-29T20:28:15","slug":"pd-kerkon-interpelance-urgjente-me-ramen-per-takimin-ne-aruba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/29\/pd-kerkon-interpelance-urgjente-me-ramen-per-takimin-ne-aruba\/","title":{"rendered":"Takimi n\u00eb Aruba dhe pastrimi i parave\/ \u00c7far\u00eb del nga p\u00ebrgjimet, Rama thirret n\u00eb Parlament"},"content":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr interpelanc\u00eb urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me raportimet p\u00ebr takimin e fsheht\u00eb n\u00eb Aruba mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb dhe mafias, si dhe p\u00ebr ndikimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa, e firmosur nga 7 deputet\u00eb t\u00eb PD, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, Ina Zhupa dhe Flamur Noka, vjen pas raportit t\u00eb DASH q\u00eb e cil\u00ebson ekonomin\u00eb shqiptare t\u00eb ndikuar r\u00ebnd\u00eb nga t\u00eb ardhurat kriminale dhe pastrimi i parave.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb interpelanc\u00ebs \u00ebsht\u00eb takimi i vitit 2019 n\u00eb Aruba, ku, sipas dokumenteve t\u00eb Antimafias italiane dhe Policis\u00eb gjermane, persona t\u00eb af\u00ebrt me kryeministrin Rama kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb negociata me krer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa <\/strong><\/p>\n<p>GRUPI PARLAMENTAR I PD K\u00cbRKES\u00cb P\u00cbR INTERPELANC\u00cb URGJENTE ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA LIDHUR ME TAKIMIN ME MAFIAN N\u00cb ARUBA DHE NDIKIMIN E KRIMIT T\u00cb ORGANIZUAR N\u00cb EKONOMI<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb depozituar nga 7 deputet\u00eb t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD: Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luciano Boci, Ina Zhupa dhe Flamur Noka.<\/p>\n<p>Bashk\u00eblidhur k\u00ebrkesa e plot\u00eb e depozituar sot n\u00eb Kuvend n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregulloren e Kuvendit:<\/p>\n<p>Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb Raportin mbi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vitin 2025 lidhur me Klim\u00ebn e Investimeve, nd\u00ebr t\u00eb tjera thekson se ekonomia shqiptare mbetet e ndjeshme ndaj krimit t\u00eb organizuar, si dhe thekson se komuniteti i biznesit raporton pranin\u00eb e madhe t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb paligjshme nga trafiku i drog\u00ebs q\u00eb shtremb\u00ebron konkurenc\u00ebn n\u00eb treg. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se nj\u00eb konstatim i till\u00eb nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk \u00ebsht\u00eb as sajes\u00eb dhe as nj\u00eb deklarim rast\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 23 shtator 2025, gazetari italian Nello Trocchia, i njohur p\u00ebr investigimet lidhur me mafian, citon prokurorin e Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, i cili shprehet se: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb ekzagjerim ta quash Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb narkoshtet, p\u00ebrkundrazi. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb lloj Eldorado t\u00eb rrjedhjes s\u00eb parave cash, dhe mafia shqiptare nj\u00eb fuqi ekonomike dhe financiare.\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, gazetari investigativ italian p\u00ebrshkruan rrug\u00ebtimin e grupeve kriminale shqiptare nga vitet 90\u2019 deri m\u00eb sot. \u201cNj\u00eb pakt me klanet italiane sh\u00ebnoi fillimin e karrierave kriminale t\u00eb shqiptar\u00ebve: s\u00eb pari, si kontrabandist\u00eb dhe trafikant\u00eb, pastaj si bandit\u00eb dhe vras\u00ebs t\u00eb paguar nga krimi i organizuar dhe s\u00eb fundmi si trafikant\u00eb droge, q\u00eb, sot, jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fuqish\u00ebm dhe kontrollojn\u00eb qendrat e shp\u00ebrndarjes dhe portet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ata ishin gjithashtu trafikant\u00eb njer\u00ebzish, duke transportuar emigrant\u00eb n\u00eb Itali edhe pse qeveria italiane shpenzonte miliona p\u00ebr t\u2019i mbajtur ata n\u00eb qendrat q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas \u201cCasamonica\u201d, Nello Trocchia rikthehet me nj\u00eb investigim t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb treguar intrigat dhe trajektoren e nj\u00eb mafie q\u00eb, nga Roma, u b\u00eb nj\u00eb fuqi ekonomike dhe financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke ndjekur protagonist\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb nj\u00eb rritje q\u00eb duket e pandalshme.