{"id":125427,"date":"2025-10-11T10:34:39","date_gmt":"2025-10-11T10:34:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125427"},"modified":"2025-10-11T10:46:47","modified_gmt":"2025-10-11T10:46:47","slug":"osman-mula-erdhem-femije-dhe-dolem-pleq-thoma-gellci-e-shkaterroi-rtsh-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/11\/osman-mula-erdhem-femije-dhe-dolem-pleq-thoma-gellci-e-shkaterroi-rtsh-ne\/","title":{"rendered":"Osman Mula: Thoma G\u00ebll\u00e7i erdhi nga Amerika me porosi t\u00eb kryeministrit, mori \u00e7far\u00eb deshi dhe e shkat\u00ebrroi RTSH-n\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Artisti i njohur Osman Mula, nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar, ka folur me tone t\u00eb forta kritike gjat\u00eb takimit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb RTSH me Komisionin Parlamentar t\u00eb Medias.<\/p>\n<p>Regjisori i 20 Festivaleve t\u00eb K\u00ebng\u00ebs dhe i dhjet\u00ebra spektakleve q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb ekranin publik, ka folur me tone t\u00eb ashpra p\u00ebr gjendjen e sotme t\u00eb institucionit q\u00eb dikur p\u00ebrfaq\u00ebsonte krenarin\u00eb e krijimtaris\u00eb artistike shqiptare.<\/p>\n<p>Ai akuzoi ish-drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm Thoma G\u00ebll\u00e7i p\u00ebr rr\u00ebnimin e institucionit<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb RTSH erdh\u00ebm f\u00ebmij\u00eb dhe dol\u00ebm pleq. Nuk na ka sjell\u00eb partia, sepse jam 20 vjet regjisor i koncerteve dhe festivaleve n\u00eb RTSH. D\u00ebsh\u00ebm politik\u00eb se kishte nevoj\u00eb p\u00ebr demokraci vendi. Politikan \u00ebsht\u00eb drejtori i ardhur nga qeveria, Thoma G\u00ebll\u00e7i, erdhi dhe e shkat\u00ebrroi RTSH.<\/p>\n<p>Si mundet q\u00eb t\u00eb prish\u00eb programacionin, kolegjiomin, k\u00ebshillin artistik. Mbi 30 punonj\u00ebsve nga jasht\u00eb u jepeshin tendera p\u00ebr emisione, kurse atyre brenda u b\u00ebhej apeli n\u00eb 8 dhe or\u00ebn 4 pasdite, pa pun\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0 Un\u00eb kam qen\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor aty, prandaj kan\u00eb dal\u00eb festivale q\u00eb nuk harrohen kurr\u00eb. Sot t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb sorosiane, nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb. Jeni t\u00eb lexuar, ky stacion i majt\u00eb, e tjetri i djatht\u00eb. K\u00ebrkoni nga ne t\u00eb jemi t\u00eb pavarur. G\u00ebllci nuk doli kurr\u00eb n\u00eb konkurs. Erdhi dhebe shkat\u00ebrroi, 17 stacione televizive q\u00eb nuk i shikon askush&#8221;,\u00a0tha Mula.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kam punuar p\u00ebr 44 vjet n\u00eb RTSH e padyshim q\u00eb e ndjek me vemendje s\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebn, \u00e7far\u00eb krijon dhe ku ndodhet n\u00eb tregun mediatik, pasi sot shoq\u00ebrohet me dhjetera stacione te tjera. Mjerisht m\u00eb vjen keq q\u00eb ndodhet n\u00eb at\u00eb pozicion n\u00eb renditje ku po ta krahasojm\u00eb me nj\u00eb kampionat futbolli mund t\u00eb jet\u00eb ekipi q\u00eb rrezikon t\u00eb bjer\u00eb nga kategoria. RTSH duhet t\u00eb kishte 3 shtylla t\u00eb fuqishme:<\/p>\n<ol>\n<li>Informacion gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs<\/li>\n<li>Prodhime emisionesh edukative komb\u00ebtare, dokumentare dhe pse jo filma serial sepse i ka realizuar me shum\u00eb sukses<\/li>\n<li>Spektaklin aq t\u00eb domosdoshem per teleshikuesin, ketu kam parasysh edhe mbremjet koncertale, cik\u00ebl spektaklesh, mbr\u00ebmje me t\u00eb rinjte, recitale, sport and show, si dhe emisione t\u00eb