{"id":125262,"date":"2025-10-09T08:24:06","date_gmt":"2025-10-09T08:24:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125262"},"modified":"2025-10-09T08:24:06","modified_gmt":"2025-10-09T08:24:06","slug":"shteti-i-rrumit-dhe-skema-e-grabitjes-se-tokave-ne-durres-dhe-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/09\/shteti-i-rrumit-dhe-skema-e-grabitjes-se-tokave-ne-durres-dhe-tirane\/","title":{"rendered":"\u201cShteti i Rrumit\u201d dhe skema e grabitjes s\u00eb tokave n\u00eb Durr\u00ebs dhe Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0<\/strong><strong style=\"font-style: inherit;\">Vladimir Karaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetorin e vitit t\u00eb larg\u00ebt 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cMaranishtja\u201d n\u00eb Shetaj t\u00eb Ishmit n\u00eb Durr\u00ebs \u2013 sot nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara turistike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Transaksioni u krye n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb gjyqtari paqtues, nd\u00ebrsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tok\u00ebn vajz\u00ebs s\u00eb saj 15-vje\u00e7are. Veprimet p\u00ebrshkruhen me holl\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb Radhor \u2013 si\u00e7 njihej regjistri i Kadastr\u00ebs deri n\u00eb vitin 1945 n\u00eb Shqip\u00ebri. Por n\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit 1929, i nj\u00ebjti transaksion kap\u00ebrcen n\u00eb makinerin\u00eb e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur dokumentet e vjetra t\u00eb Kadastr\u00ebs ran\u00eb n\u00eb duart e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, prokurori Altin Dumani nuk mund t\u00eb mos habitej.<\/p>\n<p>\u201c<em style=\"font-weight: inherit;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb vitit 1929 jan\u00eb p\u00ebrshkruar transaksione t\u00eb kryera n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1932, dhe si d\u00ebshmi iu jan\u00eb referuar akteve t\u00eb kryepleq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ishmit t\u00eb vitit 1925, koh\u00eb kur prona nuk ishte bler\u00eb nga Bihter Toptani,\u201d<\/em>\u00a0arsyeton ai.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Episodet p\u00ebrmenden n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktim mase sigurimi t\u00eb dat\u00ebs 1 tetor ndaj Aleksand\u00ebr Lahos, i njohur si Rrumi dhe Astrit Avdylit, dy figura t\u00eb krimit t\u00eb organizuar me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash penale mbi shpin\u00eb. Shtat\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb akuzohen nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr veprat penale t\u00eb vrasjes dhe tjet\u00ebrsimit t\u00eb qindramij\u00ebra metrave katror\u00eb tok\u00eb n\u00eb bregdetin e Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p>Sipas dosjes p\u00ebr mas\u00eb sigurie, Rrumi q\u00ebndronte n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb skeme t\u00eb sofistikuar t\u00eb grabitjes s\u00eb pronave, i ndihmuar nga zyrtar\u00eb t\u00eb Kadastr\u00ebs, noter\u00eb, avokat\u00eb dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit kriminal, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdornin dokumente t\u00eb rreme p\u00ebr t\u00eb vjedhur toka shtet\u00ebrore dhe p\u00ebr t\u2019i transformuar ato n\u00eb investime turistike multimilion\u00ebshe.<\/p>\n<p>Grupi kishte arritur t\u00eb vidhte nga arkivat e Kadastr\u00ebs Radhor\u00eb t\u00eb viteve\u201930\u2013\u201940, t\u00eb cilat mbusheshin me transaksione t\u00eb rreme n\u00eb faqet bosh p\u00ebrmes nj\u00eb falsifikatori. Ai akuzohet gjithashtu se gjente \u201ctrash\u00ebgimtar\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr kthim dhe kompensim t\u00eb pronave t\u00eb shtuara n\u00eb Radhor\u00eb dhe ndiqte deri n\u00eb gjykat\u00eb proceset p\u00ebr kompensim financiar t\u00eb tyre, kur fizikisht prona nuk mund t\u00eb kthehej. N\u00eb skem\u00eb p\u00ebrfshiheshin gjithashtu ndryshime n\u00eb AMTP t\u00eb viteve \u201990, zhdukje t\u00eb kartelave t\u00eb pronave dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i tyre n\u00eb Kadast\u00ebr me kartela false \u2013 por shpesh me vula t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Rrumi dhe t\u00eb tjer\u00ebt ishin t\u00eb bindur se falsifikimet nuk do t\u00eb kapeshin, nd\u00ebrsa kishin oreks p\u00ebr t\u00eb zaptuar p\u00ebrve\u00e7 tokave n\u00eb bregdet, edhe kodra t\u00eb t\u00ebra n\u00eb periferin\u00eb e kryeqytetit.