{"id":125545,"date":"2025-10-13T11:49:15","date_gmt":"2025-10-13T11:49:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125545"},"modified":"2025-10-13T11:49:42","modified_gmt":"2025-10-13T11:49:42","slug":"skandali-me-hetimin-ndaj-berishes-dhe-malltezit-ky-eshte-eksperti-spak-qe-sajoi-provat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/13\/skandali-me-hetimin-ndaj-berishes-dhe-malltezit-ky-eshte-eksperti-spak-qe-sajoi-provat\/","title":{"rendered":"Skandali me hetimin ndaj Berish\u00ebs dhe Malltezit\/ Ky \u00ebsht\u00eb eksperti i &#8220;pavarur&#8221; i SPAK q\u00eb sajoi provat"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><strong>Jamarb\u00ebr MALLTEZI<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Disa verejtje pas q\u00ebndrimit te prokuroreve:<\/div>\n<div dir=\"auto\">1. Pas hetimeve 30 vje\u00e7are ndaj Berishes doli se nuk ka asnj\u00eb tender apo lek publik per askend, SPAK v\u00ebrtetoi se toka ka qen\u00eb gjithnji private (qofte kur u ble ne 1935, qofte kur u mat nga Italianet ne 1942 dhe qofte ne 1945) biles nuk ekziston as dokument shpron\u00ebsimi nga shteti komunist (pra shteti thjesht e ka zaptuar si bandit pa letra) SPAK pretendon se po mbron interes publik kur toka kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb kurre publike?? Pra, hajduti con ne gjyq pronarin e ligjshem! A e ka mbajtur n\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebparshme spak k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim? Se pastaj k\u00ebrcet fort si ndjekje politike nga prokuror\u00eb t\u00eb em\u00ebruar politikisht.<\/div>\n<div dir=\"auto\">2. Paditesi ishte kryetar i grupit parlamentar te PS dhe kryetar i PS per qarkun e Elbasanit kur prokurorja u promovua nga Elbasani ne SPAK. Paditesi ka kryer kallzim te rreme (te perseritur) por prokurorja e promovuar nga elbasani nuk zbaton ligjin per deputetin e PS ndryshe nga Salianji qe u burgos pa bere kallzim.<\/div>\n<div dir=\"auto\">3. SPAK konfirmon qe pronaret legjitime e kerkuan token qysh ne 1994-1995 dhe procesi I kthimit te gjese se vjedhur zgjati 13 vjet. Me pas pronaret e tokes u detyruan te paguajne per privatizimin e objekteve te rrenuara dhe uzurpuara &#8211; proces qe zgjati edhe 2-3 vjet te tjera. Ne fund te gjithe kesaj sage, pronaret legjitime me parate private siguruan edhe strehim per 42 familje informale qe ishin vendosur ne ish objektet qe kishin pushtuar token e Tironsve.<\/div>\n<div dir=\"auto\">4. Ndon\u00ebse doli q\u00eb e gjitha kjo sajes\u00eb nuk ka hetim se Irena Gjoka nuk plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjyqtare, SPAK n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin fshihet pas gishtit. [Irena ka 2 debime dhe 1 denim nga shteti grek, ka falsifikim te formulareve te dekriminalizimit dhe vetingut]. Ka vendim me vule apostile qysh para 6 muajsh Prokuroria e Pergjithshme me 03.09.2025 konfirmoi se autoritetet greke konfirmuan se vendimi me vule apostile eshte autentik. Prape Irena Monument kulture korrupsioni qe ruhet nga shteti i Edi Rames!<\/div>\n<div dir=\"auto\">5. SPAK i q\u00ebndron mbledhjes s\u00eb provave nga militant\u00eb t\u00eb PS si ky (Besmir Karaxha) q\u00eb u promovua si hetues ne BKH pasi doli me ulsi manj\u00ebn me bluz\u00eb t\u00eb PS ne fushate, ndon\u00ebse ka shkelur ligjin se ka mbledhur, transportuar dhe depozituar letra sipas qefit e jo sipas ligjit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">6. SPAK pretendoi se ish klubi partizani ka qene ne Planin e Perhapjes se Forcave te Armatosura. POR qofte dokumenti zyrtar (Plani i Perhapjes) i firmosur nga Presidenti, edhe konfirmimi nga Shtabi i FA tregon se ish klubi partizani nuk ka qene kurre pjese e Planit te Perhapjes. Kjo nuk pengoi prokuroret te therrasin 40 deshmitare dhe te tentojne te rrezojne dokumentin zyrtar te firmosur nga Presidenti me deshmitare te rreme. POR ka standard tjeter me prona qe ishin ne Planin e Perhapjes se FA: Edi Rama, Bajram Begaj dhe Olta Xhacka kane tjetersuar te gjitha bazat detare te FA ndonese ishin ne Planin e Perhapjes. Kush eshte ne burg nga 3 zyrtaret per kete shkelje? Asnje. Pse standard I dyfishte?