\u201d.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb investigimi mbi nj\u00eb takim t\u00eb fshteht\u00eb t\u00eb zhvilluar n\u00eb periudh\u00ebn 24\u201331 Janar 2019, n\u00eb ishullin Aruba, n\u00eb Karaibe, zyrtarisht territor i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holland\u00ebs. Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara nga Antimafia Italiane, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb biznesmen\u00eb, eksponent\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb af\u00ebrt me kryeministrin Edi Rama. Sipas hetuesve, gjat\u00eb k\u00ebtij takimi \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kulle n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb truall q\u00eb rezulton n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dy grupeve kriminale. P\u00ebr realizimin e k\u00ebtij investimi ishte e nevojshme mb\u00ebshtetja dhe miratimi nga nivelet e larta t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, t\u00eb cilat sipas p\u00ebrgjimeve ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Aruba dhe diskutonin p\u00ebr ndarjen e p\u00ebrfitimeve. K\u00ebto fakte jan\u00eb konfirmuar jo vet\u00ebm nga p\u00ebrgjimet telefonike, por edhe nga burimet e Policis\u00eb gjermane.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij rrjeti q\u00eb lidh krimin e organizuar me politik\u00ebn q\u00ebndron shtetasi Artur Shehu, nj\u00eb personazh i njohur n\u00eb qarqet kriminale dhe sip\u00ebrmarr\u00ebse, me baz\u00eb n\u00eb Miami, SHBA dhe Vlor\u00eb, Shqip\u00ebri. Ai p\u00ebrshkruhet nga hetuesit si kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb fuqishme kriminale shqiptare q\u00eb ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb perandori ekonomike p\u00ebrmes trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe pastrimit t\u00eb parave. Pik\u00ebrisht, Artur Shehu, s\u00eb bashku me nj\u00eb tjet\u00ebr personazh t\u00eb quajtur Genci Hamzai, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb Rama, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin n\u00eb Aruba, Antillet Hollandeze, ku u p\u00ebrcaktuan hapa konkret\u00eb p\u00ebr investimet e ardhshme. Hetuesit theksojn\u00eb gjithashtu se fal\u00eb munges\u00ebs s\u00eb hetimeve financiare n\u00eb Shqip\u00ebri, Artur Shehu ka arritur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb perandori nd\u00ebrtimi dhe investimesh n\u00eb Vlor\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Toskana, Itali, duke p\u00ebrdorur kredi q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebrmendet edhe Fabrizio Lisi, ish-gjenerali i Guardia di Finanza, i cili n\u00eb vitin 2015, do t\u00eb p\u00ebrfitonte tridhjet\u00eb mij\u00eb metra tok\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb pik\u00ebrisht nga Artur Shehu.<\/p>\n<p>Sjellim n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb Prill 2024, emisioni \u201cReport\u201d, n\u00eb Rai 3, publikoi nj\u00eb cik\u00ebl emisionesh lidhur me lidhjet e politik\u00ebs shqiptare me mafian. N\u00eb k\u00ebto emisione p\u00ebrmendej shprehimisht edhe Artur Shehu, i cili i kishte dhuruar kreut t\u00eb Interpolit Italian n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb periudh\u00ebn 2014 \u2013 2015, Fabrizio Lisi, nj\u00eb pron\u00eb 30 mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Dhurimi ishte kryer p\u00ebr nj\u00eb fondacion, i cili n\u00eb periudh\u00ebn 2012-2013, kishte pasur si kurator t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7in. Ky i fundit kishte qen\u00eb pik\u00ebrisht personi q\u00eb b\u00ebri prezantimin dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e gjeneralit Fabrizio Lisi me Artur Shehun.