{"id":125343,"date":"2025-10-09T16:08:06","date_gmt":"2025-10-09T16:08:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125343"},"modified":"2025-10-09T16:08:06","modified_gmt":"2025-10-09T16:08:06","slug":"flor-binaj-demokratet-dhe-shansi-per-qytetin-nje-leter-e-hapur-per-te-dhe-popullin-opozitar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/09\/flor-binaj-demokratet-dhe-shansi-per-qytetin-nje-leter-e-hapur-per-te-dhe-popullin-opozitar\/","title":{"rendered":"Flor Binaj, demokrat\u00ebt dhe shansi p\u00ebr qytetin!- Nj\u00eb let\u00ebr e hapur p\u00ebr t\u00eb dhe popullin opozitar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Nikola KEDHI<\/strong><\/p>\n<p>Po e them q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij shkrimi: un\u00eb mendoja se nevojitej nj\u00eb figur\u00eb politike. P\u00ebr mua, fjal\u00ebt \u201cfigur\u00eb apolitike\u201d nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb sens. \u00c7do \u00e7\u00ebshtje n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb politike, nga ankesat p\u00ebr rrug\u00ebn e lagjes deri te rritja e \u00e7mimit t\u00eb kafes\u00eb. Ka pasur nj\u00eb p\u00ebrpjekje, kryesisht nga e majta, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pis fjal\u00ebn \u201cpolitik\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb larguar qytetar\u00ebt nga politika dhe p\u00ebr t\u2019ua kthyer at\u00eb n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb huaj, q\u00eb nuk u p\u00ebrket, madje q\u00eb u neveritet. Propaganda ka qen\u00eb aq e fort\u00eb n\u00eb largimin e qytetarit ndaj politik\u00ebs, po aq sa p\u00ebr fshirjen e \u00e7do arritje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrpara vitit 2013, arritje t\u00eb realizuara nga Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj po, Tiran\u00ebs i duhen zgjidhje politike, sepse problemet e saj vijn\u00eb nga politikat e gabuara, antishqiptare t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb Partia Demokratike dhe e gjith\u00eb opozita e bashkuar n\u00eb fund mb\u00ebshtet\u00ebn nj\u00eb figur\u00eb politike, edhe pse jo partiake. Florjan Binaj \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se artist dhe arkitekt me profesion, nj\u00eb qytetar i angazhuar, organizues dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb protesta me kauza q\u00eb prekin \u00e7do shqiptar, \u00a0kauza q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat me ato t\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ngritur z\u00ebrin m\u00eb shum\u00eb se kushdo kund\u00ebr padrejt\u00ebsive, kund\u00ebr korrupsionit, kund\u00ebr \u00e7mimeve t\u00eb larta dhe kund\u00ebr ndotjes s\u00eb qytetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb zoti Binaj figura m\u00eb e mir\u00eb e mundshme? A ka dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje politike n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb krijojn\u00eb dilema? A do dij\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me partin\u00eb-shtet dhe t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb goditje q\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb fatale p\u00ebr t\u00eb? Pyetje t\u00eb drejta, t\u00eb cilat kandidati do duhet mbase t\u2019i adresoj\u00eb. Por tashm\u00eb kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr. Pavar\u00ebsisht rezervave q\u00eb kushdo mund t\u00eb ket\u00eb, Flor Binaj \u00ebsht\u00eb tani kandidati i pavarur i mb\u00ebshtetur nga opozita e bashkuar. \u00c7do debat mes opozitar\u00ebsh, \u00e7do supozim se cili mund t\u00eb ishte kandidati q\u00eb do na p\u00eblqente ne, duke nis nga ai q\u00eb do m\u00eb p\u00eblqente mua t\u00eb parit, sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur shanset e fitores s\u00eb kandidates s\u00eb asaj q\u00eb un\u00eb e quaj shumic\u00ebs formale, apo shumic\u00eb e uzurpuar.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb q\u00eb jemi, ose do diskutojm\u00eb ende e pambarim cili mund t\u00eb kishte qen\u00eb kandidati ideal, \u00e7far\u00eb problemesh pati procesi i jav\u00ebs s\u00eb fundit, t\u00eb merremi me \u00e7do t\u00eb met\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb opozit\u00ebs, ose do t\u00eb shohim betej\u00ebn p\u00ebrball\u00eb. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb \u00e7do rezultati t\u00eb b\u00ebhen analiza t\u00eb drejta e pa emocion e t\u00eb nxirren p\u00ebrfundime t\u00eb sakta, \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ne t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjm\u00eb si duhet \u00e7do detyr\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsi tjet\u00ebr. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do shihet qart\u00eb se \u00e7far\u00eb eci dhe \u00e7far\u00eb \u00e7aloi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, fokusi duhet t\u00eb jet\u00eb i qart\u00eb: mundja e p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb partis\u00eb-shtet dhe rikthimi i nj\u00eb fije shprese p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb par\u00eb shum\u00eb pak drit\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit. Po, Florjan Binaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se kund\u00ebrshtarja e tij. Po, opozita q\u00eb e mb\u00ebshtet \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se regjimi q\u00eb ka varf\u00ebruar qytetar\u00ebt, ka shpopulluar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ka shkat\u00ebrruar \u00e7do institucion t\u00eb liris\u00eb. Dhe po, nj\u00eb humbje e shumic\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb ishte goditja m\u00eb e madhe politike q\u00eb kjo qeverisje mund t\u00eb marr\u00eb. N\u00ebse ne deri n\u00eb 9 n\u00ebntor merremi me t\u00eb gjith\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb pala p\u00ebrball\u00eb marshon e patrazuar duke u fokusuar vet\u00ebm te q\u00ebllimi q\u00eb kan\u00eb, ne thjesht kemi ndihmuar ata n\u00eb at\u00eb q\u00ebllim t\u00eb tyrin.<\/p>\n<p>N\u00eb Greqin\u00eb e lasht\u00eb, filozof\u00ebt q\u00eb themeluan konceptin e demokracis\u00eb nuk e shihnin pushtetin si karrier\u00eb, por si sh\u00ebrbim. Zgjedhjet nuk ishin p\u00ebr profesionist\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, por p\u00ebr qytetar\u00eb me virtyt dhe kuraj\u00eb q\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht p\u00ebrfaq\u00ebsonin komunitetin. Flor Binaj, si qytetar aktiv, si njeri q\u00eb ka mbajtur barr\u00ebn e fjal\u00ebs publike dhe i ka q\u00ebndruar pran\u00eb njer\u00ebzve, mish\u00ebron k\u00ebt\u00eb ideal. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson, ose do duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb kthimin e nd\u00ebrgjegjes qytetare, brenda politik\u00ebs, t\u00eb riktheje angazhimin qytetar n\u00eb proceset politike, dhe pse jo mandej n\u00eb partit\u00eb politike, duke e zhb\u00ebr\u00eb propagand\u00ebn se n\u00eb politik\u00eb nuk ka vend p\u00ebr qytetar\u00ebt e angazhuar.Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb shpesh q\u00eb n\u00eb nj\u00eb regjim reagimi do duhet t\u00eb vij\u00eb s\u00eb pari nga partit\u00eb politike (dhe nj\u00eb Zot e di barr\u00ebn q\u00eb kan\u00eb mbajtur demokrat\u00ebt k\u00ebto vite, t\u00eb vet\u00ebm e shpesh t\u00eb lin\u00e7uar), por m\u00eb pas dhe nga qytetar\u00eb t\u00eb angazhuar, nga mediat e nga \u00e7do qeliz\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Sot, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare t\u00eb reagoj\u00eb si nj\u00eb trup i vet\u00ebm, s\u00eb bashku me partit\u00eb politike, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje qytetare dhe politike.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb thuhet hapur nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shpesh fshihet: asgj\u00eb nga kjo nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb e mundur pa demokrat\u00ebt, njer\u00ebzit q\u00eb, pavar\u00ebsisht goditjeve, ndarjeve, padrejt\u00ebsive e shpifjeve, mbeten forca morale dhe komb\u00ebtare m\u00eb e q\u00ebndrueshme e vendit.<\/p>\n<p>Ata hoq\u00ebn dor\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga shum\u00eb figura t\u00eb denja brenda tyre, nga emra me integritet q\u00eb mund t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb dinjitoze.Por e b\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim m\u00eb t\u00eb madh: bashkimin.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt jan\u00eb akuzuar, p\u00ebr\u00e7muar, trajtuar si qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb nga analist\u00eb cinik\u00eb dhe mediat e kapura. Jan\u00eb quajtur, \u201ct\u00eb vjet\u00ebr\u201d, \u201ct\u00eb pap\u00ebrmir\u00ebsuesh\u00ebm\u201d, \u201ct\u00eb mbaruar\u201d.<\/p>\n<p>Por jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb flak\u00ebn e q\u00ebndres\u00ebs q\u00eb nga 1945-a deri n\u00eb 2025-\u00ebn. Jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb rrjetin e vet\u00ebm komb\u00ebtar opozitar, t\u00eb strukturuar n\u00eb mbar\u00eb vendin, e q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn, disiplin\u00ebn dhe ndjenj\u00ebn e sakrific\u00ebs q\u00eb mungon mbase gjetk\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Binaj, b\u00ebjini ata pjes\u00eb t\u00eb koalicionit tuaj!