{"id":125701,"date":"2025-10-15T10:35:25","date_gmt":"2025-10-15T10:35:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125701"},"modified":"2025-10-15T10:35:25","modified_gmt":"2025-10-15T10:35:25","slug":"demokracia-zgjedhore-ne-kosove-e-krahasuar-me-shqiperine-dhe-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/15\/demokracia-zgjedhore-ne-kosove-e-krahasuar-me-shqiperine-dhe-serbine\/","title":{"rendered":"Demokracia zgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb e krahasuar me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Serbin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet lokale t\u00eb raundit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrfunduan. T\u00eb diel\u00ebn u b\u00ebn\u00eb votimet, n\u00eb m\u00ebngjes qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs m\u00ebsuan se kush \u00ebsht\u00eb fituesi, kush \u00ebsht\u00eb humb\u00ebsi dhe kush n\u00eb balotazh. Padyshim se edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje Kosova sh\u00ebnoi nj\u00eb tjet\u00ebr fitore n\u00eb rrug\u00ebn e konsolidimit t\u00eb demokracis\u00eb. Ajo i tha bot\u00ebs per\u00ebndimore se demokracia funksionon. Se shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb aplikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb model qeverisjeje si vlera m\u00eb e spikatur e per\u00ebndimit. Madje m\u00eb mir\u00eb se sa vende t\u00eb tjera, t\u00eb cilat prej 150 apo 113 vitesh, si Serbia dhe Shqip\u00ebria, kan\u00eb shtetin e tyre. Por p\u00ebr ta qart\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb tipar dallues midis tri vendeve, Kosov\u00ebs nga nj\u00ebra an\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb nga ana tjet\u00ebr, po analizoj procesin zgjedhor n\u00eb k\u00ebto tri vendev:<\/p>\n<p>Kosova ka nj\u00eb kod zgjedhor t\u00eb cilin e ka propozuar opozita dhe e ka votuar mazhoranca. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb kod zgjedhor, t\u00eb cilin mazhoranca e ka imponuar me forc\u00ebn e kartonit t\u00eb saj. Madje n\u00eb kushtet e vakuumit opozitar mazhoranca ka ndryshuar kushtetut\u00ebn dhe ia ka heq opozit\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb koalicione parazgjedhore. Sepse kjo formul\u00eb i jep mazhoranc\u00ebs avantazhin p\u00ebr t\u00eb fituar 7-10 deputet\u00eb m\u00eb shum\u00eb, pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb votave. Kjo shpjegon faktin se mazhoranca n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrkat\u00ebsisht Rilindja e Edi Ram\u00ebs, me 48 p\u00ebrqind t\u00eb votave t\u00eb shqiptar\u00ebve merr 77 deputet\u00eb (2021) dhe 83 deputet\u00eb (2025).<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb d\u00ebgjova Lumir Abdixhikun q\u00eb mbr\u00ebmjen e 12 tetorit fal\u00ebnderoi Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve dhe administrat\u00ebn zgjedhore p\u00ebr \u201cpun\u00ebn e shk\u00eblqyer\u201d t\u00eb tyre. Kjo ndodh, sepse n\u00eb Kosov\u00eb KQZ zgjidhet me konsensus dhe besim midis subjekteve politike. K\u00ebsisoj n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni zgjedhor nuk ka shans t\u00eb zgjidhet nj\u00eb ish minist\u00ebr i ndonj\u00eb qeverie. Ndaj dhe besueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb maksimale.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ndodh e kund\u00ebrta. N\u00eb krye t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-minist\u00ebr i Edi Ram\u00ebs. Ai ishte sh\u00ebrb\u00ebtori i kreut t\u00eb mazhoramc\u00ebs. Por nj\u00eb her\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor, gjithmon\u00eb do jesh sh\u00ebrb\u00ebtor. P\u00ebr pasoj\u00eb KQZ, n\u00eb vend t\u00eb garantoj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb fitoren mazhoranc\u00ebs. Dhe pasi e arrin k\u00ebt\u00eb, del e thot\u00eb se \u201cUn\u00eb kam shifrat, nuk m\u00eb interesojn\u00eb kontestimet e opozit\u00ebs\u201d! E nj\u00ebjta ndodh edhe n\u00eb Serbi, ku KQZ \u00ebsht\u00eb