<\/p>\n<p>\u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7i, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga Shtatori 2013 e n\u00eb vijim, p\u00ebrpara se t\u00eb merrte k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, kishte qen\u00eb gjithashtu avokat i grupeve kriminale t\u00eb narkotrafikut n\u00eb Itali, p\u00ebrfshir\u00eb edhe grupin kriminal t\u00eb Artur Shehut. Sipas investigimeve t\u00eb kryera nga media shqiptare, Artur Shehu rezulton si nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb konsiderueshme t\u00eb tokave n\u00eb Zv\u00ebrnec, Ujin e Ftoht\u00eb, Karaburun dhe Palas\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet procedurave t\u00eb dyshimta, p\u00ebr t\u00eb cilat ka pasur kall\u00ebzime penale nga banor\u00ebt dhe personat e d\u00ebmtuar, por akoma pa ndonj\u00eb rezultat konkret.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u rikthyer s\u00ebrish te gazetari italian Nello Trocchia, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr median shqiptare tregon se: \u201cUn\u00eb zbuloj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb Drejtoria Hetimore Antimafia e shkruan e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb, ashtu si edhe policit\u00eb e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se n\u00eb vitin 2019, u zhvillua nj\u00eb takim n\u00eb Aruba t\u00eb Antileve Hollandeze. Kjo shkruan Drejtoria Hetimore Antimafia, n\u00eb pranin\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb DIA i identifikon si t\u00eb lidhur me nj\u00eb grup kriminal, n\u00eb pranin\u00eb e Artur Shehu q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bosi i bos\u00ebve t\u00eb biznesit, dhe n\u00eb pranin\u00eb edhe, sipas policis\u00eb gjermane, t\u00eb Genci Hamzai, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur si trafikant droge. N\u00eb pranin\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueve t\u00eb qeveris\u00eb aktuale shqiptare, asaj t\u00eb Ram\u00ebs, sepse n\u00eb 2019 ishte qeveria Rama. Un\u00eb i shkruajta Edi Ram\u00ebs, si p\u00ebrmes Whatsapp, ashtu edhe p\u00ebrmes sms, emailit zyrtar t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar di\u00e7ka t\u00eb thjesht\u00eb: A e keni takuar ndonj\u00ebher\u00eb Artur Shehun? A keni qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Aruba? A ka t\u00eb regjistruar udh\u00ebtime t\u00eb ministrave t\u00eb tij n\u00eb 2019? A ekzistojn\u00eb takime me Artur Shehun, udh\u00ebtime n\u00eb Aruba?\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej gazetari Trocchia shprehet se n\u00eb dokumentet e analizuara p\u00ebrmenden: \u201c\u2026drejtuesit e lart\u00eb. Pra, ose ministrat ose z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsministrat. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ata p\u00ebrmendin k\u00ebt\u00eb lloj reference. Ka edhe biseda t\u00eb p\u00ebrgjuara, ku flitet p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, duke p\u00ebrmendur Edi Ram\u00ebn si kreu i qeveris\u00eb. Kush ishte aty duhet t\u00eb sqarohet; p\u00ebr k\u00ebto pyetje Edi Rama nuk ka pranuar t\u00eb p\u00ebrgjigjet.\u201d.<\/p>\n<p>Sjellim n\u00eb v\u00ebmendje se gjithashtu emri i Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliaj p\u00ebrmendej edhe n\u00eb vitin 2021, n\u00eb p\u00ebrgjimet e publikuara asokohe nga Antimafia Italiane e Katanzaros, n\u00eb t\u00eb cilat rezultonin shtetas shqiptar\u00eb, s\u00eb bashku me eksponent\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs mafioze t\u00eb Ndragheta, q\u00eb diskutonin p\u00ebr pastrimin e parave n\u00eb kullat q\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb Tiran\u00eb, duke paguar nj\u00eb p\u00ebrqindje e caktuar te kryeministri dhe kryetari i Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, pasur parasysh se: i) trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i l\u00ebnd\u00ebve narkotike nga grupet kriminale shqiptare p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr partner\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb s\u00eb fundmi konfirmohet edhe nga Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit; ii) grupet kriminale p\u00ebrdorin ekonomin\u00eb shqiptare dhe ve\u00e7an\u00ebrisht sektorin e nd\u00ebrtimit p\u00ebr pastrimin e parave; iii) eksponent\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar p\u00ebrfitojn\u00eb leje nd\u00ebrtimi, licenca dhe tendera nga qeveria shqiptare; dhe iv) ekzistojn\u00eb fakte, t\u00eb dh\u00ebna, prova dhe indicie t\u00eb shumta p\u00ebr lidhjet e krimit t\u00eb organizuar me nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare; lindin disa pyetje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shpjegime nga ana e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi edhe Kryetari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0A ka dijeni Kryeministri Edi Rama p\u00ebr takimin e dokumentuar nga Antimafia Italiane t\u00eb zhvilluar n\u00eb periudh\u00ebn 24\u201331 Janar 2019, n\u00eb ishullin Aruba, n\u00eb Karaibe, zyrtarisht territor i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holland\u00ebs?