{"id":124507,"date":"2025-09-30T11:00:05","date_gmt":"2025-09-30T11:00:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=124507"},"modified":"2025-09-30T11:00:24","modified_gmt":"2025-09-30T11:00:24","slug":"nga-flekenshtein-tek-yuri-kim-shqiperia-si-parajse-per-nderkombetaret-e-korruptuar-nga-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/30\/nga-flekenshtein-tek-yuri-kim-shqiperia-si-parajse-per-nderkombetaret-e-korruptuar-nga-rama\/","title":{"rendered":"Nga Flekenshtein tek Yuri Kim\/ Shqip\u00ebria si parajs\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e korruptuar nga Rama"},"content":{"rendered":"<p>Gjurma m\u00eb e qart\u00eb e korruptimit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nga Rama dhe regjimi i tij \u00ebsht\u00eb se ata pasi flaken nga institucionet ku kan\u00eb punuar kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri ku shp\u00ebrblehen p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Ram\u00ebs. \u00a0Rasti i fundit \u00ebsht\u00eb ai i Yuri Kim, ish ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb e d\u00ebbuar nga Departamenti i Shtetit, por q\u00eb gjeti nj\u00eb vend t\u00eb mir\u00eb pune n\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb paguhet me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara Yuri Kim, zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb jan\u00eb pun\u00ebsuar nga Rama dhe regjimi i tij. Eurodeputeti Flekenshtein, nj\u00eb personazh grotesk u pun\u00ebsua si k\u00ebshiltar i Elisa Spiropalit pasi u d\u00ebbua nga Parlamenti Europian. P\u00ebr vite me rradh\u00eb taksapaguesit shqiptar\u00eb paguajn\u00eb nga xhepat e tyre pag\u00ebn rreh 2 mij\u00eb euro n\u00eb muaj t\u00eb Flekenshtein si shp\u00ebrblim p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb ai i ka b\u00ebr\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb rastet e vetma ku gjurm\u00ebt e korrupsionit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nga Rama dhe regjimi i tij jan\u00eb t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p><strong>Lidhjet e fshehta Rama-Vlahutin n\u00eb tenderin 15 milion euro t\u00eb AKSHI-t<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 21 shtator 2018 \u00a0Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit zhvilloi pa zhurm\u00eb nj\u00eb tender me fond limit 1.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose 15.5 milion\u00eb euro, objekti i t\u00eb cilit ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb ri faturimi p\u00ebr biznesin.<\/p>\n<p>Pa studim fizibiliteti dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb transparence, projekti parashikonte ndryshimin rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb si biznesin regjistron transaksionet e p\u00ebrditshme duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje kasat ekzistuese fiskale dhe duke i z\u00ebvend\u00ebsuar ato me nj\u00eb program t\u00eb ri kompjuterik.<\/p>\n<p>N\u00eb tender u paraqit\u00ebn tre oferta. E para ishte e nj\u00eb bashkimi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre kompani; kroatja Neos si dhe shqiptaret Jehona Soft\u00ebare dhe Datech sh.p.k me vler\u00eb 1 miliard\u00eb e 865 milion\u00eb lek\u00eb. Oferta e dyt\u00eb ishte e kompanis\u00eb BNT Elektroniks me vler\u00eb 1 miliard\u00eb e 869 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa kompania e tret\u00eb q\u00eb garoi ishte B360, e zot\u00ebruar nga baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, shtetasi Armand Frangu. Por dyshimet q\u00eb tenderi t\u00eb ket\u00eb patur gar\u00eb reale jan\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, BNT Elektroniks \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani jo e panjohur p\u00ebr Jehona Soft\u00ebare. Madje t\u00eb dyja kan\u00eb fituar t\u00eb pakt\u00ebn dy tendera n\u00eb konsorcium s\u00eb bashku dhe t\u00eb dyja nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr B360, kompanin\u00eb e baxhanakut te kryeministrit dyshimet jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb forta, pasi kjo kompani nuk ka paraqitur fare ofert\u00eb financiare n\u00eb tender. Pra, n\u00eb gar\u00eb ka gjasa t\u00eb ket\u00eb patur vet\u00ebm nj\u00eb ofert\u00eb reale dhe dy t\u00eb tjerat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si kopertur\u00eb p\u00ebr t\u00eb legjitimuar tenderin. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja se pse tenderi u fitua me gati 99 p\u00ebr qind t\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>N\u00eb 12 tetor, rreth 3 jav\u00eb pas zhvillimit t\u00eb gar\u00ebs, AKSHI shpalli fitues t\u00eb tenderit konsorciumin e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kroatja Neos dhe dy kompanit\u00eb shqiptare Jehona Soft\u00ebare dhe Datech sh.p.k duke u dh\u00ebn\u00eb kontrat\u00ebn e majme 15.2 milion\u00eb euro ose sa 99 p\u00ebr qind e fondit limit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sistemin e ri elektronik t\u00eb faturimit p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Ky do t\u00eb ishte fillimi i nj\u00eb afere me transaksione t\u00eb dyshimta dhe p\u00ebrfshirje te personazheve t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Zagreb e Tiran\u00eb, fijet e ngat\u00ebrruara t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrplasen deri n\u00eb zyr\u00ebn e Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e drejtuar nga kroatja, Romana Vlahutin.<\/p>\n<p>Komb\u00ebsia kroate e nj\u00eb prej kompanive fituese t\u00eb tenderit nuk ishte \u201crast\u00ebsia\u201d e vetme e lidhjes mes tenderit 15.2 milion\u00eb euro dhe Romana Vlahutinit. Jehona sh.p.k, kompania tjet\u00ebr n\u00eb konsorciumin fitues po ashtu do t\u00eb ekspozonte t\u00eb tjera fije n\u00eb Zagreb dhe zyr\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb drejtuar nga Vlahutin.