{"id":124707,"date":"2025-10-02T21:04:25","date_gmt":"2025-10-02T21:04:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=124707"},"modified":"2025-10-02T21:09:22","modified_gmt":"2025-10-02T21:09:22","slug":"deshmia-ne-spak-une-firmosa-ata-te-bejne-burgun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/02\/deshmia-ne-spak-une-firmosa-ata-te-bejne-burgun\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia n\u00eb SPAK\/ &#8220;Un\u00eb firmosa ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb burgun&#8221;"},"content":{"rendered":"<div class=\"chapo\">Ish-n\u00ebnkryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Arbjan Mazniku d\u00ebshmoi t\u00eb enjten m\u00eb 2 tetor n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit t\u00eb thirrur nga SPAK n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor p\u00ebr afer\u00ebn korruptive t\u00eb quajtur 5D, lidhur me kompetencat dhe detyrat e tij n\u00eb procedurat e tenderimeve.<\/div>\n<p>Ve\u00e7 Maznikut dhan\u00eb shpjegimet e tyre edhe pes\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb thirrur nga prokuroria, disa prej t\u00eb cil\u00ebve ortak\u00eb n\u00eb sip\u00ebrmarrjen e hotelit me 5 yje n\u00eb Durr\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb dhe kompania e lidhur me Redi Moll\u00ebn. Tre d\u00ebshmitar\u00ebt e fundit t\u00eb k\u00ebrkuar nga prokuroria, u vendos t\u00eb rinjoftohen p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme m\u00eb 9 tetor.<\/p>\n<p>Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Klodian Braho i drejtoi Maznikut disa pyetje lidhur me funksionet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb n\u00eb procedurat e tenderimeve, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si zgjidheshin an\u00ebtar\u00ebt e komisioneve t\u00eb prokurimeve, si dhe p\u00ebr njohjet e tij me Redi Moll\u00ebn, Mariglen Qaton etj..<\/p>\n<p>Mazniku shpjegoi se ai mbante detyr\u00ebn e titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor. Ai pranoi se kishte n\u00ebnshkruar aktet p\u00ebr procedurat e tenderimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpjegoi se p\u00ebrgjegj\u00ebsia ishte ngarkuar mi ekspert\u00ebt e fushave p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ish-n\u00ebnkryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, e cil\u00ebsoi veten vet\u00ebm si certifikues t\u00eb proceseve t\u00eb prokurimeve, duke n\u00ebnvizuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e akteve ishte shkarkuar tek ekspert\u00ebt e fushave p\u00ebrkat\u00ebse. Sipas Maznikut, kishte raste q\u00eb realizoheshin dhjet\u00ebra procedura tenderash \u00e7do dit\u00eb dhe se detyra e tij ishte q\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor t\u00eb kryente verifikimin final t\u00eb procedur\u00ebs, si dhe t\u00eb n\u00ebnshkruante n\u00eb fund t\u00eb kontrat\u00ebs. Ai sqaroi se an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00ebsive t\u00eb prokurimit dhe komisioneve t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave p\u00ebrzgjidheshin sipas ekspertiz\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rastet, t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e fushave respektive e firmosnin dokumentin dhe e kishin marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb\u201d, pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera Mazniku.<\/p>\n<p>Ai shtoi se para se t\u00eb n\u00ebnshkruante, sigurohej q\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb kishin kryer firmosjen e akteve dhe detyrat e tyre. \u201cUn\u00eb thjesht e certifikoja si proces\u201d, ritheksoi Mazniku.<\/p>\n<p>Ish-themelues i L\u00ebvizjes Mjaft dhe Partis\u00eb G99 me Erjon Veliajn, Arbjan Mazniku sh\u00ebrbeu si n\u00ebnkryetar i bashkis\u00eb Tiran\u00eb nga vitit 2015 deri n\u00eb vitin 2023, kur u zgjodh minist\u00ebr shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor. N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025, Mazniku u zgjodh deputet n\u00eb qarkun e Elbasanit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai tregoi se kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me ish-drejtor\u00ebt Redi Molla e Mariglen Qato, ashtu si me t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt e n\u00ebpun\u00ebsit e bashkis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr mohoi t\u00eb kishte pasur dijeni lidhur me interesat e dy t\u00eb pandehurve, n\u00eb kompani t\u00eb tjera private.