<\/p>\n<p>Fitojuani besimin. Dhe do t\u00eb keni partner\u00ebt m\u00eb besnik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb p\u00ebr kryeqytetin.<br \/>\nAta do t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb, edhe pse ju nuk vini nga radh\u00ebt e tyre, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Tiran\u00ebn t\u00eb \u00e7lirohet nga korrupsioni dhe arroganca e pushtetit. Ata jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb, edhe kur shum\u00ebkush t\u2019ju braktis\u00eb nga presionet e shumta, do i keni n\u00eb krah, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb t\u00eb ndani t\u00eb nj\u00ebjtat parime e beteja.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt jan\u00eb krenaria, q\u00ebndresa dhe vlera e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Jan\u00eb arritjet e k\u00ebtij vendi dhe muri mbrojt\u00ebs kund\u00ebr nj\u00eb regjimi q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb uzurpoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fal\u00eb ndjenj\u00ebs patriotike t\u00eb demokrat\u00ebve, dhe liderit t\u00eb tyreBerisha, q\u00eb dol\u00ebn p\u00ebrtej interesave partiake dhe p\u00ebrkrah\u00ebn nj\u00eb kandidat q\u00eb nuk vinte prej tyre, q\u00eb sot kemi, mbase p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb vitesh, nj\u00eb opozit\u00eb realisht t\u00eb bashkuar me gjasa p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb dallg\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb presionin, manipulimin dhe frik\u00ebn, ashtu si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb Shkup para pak vitesh, n\u00eb Rumani apo vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Zoti Binaj, keni mbi supe nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb madhe, shpres\u00ebn e gjith\u00eb popullit opozitar, nga partit\u00eb politike te shoq\u00ebria e pa atashuar me parti, q\u00eb lind nga ky bashkim historik forcash. Krimi m\u00eb i madh do t\u00eb ishte vrasja e k\u00ebsaj shprese. Mos lejoni q\u00eb t\u2019jua sabotojn\u00eb fushat\u00ebn as sirenat e emisioneve t\u00eb dark\u00ebs, as grupet apo individ\u00ebt me agjenda personale. Jam i bindur se do jeni vetvetja gjat\u00eb fushat\u00ebs, se do i besoni instinktit dhe nd\u00ebrgjegjes suaj qytetare, asaj q\u00eb keni treguar p\u00ebr vite n\u00eb betejat tuaja publike dhe n\u00eb emisionin q\u00eb drejtoni.<\/p>\n<p>Jam po aq i bindur se t\u00eb gjitha forcat politike q\u00eb ju mb\u00ebshtesin do t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin q\u00eb k\u00ebrkon ky moment historik dhe do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bindur qytetar\u00ebt se ekziston nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit t\u00eb err\u00ebt dymb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar, nd\u00ebrsa ju vet\u00eb vini me \u201celektoratin\u201d tuaj, shoq\u00ebrin\u00eb civile, e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb. Mobilizimi i t\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre grupimeve, me aft\u00ebsit\u00eb tuaja n\u00eb komunikim dhe n\u00eb kontakt me \u00e7do votues, si dhe platforma q\u00eb do t\u00eb paraqisni, duhet t\u00eb adresojn\u00eb problemet e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetit, por edhe t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb vizion q\u00eb shkon p\u00ebrtej nj\u00eb cikli elektoral, nj\u00eb vizion q\u00eb mbron familjen, f\u00ebmij\u00ebt, identitetin dhe dinjitetin ton\u00eb, adreson infrastruktur\u00ebn e munguar, munges\u00ebn e ujit, gj\u00ebrat m\u00eb bazike p\u00ebr nj\u00eb qytetar, dhe u rikthen qytetin banor\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu Tirana mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe bashk\u00eb me t\u00eb, edhe shoq\u00ebria shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Nikola KEDHI Po e them q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij shkrimi: un\u00eb mendoja se nevojitej nj\u00eb figur\u00eb politike. P\u00ebr mua, fjal\u00ebt \u201cfigur\u00eb apolitike\u201d nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb sens. \u00c7do \u00e7\u00ebshtje n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb politike, nga ankesat p\u00ebr rrug\u00ebn e lagjes deri te rritja e \u00e7mimit t\u00eb kafes\u00eb. Ka pasur nj\u00eb p\u00ebrpjekje, kryesisht nga e majta, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-125343","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125343"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125343\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125344,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125343\/revisions\/125344"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}