<\/div>\n<div dir=\"auto\">7. SPAK kerkoi masa me pretendimin se Berisha ka miratuar ligje dhe VKM nominative POR n\u00eb 4 vjet hetime nuk ia nis\u00ebn GJK p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00ebse ndonj\u00eb ishte nominative. Tani n\u00eb akuz\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb asnj\u00eb ligj dhe asnj\u00eb VKM nuk ka qen\u00eb nominativ, por se ka p\u00ebrfituar edhe Malltezi nga k\u00ebto ligje! N\u00eb fakt, Edi Rama ka nxjerre ligje t\u00eb personalizuara si ligjin Fusha (konfirmuar nga GJK), apo 4 VKM t\u00eb personalizuara q\u00eb grabit\u00ebn tok\u00ebn (pjes\u00ebrisht t\u00eb familjes Begeja) q\u00eb ishte caktuar p\u00ebr gjimnaz, vec p\u00ebr tia falur mikut t\u00eb vet Carlo Bolino. Edi Rama ka nxjerr\u00eb VKM t\u00eb personalizuar q\u00eb i dhuron Klubit Partizani ku ka t\u00eb v\u00ebllain drejtor, plot 37,200 m2 tok\u00eb dhe disa nd\u00ebrtesa ndon\u00ebse ka pretendime pron\u00ebsie dhe objekti ishte brenda planit t\u00eb perhapjes s\u00eb FA, por ka ligje t\u00eb tjera p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe t\u00eb tjera p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Malltezin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">8. SPAK pretendoi se Berisha kreu ndryshimin e destinacionit n\u00eb 2006, por del se i kreu Edi Rama si n\u00eb 2004 (17,200 m2), si n\u00eb 2006 (7,000 m2) dhe gjith\u00eb tjetr\u00ebn e shpalli \u201czhvillime t\u00eb reja me parametra t\u00eb lart\u00eb urban\u201d me vendimin KRRT nr. 238 dt. 27.12.2008. Nd\u00ebrsa Berisha ka firmosur ex-officio n\u00eb 2006 t\u00eb gjitha ato 11 ndryshime destinacionesh q\u00eb i ka vendosur e ia ka sjell\u00eb Edi Rama pasi sipas Kart\u00ebs s\u00eb Autonomis\u00eb Vendore t\u00eb Keshillit te Evropes (si dhe vendimi nr.29 te 2006 te GJK), planifikimi dhe kontrolli i territorit jan\u00eb tagra t\u00eb pushtetit vendor.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ne kerkesen e prokuroreve te SPAK ne 2023 thuhej se hetohej pasi Tirana kishte nevoje per zonat sportive. Do ishte mire te ishte keshtu, por le te bejme nje pyetje: A po hetojne prokuroret e SPAK p\u00ebr interesin publik apo jane te n\u00ebnshtruar politik? Po ju paraqes nje liste me te pakten 20 territore Klubesh dhe fusha sportive qe Edi Rama I ktheu ne pallate shumicen ne dhunim te planit urban:<\/div>\n<div dir=\"auto\">1. Ish klubi sportiv Tirana (parku i xha Tomit)<\/div>\n<div dir=\"auto\">2. Ish klubi sportiv Partizani<\/div>\n<div dir=\"auto\">3. Ish klubi sportiv Dinamo<\/div>\n<div dir=\"auto\">4. Ish klubi sportiv Dajti<\/div>\n<div dir=\"auto\">5. Fushat e klubit sportiv Studenti (terrenet sportive tek qyteti studenti)<\/div>\n<div dir=\"auto\">6. Fushat dhe pishinat posht\u00eb dig\u00ebs s\u00eb liqenit<\/div>\n<div dir=\"auto\">7. Fusha tek materniteti i vjeter<\/div>\n<div dir=\"auto\">8. Fusha tek lagja e dibraneve<\/div>\n<div dir=\"auto\">9. Fusha tek 21 dhjetori<\/div>\n<div dir=\"auto\">10. Fusha tek pallati i pionereve<\/div>\n<div dir=\"auto\">11. Aneksi i stadiumit Qemal Stafa<\/div>\n<div dir=\"auto\">12. Aneksi i stadiumit Selman Stermasi<\/div>\n<div dir=\"auto\">13. Fusha tek farmacia 10<\/div>\n<div