instrument n\u00eb duart e autokratit Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>T\u00eb krahasojm\u00eb pak edhe qasjen e policis\u00eb, prokuroris\u00eb dhe gjykatave p\u00ebr t\u00eb parandaluar manipulimin e votave. Dje n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ndodhur, sipas prokuroris\u00eb, 7-8 incidente, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato q\u00eb shkaktoi Beogradi n\u00eb veri t\u00eb vendit, n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe. Asnj\u00eb prej tyre nuk ishte vep\u00ebr penale. Mbi 100 prokuror\u00eb ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb komuna ku b\u00ebheshin zgjedhjet. Policia ishte e pranishme dhe e gatshme t\u00eb vepronte n\u00eb \u00e7do rast, n\u00ebse do t\u00eb kishte shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr zgjedhjet. Thjesht ka nevoj\u00eb q\u00eb prokuroria t\u00eb hetoj\u00eb Exit Pollin e mbr\u00ebmjes t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, me t\u00eb cilin organizatori manipuloi qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po n\u00eb Shqip\u00ebri? Prokuroria Speciale u angazhua p\u00ebr ta mbrojtur vot\u00ebn e 9 majit t\u00eb shkuar nga manipulimi. N\u00eb fakt ajo thjesht justifikoi tjet\u00ebrsimin e vot\u00ebs, sepse arrestoi vet\u00ebm tre-kat\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb pushtetit. Asnj\u00eb nga pala e mazhoranc\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb \u00eb kjo e fundit b\u00ebnte namin. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pushtetit nuk dhan\u00eb llogari p\u00ebr manipulimin dhe sistemin e ngritur p\u00ebr grabitjen e vot\u00ebs. Policia shqiptare ishte e gatshme sjelljen e opozitar\u00ebve. Por nuk pranoi t\u00eb shkonte n\u00eb qendrat ku aplikohej manipulimi me sistemin e trenit bullgar i vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Policia ishte n\u00eb an\u00ebn e qeveris\u00eb dhe kund\u00ebr opozit\u00ebs, ashtu si edhe prokuroria. Edhe n\u00eb Serbi policia, gjyq\u00ebsori e t\u00eb gjitha instrumentet shtet\u00ebror, n\u00eb zgjedhje jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn ndodh\u00ebn\u00a0zgjedhjet lokale n\u00eb Kosov\u00eb. Ka d\u00ebgjuar kush t\u00eb flitet p\u00ebr patronazhist\u00eb? As dje, as kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri kryeministri i vendit k\u00ebrc\u00ebnonte n\u00eb fushat\u00eb opozit\u00ebn, duke u th\u00ebn\u00eb se \u201cPatronazhist\u00ebt do t\u2019u gjejn\u00eb edhe n\u00eb vrim\u00ebn e miut ju\u201d! Patronazhist\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri zhvatin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, pra t\u00eb taksave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs s\u00eb spiunimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb qeveria u dha student\u00ebve 100 euro vet\u00ebm pak dit\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb votimeve p\u00ebr pushtetin lokal. Ishte ky nj\u00eb veprim i kritikuesh\u00ebm, i qortuesh\u00ebm dhe i d\u00ebnuesh\u00ebm. Mediet reaguan ashp\u00ebr. Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri mediet nuk qortuan dhe d\u00ebnuan veprime shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb manipulimit dhe blerjes s\u00eb vot\u00ebs p\u00ebrmes taksave t\u00eb qytetar\u00ebve, buxhetit t\u00eb shtetit. Kryeministri dha dy her\u00eb bonuese p\u00ebr 700 mij\u00eb pensionist\u00eb, jo p\u00ebr 50 mij\u00eb, aq sa mund t\u00eb jen\u00eb student n\u00eb Kosov\u00eb. Fali rreth 350 milion euro borxhe p\u00ebr mij\u00ebra e mij\u00ebra qytetar\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs. Mashtroi mal\u00ebsor\u00ebt se \u201cbanesat dhe bizneset nuk do t\u2019u prisheshin\u201d. Por fill pas zgjedhjeve d\u00ebrgoi fadromat si hakmarrje pse nuk votuan mazhoranc\u00ebn. Shteti i Edi Ram\u00ebs dha gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale grante pa fund, shp\u00ebrndau sht\u00ebpi banimi e banesa