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cEdhe shiko, ka ndonj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb nga Tirana\u2026 T\u2019i kishim fut ato kodrat deri nga Tirana e Re, deri matan\u00eb TEG-ut<\/em>,\u201d i shkruan Laho t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb nj\u00eb nga mesazhet e gjetura nga prokuroria.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, n\u00eb skem\u00ebn e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave ishin p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Aleksand\u00ebr Lahos edhe v\u00ebllai i tij, Vullnet Mu\u00e7a (Kondi ose Muharremi), i dyshuar p\u00ebr falsifikim dhe korrupsion aktiv, i arrestuar s\u00eb fundmi si dhe Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja, t\u00eb akuzuar p\u00ebr manipulimin e dokumenteve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Astrit dhe Elidon Avdyli akuzohen p\u00ebr vrasje me paramendim p\u00ebr hakmarrje dhe veprimtari kriminale, s\u00eb bashku me Alfred Dok\u00ebn dhe Enea Kumen, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grupin kriminal dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Ku\u00e7i (Maloku).<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb zinxhirit hetimor q\u00ebndron Ermira Avdyli, me mas\u00eb sigurimi detyrim p\u00ebr t\u00eb mos u larguar nga vendi, e dyshuar p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve zyrtare q\u00eb mb\u00ebshtetnin skem\u00ebn.<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Laho, 52 vje\u00e7, i njohur si Rrumi \u00ebsht\u00eb hetuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr falsifikimin e mij\u00ebra metrave katror\u00eb n\u00eb bregdetin e Durr\u00ebsit dhe po gjykohet n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Irgen K\u00ebr\u00e7ukun \u2013 ish-punonj\u00ebs i Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Por skema e re masive u zbardh, si\u00e7 del n\u00eb dosje, pas nj\u00eb hetimi 5-vje\u00e7ar q\u00eb nisi pas atentatit t\u00eb vitit 2019 n\u00eb Durr\u00ebs, ku mbeti i vrar\u00eb Andi Maloku dhe u plagos\u00ebn Laho dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Pas atentatit, prokuroria sekuestroi telefonin e kriptuar t\u00eb Rrumit si dhe nj\u00eb kart\u00eb memorie,\u00a0 brenda s\u00eb cil\u00ebs i gjet\u00ebn foto t\u00eb faqeve t\u00eb Kadastr\u00ebs si dhe dokumente t\u00eb tjera t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, prokuroria sekuestroi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pronave dhe gjeti gjurm\u00eb t\u00eb falsifikimeve p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb Kadast\u00ebr. Laho u shpall edhe at\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrmasat reale t\u00eb asaj q\u00eb ndodhte n\u00eb kadastr\u00ebn e Durr\u00ebsit dhe tjet\u00ebrsimi masiv i pronave n\u00eb bregdet u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta kur SPAK mori n\u00eb dor\u00eb bisedat n\u00eb Sky ECC mes Rrumit, v\u00ebllait t\u00eb tij, Vullnet Mu\u00e7a dhe nipit t\u00eb Astrit Avdylit, Elidon Avdyli dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto shk\u00ebmbime zbuluan edhe p\u00ebrpjekjet e Rrumit p\u00ebr t\u00eb mbuluar gjurm\u00ebt dhe korruptuar ata q\u00eb po e hetonin. P\u00ebrgjimet tregojn\u00eb se Rrumi ishte n\u00eb dijeni t\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK, kishte nj\u00eb list\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dosjeve t\u00eb pronave q\u00eb po verifikoheshin dhe u vu n\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb t\u00eb minimizonte d\u00ebmet. Ai tentoi p\u00ebrmes t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb korruptonte ekspertin q\u00eb po kryente verifikimet, duke k\u00ebrkuar q\u00eb ekspertiza t\u2019i nxirrte pronat n\u00eb rregull dhe duke u mburrur q\u00eb procesi ishte thuajse perfekt.<\/p>\n<p>\u201cKeq s\u2019ka si t\u00eb ket se vul\u00ebn dhe firm\u00ebn e kan t\u00eb gjitha n\u00eb rregull dhe letra \u00ebsht orgjinale,\u201d shkruan ai.