dir=\"auto\">14. Ish fusha e begsave<\/div>\n<div dir=\"auto\">15. Fusha tek shkolla 10 Korriku<\/div>\n<div dir=\"auto\">16. Terreni i ish palestres se atletikes (mbrapa inxhinierise se ndertimit)<\/div>\n<div dir=\"auto\">17. Fusha tek shkolla Hasan Vogli<\/div>\n<div dir=\"auto\">18. Fusha tek Ali Demi<\/div>\n<div dir=\"auto\">19. Fusha e Laprakes<\/div>\n<div dir=\"auto\">20. Fusha tek shkolla 23 Nentori (perballe maternitetit te ri)<\/div>\n<div dir=\"auto\">Keto ia kam njoftuar SPAK permes letrave te hapura prej me shume se 1 viti. Per cilen nga keto ka hetuar SPAK? Per asnjeren. Pse? Kishin interes per qytetin kur hetohen nese i kish ndryshuar Berisha destinacionin por kur del se i paska ndryshuar Rama papritmas nuk qenkan me te rendesishme per qytetin?<\/div>\n<div dir=\"auto\">9. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fakteve dhe provave, prokuror\u00ebt pretendojn\u00eb si p\u00ebrfitim personal t\u00eb Berish\u00ebs pagesa q\u00eb un\u00eb kam kryer p\u00ebr trajtimin e f\u00ebmij\u00ebve autik\u00eb! Bamir\u00ebsia q\u00eb un\u00eb kryej me parat\u00eb e mia p\u00ebr njer\u00ebz n\u00eb nevoj\u00eb merret si p\u00ebrfitim i Berish\u00ebs?!<\/div>\n<div dir=\"auto\">10. SPAK pretendon si p\u00ebrfitim personal dhe elektoral t\u00eb Berish\u00ebs edhe sponsorizimin me 4,600 euro (p\u00ebr llogari t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs) n\u00eb 2013 p\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe q\u00ebndrimit t\u00eb dy k\u00ebngetar\u00ebve q\u00eb u paguan nga kompania jon\u00eb private p\u00ebr t\u00eb nderuar k\u00ebng\u00ebtaren shqiptare dhe q\u00eb as nuk u shpenzuan para publike. Nga ana tjet\u00ebr, vec dy dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit 2025 Edi Rama vendosi me vendim personal t\u00eb jap\u00eb 7 miljon euro nga parat\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb organizuar \u201cGiro d\u2019Italia\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri duke bllokuar gjith\u00eb trafikun dhe aktivitetet e opozit\u00ebs dhe SPAK nuk ekziston p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">11. Nuk ka asnje lek d\u00ebm n\u00eb financat e shtetit nga kthimi i tokes tek pronaret, p\u00ebrkundrazi, shteti p\u00ebrfitoi rreth 800,000 $ nga nd\u00ebrprerja e gjendjes s\u00eb paligjshmeris\u00eb q\u00eb mbret\u00ebronte prej vitesh.<\/div>\n<div dir=\"auto\">12. I vetmi dem ne financat publike ka ardhur nga shperdorimi i detyres i Edi Rames, plot 340,000 euro qe u vertetua me vendim gjykate te formes se prere dhe qe SPAK refuzon edhe t\u2019a pyese jo me t\u2019a mbaje pergjegjes.<\/div>\n<div dir=\"auto\">13. Prokuroret nuk kryen hetim te paanshem dhe nuk guxuan as te pyesin \u00b4te gjatin\u201c as per tete firmat e tij ne faza te ndryshme te procesit, as per ndryshimet e destinacionit ne 2004, 2006 dhe 2008, &#8211; dy te parat pa kerkese dhe pa dijenine e pronareve te tokes.<\/div>\n<div dir=\"auto\">14. Ne kerkesat paraprake kam listuar 35 shkelje ligjore\/kushtetuese dhe konventore qe ka kryer SPAK, si edhe te pakten 30 mashtrime qe te botuara ne dokument zyrtar perbejne falsifikim.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Prokurori nuk pati dot asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebto 35 shkelje ligjore.