{"id":125196,"date":"2025-10-08T11:40:23","date_gmt":"2025-10-08T11:40:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125196"},"modified":"2025-10-08T12:55:55","modified_gmt":"2025-10-08T12:55:55","slug":"185-ngarkesa-ne-dy-vite-shqiperia-nyje-e-kontrabandes-se-naftes-nga-rusia-dhe-afrika-veriore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/08\/185-ngarkesa-ne-dy-vite-shqiperia-nyje-e-kontrabandes-se-naftes-nga-rusia-dhe-afrika-veriore\/","title":{"rendered":"185 ngarkesa n\u00eb dy vite\/ Shqip\u00ebria nyje e kontraband\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs nga Rusia dhe Afrika Veriore"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;BIRN&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb janarit, era e ftoht\u00eb nga veriu p\u00ebrplaste dallg\u00ebt n\u00eb molin e Porto Romanos, n\u00eb veri t\u00eb Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa dy anije tregtare hynin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs n\u00eb port. E para, e quajtur Besart, nj\u00eb anije mallrash e vitit 1981, udh\u00ebhiqte kolon\u00ebn; pas saj, Aya Zanoubya, 4 vjet m\u00eb e vjet\u00ebr, l\u00ebvizte ngadal\u00eb, e rimorkuar pasi kishte deklaruar nj\u00eb defekt teknik.<\/p>\n<p>Tre jav\u00eb m\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 14 dhjetor, Aya Zanoubya ishte ankoruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin port, duke p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye \u2013 nj\u00eb avari q\u00eb, sipas dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Kapitenerin\u00eb e Durr\u00ebsit, e kishte detyruar t\u00eb k\u00ebrkonte streh\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb brigjet shqiptare. Kargo manifesti i saj deklaronte nj\u00eb ngarkes\u00eb \u00e7imentoje.<\/p>\n<p>Por m\u00eb 15 janar, autoritet shqiptare kishin marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna operative se t\u00eb dyja anijet fshihnin naft\u00eb kontraband\u00eb. Kontrollet e kryera nga Seksioni i Hetimit t\u00eb Krimit Ekonomik dhe Financiar pran\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e Antikontraband\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, i kthyen dyshimet n\u00eb prova. N\u00eb vend t\u00eb ujit, balestrat e tyre ishin mbushur me rreth 600 mij\u00eb litra naft\u00eb t\u00eb padeklaruar.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e ekuipazhit, kryesisht t\u00eb huaj, p\u00ebrfunduan n\u00eb pranga. Nd\u00ebrkoh\u00eb, organizator\u00ebt e dyshuar t\u00eb kontraband\u00ebs, mes tyre dhe nj\u00eb em\u00ebr i njohur n\u00eb tregtin\u00eb e hidrokarbureve n\u00eb Durr\u00ebs, u shpall n\u00eb k\u00ebrkim. Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs kontraband\u00eb bllokohen n\u00eb portin e karburanteve n\u00eb Porto Romano.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat hetimore t\u00eb siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se ky port \u00ebsht\u00eb kthyer gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kalimi p\u00ebr naft\u00ebn q\u00eb vjen nga vende n\u00ebn embargo nga OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga vendet kryesore t\u00eb origjin\u00ebs \u00ebsht\u00eb, sigurisht, Rusia,\u201d i tha BIRN Lorenzo Bagnoli, drejtues i qendr\u00ebs hulumtuese italiane IRPI, i cili e ka hetuar kontraband\u00ebn e naft\u00ebs n\u00eb Mesdhe q\u00eb prej vitit 2017. \u201cTjetri \u00ebsht\u00eb Libia, por nj\u00eb e treta e k\u00ebtij karburanti \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb rus,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>\u00c7imento n\u00eb letra, naft\u00eb n\u00eb balestra<\/strong><\/p>\n<p>Nga fotot e publikuara n\u00eb internet, anija Besart e tregon leht\u00eb mosh\u00ebn. Ngjyra blu \u00ebsht\u00eb e g\u00ebrryer nga kripa dhe koha, nd\u00ebrsa