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2014, Jehona Soft\u00ebare ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e dy personave, Klodian Zyberi dhe ortakes s\u00eb tij. Kjo e fundit ka punuar si eksperte lokale e Euralius n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb kriminale dhe zyr\u00ebn e prokuroris\u00eb. Ndon\u00ebse i keqintepretuar shpesh si nj\u00eb organiz\u00ebm i Bashkimit Europian, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Euralius ka qen\u00eb nj\u00eb projekt asistence p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi i financuar nga Bashkimi Europian p\u00ebrmes nj\u00eb kontraktori privat, i cili u p\u00ebrzgjodh nga zyra e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Pra praktikisht pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Euraliusit dhe ekspert\u00ebve t\u00eb saj, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe ortakja e Zyberit, ishte Romana Vlahutin.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb rast\u00ebsi. Por nuk mbaron k\u00ebtu Lidhjet e aksit Tiran\u00eb-Zagreb n\u00eb kontrat\u00ebn 15.2 milion\u00eb euro t\u00eb kasave do t\u00eb b\u00ebheshin edhe m\u00eb t\u00eb forta. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb cuditshme, n\u00eb 6 shtator t\u00eb vitit 2018, pra vet\u00ebm 2 muaj pasi kishte fituar tenderin 15.2 milion\u00eb euro nga qeveria shqiptare, kompania Jehona shpk \u00ebsht\u00eb shitur tek nj\u00eb kompani e panjohur kroate me emrin Primus Adriatic.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i shitjes n\u00eb kontrat\u00ebn e depozituar n\u00eb QKR \u00ebsht\u00eb mbajtur sekret, por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga misteret e shumta t\u00eb transaksionit. Sipas dokumentave nga regjistri kroat i bizneseve, Primus Adriatic \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb dat\u00ebn 12 qershor t\u00eb vitit 2018, pra tre muaj para tenderit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb pak se tre muaj para se t\u00eb blinte Jehona sh.p.k. Dhe rast\u00ebsit\u00eb b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb qershor themelohet n\u00eb Kroaci Primus Adriatic. N\u00eb 6 shtator ble kompanin\u00eb shqiptare Jehona Soft\u00ebare dhe n\u00eb 21 shtator Jehona n\u00eb konsorcium me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr kroate fiton tender 15.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Dhe nuk mbaron k\u00ebtu. Pronari i Primus Adriatic \u00ebsht\u00eb Hrvoje \u010cabraji\u0107, nj\u00eb em\u00ebr i njohur n\u00eb Kroaci dhe partner\u00eb biznesi me vellain e ish kryeministri kroat Zoran Milanovic, ky i fundit tashm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017, Zoran Milanovic u pajtua nga qeveria shqiptare si k\u00ebshilltar p\u00ebr t\u00eb asistuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb procesin e integrimit europian. Sipas mediave kroate, kumbara e marr\u00ebveshjes q\u00eb solli Milanovic n\u00eb Shqip\u00ebri ishte Romana Vlahutin.<\/p>\n<p>Zoran Milanovic ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr i Kroacis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2011-2016 dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtues i SDP-s\u00eb bashk\u00eb me presidentin Ivo Josipovic. T\u00eb dy k\u00ebta jan\u00eb nj\u00eb njohje e hershme e Romana Vlahutinit, e cila ka qen\u00eb shum\u00eb e lidhur me SDP-n\u00eb duke sh\u00ebrbyer si dhe nj\u00eb nga k\u00ebshilltaret m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb presidentit Josipovic. Vet\u00ebm pes\u00eb muaji pasi Milanovic u b\u00eb k\u00ebshilltar i kryeministrit Rama, qeveria shqiptare do t\u00eb niste procedurat p\u00ebr tenderin e fiskalizimit dhe kontrata 15.2 milion\u00eb euro do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb duart e firmave kroate, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave e hapur pas zhvillimit t\u00eb tenderit dhe me pronar ortak\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha rrug\u00ebt e tenderit t\u00eb majm\u00eb t\u00eb faturimit t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Zagreb. Dhe shumica e tyre duket se kalojn\u00eb edhe nga zyra e Bashkimit Europian n\u00eb Tiran\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ajo drejtohej nga Vlahutin. Disa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb tjera p\u00ebrmes manovrave m\u00eb pak t\u00eb dukshme si ajo e Primus Adriatic. Biznesit dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb tashm\u00eb u ka mbetur vet\u00ebm t\u00eb paguajn\u00eb fatur\u00ebn e majme 15.2 milion\u00eb euro dhe t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u00eb paguar miliona euro t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb programet e reja kompjuterike, q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb kasat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjurma m\u00eb e qart\u00eb e korruptimit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nga Rama dhe regjimi i tij \u00ebsht\u00eb se ata pasi flaken nga institucionet ku kan\u00eb punuar kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri ku shp\u00ebrblehen p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Ram\u00ebs. \u00a0Rasti i fundit \u00ebsht\u00eb ai i Yuri Kim, ish ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb e d\u00ebbuar nga Departamenti i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":124508,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-124507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124507"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124507\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":124510,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124507\/revisions\/124510"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}