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Si perfundim, kjo fars\u00eb u nis me urdhra politik\u00eb dhe nuk ka as fakt penal e as \u00e7\u00ebshtje publike por ve\u00e7 kthim t\u00eb sendit t\u00eb vjedhur dhe zhvillim t\u00eb pron\u00ebs private. Ky eshte nje proces politik i nisur me urdh\u00ebr publik t\u00eb Edi Ram\u00ebs drejtuar SPAK p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe proceduar Sali Berish\u00ebn si n\u00eb Kongresin e PS m\u00eb 09.05.2022 edhe n\u00eb Asamblen\u00eb e PS m\u00eb 07.05.2022 ku Edi Rama ju drejtua me fjal\u00ebt:<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u201cJemi vet\u00ebp\u00ebrmbajtur deri ku tani nuk mban m\u00eb, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj talljeje t\u00eb madhe. Durimi yn\u00eb po soset. Zonja dhe zot\u00ebrinj t\u00eb SPAK-ut Zgjohuni! Po deligjitimohet SPAK-u dhe i gjith\u00eb sistemi i ri i drejt\u00ebsis\u00eb!\u201d Fill pas urdhrave t\u00eb Edi Ram\u00ebs drejtuar SPAK n\u00eb Kongresin e PS m\u00eb 09.04.2022, brenda 5 jav\u00ebsh (15.04.2022 \u2013 20.05.2022) SPAK ka nisur nj\u00eb bresh\u00ebri me 16 k\u00ebrkesa drejtuar t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb mundshme duke k\u00ebrkuar informacione p\u00ebr Sali Berish\u00ebn dhe 3 breznive t\u00eb tij qysh para 30 vitesh dhe deri tek mbesat e palindura ende t\u00eb tij asokohe. Pra fillimisht sh\u00ebnjestrohet \u201cArmiku i PS\u201d sipas urdhrit publik t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe m\u00eb pas k\u00ebrkohen informacione p\u00ebr 30 vjet e jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete.<\/div>\n<div dir=\"auto\">T\u00eb tre ne zhvilluesit e pron\u00ebs s\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb jemi krenar\u00eb q\u00eb i kthyem dinjitetin duke:<\/div>\n<div dir=\"auto\">i) respektuar pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm,<\/div>\n<div dir=\"auto\">ii) zgjidhur hallin e strehimit t\u00eb 42 familjeve informale (askush nuk eshte nxjerre me dhune),<\/div>\n<div dir=\"auto\">iii) dhuruar komunitetit kopshtin dhe \u00e7erdhen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb qytet,<\/div>\n<div dir=\"auto\">iv) zhvilluar tok\u00ebn me shum\u00eb dashuri jo me qiellg\u00ebrvisht\u00ebs por banesa te kendshme qe lejojne koridoret ajrore, vegjetative dhe pamore,<\/div>\n<div dir=\"auto\">v) duke marre arkitekt dinjitoz qe krijoi komunitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm,<\/div>\n<div dir=\"auto\">vi) krijuar me parkun urban m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Tiran\u00eb me mbi 2200 peme,<\/div>\n<div dir=\"auto\">vii) me dhjet\u00ebra vende \u00e7lodh\u00ebse dhe vepra arti,<\/div>\n<div dir=\"auto\">viii) duke hapur mbi 2000 vende pune dhe<\/div>\n<div dir=\"auto\">ix) paguar miljona euro taksa.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ndon\u00ebse kreu i SPAK deklaron se \u201caf\u00ebrmendsh gjykatat vendosin \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne\u201d, ju ftoj t\u00eb tregoni integritet dhe mos n\u00ebnshtroheni ndaj politik\u00ebs apo prokuror\u00ebve t\u00eb n\u00ebnshtruar politikisht.<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jamarb\u00ebr MALLTEZI Disa verejtje pas q\u00ebndrimit te prokuroreve: 1. Pas hetimeve 30 vje\u00e7are ndaj Berishes doli se nuk ka asnj\u00eb tender apo lek publik per askend, SPAK v\u00ebrtetoi se toka ka qen\u00eb gjithnji private (qofte kur u ble ne 1935, qofte kur u mat nga Italianet ne 1942 dhe qofte ne 1945) biles nuk ekziston &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":125546,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-125545","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125545","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125545"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125545\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125548,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125545\/revisions\/125548"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}