njolla ndryshku t\u00eb m\u00ebdha e mbulojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb bordit. Aya Zanoubya ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pamje t\u00eb amortizuar t\u00eb nj\u00eb anijeje t\u00eb dekadave m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja val\u00ebvitin flamurin e Tanzanis\u00eb, nj\u00eb shtet afrikan i njohur p\u00ebr regjistrin e tij t\u00eb hapur detar, ku pronar\u00ebt ose kompanit\u00eb mund t\u00eb regjistrojn\u00eb anije pa qen\u00eb rezident\u00eb \u2013 nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb shpesh shfryt\u00ebzohet p\u00ebr t\u00eb fshehur pron\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet hetimore t\u00eb analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se, megjith\u00ebse n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb dukeshin anije me menaxhim t\u00eb pavarur, ato kishin nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 kompanin\u00eb \u2018Batimarine Owner Ship\u2019 me seli n\u00eb Durr\u00ebs, e cila rezultonte ligj\u00ebrisht si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Kapiteni i anijes Besart, Mohammed Kahilah tha p\u00ebr hetuesit se udh\u00ebtimi i tyre kishte nisur p\u00ebr t\u00eb transportuar \u00e7imento nga Tunizia. Por n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, ai pranoi se anijen e kishte furnizuar edhe me qindra mij\u00ebra litra naft\u00eb. N\u00eb portin tunizian kishin mb\u00ebrritur m\u00eb 19 dhjetor 2024 dhe kishin q\u00ebndruar deri m\u00eb 1 janar 2025.<\/p>\n<p>Kahilah deklaroi se kishte marr\u00eb rreth 406 mij\u00eb litra naft\u00eb, me urdh\u00ebr t\u00eb administratorit t\u00eb anijes, Eduart Skora, i cili i kishte th\u00ebn\u00eb se karburanti nevojitej p\u00ebr t\u00ebrheqjen e nj\u00eb anijeje tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb shitej n\u00eb Tunizi. Kapiteni ka shtuar se naft\u00ebn e kishte depozituar n\u00eb balestra, zakonisht t\u00eb destinuara p\u00ebr uj\u00eb balancues, pasi ato ishin bosh dhe ngarkesa prej 100 ton\u00ebsh \u00e7imento e mbante tashm\u00eb anijen t\u00eb stabilizuar.<\/p>\n<p>Skora u arrestua me 26 janar n\u00eb pik\u00ebn kufitare n\u00eb Morin\u00ebs, nd\u00ebrsa po hynte n\u00eb Shqip\u00ebri nga Kosova. I pyetur si person n\u00ebn hetim, ai deklaroi se ishte menaxher i anijes Besart, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen teknike dhe gjetjen e ngarkesave. Skora shpjegoi se anija kishte sjell\u00eb nga Tunizia \u00e7imento rifuxho, nd\u00ebrsa nafta e gjetur n\u00eb balestra ishte, sipas tij, pasoj\u00eb e amortizimit t\u00eb tubacioneve q\u00eb kishin lejuar p\u00ebrzierjen e ujit me karburant me p\u00ebrmbajtje t\u00eb lart\u00eb squfuri.<\/p>\n<p>Skora pretendoi se sasia e madhe e naft\u00ebs n\u00eb bord shpjegohej nga fakti q\u00eb anija kishte t\u00eb planifikuar nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Tanzani q\u00eb do t\u00eb zgjaste 98 dit\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kalimin n\u00eb zona me rrezik piraterie. Ai theksoi se e mbante vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore p\u00ebr anijen, nd\u00ebrsa kompania \u201cBatimarine Owner Ship\u201d dhe pronari Florian Biba ishin t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi me kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Skora \u00ebsht\u00eb aksioner n\u00eb dy agjenci detare dhe spedicioni n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. N\u00eb vitin 2017, nj\u00eb anije n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, Envi 1, u bllokua s\u00eb bashku me ekuipazhin n\u00eb Libi dhe u mbajt peng nga nj\u00eb grup i armatosur p\u00ebr 35 dit\u00eb. Sipas Skor\u00ebs, anija dhe ekuipazhi, u liruan nga rebel\u00ebt kundrejt nj\u00eb pagese prej 34 