<\/p>\n<p>Mesazhet e shk\u00ebmbyera tregojn\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb moment, Rrumi dhe i v\u00ebllai besuan se e kishin ekspertin n\u00eb dor\u00eb, madje e \u00e7uan nd\u00ebrmend q\u00eb ta p\u00ebrdornin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar skem\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c<em style=\"font-weight: inherit;\">Po du me dit ku kena gabu neve, q\u00eb e kan kap ata, me regullu tjera<\/em>t\u201d, shkruan ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ekspertiza rezultoi ndryshe dhe i shpalli dokumentet t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Eksperti gjeti probleme t\u00eb firmave dhe vulave n\u00eb AMTP e po ashtu zbuloi se flet\u00ebt e p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar faqe t\u00eb hequra nga Kadastra ishin shtypur diku tjet\u00ebr dhe nuk kishin t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mesazhet e shk\u00ebmbyera mes Lahos, v\u00ebllait t\u00eb tij dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb mbuluar gjurm\u00ebt, duke p\u00ebrmendur n\u00eb komunikime numra kadastral\u00eb dhe emra pronash, jan\u00eb tashm\u00eb prova shtes\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ishin n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb mbuluar gjurm\u00ebt e falsifikimeve, Rrumi dhe t\u00eb tjer\u00ebt nuk u ndal\u00ebn n\u00eb planet e tyre p\u00ebr grabitjen e tokave t\u00eb reja dhe shitjen e pronave q\u00eb i konsideronin \u201cpa vler\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, grupi kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Radhor\u00eb t\u00eb viteve \u201930, duke aplikuar nj\u00eb skem\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb re t\u00eb falsifikimit p\u00ebrtej metod\u00ebs klasike me Aktet e Marrjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb P\u00ebrdorim, t\u00eb njohura si AMTP.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument nuk del qart\u00eb koha kur Rrumi futi n\u00eb dor\u00eb Radhor\u00eb t\u00eb Kadastr\u00ebs s\u00eb viteve 1927, 1932, 1933 dhe 1957 nga nj\u00eb ish-punonj\u00ebs i Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, i identifikuar si \u201cMozi\u201d,\u00a0 i cili i ka nxjerr\u00eb regjistrat nga arkiva. Hetimet tregojn\u00eb se disa prej k\u00ebtyre librave nuk jan\u00eb kthyer dhe mungojn\u00eb edhe pas hetimeve.<\/p>\n<p>Komunikimet n\u00eb SKY ECC tregojn\u00eb se Mozi ia shiste regjistrat grupit, pasi m\u00eb her\u00ebt kishin verifikuar n\u00ebse ato kishin hap\u00ebsira bosh p\u00ebr t\u2019u mbushur apo mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u fshir\u00eb e rishkruar. Gjithashtu n\u00ebnkuptohet se pas \u201cMozit\u201d q\u00ebndronte dhe dikush tjet\u00ebr n\u00eb hipotek\u00eb q\u00eb ndihmonte kundrejt ryshfetit.<\/p>\n<p>\u201cPo Mozi a t\u00eb dha noi \u00e7mim sa lek donte p\u00ebr ato librat\u201d, i shkruan Laho t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb nj\u00eb prej mesazheve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ish-punonj\u00ebsit t\u00eb Kadastr\u00ebs, n\u00eb skem\u00eb ishte edhe nj\u00eb falsifikator i identifikuar si \u201cDaja\u201d. Ky i fundit del person ky\u00e7 n\u00eb manipulimin e AMTP-ve dhe po ashtu n\u00eb fshirjen dhe p\u00ebrpunimin e faqeve t\u00eb librave kadastral\u00eb. \u201cDaja\u201d sipas bisedave mes Lahos dhe t\u00eb v\u00ebllait prodhonte po ashtu Lek\u00eb dhe Euro false, t\u00eb cilat grupi synonte t\u2019i fuste n\u00eb qarkullim duke p\u00ebrdorur drejtues bankash t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Radhor\u00ebt e marr\u00eb nga arkiva i dor\u00ebzoheshin \u201cDaj\u00ebs\u201d dhe ky imitonte n\u00eb to veprime kadastrale. Laho rezulton nga bisedat t\u00eb k\u00ebrkonte kujdes t\u00eb madh p\u00ebr boj\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdorej dhe gjuh\u00ebn q\u00eb t\u00eb ishte sa m\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb viteve \u201930.<\/p>\n<p>\u201cMekanizimi i p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb sigurimi i regjistrave t\u00eb titulluar \u201cRadhor\u00eb p\u00ebr Transkriptimet\u201d t\u00eb viteve 1929-1957 nga nj\u00eb person i quajtur Mozi, duke e korruptuar at\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb arkiv\u00ebs s\u00eb ish-ZVRPP-ve, fshirja pjesore e shkrimeve q\u00eb ndodheshin n\u00eb flet\u00ebt e fundit t\u00eb regjistrit ose n\u00eb flet\u00eb brenda tij, por me pak p\u00ebrmbajtje shkrimi, rishkrimi i nj\u00eb transkriptimi t\u00eb ri nga nj\u00eb person i quajtur \u201cDaja\u201d\u201d, thot\u00eb prokuroria n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00eb sigurimi.