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Kush jan\u00eb eksponent\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb takim dhe a \u00ebsht\u00eb informuar Kryeministri Edi Rama prej tyre apo sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare mbi p\u00ebrmbajtjen e takimit?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0A ka p\u00ebrfituar shtetasi Artur Shehu, apo persona t\u00eb lidhur me t\u00eb, leje nd\u00ebrtimi; licenca; pun\u00eb publike; marr\u00ebveshje koncesioni apo partneriteti publik-privat; prokurime publike apo fonde publike, nga Qeveria Shqiptare apo institucionet n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e ekzekutivit?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0A \u00ebsht\u00eb takuar ndonjeher\u00eb Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama me shtetasin Artur Shehu, apo ka zhvilluar ndonj\u00ebher\u00eb takime qeveritare apo elektorale n\u00eb pronat e paluajtshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij shtetasi, q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb person i skeduar nga disa agjenci ligjzbatuese si drejtues i nj\u00eb organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare kriminale t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Cfar\u00eb masash ka marr\u00eb Kryeministri, si drejtues i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb krimi i organizuar t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, apo t\u00eb mos d\u00ebmtoj\u00eb konkurenc\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb treg, sic citon edhe Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit?<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim dh\u00ebnien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me sa m\u00eb lart, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 80, pika 1, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 97, pika 1, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, k\u00ebrkojm\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Zhvillimin e nj\u00eb interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me c\u00ebshtjet e sip\u00ebrcituara dhe me fokus ndikimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb ekonomi dhe fuqizimin e tij p\u00ebrmes lejeve, licencave apo fondeve publike, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si mekaniz\u00ebm p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb lart, n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregulloren e Kuvendit k\u00ebrkojm\u00eb nga Kryetari i Kuvendit q\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr interpelanc\u00eb urgjente t\u2019ia njoftoj\u00eb Kryeministrit Edi Rama dhe ta p\u00ebrfshij\u00eb at\u00eb si pik\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb Rendit t\u00eb Dit\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb par\u00eb plenare t\u00eb jav\u00ebs n\u00eb vijim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr interpelanc\u00eb urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me raportimet p\u00ebr takimin e fsheht\u00eb n\u00eb Aruba mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb dhe mafias, si dhe p\u00ebr ndikimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare. K\u00ebrkesa, e firmosur nga 7 deputet\u00eb t\u00eb PD, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":124478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-124431","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124431"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124431\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":124479,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124431\/revisions\/124479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}