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Sipas Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, aksioneri i vet\u00ebm i kompanis\u00eb \u2018Batimarine Owner Ship\u2019 shpk \u00ebsht\u00eb Florian Biba, nj\u00eb shtetas zvicerian me origjin\u00eb shqiptare. Biba nuk ishte i arritsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit. K\u00ebrkesa p\u00ebr koment e d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebrmjet email-it t\u00eb listuar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit nuk mori p\u00ebrgjigje deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Sipas agjentit doganor, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson anijet ose pronar\u00ebt e tyre pran\u00eb autoriteteve dhe sh\u00ebrbimeve portuale, p\u00ebr sh\u00ebrbimet e Aya Zanoubya n\u00eb Shqip\u00ebri komunikimi b\u00ebhej po ashtu me kompanin\u00eb \u2018Batimarine Owner Ship\u2019, por pagesat b\u00ebshin nga shtetasi Juxhin Koka, nj\u00eb biznesmen n\u00eb tregun e hidrokarbureve.<\/p>\n<p>Prokuroria e Durr\u00ebsit thot\u00eb se ka dyshime se Juxhin Koka, s\u00eb bashku me shtetasin Serxhio Sula \u2013 t\u00eb dy aktualisht n\u00eb k\u00ebrkim, kan\u00eb bler\u00eb anijen Aya Zanoubya p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie offshore dhe jan\u00eb organizator\u00ebt e futjes n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb sasie t\u00eb naft\u00ebs kontraband\u00eb prej 200 mij\u00eb litrash.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa anija q\u00ebndronte e sekuestruar n\u00eb port, Koka dyshohet gjithashtu se orkestroi vjedhjen e karburantit dhe futjen e tij t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb treg, duke korruptuar me 10 mij\u00eb euro policin q\u00eb ishte caktuar p\u00ebr ta ruajtur.<\/p>\n<p>I marr\u00eb n\u00eb pyetje para se t\u00eb shpallej n\u00eb k\u00ebrkim, Koka ka pretenduar se me anijen kishte sjell\u00eb vet\u00ebm \u00e7imento n\u00eb Shqip\u00ebri, duke mohuar akuzat se kishte kontrabanduar karburant t\u00eb fshehur n\u00eb balestrat e anijes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i policis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, i cili preferoi t\u00eb mbetet anonim, i tha BIRN se n\u00eb rastet kur tentohet kontrabanda me karburant gazoil, personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrdorin dokumente t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>\u201cAta p\u00ebrpiqen t\u2019ua \u2018hedhin\u2019 autoriteteve shqiptare, duke deklaruar se p\u00ebrmes agjencive doganore kan\u00eb marr\u00eb porosi p\u00ebr tregtimin e naft\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dokumentacioni \u00ebsht\u00eb i falsifikuar,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se organizator\u00ebt gjejn\u00eb edhe forma t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ankoruar anijet n\u00eb port pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy dhe m\u00eb pas nxjerrin naft\u00ebn me mjete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cKjo sigurisht nuk b\u00ebhet pa korruptuar zyrtar\u00eb,\u201d shtoi oficeri i policis\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN mbi raste e regjistruara t\u00eb kontraband\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs nga Porto Romano dhe dyshimet p\u00ebr korrupsion, Policia e Shtetit nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 shtator 2022, autoritetet shqiptare sekuestruan anijen \u201cQueen Majeda\u201d, e cila transportonte rreth 2272 ton naft\u00eb kontraband\u00eb. Sipas dokumenteve hetimore, anija ishte nisur nga porti i Bengazit n\u00eb Libi dhe kishte si destinacion Porto Romanon, ku ngarkesa do t\u00eb p\u00ebrpunohej.