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se procesi nuk p\u00ebrfundonte k\u00ebtu. Grupi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb rekrutonte trash\u00ebgimtar\u00eb prej familjeve t\u00eb shpron\u00ebsuara t\u00eb zon\u00ebs apo familje ish-pronar\u00ebsh. N\u00eb regjistrat e vjet\u00ebr toka vendosej n\u00eb emra t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre dhe pasi dokumentet \u201clegjitimoheshin\u201d, k\u00ebta trash\u00ebgimtar\u00eb b\u00ebnin k\u00ebrkesat p\u00ebr kthim fizik apo kompensim financiar p\u00ebr pron\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cGjetja e personave t\u00eb besuar (preferoheshin ish- pronar\u00eb) emri i t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb sh\u00ebrbente si \u201ctrash\u00ebgimtar\u201d i pasuris\u00eb s\u00eb falsifikuar, aplikimi pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Pronave p\u00ebr njohje, kompensim ose kthim fizik\/ padi civile n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr njohje pronar dhe detyrimi i ZVRPP ose ASHK-s\u00eb p\u00ebr regjistrim t\u00eb pron\u00ebs. Tjet\u00ebrsimi i pron\u00ebs duke e shitur te investitor\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr investim n\u00eb zonat bregdetare t\u00eb Rrethit Durr\u00ebs. T\u00eb nj\u00ebjtin mekaniz\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr falsifikimin e pronave n\u00eb Rrethin e Tiran\u00ebs\u201d, thot\u00eb Prokuroria.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje jan\u00eb evidentuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rastesh t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Edhe pse gjurm\u00ebt e falsifikimit jan\u00eb t\u00eb dukshme sipas Prokuroris\u00eb, me datat q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb, me veprime q\u00eb bien ndesh me ligjin e koh\u00ebs apo me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme ku nj\u00eb pron\u00eb sht\u00ebpie p\u00ebrshkruhej si tok\u00eb ar\u00eb e t\u00eb ngjashme, skema nuk ishte kapur.<\/p>\n<p>Laho ishte i bindur q\u00eb skema kalonte n\u00eb gjykat\u00eb. Pasi kan\u00eb regjistruar nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb u ka dal\u00eb e z\u00ebn\u00eb, Laho k\u00ebmb\u00ebngul t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb prone q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, Aleksandri \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk kishin fat, por t\u2019i hapin (t\u00eb hapin proces gjyq\u00ebsor) t\u00eb marrin kompensim, pasi sipas tij prona \u00ebsht\u00eb qyl dhe shteti ose gjykata nuk sforcohen q\u00eb t\u00eb japin kompensim,\u201d citohet ai n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, n\u00eb faqet e fundit t\u00eb Radhorit t\u00eb vitit 1932 shtohen veprime t\u00eb vitit 1933 edhe pse k\u00ebta libra mbylleshin brenda vitit kalendarik.<\/p>\n<p>\u201cNga k\u00ebqyrja e dat\u00ebs 28 janar 2025 q\u00eb iu b\u00eb regjistrit me titull \u201cRadhor\u00eb p\u00ebr Transkriptimet, Nr. 4 i vitit 1932, t\u00eb qarkut Durr\u00ebs, i cili fillon n\u00eb dat\u00ebn 18 Tetor 1932, n\u00eb faqet e fundit t\u00eb tij jan\u00eb regjistruar nota transkriptimi t\u00eb dat\u00ebs 31 Dhjetor 1932 dhe pas transkriptimeve t\u00eb k\u00ebsaj date \u00ebsht\u00eb regjistruar Nota Transkriptimi e dat\u00ebs 6 Kallnuer (6 Janar) 1933\u201d, thot\u00eb prokuroria.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Prona n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vrasjeve<\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me tregojn\u00eb se Rrumi i kishte duart thell\u00eb n\u00eb Kadast\u00ebr. Ve\u00e7 njer\u00ebzve q\u00eb kishte bler\u00eb brenda institucionit, ai tentonte t\u00eb ndikonte edhe n\u00eb vendimet ndaj personave q\u00eb nuk i bindeshin.<\/p>\n<p>N\u00eb disa mesazhe me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, Rrumi e orienton at\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb mesazhe te kryeministri Edi Rama, drejtues t\u00eb ASHK-s\u00eb dhe ish-kryebashkiaku i Durr\u00ebsit, Vangjush Dako p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb shkarkimin e punonj\u00ebsve q\u00eb nuk i bindeshin dhe kund\u00ebr drejtorit lokal t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dosjes, ai e udh\u00ebzonte Vullnetin q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonte mesazhe anonime tek Artan Lame, Vangjush Dako dhe Edi Rama kund\u00ebr nj\u00eb punonj\u00ebseje n\u00eb hipotek\u00eb si dhe kund\u00ebr drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit sikur ky i fundit \u201cishte i lidhur me bandat\u201d.