{"id":125366,"date":"2025-10-10T08:50:32","date_gmt":"2025-10-10T08:50:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125366"},"modified":"2025-10-10T08:50:32","modified_gmt":"2025-10-10T08:50:32","slug":"rama-shpalli-sekret-udhetimet-e-tij-ekspertet-minohen-parimet-e-transparences-dhe-llogaridhenies","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/10\/rama-shpalli-sekret-udhetimet-e-tij-ekspertet-minohen-parimet-e-transparences-dhe-llogaridhenies\/","title":{"rendered":"Rama shpalli sekret udh\u00ebtimet e tij, ekspert\u00ebt: Minohen parimet e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies!"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebshilli i Ministrave vendosi q\u00eb t\u2019i fsheh\u00eb pas marr\u00ebveshjeve t\u00eb konfidencialitetit shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi q\u00eb minon, sipas ekspert\u00ebve, parimet e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies.<br \/>\nBIRN<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn q\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb pas marr\u00ebveshjeve t\u00eb konfidencialitetit udh\u00ebtimet e kryeministrit Edi Rama, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai shpesh \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr munges\u00eb transparence.<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm q\u00eb rregullon funksionet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Qeveritare, DSHQ, parashikojn\u00eb q\u00eb kjo drejtori t\u00eb negocioj\u00eb kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udh\u00ebtimi n\u00ebn konfidencialitet.\u00a0 Qeveria argumenton se kjo b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb dh\u00ebnat personale.<\/p>\n<p>\u201cMe \u00e7do institucion, i cili do t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimin sipas k\u00ebsaj shkronje, DSHQ-ja n\u00ebnshkruan aktmarr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi dhe konfidencialiteti, me q\u00ebllim ruajtjen e informacionit t\u00eb detyruesh\u00ebm mes pal\u00ebve, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale\u2026\u201d- thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb VKM-n\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb pritur me kritika dhe shihet si shkelje e ligjeve q\u00eb detyrojn\u00eb organet publike t\u2019i n\u00ebnshtrohen transparenc\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike.<\/p>\n<p>Blerjana Bino, drejtoresh\u00eb e Qendr\u00ebs p\u00ebr Shkenc\u00eb dhe Inovacion p\u00ebr Zhvillim (SciDev) i tha BIRN se shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet e kryeministrit jasht\u00eb vendit nuk mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb dh\u00ebna personale n\u00eb kuptimin e mbrojtjes s\u00eb privat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAto lidhen me ushtrimin e funksionit publik dhe me p\u00ebrdorimin e fondeve publike, ndaj p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb informacion me interes t\u00eb lart\u00eb publik,\u201d tha Bino.<\/p>\n<p>Edhe Rigels Xhemollari nga \u201cQendresa Qytetare\u201d e kritikon vendimin si nj\u00eb sjellje me dy standarde t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb e premton transparenc\u00ebn, por nuk e zbaton at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProblemi i par\u00eb lidhet me modelin, nga nj\u00ebra an\u00eb Rama na prezantoi platform\u00ebn Transparent Albania si ur\u00eb lidh\u00ebse mes qeveris\u00eb dhe qytetarit, nga ana tjet\u00ebr firmos fshehjen e pagesave t\u00eb veta p\u00ebr avione dhe hotele,\u201d tha Xhemollari, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb \u201cnj\u00eb qeveri me dy standarde dhe munges\u00eb t\u00eb theksuar siqeriteti\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Xhemollarit, \u201carsyetimet p\u00ebr sekret tregtar apo konfidencialitet jan\u00eb justifikimet m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb fshehin informacion, por parimi \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb, ti si zyrtar\u00a0 i shtetit, po p\u00ebrdor lek\u00ebt e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar dhe ke detyrimin t\u2019i b\u00ebsh transaprente\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Bino k\u00ebmb\u00ebngul se \u00e7do informacion q\u00eb lidhet me p\u00ebrdorimin e parave publike dhe me ushtrimin e detyrave shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb informacion publik dhe duhet t\u00eb jet\u00eb i aksesuesh\u00ebm nga qytetar\u00ebt dhe mediat, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr funksionar\u00ebt publik\u00eb dhe sidomos ata n\u00eb pozicionet m\u00eb t\u00eb larta ka k\u00ebrkesa llogaridh\u00ebnie edhe m\u00eb t\u00eb larta dhe jan\u00eb subjekt nj\u00eb kontrolli publik dhe m\u00eb t\u00eb madh,\u201d theksoi Bino duke e konsideruar transparenc\u00ebn n\u00eb p\u00ebrdorimin e parave publike si prevaluese n\u00eb \u00e7do rast.