<\/p>\n<p>I pyetur nga avokat\u00ebt, Mazniku deklaroi se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj nd\u00ebrhyrje tek ai p\u00ebr t\u00eb favorizuar kompanin\u00eb 5D. Po ashtu, tha se nuk kishte dijeni se cili ishte personi q\u00eb e administronte k\u00ebt\u00eb kompani.<\/p>\n<p>Dritan Kadiu, administratori i shoq\u00ebris\u00eb \u201cMediterranean Investment Group\u201d q\u00eb po nd\u00ebrton hotelin me 5 yje n\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb ka marr\u00eb dhe statusin special si investitor, q\u00eb rezulton me lidhje me Redi Moll\u00ebn, dha d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebr njohen me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Kadiu shpjegoi se q\u00eb prej vitit 1994 ka pasur biznes familjar n\u00eb at\u00eb vend ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar hoteli. Kadiu pohoi se kishte pasur 800 m2 tok\u00eb, nga t\u00eb cilat 400 m2 ja kishte shitur Selim Moll\u00ebs, t\u00eb atit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb Redi Moll\u00ebs, nd\u00ebrsa 400 m2 i kishte mbajtur. Ai shpjegoi se veprimet i kishte kryer me t\u00eb ndjerin Selim Molla. P\u00ebr punimet, pohoi se ato t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb karabinas\u00eb ishin realizuar nga kompania 5D.<\/p>\n<p>Kadiu tha se kishte investuar truallin dhe para. Sipas tij, prej vitit 2008 kishte tentuar shum\u00eb her\u00eb ta zhvillonte truallin, por kishte qen\u00eb e pamundur me sip\u00ebrfaqen q\u00eb ai zot\u00ebronte, pasi nevojitej m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. Ai pohoi se njihej si me Selimin, ashtu dhe me Redi Moll\u00ebn pasi jan\u00eb banor\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit qytet dhe kan\u00eb jetuar aty. Kadiu pohoi se kur ishin bashkuar disa sip\u00ebrmarr\u00ebs, kishin mund t\u00eb q\u00eb siguronin tok\u00ebn q\u00eb nevojitej dhe t\u00eb nisnin investimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, biznesmeni Gazmend Haxhia, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e hotelit me 5 yje, deklaroi se drejton kompanin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb operon n\u00eb vend n\u00eb fush\u00ebn e turizmit. Ai tha se kishte kontribuar p\u00ebr mund\u00ebsimin e marrjes s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 11 milion\u00eb euro. Haxhia pohoi se ka njohur fillimisht Selim Moll\u00ebn, nd\u00ebrsa Redi Moll\u00ebn e ka takuar m\u00eb von\u00eb kur ai shoq\u00ebronte t\u00eb atin e ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kadiu dhe Haxhia tha ishin pjes\u00eb e nj\u00eb grupi n\u00eb aplikacionin Whatsapp, ku komunikonin p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja penale n\u00eb ngarkim t\u00eb Redi Moll\u00ebs, Mariglen Qatos dhe pes\u00eb t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarime, deklarime t\u00eb rreme apo fshehje t\u00eb pasurive, shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera dhe pastrim parash. Gjykata vendosi q\u00eb gjykimi tyre t\u00eb zhvillohet me procedur\u00eb t\u00eb zakonshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u ve\u00e7uan hetimet p\u00ebr t\u00eb tjera afera korruptive q\u00eb dyshohet se jan\u00eb kryer nga funksionar\u00ebt e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-n\u00ebnkryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Arbjan Mazniku d\u00ebshmoi t\u00eb enjten m\u00eb 2 tetor n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit t\u00eb thirrur nga SPAK n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor p\u00ebr afer\u00ebn korruptive t\u00eb quajtur 5D, lidhur me kompetencat dhe detyrat e tij n\u00eb procedurat e tenderimeve. Ve\u00e7 Maznikut dhan\u00eb shpjegimet e tyre edhe pes\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb thirrur nga prokuroria, disa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":124708,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-124707","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124707"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":124710,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124707\/revisions\/124710"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}