{"id":124663,"date":"2025-10-02T13:22:52","date_gmt":"2025-10-02T13:22:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=124663"},"modified":"2025-10-02T13:22:52","modified_gmt":"2025-10-02T13:22:52","slug":"narkoshteti-i-pare-ne-europe-berisha-takohet-me-presidentin-e-asamblese-parlamentare-te-keshillit-te-evropes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/02\/narkoshteti-i-pare-ne-europe-berisha-takohet-me-presidentin-e-asamblese-parlamentare-te-keshillit-te-evropes\/","title":{"rendered":"Narkoshteti i par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb\/ Berisha takohet me Presidentin e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Sali Berisha, zhvilloi sot nj\u00eb takim me Presidentin e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (PACE), z. Theodoros Roussopoulos. N\u00eb takim u diskutua n\u00eb lidhje me pasojat dramatike t\u00eb narkodiktatur\u00ebs n\u00eb rr\u00ebnimin e shtetit ligjor, shpopullimin masiv dhe vendosjen e narkoekonomis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/strong><\/p>\n<p>Z. Berisha e nisi takimin duke i shprehur mir\u00ebnjohjen e tij t\u00eb sinqert\u00eb Presidentit Roussopoulos dhe Asambles\u00eb s\u00eb PACE p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pal\u00ebkundur ndaj aspiratave evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb saj demokratike. Ai theksoi rolin thelb\u00ebsor q\u00eb luan Asambleja n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ku faktikisht \u00ebsht\u00eb vendosur diktatura autoritare e Edi Ram\u00ebs e bazuar n\u00eb drog\u00ebn dhe kartelet e saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit, z. Berisha ngriti disa \u00e7\u00ebshtje urgjente:<\/p>\n<p>Ai evidentoi abuzimin sistematik me pushtetin nga ana e Edi Ram\u00ebs, persekutimin e opozit\u00ebs, kapjen e cdo institucioni.<\/p>\n<p>\u2022 Ekonomia e drog\u00ebs dhe kapja e shtetit: Z. Berisha ngrit shqet\u00ebsimin q\u00eb Shqip\u00ebria tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar si ivetmi narco-shtet n\u00eb Evrop\u00eb, ku trafiku i drog\u00ebs, kartelet e drog\u00ebs ushqejn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Bashk\u00ebpunimi i qeveris\u00eb me rrjetet kriminale ka shkat\u00ebrruar \u00e7do shtyll\u00eb t\u00eb qeverisjes dhe ka deformuar ekonomin\u00eb komb\u00ebtare duke i sjell\u00eb d\u00ebme t\u00eb pariparueshme Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Shpopullimi masiv: sipas Eurostat, Shqip\u00ebria vet\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn e Shengenit, n\u00eb 10 vite ka humbur mbi 1,099 milion\u00eb qytetar\u00eb, me t\u00eb rinjt\u00eb dhe profesionist\u00ebt q\u00eb largohen masivisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb shpres\u00ebs, pasiguris\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsive. Vendi p\u00ebrballet me nj\u00eb kolaps demografik t\u00eb pakthyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u2022 R\u00ebnia ekonomike dhe kolapsi i eksporteve: Zhvler\u00ebsimi i madh i Euros nga futja me kontejner\u00eb, autobuza, mikrobuza e narkoeurove ka shkaktuar r\u00ebnien e madhe t\u00eb eksporteve, prodhimit industrial dhe atij bujq\u00ebsor dhe turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2022 Pastrimi i parave t\u00eb drog\u00ebs: Pas marr\u00ebveshjeve t\u00eb narkoqeveris\u00eb me kartelet shqiptare t\u00eb drog\u00ebs aktualisht m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Europ\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb parajs\u00ebn e larjes s\u00eb miliardave t\u00eb eurove t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre karteleve. Treguesi i nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 300% m\u00eb i lart\u00eb se mesatarja e BE, e megjithat\u00eb \u00e7mimet e apartamenteve n\u00eb kullat dhe pallatet e drog\u00ebs vet\u00ebm rriten.<\/p>\n<p>\u2022 Manipulimi zgjedhor: Z. Berisha shprehu shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr fars\u00ebn zgjedhore parlamentare t\u00eb vitit 2025, ku kandidat\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste me lidhje t\u00eb padiskutueshme me krimin rezultuan m\u00eb t\u00eb votuarit, mes provave serioze p\u00ebr blerje votash, manipulim t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs dhe p\u00ebrdorim t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura dhe publike faktet q\u00eb Edi Rama dhe Ministria e Jashtme po lobon dhe shantazhon p\u00ebr ndryshimin e raportit preliminar t\u00eb OSBE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2022 Moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe gjykatave te tjera nga Edi Rama: S\u00eb fundmi, z. Berisha d\u00ebnoi refuzimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ky refuzim I hapur e flagrant konfirmon se pushteti gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb thjesht formal. Z. Berisha e konsideroi nj\u00eb tjet\u00ebr provokim skandaloz em\u00ebrimin e znj. Olta Xha\u00e7ka n\u00eb krye t\u00eb Delegacionit Shqiptar n\u00eb PACE, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr t\u00eb ka dy vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe nj\u00eb opinion t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias t\u00eb pazbatuar.<\/p>\n<p>\u2022 Z. Berisha b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb shtuar nga PACE dhe t\u00eb gjitha institucionet demokratike nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj narkoregjimit autokratik n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetje n\u00eb rikthimin e rendit demokratik, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe organizimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Presidenti Roussopoulos rikonfirmoi angazhimin e PACE ndaj vlerave demokratike dhe shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur nga af\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet alarmante t\u00eb ngritura gjat\u00eb takimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Sali Berisha, zhvilloi sot nj\u00eb takim me Presidentin e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (PACE), z. Theodoros Roussopoulos. N\u00eb takim u diskutua n\u00eb lidhje me pasojat dramatike t\u00eb narkodiktatur\u00ebs n\u00eb rr\u00ebnimin e shtetit ligjor, shpopullimin masiv dhe vendosjen e narkoekonomis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Z. Berisha e nisi takimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":124664,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-124663","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124663"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124663\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":124665,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124663\/revisions\/124665"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124664"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}