<\/p>\n<p>Sipas Binos, Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale duhet t\u00eb shprehet dhe t\u00eb sqaroj\u00eb edhe publikun e gjer\u00eb se cilat t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb interes publik q\u00eb duhet t\u00eb publikohen, dhe cilat mund t\u00eb mbrohen p\u00ebr arsye sigurie apo privat\u00ebsie.<\/p>\n<p>Duke iu referuar standardeve europiane, ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje rastin e Presidentes s\u00eb Komisionit Europian q\u00eb u detyrua t\u00eb publikoj\u00eb mesazhet e saj n\u00eb celular pasi nj\u00eb gjykat\u00eb e BE-s\u00eb vler\u00ebsoi se refuzimi i m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato publike nuk ishte i arsyesh\u00ebm dhe kund\u00ebrshtonte ligjet p\u00ebr transparenc\u00ebn dhe interesin publik.<\/p>\n<p>Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb BIRN n\u00ebse ky vendim shkelte detyrimet p\u00ebr transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimet charter t\u00eb kryeministrit Edi Rama jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e debatit politik prej vitesh p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb diskutueshme me Air Albania dhe kostove t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn prej vitit 2020, shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit t\u00eb kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb \u2018Air Albania\u2019 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me qira nj\u00eb aeroplan \u2018Airbus A319-100\u2032. Aeroplani i konfigurimit \u2018Vip\u2019 mund t\u00eb akomodoj\u00eb deri n\u00eb 32 pasagjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt publike Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare, kjo e fundit faturohet nga Air Albania p\u00ebr 25 or\u00eb fluturimi n\u00eb vit dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr \u201cmarr\u00ebsi i sh\u00ebrbimit e p\u00ebrfiton me tarif\u00eb zero\u201d.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare pretendon gjithashtu se paguan af\u00ebrsisht 2450 euro p\u00ebr or\u00eb fluturimi t\u00eb kryeministrit ose gjasht\u00eb her\u00eb m\u00eb pak se vlera mesatare e tregut p\u00ebr nj\u00eb fluturim charter.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin qershor, Rama u filmua teksa zbriste nga nj\u00eb avion privat n\u00eb aeroportin e Hag\u00ebs gjat\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tij drejt Samitit t\u00eb NATO-s. Avioni ishte i ndrysh\u00ebm nga ai qeveritar q\u00eb p\u00ebrdor zakonisht Rama n\u00eb udh\u00ebtimet e tij zyrtare t\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe i p\u00ebrkiste tipit \u201cGulfstream Aerospace G-IVSP\u201d me regjistrimin \u201cTC-EMR\u201d, duke ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb reja p\u00ebr kostot.<\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Media dhe Informim pran\u00eb qeveris\u00eb deklaroi se edhe ky udh\u00ebtim ishte mbuluar nga marr\u00ebveshja kuad\u00ebr q\u00eb Kryeministria ka me kompanin\u00eb private, Air Albania.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave vendosi q\u00eb t\u2019i fsheh\u00eb pas marr\u00ebveshjeve t\u00eb konfidencialitetit shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi q\u00eb minon, sipas ekspert\u00ebve, parimet e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies. BIRN K\u00ebshilli i Ministrave vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn q\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb pas marr\u00ebveshjeve t\u00eb konfidencialitetit udh\u00ebtimet e kryeministrit Edi Rama, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":23591,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-125366","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125366"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125366\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125367,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125366\/revisions\/125367"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23591"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}