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, Rrumi ka qen\u00eb i mir\u00ebinformuar p\u00ebr projektet qeveritare n\u00eb zon\u00eb dhe synon q\u00eb t\u00eb kap\u00eb prona brenda apo rreth tyre, qoft\u00eb edhe me \u00e7mime t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb transkriptuar me nj\u00eb person t\u00eb identifikuar si Viktori, Laho thot\u00eb se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb shkonte n\u00eb gjyq p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb, edhe pse p\u00ebr t\u00eb kaluar shkall\u00ebn e par\u00eb, informohet se do t\u00eb duhej t\u00eb shpenzonte 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prona ndodhej n\u00eb Ish\u00ebm dhe mbi t\u00eb planifikohej t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb port.<\/p>\n<p>\u201cAty ku do bohet nj\u00eb port q\u00eb ka miratu Rama, portin e skafeve o nuk e di \u00e7far porti egzakt,\u201d shkruan ai.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa k\u00ebto duken si \u201cvendime biznesi\u201d, bisedat mes Rrumit dhe Elidon Avdylit, pjes\u00eb e grupit tjet\u00ebr kriminal t\u00eb drejtuar nga Astrit Avdyli, flasin p\u00ebr luft\u00eb bandash. Transkriptet nga SKY ECC p\u00ebrshkruajn\u00eb nj\u00eb koalicion mes tre grupeve t\u00eb njohura t\u00eb zon\u00ebs; grupi i Rrumit, ai i Avdylit si dhe grup i Xhevdet Troplinit, t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb t\u00eb godasin grupin tjet\u00ebr t\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb drejtohet nga Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Edmond \u00c7eki\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00eb, Elidon Avdyli thot\u00eb se kishte folur me nj\u00eb person q\u00eb e identifikon si \u201c\u00c7unin e Poj\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb filluar goditjet. N\u00eb bisedat mes Lahos dhe Elidon Avdylit flitet p\u00ebr nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb disa rival\u00eb. Avdyli n\u00eb k\u00ebto raste duket m\u00eb shum\u00eb entuziast.<\/p>\n<p>\u201cO vlla duhen 10 viktima mrena vitit\u201d, shkruan ai.<\/p>\n<p>Laho nga ana e tij i k\u00ebrkon Avdylit t\u00eb sh\u00ebnjestrojn\u00eb emrat kryesor\u00eb t\u00eb grupit. \u201cShoku, koka i grupit \u00ebsht\u00eb Luli i pari, \u00c7ekja; pastaj ky legeni Lenti\u2026 k\u00ebta e xhirojn\u00eb loj\u00ebn e qytetit\u2026 ,\u201d citohet biseda.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka dokumentuar prokuroria n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vrasja e Edmir Bregut dhe fakti q\u00eb Laho po e p\u00ebrdorte Elidon Avdylin p\u00ebr t\u00eb eliminuar rival\u00ebt. Vet\u00eb Avdyli n\u00eb bised\u00eb k\u00ebrkon tok\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vrasjeve. \u201cNe shife e vlla at\u00eb tok\u00ebn q\u00eb m\u00eb the mos ma le mas dore se vallaj mduhet nai gjo me ja lon fmive. E si dihet si mer. Se un do ja hy dhunsh\u00ebm shok\u201d, i shkruan ai.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bised\u00eb, Laho i p\u00ebrgjigjet se mund t\u00eb marr\u00eb k\u00eb pron\u00eb t\u00eb doj\u00eb, pasi ai ka prona pafund.\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Vladimir Karaj N\u00eb dhjetorin e vitit t\u00eb larg\u00ebt 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cMaranishtja\u201d n\u00eb Shetaj t\u00eb Ishmit n\u00eb Durr\u00ebs \u2013 sot nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara turistike n\u00eb Shqip\u00ebri. Transaksioni u krye n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb gjyqtari paqtues, nd\u00ebrsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tok\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":125263,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-125262","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125262"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125262\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125264,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125262\/revisions\/125264"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}