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pasi hyri n\u00eb uj\u00ebrat shqiptare, kapiteni tentoi t\u00eb largohej pa u ankoruar, ndon\u00ebse kompania GK Maritime, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga shtetasi Erlis Kosova, kishte njoftuar m\u00eb her\u00ebt autoritetet se ngarkesa e karburantit do t\u2019i shitej kompanis\u00eb shqiptare \u201cKastrati Sh.a\u201d, pjes\u00eb e Kastrati Grup, i cili zot\u00ebron dhe portin e hidrokarbureve n\u00eb Porto Romano.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i plot\u00eb i dokumenteve dhe ngarkes\u00ebs, Prokuroria zbuloi se manifesti deklaronte 2.272,71 ton naft\u00eb t\u00eb tipit \u201cMarine Gasoil 1000 PPM\u201d, nj\u00eb produkt i cili nuk lejohet p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb tregun shqiptar, por vet\u00ebm p\u00ebr ri-eksportim ose furnizim t\u00eb mjeteve lundruese jasht\u00eb territorit.<\/p>\n<p>Kapiteni i anijes u shpreh para hetuesve se ishte hera e tret\u00eb q\u00eb transportonte karburant nga Benghazi drejt Porto Romanos dhe se nafta ishte furnizuar nga kompania libiane Brega, e specializuar n\u00eb shitjen me shumic\u00eb t\u00eb karburanteve. Anija zot\u00ebrohej nga kompania Eldawadi Shipping Ltd., n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit libian Nuri Eldawadi.<\/p>\n<p>E pyetur nga nga BIRN, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Kastrati Group tha se Kastrati Energy Trading sh.a nuk ka qen\u00eb pal\u00eb kontraktuese p\u00ebr blerjen e ngarkes\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs s\u00eb transportuar nga anija \u201cQueen Majida\u201d n\u00eb Shtator 2022.<\/p>\n<p>\u201cGrupi Kastrati ka marr\u00eb dy ngarkesa nga partneri yn\u00eb kontraktual, Alpha Green Oil Products Trading LLC, t\u00eb cilat u transportuan nga anija Queen Majeda. N\u00eb t\u00eb dy rastet, autoritetet shqiptare, kryen t\u00eb gjitha procedurat e detyrueshme ligjore p\u00ebrpara se t\u00eb jepnim autorizimet p\u00ebrkat\u00ebse,\u201d tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, nd\u00ebrsa theksoi se Grupi Kastrati nuk \u00ebsht\u00eb akuzuar dhe as nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb procedim penal kund\u00ebr anijes.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket vizit\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb anijes Queen Majeda n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shtator 2022, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sqarohet se transaksioni do t\u00eb kryhej sipas kushteve \u201cDelivered at Place\u201d (DAP)\u201d. Sipas k\u00ebtyre kushteve, p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe detyrimi p\u00ebr mallrat i kalojn\u00eb bler\u00ebsit vet\u00ebm pas shkarkimit n\u00eb depozitat e tij bregdetare. shtoi ajo.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, e gjith\u00eb sasia e naft\u00ebs ishte kontraband\u00eb dhe dokumentacioni i saj i falsifikuar. Autoritetet dyshojn\u00eb se karburanti tregtohej nga persona ose grupe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb listat e sanksioneve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe t\u00eb urdhrave ekzekutiv\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raporti t\u00eb Panelit t\u00eb Ekspert\u00ebve mbi Libin\u00eb, i krijuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Rezolut\u00ebs 1973 (2011), i cili i drejtohet Presidentit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit n\u00eb dhjetor 2024, n\u00ebnvizon se rasti i \u201cQueen Majeda\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar, por nj\u00eb problem sistemik.