{"id":125345,"date":"2025-10-09T17:57:18","date_gmt":"2025-10-09T17:57:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125345"},"modified":"2025-10-09T17:57:18","modified_gmt":"2025-10-09T17:57:18","slug":"institucioni-qe-prodhon-alibi-ligjore-per-mungesen-e-transparences-dhe-llogaridhenies-ne-administraten-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/09\/institucioni-qe-prodhon-alibi-ligjore-per-mungesen-e-transparences-dhe-llogaridhenies-ne-administraten-publike\/","title":{"rendered":"Institucioni q\u00eb \u201cprodhon\u201d alibi ligjore p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb administrat\u00ebn publike!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb, sipas ligjit nr. 119\/2014 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit\u201d dhe ligjit nr. 9887\/2008 \u201cP\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d, plot\u00ebsuar me Ligjin Nr. 33\/2022 \u201cPer t\u00eb dh\u00ebnat e hapura dhe rip\u00ebrdorimin e informacionit t\u00eb sektorit publik\u201d duhet t\u00eb garantoj\u00eb dy shtylla thelb\u00ebsore t\u00eb demokracis\u00eb moderne: transparenc\u00ebn publike dhe mbrojtjen e privat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur lexojm\u00eb Raportin p\u00ebr vitin 2024, pyetja q\u00eb duhet t\u00eb shtrojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se sa ky Komisioner i ka sh\u00ebrbyer transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies s\u00eb institucioneve publike q\u00eb duhet t\u00eb monitoroj\u00eb?<\/p>\n<p><strong><em>I. Zero kontribut n\u00eb transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien publike <\/em><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb praktik\u00eb, ky institucion \u00ebsht\u00eb kthyer m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb formale, sesa n\u00eb nj\u00eb autoritet efektiv q\u00eb nxit transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien e institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Edhe pse ligji i jep kompetenca t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb monitoruar zbatimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim, Komisioneri rrall\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive kund\u00ebr institucioneve q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb publikojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna publike.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vendime t\u00eb Komisionerit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vonuara dhe pa pasoja reale, pasi institucionet shpesh i injorojn\u00eb k\u00ebto vendime, pa u nd\u00ebshkuar. Si \u00e7do vit, p\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe p\u00ebr aktivitetin gjat\u00eb vitit 2024, raporti vjetor i Komisionerit pasqyron numrin e ankesave, por jo ndikimin konkret q\u00eb vendimet e tij kan\u00eb pasur n\u00eb hapjen e t\u00eb dh\u00ebnave publike dhe informimin korrekt t\u00eb qytetarit, mediave dhe madje edhe vet\u00eb deputet\u00ebve, sa her\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb k\u00ebrkuar pran\u00eb Komisionerit q\u00eb t\u2019i detyroj\u00eb institucionet publike t\u00eb japin informacionin e duhur.<\/p>\n<p>Mungesa e ndjekjes gjyq\u00ebsore p\u00ebr moszbatim t\u00eb vendimeve ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb transparenca t\u00eb mbetet nj\u00eb detyrim formal, jo praktik.<\/p>\n<p><strong><em>II. Komisoneri: kampion i mbrojtjes s\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs t\u00eb institucioneve publike! <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Viti 2024 provoi t\u00eb ishte pa dyshim nj\u00eb nga vitet m\u00eb problematike p\u00ebr institucionin e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb forconte rolin e tij si garant i transparenc\u00ebs, Komisioneri u p\u00ebrfshi n\u00eb disa skandale t\u00eb denoncuara dhe b\u00ebra publike nga mediat, t\u00eb cilat zbuluan (i) var\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb tij nga maxhoranca, (ii) munges\u00ebn e vullnetit institucional p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informim dhe (iii)p\u00ebrdorimin selektiv t\u00eb ligjit p\u00ebr \u201cmbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d, p\u00ebr t\u00eb kufizuar aksesin n\u00eb informacion publik.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura n\u00eb media gjat\u00eb vitit 2024 ishte refuzimi i k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion mbi kontratat koncesionare dhe tenderat publik\u00eb, ku disa institucione shtet\u00ebrore, \u00a0p\u00ebrfshir\u00eb ministri, bashki dhe agjenci qendrore mohuan publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave mbi p\u00ebrfituesit dhe vlerat reale t\u00eb kontratave.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebronte publikimin e informacionit, Komisioneri (i) justifikoi fshehjen e t\u00eb dh\u00ebnave, gjoja me argumentin se ato p\u00ebrmbanin element\u00eb \u201ct\u00eb ndjesh\u00ebm ekonomik\u00eb\u201d?!, (ii) nuk aplikoi asnj\u00eb sanksion ndaj institucioneve q\u00eb nuk zbatuan afatet ligjore p\u00ebr p\u00ebrgjigje, si dhe (iii) nuk publikoi raport transparent mbi vendimet e marra p\u00ebr k\u00ebto raste.<br \/>\nMediat e konsideruan me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje si nj\u00eb akt t\u00eb qart\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs, duke p\u00ebrmendur si shembuj konkret\u00eb rastet e kontratave n\u00eb fush\u00ebn e infrastruktur\u00ebs dhe t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb publike.