{"id":125763,"date":"2025-10-15T20:03:55","date_gmt":"2025-10-15T20:03:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125763"},"modified":"2025-10-15T20:04:25","modified_gmt":"2025-10-15T20:04:25","slug":"investigimi-nderkombetar-per-trafikun-e-kokaines-ne-shqiperi-autoritetet-nuk-na-u-pergjigjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/15\/investigimi-nderkombetar-per-trafikun-e-kokaines-ne-shqiperi-autoritetet-nuk-na-u-pergjigjen\/","title":{"rendered":"Investigimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr trafikun e kokain\u00ebs\/ N\u00eb Shqip\u00ebri autoritetet nuk na u p\u00ebrgjigjen"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cREL\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Grupet e organizuara kriminale, an\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilave jan\u00eb me origjin\u00eb nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrdorin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re p\u00ebr kontrabandimin e kokain\u00ebs nga Amerika Latine drejt Evrop\u00ebs: p\u00ebrmes vendeve t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e vun\u00eb n\u00eb dukje studiuesit e Iniciativ\u00ebs Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Transnacional (GI) n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb publikuar n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>Sasha Gjorgjeviq, bashkautor i raportit, shpjegon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se grupet kriminale nga Ballkani Per\u00ebndimor, p\u00ebrdorin rrug\u00ebn p\u00ebrmes Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore p\u00ebr trafikimin e kokain\u00ebs, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb favorsh\u00ebm gjeografik t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore, e cila ndodhet midis Amerik\u00ebs Latine, ku prodhohet kokaina, dhe tregjeve evropiane, ku shitet.<\/p>\n<p>Raporti bazohet n\u00eb 70 intervista me gazetar\u00eb hulumtues, polic\u00eb, prokuror\u00eb, akademik\u00eb, zyrtar\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb sektorit privat n\u00eb porte dhe aeroporte, aktor\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb e kokain\u00ebs, p\u00ebrdorues droge dhe punonj\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, Amerik\u00ebn Latine dhe Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2019 deri n\u00eb vitin 2024, policit\u00eb, kryesisht n\u00eb Bashkimin Evropian, jan\u00eb fokusuar n\u00eb kapjen e kokain\u00ebs q\u00eb vjen drejtp\u00ebrdrejt, p\u00ebr shembull nga Ekuadori n\u00eb Holand\u00eb, dhe jo p\u00ebrmes disa rrug\u00ebve transit.<\/p>\n<p>Gjorgjeviq thekson se grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Per\u00ebndimor kan\u00eb forcuar pranin\u00eb e tyre n\u00eb vendet bregdetare t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre vendeve jan\u00eb: Siera Leone, Senegali, Guinea-Bisau, Guinea dhe Gambia.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzimin e k\u00ebsaj rruge p\u00ebr trafikim e konfirmon edhe EUROPOL-i, agjencia evropiane p\u00ebr zbatimin e ligjit.<\/p>\n<p>\u201cRrjetet m\u00eb t\u00eb spikatura kriminale kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre (nd\u00ebrmjet\u00ebs dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe nj\u00ebsi t\u00eb t\u00ebra) t\u00eb vendosur n\u00eb vendet e origjin\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut ose n\u00eb qendrat logjistike (n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore ose Jugore)\u201d, tha EUROPOL-i n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi se \u00ebsht\u00eb formuar nj\u00eb grup i ve\u00e7ant\u00eb operativ p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb paraqet kontrabanda e organizuar e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky grup, sipas EUROPOL-it, bashkon shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb Bashkimit Evropian dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellin rrjetet kriminale.<\/p>\n<p>Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Per\u00ebndimor jan\u00eb identifikuar nga organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si EUROPOL-i dhe INTERPOL-i, si aktor\u00eb kryesor\u00eb n\u00eb kontraband\u00ebn e kokain\u00ebs nga vendet e Amerik\u00ebs Latine &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb Brazilin, Kolumbin\u00eb dhe Ekuadorin &#8211; drejt tregjeve n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, sidomos Holand\u00ebs.<\/p>\n<p>Rruga e re p\u00ebr kontrabandimin e kokain\u00ebs, sipas Gjorgjeviqit, paraqet nj\u00eb sfid\u00eb shtes\u00eb, sepse grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Per\u00ebndimor i shfryt\u00ebzojn\u00eb vendet e Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore edhe si depo p\u00ebr drog\u00ebn &#8211; gj\u00eb q\u00eb m\u00eb pas ua leht\u00ebson shp\u00ebrndarjen dhe transportin.