<\/p>\n<p>Raporti thekson se kontrabanda e karburantit nga Libia ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb paprecedenta n\u00eb Mesdhe, e nxitur nga subvencionet shtet\u00ebrore q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb naft\u00ebn libiane shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb brenda vendit sesa n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Karburanti i importuar, kryesisht naft\u00eb diezel, kontrabandohet jasht\u00eb vendit dhe shitet n\u00eb tregun e zi ose me dokumente t\u00eb falsifikuara, duke u kthyer n\u00eb burim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm fitimi p\u00ebr grupet e armatosura q\u00eb dominojn\u00eb vendin e Afrik\u00ebs Veriore.<\/p>\n<p>\u201cLibia ka nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr karburant pasi, n\u00eb thelb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrpunoj\u00eb vet\u00eb naft\u00ebn e saj,\u201d shpjegoi Lorenzo Bagnoli nga IRPI. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Rusia \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb eksportues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Libin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lindje t\u00eb vendit, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve politike dhe gjeopolitike me njer\u00ebzit e Haftarit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Bagnoli tha se shum\u00eb nga anijet q\u00eb kontrabandojn\u00eb naft\u00eb nga Libia ngarkohen n\u00eb portin e Benghazit.<\/p>\n<p>Nga marsi i vitit 2022 deri n\u00eb tetor 2024, paneli indetifikoi 185 ngarkesa t\u00eb dyshimta nga cisterna t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme n\u00eb k\u00ebt\u00eb port, p\u00ebrfshir\u00eb tre ndalesa nga \u201cQueen Majeda\u201d.<\/p>\n<p>Lorenzo Bagnoli thekson se tregtia e paligjshme e karburantit ushqehet nga kaosi politik n\u00eb Libi dhe ndarja e e kontrollit t\u00eb vendit mes qeveris\u00eb n\u00eb Tripoli dhe autoriteteve paralele n\u00eb Lindje, t\u00eb udh\u00ebhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, i cili g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e Mosk\u00ebs dhe t\u00eb disa vendeve n\u00eb Gjirin Persik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, qeveria Per\u00ebndimore nuk ka asnj\u00eb kontroll, asnj\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb drejtuar vendin, dhe nj\u00eb grup komandant\u00ebsh lokal\u00eb po e sfidojn\u00eb fuqish\u00ebm,\u201d tha Bagnoli.<\/p>\n<p>\u201cAta p\u00ebrfitojn\u00eb kryesisht nga kontrabanda n\u00eb det,\u201d shpjegoi ai. \u201cNuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr migrant\u00eb apo karburant, por kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si ata fitojn\u00eb para.\u201d<\/p>\n<p>Mes mjeteve t\u00eb identifikuara n\u00eb portin e Beghazit, n\u00eb raportin e OKB-s\u00eb \u00ebsht\u00eb listuar dhe nj\u00eb anije peshkimi me flamur shqiptar: \u201cBlue Castor\u201d. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit sugjerojn\u00eb q\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb peshkarexha e vetme shqiptare q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga nafta e lir\u00eb libiane.<\/p>\n<p>N\u00eb tre raste t\u00eb ndryshme, t\u00eb hetuara nga Prokuroria e Durr\u00ebsit, peshkarexhat shqiptare jan\u00eb kapur duke marr\u00eb karburant n\u00eb det t\u00eb hapur nga anije q\u00eb vinin nga Libia. N\u00eb dy prej tyre, n\u00eb shtator 2022 dhe janar 2023, Guardia di Finanza italiane njoftoi autoritetet shqiptare p\u00ebr l\u00ebvizjen e anijeve t\u00eb dyshimta libiane q\u00eb po hynin n\u00eb uj\u00ebrat shqiptare p\u00ebr t\u00eb furnizuar mjete peshkimi.