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00eb muajt prill\u2013qershor 2024, disa portale investiguese raportuan se Agjencia e Prokurimeve Publike kishte refuzuar dh\u00ebnien e informacionit mbi tendera t\u00eb klasifikuar si \u201ckonfidencial\u00eb\u201d. Kur gazetar\u00ebt dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile ankimuan rastin te Komisioneri, institucioni nuk nd\u00ebrhyri n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim, por e konsideroi t\u00eb justifikuar vendimin e APP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo solli reagime t\u00eb forta publike, pasi ligji p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit e njeh si informacion publik \u00e7do dokument q\u00eb lidhet me shpenzimin e fondeve publike. Organizatat si \u201cBIRN Albania\u201d dhe \u201cAIS\/Open Data\u201d deklaruan se ky ishte nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm, q\u00eb i lejon institucioneve t\u00eb p\u00ebrdorin termin \u201ckonfidencial\u201d, p\u00ebr t\u00eb fshehur abuzimet me fondet publike.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, skandali mbi t\u00eb dh\u00ebnat e pun\u00ebsimeve publike. N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2024, disa media raportuan se disa institucione kishin refuzuar t\u00eb publikojn\u00eb listat e pun\u00ebsimeve dhe em\u00ebrimeve n\u00eb administrat\u00ebn publike, duke u justifikuar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u201ct\u00eb dh\u00ebna personale\u201d.<\/p>\n<p>Kur rastet iu referuan Komisionerit, institucioni mbajti an\u00ebn e institucioneve publike, duke e quajtur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr publikim \u201cc\u00ebnim t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb\u201d. Kjo d\u00ebshmon qart\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn miopin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Komisionerit, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr pap\u00ebgjegjshm\u00ebri kronike, pasi transparenca p\u00ebr pun\u00ebsimet publike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga treguesit kryesor\u00eb t\u00eb integritetit dhe meritokracis\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb mediat e cil\u00ebsuan q\u00ebndrimin e Komisionerit si nj\u00eb alibi ligjore p\u00ebr munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, gjat\u00eb vitit 2024, disa institucione qendrore, p\u00ebrfshir\u00eb bashki dhe agjenci ekzekutive, nuk zbatuan vendimet e Komisionerit p\u00ebr publikimin e informacionit, por vet\u00eb Komisioneri nuk mori asnj\u00eb mas\u00eb nd\u00ebshkuese. Raportet mediatike zbuluan se asnj\u00eb gjob\u00eb administrative nuk ishte vendosur p\u00ebr moszbatim t\u00eb ligjit, edhe pse ligji i jep Komisionerit kompetenca t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar shkel\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kjo sjellje solli kritika t\u00eb forta nga organizatat e transparenc\u00ebs, aktive dhe t\u00eb pavarura tek ne, t\u00eb cilat theksuan se mosveprimi institucional \u00ebsht\u00eb vet\u00eb nj\u00eb form\u00eb mohimi i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb u b\u00eb tem\u00eb shqet\u00ebsimi dhe denoncimi n\u00eb media ishte mungesa e transparenc\u00ebs s\u00eb vet\u00eb institucionit t\u00eb Komisionerit. Portale t\u00eb ndryshme investigative raportuan se faqja zyrtare e institucionit (i) nuk p\u00ebrmbante t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara mbi buxhetin dhe shpenzimet, (ii) nuk publikonte vendimet e plota administrative, si dhe (iii) nuk kishte raport t\u00eb detajuar mbi ankesat dhe m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, konstatoj se 2024-a ishte nj\u00eb vit i humbur p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit. Ky vit ekspozoi qart\u00eb dob\u00ebsit\u00eb strukturore dhe var\u00ebsin\u00eb e thekshme politike t\u00eb Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt dhe mediat, institucioni u perceptua nga qytetar\u00ebt dhe mediat si nj\u00eb mburoj\u00eb ligjore p\u00ebr fshehjen e informacionit publik.<\/p>\n<p><strong><em>III. Komisoneri: kampion i mosmbrojtjes s\u00eb privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Viti 2024 nxori n\u00eb pah edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb skandalesh q\u00eb godit\u00ebn besueshm\u00ebrin\u00eb e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, institucionit q\u00eb, sipas ligjit nr. 9887\/2008, duhet t\u00eb jet\u00eb \u201crojtar i privat\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb garantonte mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur dixhitalizimi i administrat\u00ebs po zgjerohej me ritme t\u00eb shpejta, Komisioneri u akuzua p\u00ebr mosveprim, pasivitet dhe shpesh bashk\u00ebfaj\u00ebsi institucionale, n\u00eb disa prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2024, mediat raportuan p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr rrjedhje masive t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale nga databaza t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, q\u00eb p\u00ebrfshinte emra, numra ID, paga, numra telefoni dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndryshe nga pritshm\u00ebrit\u00eb, Komisioneri (i) nuk reagoi menj\u00ebher\u00eb publikisht, duke u mjaftuar me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme pas disa dit\u00ebsh, (ii) nuk k\u00ebrkoi hetim administrativ t\u00eb plot\u00eb ndaj institucioneve q\u00eb ruanin databazat, si dhe (iii) nuk publikoi nj\u00eb raport transparent p\u00ebr shkaqet, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe masat parandaluese.