sociale, dyfishoi numrin e t\u00eb trajtuarve me asistenc\u00eb sociale. Shpenzoi k\u00ebshtu rreth 1 miliard euro p\u00ebr ta bler\u00eb dhe tjet\u00ebrsuar vot\u00ebn. K\u00ebto nuk ndodhin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb votohet me vullnet t\u00eb lir\u00eb, pa frik\u00ebn p\u00ebr pasoja ekonomike e sociale p\u00ebr vot\u00ebn e shprehur. Pra aty nuk ekziston ndjenja e frik\u00ebs kur hidhet vota n\u00eb kuti. Po n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Serbi? Votuesi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion. Aq sa atij i duket se n\u00eb kutin\u00eb e votimit ka hyr\u00eb Edi Rama apo Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq dhe po e v\u00ebzhgojn\u00eb flet\u00ebn e votimit se p\u00ebr k\u00eb votohet. Frik\u00eb se mos largohesh nga puna. Frik\u00eb se mund t\u00eb ta mbyllin biznesin. Frik\u00eb se t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa shkollim. Madje frik\u00eb se t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa ila\u00e7e dhe t\u00eb vdes\u00ebsh. Frika q\u00eb autoritar\u00ebt e Beogradit dhe t\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb injektuar te zgjedh\u00ebsit \u00ebsht\u00eb manipulimi dhe tjet\u00ebrsimi m\u00eb i madh i vot\u00ebs n\u00eb k\u00ebto dy vende. Kosova edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb shkoll\u00eb demokracie n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb pam\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale model. Asnj\u00eb p\u00ebrplasje. Asnj\u00eb shpifje, asnj\u00eb akuz\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 Ramushit, i cili vazhdoi t\u00eb sulmoj\u00eb Kurtin me akuza absurde. Asnj\u00eb lider ose kandidat nuk tejkaloi fjalorin elektoral. N\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Serbi, ku sundon mafia dhe jo shteti, p\u00ebrbalten t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e mafies. Edhe ata q\u00eb jan\u00eb patriot\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm. N\u00ebse mafia nuk arrin ta ul\u00eb kund\u00ebrshtarin posht\u00eb vetes, injekton p\u00ebrmes propagand\u00ebs iden\u00eb se \u201cEdhe ai (kund\u00ebrshtari) \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si un\u00eb\u201d! Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj imazhi, zgjedh\u00ebsi t\u00eb votoj\u00eb mafiozin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm!<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb zgjatesh m\u00eb shum\u00eb. Por kjo \u00ebsht\u00eb panorama krahasuese e nivelit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb Kosov\u00eb, krahasuar me zgjedhjet q\u00eb zhvillohen n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Serbi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb Kosov\u00eb dje nuk kishte v\u00ebzhgues t\u00eb OSBE-s\u00eb. Shqip\u00ebria nuk i ik\u00ebn v\u00ebzhgimit t\u00eb OSBE-s\u00eb edhe 100 vjet, nd\u00ebrsa Serbia edhe 50 vjet t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Zgjedhjet lokale t\u00eb raundit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrfunduan. T\u00eb diel\u00ebn u b\u00ebn\u00eb votimet, n\u00eb m\u00ebngjes qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs m\u00ebsuan se kush \u00ebsht\u00eb fituesi, kush \u00ebsht\u00eb humb\u00ebsi dhe kush n\u00eb balotazh. Padyshim se edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje Kosova sh\u00ebnoi nj\u00eb tjet\u00ebr fitore n\u00eb rrug\u00ebn e konsolidimit t\u00eb demokracis\u00eb. Ajo i tha bot\u00ebs per\u00ebndimore &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":125702,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-125701","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125701"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125701\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125703,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125701\/revisions\/125703"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}