zgjedhura nd\u00ebr vite si kujtes\u00eb p\u00ebr publikun dhe artedash\u00ebsit q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Informacioni n\u00eb RTSH dihet se ka qen\u00eb servil i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave as m\u00eb pak dhe as me shum\u00eb se nj\u00eb zedh\u00ebn\u00ebs shtypi i nj\u00eb kabineti qeveritar, lajme t\u00eb ceketa pa analiz\u00eb dhe pa investigim q\u00eb n\u00ebp\u00ebr portale i gjen shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara. T\u00eb ftuarit n\u00ebp\u00ebr emisione politike, t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz me vite, me dekada t\u00eb mbushur me projekte ku lexohet hapur un\u00eb b\u00ebj avokatin mbrojt\u00ebs nd\u00ebrsa ti na shp\u00ebrble mir\u00eb. P\u00ebr problemet arg\u00ebtuese dhe ato ciklet e m\u00ebdha televizive as nuk b\u00ebhet fjal\u00eb, vet\u00ebm ritransmetim. Redaksi inekzistente.<\/p>\n<p>Nuk duan, nuk din\u00eb, nuk pyesin se si\u00e7 duket nuk duan t\u2019ja prishin qet\u00ebsin\u00eb dhe rehatin\u00eb fasho-orarit, por t\u00eb ken\u00eb kontrollin mbi financat e RTSH q\u00eb paguhen nga taksapaguesi Shqiptar. Pak kujtes\u00eb si erdhi drejtori i RTSH nga Amerika me porosi t\u00eb kryeministrit si nj\u00eb shok i v\u00ebllait t\u00eb tij e mori \u00e7far\u00eb desh, hoqi k\u00eb deshi dhe pasi erdhi Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit e gjeti me shkelje skandaloze. Por, nuk i hyri ferr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i hipi avionit e shkoi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Amerik\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb RTSH si nje xhenaze n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky mendimtari i urt\u00eb dhe largpam\u00ebs si\u00e7 quhej nga spiker\u00ebt e festivalit, jo vet\u00ebm q\u00eb e shkat\u00ebrroi dhe aktivitetin e fundvitit por futi edhe precedentin m\u00eb t\u00eb rrezikshem duke e shpallur k\u00ebng\u00ebn fituese pa filluar festivali. Punonjesit jan\u00eb t\u00eb frikesuar, t\u00eb deklaruar hapur pro qeveris\u00eb, pa status n\u00ebpunesi, pa sindikat\u00eb q\u00eb ti marr\u00eb n\u00eb mbrojtje (sa p\u00ebr kujtes\u00eb te 3 kryetar\u00ebt e sindikat\u00ebs nd\u00ebr vite jan\u00eb pezulluar nga puna).<\/p>\n<p>Po at\u00ebher\u00eb kush duhet ta monitoroje k\u00ebt\u00eb institucion mjeran qe taksat i marrin nga ata q\u00eb votojn\u00eb qeverin\u00eb si dhe ato 650 mij\u00eb, q\u00eb nuk e votojn\u00eb at\u00eb. Pra RTSH duhet t\u00eb jete i t\u00eb gjith\u00ebve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luan rol kryesor monitorimi i AMA, K\u00ebshilli Drejtues i Institucionit, Parlamenti Shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb njer\u00ebzit e duhur q\u00eb t\u00eb ndjekin mbar\u00ebvajtjen e gjith\u00e7kaje q\u00eb prodhohet e del n\u00eb transmetim. Kush i merr projektet, sa p\u00eblqehen nga publiku dhe sidomos raporti me financat, si futet reklama dhe ku shkon?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb garancie kan\u00eb ata q\u00eb e marrin p\u00ebrsiper projektin (ku jepen \u00e7do dit\u00eb) dhe sa \u00ebsht\u00eb raporti mes t\u00eb punesuarve dhe mes t\u00eb tret\u00ebve.<\/p>\n<p>Kam pyetur p\u00ebr Keshillin Drejtues t\u00eb RTSH dhe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebne q\u00eb \u00ebsht\u00eb monopartiak i propozuar dhe i caktuar me emra dhe mbiemra nga Taulant Balla ( kryetar i grupit parlamentar te PS). U b\u00eb ky keshill n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb parlamentit t\u00eb ikur dhe as nuk ju k\u00ebrkua grupimit opozitar nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr n\u00eb KD. Ky grupim nuk p\u00ebrfaq\u00ebson parlamentin sterio, detyrimisht q\u00eb bie nga funksioni.