<\/p>\n<p>Kjo munges\u00eb veprimi u interpretua si d\u00ebshtim n\u00eb mbrojtjen e privat\u00ebsis\u00eb dhe shkelje e misionit themelor t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00eb maj 2024, disa portale dhe rrjete sociale publikuan t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara mbi paga, pozicione dhe t\u00eb dh\u00ebna kontaktuese t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte pezullimin e publikimit dhe ndjekjen penale t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve, Komisioneri heshti p\u00ebr disa jav\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur rrjedhjen e informacionit n\u00eb platforma t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e siguris\u00eb kibernetike e cil\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shkeljes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2024, mediat denoncuan probleme serioze t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb sistemeve dixhitale shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb platform\u00ebn \u201ce-Albania\u201d, ku p\u00ebrdoruesit raportuan qasje t\u00eb paautorizuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tyre. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb siguronte nj\u00eb auditim t\u00eb pavarur t\u00eb siguris\u00eb, Komisioneri publikoi nj\u00eb njoftim formal ku pretendonte se \u201cnuk kishte pasur komprometim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d.<\/p>\n<p>Organizatat e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe ekspert\u00ebt e pavarur argumentuan t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke publikuar shembuj konkret\u00eb t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrdoruesve. Ky episod me t\u00eb drejt\u00eb u pa nga mediat si nj\u00eb mbulim institucional i d\u00ebshtimit teknologjik t\u00eb institucioneve publike dhe si shenj\u00eb e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Komisionerit nga ekzekutivi.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, disa kompani t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb telekomunikacionit dhe sh\u00ebrbimeve financiare raportuan rrjedhje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb klient\u00ebve. Sipas ligjit, k\u00ebto kompani duhet t\u00eb njoftonin Komisionerin dhe publikun p\u00ebr incidentet brenda 72 or\u00ebve.<\/p>\n<p>Mediat zbuluan se n\u00eb asnj\u00eb nga rastet, Komisioneri nuk kishte informuar publikun dhe nuk kishte publikuar asnj\u00eb raport mbi incidentet e siguris\u00eb. Kjo heshtje p\u00ebrb\u00ebn rast flagrant t\u00eb shkeljes s\u00eb detyrimeve p\u00ebr transparenc\u00eb dhe t\u00eb mohimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u informuar, kur t\u00eb dh\u00ebnat e tyre komprometohen.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, si dhe n\u00eb detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar, p\u00ebrmes faqes s\u00eb tij n\u00eb internet\u00a0 t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, Komisioneri d\u00ebshtoi dhe n\u00eb detyr\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave sensitive t\u00eb qytetar\u00ebve. Raportet e mediave zbuluan se faqja zyrtare nuk p\u00ebrmbante t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara mbi rastet e hetuara, vendimet e dh\u00ebna nuk ishin publike n\u00eb form\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe shum\u00eb ankesa qytetare mbeteshin pa p\u00ebrgjigje p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Skandalet e vitit 2024 ekspozuan nj\u00eb realitet t\u00eb hidhur: Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale ka d\u00ebshtuar totalisht, duke mos garantuar as t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, as edhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Shumica e institucioneve qendrore dhe vendore nuk zbatojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb detyrimin p\u00ebr publikimin e informacionit t\u00eb detyruesh\u00ebm sipas nenit 7 t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit. Asnj\u00eb institucion nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar seriozisht p\u00ebr shkelje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Shoq\u00ebria civile dhe media shpesh detyrohen t\u00eb ndjekin rrug\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ligji i njeh si publike.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb veprimit proaktiv nga ana e Komisionerit, kemi par\u00eb nj\u00eb heshtje sistematike, munges\u00eb t\u00eb hetimeve t\u00eb thelluara dhe asnj\u00eb nd\u00ebshkim real p\u00ebr shkeljet.<\/p>\n<p>Ky d\u00ebshtim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm institucional, por c\u00ebnon drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur me sistemet dixhitale dhe p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb, sipas ligjit nr. 119\/2014 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit\u201d dhe ligjit nr. 9887\/2008 \u201cP\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d, plot\u00ebsuar me Ligjin Nr. 33\/2022 \u201cPer t\u00eb dh\u00ebnat e hapura dhe rip\u00ebrdorimin e informacionit t\u00eb sektorit publik\u201d duhet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-125345","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125345"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125345\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125346,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125345\/revisions\/125346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}