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 shtator 2022, motopeshkatorja \u201cLeon\u201d u ankorua pran\u00eb nj\u00eb anijeje nga Libia n\u00eb jug t\u00eb kanalit t\u00eb Otrantos, p\u00ebrpara se t\u00eb shoq\u00ebrohej drejt Durr\u00ebsit nga Policia Kufitare. Sipas dosjes hetimore, mjeti kishte qen\u00eb i bllokuar p\u00ebr pes\u00eb vite nga Doganat dhe nuk mbante asnj\u00eb dokumentacion. Gjat\u00eb kontrollit, hetuesit gjet\u00ebn gjasht\u00eb depo metalike t\u00eb modifikuara, t\u00eb mbushura me rreth 30 mij\u00eb litra naft\u00eb. Kapiteni, Shp\u00ebtim Cani, deklaroi se anija ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Fatmir Met\u2019hasa dhe se e kishin bler\u00eb karburantin p\u00ebr 2-3 mij\u00eb euro gjat\u00eb nj\u00eb daljeje p\u00ebr peshkim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr rast ndodhi m\u00eb 12 janar 2023, kur peshkarexha Geni u kap duke u afruar te nj\u00eb anije libiane, l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn autoritetet kishin marr\u00eb njoftim paraprak tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kontrolli zbuloi pes\u00eb depozita t\u00eb mbushura me 50 mij\u00eb litra naft\u00eb, nj\u00ebra prej tyre e maskuar si depo uji. Kapiteni pretendoi se kishte marr\u00eb vet\u00ebm 3 mij\u00eb litra karburant dhe e kishte paguar me peshk, por hetimet treguan se anija nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb dalje n\u00eb det dit\u00ebt para ngjarjes, nd\u00ebrsa n\u00eb telefonin e tij u gjet\u00ebn foto me koordinata t\u00eb sakta t\u00eb vendndodhjes s\u00eb transaksionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb episod tjet\u00ebr u regjistrua n\u00eb korrik 2022 me motopeshkatoren \u2018Anyway\u2019, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Gentian Malindit, i d\u00ebnuar m\u00eb pas p\u00ebr trafik droge. E ankoruar pran\u00eb portit t\u00eb Durr\u00ebsit, anija u kontrollua pas sinjalizimeve operative dhe u zbulua se mbante 72 mij\u00eb litra naft\u00eb kontraband\u00eb n\u00eb depozita t\u00eb modifikuara. Kapiteni, Flamur Alliu, deklaroi se kishin shkuar deri n\u00eb Libi, ku kishin shk\u00ebmbyer peshk me rreth 73 mij\u00eb litra naft\u00eb, marr\u00ebveshje t\u00eb cil\u00ebn, sipas d\u00ebshmive t\u00eb ekuipazhit, ai e kishte negociuar personalisht me kontrabandist\u00ebt libian\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2022-2025, autoritetet shqiptare kan\u00eb kapur mbi 753 mij\u00eb litra naft\u00eb kontraband\u00eb, pa llogaritur edhe sasin\u00eb prej 2200 ton\u00ebsh t\u00eb sekuestruara n\u00eb anijen \u201cQueen Majeda\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, q\u00eb foli n\u00eb kushte anonimati, theksoi se nafta e kontrabanduar kishte cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ajo q\u00eb tregtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>\u201cNafta q\u00eb kontrabandohet p\u00ebrdoret kryesisht p\u00ebr furnizimin e mjeteve t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, si anijet e peshkimit,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se \u201c\u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e dob\u00ebt se ajo q\u00eb shitet p\u00ebr p\u00ebrdorim nga mjetet e vogla motorike.\u201d\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;BIRN&#8221; N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb janarit, era e ftoht\u00eb nga veriu p\u00ebrplaste dallg\u00ebt n\u00eb molin e Porto Romanos, n\u00eb veri t\u00eb Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa dy anije tregtare hynin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs n\u00eb port. E para, e quajtur Besart, nj\u00eb anije mallrash e vitit 1981, udh\u00ebhiqte kolon\u00ebn; pas saj, Aya Zanoubya, 4 vjet m\u00eb e vjet\u00ebr, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":125197,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,46],"tags":[],"class_list":["post-125196","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125196"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125196\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125199,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125196\/revisions\/125199"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125197"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}