<\/p>\n<p>Si i till\u00eb, i shkon p\u00ebr shtat vet\u00ebm drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm duke marr\u00eb dhe secili projekte dhe financa t\u00eb medha, por duke qen\u00eb subjektiv n\u00eb monitorimin e institucionit. Ky grupim nga nj\u00eb kontroll i rrept\u00eb ndaj drejtoris\u00eb b\u00ebhet krahu i djatht\u00eb i saj dhe i lejon drejtuesit dhe stafin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan me financat dhe programin.<\/p>\n<p>Furnizohen me projekte, jan\u00eb subjektiv bile mund t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb dhe tekat e tyre q\u00eb me lek\u00ebt e popullit k\u00ebta drejtues ta ndjekin festivalin europian dhe ndeshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare shpeshher\u00eb duke marr\u00eb dhe grat\u00eb me vete. Nuk mbaron e keqja k\u00ebtu: RTSH u b\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i dy zot\u00ebrinjve q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: kur fiton nj\u00eb pal\u00eb zgjedhjet caktohet nj\u00eb stacion tjet\u00ebr televiziv q\u00eb b\u00ebn ligjin mbi RTSH duke sjell\u00eb personel, duke i marr\u00eb arkiv\u00ebn, duke i marr\u00eb aktivitetet kryesore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe duke b\u00ebr\u00eb ligjin, \u00e7ka RTSH e b\u00ebn impotent. Ato sjellin regjisorin, skenaristin, kameramanet, servisin e autobuzit televiziv duke e m\u00ebnjanjar totalisht RTSH, pra nj\u00eb kolektiv q\u00eb i merret tava nga dora me iden\u00eb se k\u00ebta nuk din\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Kur fiton pala tjet\u00ebr zgjedhjet, e merr ajo situat\u00ebn duke sjell\u00eb njer\u00ebzit e vet dhe duke e shqyer at\u00eb pak arkive q\u00eb ka mbetur. Pa pyetur se t\u00eb kujt jan\u00eb ato emisione dhe se kush i ka realizuar q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut nd\u00ebr vite n\u00eb at\u00eb institucion. E pafalshme, e turpshme dhe jo vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebta nuk shqet\u00ebsohen por tani kan\u00eb fituar bindje t\u00eb plot\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka dhe \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre q\u00eb me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb t\u00eb pambrojtur (RTSH) mund t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb nat\u00eb, \u00e7do stacion televiziv me t\u00eb. Provojeni t\u00eb thoni nj\u00eb fjal\u00eb ndryshe?!\u2026 direkt largohesh se kontrat\u00ebn e ke 3-mujore. Provo t\u00eb besh nj\u00eb prononcim ose t\u00eb kerkosh llogari, humbet me nam e me nishan ashtu si\u00e7 ndodhi me shum\u00eb krijues nga m\u00eb t\u00eb talentuarit sepse nuk duan z\u00eb ndryshe. Jo vet\u00ebm kaq po n\u00eb koridoret e RTSH hoq\u00ebn \u00e7do portret t\u00eb krijuesve q\u00eb dhan\u00eb kontribut absolut p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucionit me iden\u00eb: Q\u00eb koha tani fillon me ne. Po ju kush jeni?!<\/p>\n<p>Po ju pyes nga e merrni p\u00ebrsip\u00ebr ju, nga erdh\u00ebt se ju nuk ishit pjes\u00eb e konkurseve. Ju erdh\u00ebt si militante mbesa e filanit, djali i deputetit duke sjelle nj\u00eb l\u00ebmsh institucional, aprofesional duke mos prodhuar asgj\u00eb. At\u00ebher\u00eb une ju pyes p\u00ebrse duhet ta paguajm\u00eb taks\u00ebn kur ti nuk b\u00ebn programacionin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Ti nuk pun\u00ebson dhe nuk afron nj\u00eb person nga k\u00ebto 650 mij\u00eb njer\u00ebz q\u00eb votuan kundra qeveris\u00eb, por taks\u00ebn ja merr. Ky regjim afgan nuk duhet tju b\u00ebj\u00eb q\u00eb t\u00eb krenoheni por t\u2019ju vij\u00eb turp sepse si\u00e7 keni ardhur nes\u00ebr do ikni.