{"id":124542,"date":"2025-09-30T19:05:52","date_gmt":"2025-09-30T19:05:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=124542"},"modified":"2025-09-30T19:05:52","modified_gmt":"2025-09-30T19:05:52","slug":"afera-e-rruges-korce-erseke-inxhinieri-kallezova-ballukun-dhe-verdhon-ne-spak-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/09\/30\/afera-e-rruges-korce-erseke-inxhinieri-kallezova-ballukun-dhe-verdhon-ne-spak-por\/","title":{"rendered":"Afera e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb\/ Inxhinieri: Kall\u00ebzova Ballukun dhe Verdhon n\u00eb SPAK, por\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) mori t\u00eb pandehur kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Kolonj\u00ebs, Erion Isai, ku nga hetimet ka rezultuar se ka abuzuar dhe ka paracaktuar fituesit e kat\u00ebr tenderave me vler\u00eb 70 milion\u00eb euro, t\u00eb cilat jan\u00eb fituar nga kompania \u201cA &amp; E Engineering\u201d.<\/p>\n<p>Dy prej tenderave kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me projektin e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb, e konsideruar si nj\u00eb afer\u00eb korruptive, m\u00eb konkretisht tenderi p\u00ebr projektimin e rrug\u00ebs dhe mbikqyrjes s\u00eb punimeve, t\u00eb dy t\u00eb fituar nga kompania \u201cA &amp; E Engineering\u201d e Entela \u00c7anos, n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi.<\/p>\n<p>Rruga Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb, gjithsej 35 km e gjat\u00eb, ka kushtuar rreth 72,4 milion\u00eb euro pa TVSH, nj\u00eb kosto q\u00eb u trefishua nga Qeveria Rama, e cila p\u00ebrfundoi gjysm\u00ebn e projektit. Ajo\u00a0duhet t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023. Por afati u shty me nj\u00eb vit dhe teksa pritej inagurimi, nj\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebs u \u2018shemb\u2019 ende pa nisur qarkullimi i mjeteve. Punimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aks rrugor u kryen nga kompania \u201cA.N.K\u201d e familjes s\u00eb ish-deputetit Ndue Kola.<\/p>\n<p>P\u00ebr hetimet n\u00eb fjal\u00eb, SPAK u bazua n\u00eb dy kall\u00ebzime, ku nj\u00eb prej tyre ishte b\u00ebr\u00eb nga Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njoh\u00ebs i mir\u00eb i nd\u00ebrtimit, zbuloi shkelje t\u00eb r\u00ebnda kriteret dhe format e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb Ersek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Dritare, Nazarko tha se ai e ka depozituar kall\u00ebzimin penal q\u00eb n\u00eb vitin 2020, ku d\u00ebmet tani jan\u00eb t\u00eb parikuperushme, por sqaroi se n\u00eb kall\u00ebzimin e tij, nuk p\u00ebrfshihej kryebashkiaku Erion Isai, por ministrja e Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-s\u00eb, Ergys Verdho, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ende nuk ka asnj\u00eb mas\u00eb ndaj tyre p\u00ebr afer\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: inherit;\">\u201cAi kall\u00ebzim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2020, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtori i ARRSH-s\u00eb, ministrja e linj\u00ebs, ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe pronari, i firm\u00ebs. Ju nuk e keni kall\u00ebzuar Erion Isain? Jo nuk e kam kall\u00ebzuar. Por \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrur, as zonja Balluku Verdho? Jan\u00eb thirrur, por sot p\u00ebr sot kan\u00eb dal\u00eb Erion Isai dhe 7 punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb.\u201d<\/span>\u00a0\u2013 tha Nazarko, ku m\u00eb tej ai shpjegoi dhe se \u00e7far\u00eb e shtyu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJam nga fshati ku duhej t\u00eb mbaronte vepra dhe si inxhinier e kuptova menj\u00ebher\u00eb se projekti nuk p\u00ebrputhej me terrenin. Rruga ishte miratuar q\u00eb n\u00eb vitin 2010, me gjurm\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb aksin per\u00ebndimor. M\u00eb pas u ndryshua dhe u vendos n\u00eb aksin verior, pa lidhje me terrenin. Ishte projekt fiktiv, i b\u00ebr\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, jo n\u00eb terren. P\u00ebr pasoj\u00eb, rruga dhe ura ran\u00eb, sepse zona kishte uj\u00ebra n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb dhe ishte e paq\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrug\u00eb si ajo, duhet t\u00eb kalonte pran\u00eb qendrave t\u00eb banuara, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mos largohen si\u00e7 po largohen. Ket\u00eb parashikonte projekti fillestar. Nd\u00ebrtimi i gjurm\u00ebs s\u00eb re shkat\u00ebrroi tokat e ndara me ligjin 7501, i cop\u00ebtoi pronat dhe pengoi bujq\u00ebsin\u00eb. Fermer\u00ebt nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorin m\u00eb tokat me traktor\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb dy krah\u00ebt e rrug\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kishte zhvillim, u krijuan probleme t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Arsyeja pse u ndryshua gjurma lidhet vet\u00ebm me rritjen e kostos. Projekti fillestar kishte kosto 1 milion euro p\u00ebr kilomet\u00ebr. Me ndryshimin shkoi n\u00eb 5 milion\u00eb euro. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ulej kostoja, u pes\u00ebfishua. Ky ishte q\u00ebllimi i vet\u00ebm. Un\u00eb ia thash\u00eb edhe drejtorit t\u00eb ARRSH-s\u00eb: mos e turp\u00ebro veten, sepse kjo do mbetet turp publik. I thash\u00eb se e dija edhe emrin e kompanis\u00eb q\u00eb do fitonte tenderin, dhe pas nj\u00eb jave ndodhi ashtu.\u201d\u2013 tha Nazarko n\u00eb Shqip, nd\u00ebrsa tregoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kishte \u00e7uar n\u00eb SPAK edhe drejtorin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb ARRSH-s\u00eb, Ergys Verdho.<\/p>\n<p>\u201cKam marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime, m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do m\u00eb akuzonin p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb. Por nuk pata asnj\u00eb problem. Nuk po b\u00ebja kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb dhe as p\u00ebr arsye personale. Un\u00eb kall\u00ebzova fenomenin, dhe m\u00eb pas SPAK i thirri t\u00eb gjith\u00eb. Sa p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb Erion Isai, at\u00eb nuk e kall\u00ebzova un\u00eb. I kisha shkuar ta lajm\u00ebroja q\u00eb po veprohej gabim, po nuk m\u00eb d\u00ebgjoi. Ai ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjime, dhe shtat\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb, p\u00ebr shkak se u bashkuan dy dosje, ajo e vitit 2020 dhe nj\u00eb tjet\u00ebr e vitit 2004 lidhur me tender\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb Bashkin\u00eb e Kolonj\u00ebs.- tha Nazarko.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2021, gjasht\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb ARRSH-s\u00eb u d\u00ebnuan p\u00ebr shkelje t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb projekt. Pra, doli q\u00eb kisha pasur t\u00eb drejt\u00eb. Por un\u00eb s\u00ebrish mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale. Sikur t\u00eb d\u00ebgjoheshin kritikat n\u00eb koh\u00eb, do t\u00eb shmangej nj\u00eb gabim i madh. Kjo \u00e7\u00ebshtje do vazhdoj\u00eb dhe do ket\u00eb fajtor\u00eb, po puna \u00ebsht\u00eb q\u00eb dosja u vonua 5 vite dhe rruga \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Do e shikoni ne dim\u00ebr sa probleme do ket\u00eb kur t\u00eb nisin ngricat. Gjithsesi njer\u00ebzit do vijojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb rrug\u00ebn e vjet\u00ebr, ndaj ka ende m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019u korrigjuar sadopak. Minimumi, ARRSH-ja duhet t\u00eb asfaltoj\u00eb gjurm\u00ebn e vjet\u00ebr, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme, sidomos n\u00eb dim\u00ebr, kur rruga e re te mbyllet nga bora, sepse nuk e kap dielli. Nj\u00eb projektues serioz e di q\u00eb asnj\u00eb met\u00ebr katror rruge nuk duhet t\u00eb mbetet pa rreze dielli, p\u00ebrndryshe b\u00ebhet burim aksidentesh\u201d,\u00a0p\u00ebrfundoi inxhinieri projektues.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) mori t\u00eb pandehur kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Kolonj\u00ebs, Erion Isai, ku nga hetimet ka rezultuar se ka abuzuar dhe ka paracaktuar fituesit e kat\u00ebr tenderave me vler\u00eb 70 milion\u00eb euro, t\u00eb cilat jan\u00eb fituar nga kompania \u201cA &amp; E Engineering\u201d. Dy prej tenderave kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":124543,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-124542","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124542"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124542\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":124544,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124542\/revisions\/124544"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124543"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}