{"id":124433,"date":"2025-09-29T11:29:47","date_gmt":"2025-09-29T11:29:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=124433"},"modified":"2025-09-29T11:31:08","modified_gmt":"2025-09-29T11:31:08","slug":"veliaj-djeg-ramen-dhe-ballukun-ngrin-fushaten-e-ps-per-tiranen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/29\/veliaj-djeg-ramen-dhe-ballukun-ngrin-fushaten-e-ps-per-tiranen\/","title":{"rendered":"Veliaj \u201cdjeg\u201d Ram\u00ebn dhe Ballukun, \u201cngrin\u201d fushat\u00ebn e PS p\u00ebr Tiran\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Erion Veliaj mblodhi guximin dhe kund\u00ebrshtoi liderin Rama dhe u prishi planet k\u00ebshtu Ogerta Manastirliur dhe Belinda Ballukut duke u \u201cngrir\u00eb\u201d fushat\u00ebn p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, i shkarkuar m\u00eb 25 shtator nga detyra e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ka ankimuar vendimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. N\u00eb ankimin e tij theksohet se nj\u00eb kryebashkiak nuk mund t\u00eb shkarkohet pa nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb provuar dhe se vendimi \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe antikushtetues.<\/p>\n<p>Ai argumenton se neni 62, t\u00eb cilit iu referuan n\u00eb propozimin p\u00ebr shkarkimin me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur prej tre muajsh n\u00eb detyr\u00eb, nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ( i cili p\u00ebrcakton se shkarkimi nga K\u00ebshilli i Ministrave b\u00ebhet p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve).<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilli i Ministrave, n\u00eb krye t\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit, ka cituar si baz\u00eb ligjore vet\u00ebm nenin 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenin 62 t\u00eb ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, sikur k\u00ebto dispozita t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar kompetenc\u00ebn e tij. Me k\u00ebt\u00eb qasje, do t\u00eb pretendoj\u00eb para k\u00ebsaj Gjykate se akti nuk ka dal\u00eb mbi baz\u00ebn e nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Por nj\u00eb pretendim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pabaz\u00eb. Kushtetuta, si akti m\u00eb i lart\u00eb i rendit juridik, ka p\u00ebrcaktuar shprehimisht se n\u00eb cilat raste mund t\u00eb shkarkohet Kryetari i Bashkis\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb autorizimi kushtetues, ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk mund t\u00eb shtoj\u00eb vet\u00eb raste t\u00eb tjera shkarkimi q\u00eb nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim dhe q\u00eb Kushtetuta nuk i ka autorizuar q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi ti b\u00ebj\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe n\u00ebse i referohemi nenit 62 t\u00eb ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vet\u00eb se \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb \u201cn\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, pra nuk mund t\u00eb kuptohet dhe as t\u00eb zbatohet i shk\u00ebputur nga neni 115, q\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi i vet\u00ebm kushtetues i kompetenc\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e nj\u00eb organi vendor t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren instrumente t\u00eb cilat, p\u00ebrdorin interpretime antikushtetuese t\u00eb dispozitave ligjore, duke pretenduar ekzistenc\u00ebn e shkaqeve t\u00eb reja t\u00eb shkarkimit, p\u00ebrtej atyre kushtetuese, me synimin e arritjes s\u00eb nj\u00eb rezultati q\u00eb Kushtetuta nuk e ka parashikuar. Nj\u00eb qasje e till\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se e papranueshme n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, do t\u00eb rr\u00ebnonte vet\u00eb funksionin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese si garantuese e rendit kushtetues dhe e parimeve kushtetuese, si p.sh. ndarja e pushteteve\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb ankim.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/shqiptarja.com\/uploads\/ckeditor\/68da2f2f3a805Screenshot_1.jpg\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/boldnews.al\/2025\/09\/23\/ps-pd-behen-bashke-ne-keshillin-bashkiak-shkarkojne-nga-detyra-erion-veliajn\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs<\/a>\u00a0votoi pro shkarkimit t\u00eb Lali Erit pas urdhrit t\u00eb Kryeministrit Edi Rama. Dy dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 25 shtator, Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga posti i kreut t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/boldnews.al\/2025\/09\/25\/keshilli-i-ministrave-shkarkon-erion-veliajn\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">me firm\u00eb t\u00eb kryeministrit Edi Rama<\/a>\u00a0n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Rama u shpreh se shkak p\u00ebr shkarkimin e Veliajt u b\u00eb mosparaqitja n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj.<\/p>\n<ul>\n<li><b>Veliaj ngrin fusht\u00ebn e Ballukut n\u00eb Tiran\u00eb<\/b><\/li>\n<\/ul>\n<p>Veliaj, i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb zyrtarisht i pandehur, i akuzuar p\u00ebr 13 vepra penale, si korrupsioni, fshehja e pasuris\u00eb, apo edhe favorizim i biznesmen\u00ebve n\u00eb tenderat dhe lejet e nd\u00ebrtimit t\u00eb dh\u00ebna nga Bashkia e Tiran\u00ebs, i prishi planet Ram\u00ebs, Manastirliut dhe Ballukut p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Rama i njoftoi zgjedhjet e parakohshme lokale p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb n\u00eb mbledhjen e Asambles\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb m\u00eb 11 shtator, kur edhe i dha urdhrin K\u00ebshillit Bashkiak q\u00eb t\u00eb shkarkonte Erion Veliajn. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Rama b\u00ebri me dije se kandidatja e PS-s\u00eb p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb Ogerta Manastirliu.<\/p>\n<p>Manastirliu n\u00eb fakt i ka nisur prej koh\u00ebsh pun\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, pasi edhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare ishte drejtuese politike e Qarkut.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Rama vendosi se zv.kryeministrja Belinda Balluku do t\u00eb drejtoj\u00eb fushat\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Tiran\u00eb. Si\u00e7 duket, Rama ka mbetur i k\u00ebnaqur me arritjet e Ballukut m\u00eb 11 Maj n\u00eb Fier, ku u akuzua me dhjet\u00ebra her\u00eb nga opozita se kishte hedhur para dhe kishte p\u00ebrdorur presionin me bandat e krimit dhe trafikut t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb t\u00eb mblidheshin vota p\u00ebr rilindjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, opozita ende nuk ka nj\u00eb vendim se cili do t\u00eb jet\u00eb kandidati, teksa aktualisht po negocion me forcat e tjera opozitare p\u00ebr t\u2019u futur bashk\u00eb n\u00eb zgjedhje. Por si duket, tashm\u00eb do ket\u00eb mjaftuesh\u00ebm koh\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb kandidat.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1603084\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1603084\"><\/figure>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj mblodhi guximin dhe kund\u00ebrshtoi liderin Rama dhe u prishi planet k\u00ebshtu Ogerta Manastirliur dhe Belinda Ballukut duke u \u201cngrir\u00eb\u201d fushat\u00ebn p\u00ebr Tiran\u00ebn. Erion Veliaj, i shkarkuar m\u00eb 25 shtator nga detyra e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ka ankimuar vendimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. N\u00eb ankimin e tij theksohet se nj\u00eb kryebashkiak nuk mund &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":124434,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-124433","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124433"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124433\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":124436,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124433\/revisions\/124436"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124434"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}