<\/p>\n<p>RTSH-ja duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr profesionista dhe jo p\u00ebr servila q\u00eb edhe k\u00ebtyre i ka dal\u00eb boja se i kan\u00eb puth prapanic\u00ebn \u00e7do drejtuesi q\u00eb ka ardhur. Media kazan (e quan kryeministri) po ti nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb RTSH n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, pse duhet t\u2019i shohim edicionet investigative, spektaklet sidomos ndeshjet sportive n\u00eb stacionet e tjera kur paguajm\u00eb taksat dhe financat i kemi t\u00eb garantuara. Ti nuk e th\u00ebrret drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm ndonjeher\u00eb n\u00eb raport?!<\/p>\n<p>Por perderisa sjell z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsen t\u00ebnde drejtoreshe t\u00eb AMA-s dhe k\u00ebshillin e ke t\u00eb gjith\u00eb benjamin\u00ebt e tu padyshim q\u00eb ky institucion do shkoj\u00eb drejt falimentimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrse duhet t\u2019i shohim n\u00eb emisionet investigative n\u00eb stacionet e tjera p\u00ebrse ne spaskemi mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb opinionin, spaskemi ne regjisor t\u00eb mbuloj\u00eb sportin, spektaklet, festivalet dhe koncertet e fundvitit apo tryezat e rrumbullaketa t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt e politik\u00ebs ato filles\u00ebn e kan\u00eb t\u00eb ky stacion, pastaj humben se nuk dojn\u00eb t\u2019i nxjerrin telashe partis\u00eb n\u00eb pushtet. Nuk mendoja kurr\u00eb se nj\u00eb RTSH i filmave: Udha e shkronjave, Plumba Perandorit, Gjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur, seriali televiziv i Pepos, 12 vall\u00ebzime pa nj\u00eb t\u00eb shtun\u00eb, rreth fatit p\u00ebr 12 jav\u00eb, Kjo nat\u00eb sa nj\u00eb jet\u00eb apo dokumentar\u00ebt e Dedes, Latit, Ukcames, Bu\u00e7pap\u00ebs e gjer\u00eb t\u00eb emisionet e f\u00ebmij\u00ebve, mund t\u00eb arrinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb derexhe.<\/p>\n<p>Urgjentisht duhet n\u00eb seancat parlamentare q\u00eb do fillojn\u00eb t\u00eb propozohet projekti i ri p\u00ebr drejtimin e institucionit dhe n\u00eb strukturat dhe mos t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb farse si\u00e7 ka ndodhur q\u00eb b\u00ebhet konkurs p\u00ebr drejtor t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ku \u00ebsht\u00eb caktuar drejtori pa konkurs. Ndryshe kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb them: C\u2019era una volta una Radio Televizioni Shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artisti i njohur Osman Mula, nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar, ka folur me tone t\u00eb forta kritike gjat\u00eb takimit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb RTSH me Komisionin Parlamentar t\u00eb Medias. Regjisori i 20 Festivaleve t\u00eb K\u00ebng\u00ebs dhe i dhjet\u00ebra spektakleve q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb ekranin publik, ka folur me tone &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":125434,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-125427","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125427"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125427\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125435,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125427\/revisions\/125435"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125434"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}