<\/p>\n<p>Pozicionimi n\u00eb k\u00ebto vende, ashtu si edhe n\u00eb vendet e Amerik\u00ebs Latine dhe t\u00eb Evrop\u00ebs, u mund\u00ebsohet p\u00ebrmes korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cAta nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pushtetit lokal. Por, krimi i organizuar, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb kalon p\u00ebrmes Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore, thjesht nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa njer\u00ebz q\u00eb korruptohen e q\u00eb mbajn\u00eb pozicione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kryesisht n\u00eb sigurin\u00eb n\u00eb porte, dogana dhe polici\u201d, thot\u00eb Gjorgjeviq.<\/p>\n<p>Ai shton se kjo rrug\u00eb u zhvillua edhe p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr kokain\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb &#8211; kryesisht n\u00eb tregun e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb polic spanjoll ruan kokain\u00ebn e sekuestruar nga anija e peshkimit Gloria Figueroa, n\u00eb baz\u00ebn detare Las Palmas de Gran Canaria n\u00eb Spanj\u00eb, 15 n\u00ebntor 2024. (Fotografia: Reuters)<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat mbi p\u00ebrqendrimin e mbetjeve t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb uj\u00ebrat e zeza t\u00eb qyteteve t\u00eb m\u00ebdha evropiane, t\u00eb mbledhura nga Agjencia e Bashkimit Evropian p\u00ebr Drogat (EUDA).<\/p>\n<p>Raporti i qershorit 2025 tregon se p\u00ebrdorimi i kokain\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb qytetet e m\u00ebdha evropiane, pasi mbetjet n\u00eb uj\u00ebrat e zeza jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb 39 nga 72 qytetet e monitoruara &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb Brukselin, Zagrebin dhe Mariborin &#8211; gjat\u00eb viteve 2023\u20132024.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb EUDA-s, kokaina \u00ebsht\u00eb pas kanabisit droga e dyt\u00eb m\u00eb e p\u00ebrdorur ilegale n\u00eb Evrop\u00eb, dhe brenda vet\u00ebm tre vjet\u00ebsh, sasia e kokain\u00ebs s\u00eb sekuestruar n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb dyfishuar.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor bashk\u00ebpunojn\u00eb me EUROPOL-in p\u00ebr t\u00eb luftuar kontraband\u00ebn e kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb GI-s\u00eb, grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Per\u00ebndimor jan\u00eb ndar\u00eb sipas gjuh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdorin &#8211; n\u00eb ato q\u00eb flasin gjuh\u00ebt sllave dhe ato q\u00eb p\u00ebrdorin gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb tipar i krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb natyra e tij multinacionale, dhe raporti tregon se ka bashk\u00ebpunim mes grupeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas Gjorgjeviqit, bashk\u00ebpunimi mes policive dhe prokurorive n\u00eb rajon p\u00ebr parandalimin e kontraband\u00ebs s\u00eb kokain\u00ebs funksionon shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb, kur b\u00ebhet me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e EUROPOL-it, bashk\u00ebpunimi funksionon shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb, sidomos n\u00eb rastet q\u00eb nuk jan\u00eb politikisht t\u00eb ndjeshme. Por, bashk\u00ebpunimi dob\u00ebsohet kur rastet jan\u00eb politikisht t\u00eb ndjeshme.<em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bashk\u00ebpunim, ai p\u00ebrmend, nd\u00ebr t\u00eb tjera, faktin se organet hetimore fokusohen kryesisht te sekuestrimet dhe jo te rrjedha e parave.<\/p>\n<p>\u201cE dyta, ndikimi i aktiviteteve p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar k\u00ebrkes\u00ebn, n\u00eb kuptimin e parandalimit, \u00ebsht\u00eb minimal dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shum\u00eb pak diskutohet p\u00ebr reduktimin e k\u00ebrkes\u00ebs. M\u00eb shum\u00eb flitet &#8211; dhe gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bombastike &#8211; kur ndodh ndonj\u00eb sekuestrim\u201d, thot\u00eb Gjorgjeviq.<\/p>\n<p>Por, ai shton se n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor ka pasur shum\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb konfiskimin e aseteve t\u00eb fituara p\u00ebrmes krimit.<\/p>\n<p>\u201cKjo, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb mjet p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e krimit t\u00eb organizuar\u201d, thot\u00eb Gjorgjeviq.<\/p>\n<p>Policia n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb fokusuar kryesisht n\u00eb sekuestrimin e kokain\u00ebs q\u00eb transportohet direkt nga Amerika Latine drejt Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore. N\u00eb fotografi: kokain\u00eb e sekuestruar n\u00eb Oqeanin Atlantik. Almada, Portugali, 18 tetor 2021.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>SERBIA<\/strong><\/p>\n<p>Aktivitetet e qytetar\u00ebve serb\u00eb, sipas raportit t\u00eb Iniciativ\u00ebs Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Transnacional, jan\u00eb regjistruar n\u00eb Guine, Senegal dhe Siera Leone.<\/p>\n<p>Shtetasi serb, Mirosllav Star\u00e7eviq, identifikohet n\u00eb raport si kreu i nj\u00eb grupi q\u00eb shfryt\u00ebzoi Siera Leonen si qend\u00ebr p\u00ebr ruajtjen e kokain\u00ebs dhe paketimin e saj n\u00eb kontejner\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi q\u00eb ai drejton, \u00ebsht\u00eb i lidhur n\u00eb raport me klanin kriminal t\u00eb Kava\u00e7it, me origjin\u00eb nga Mali i Zi.<\/p>\n<p>Klanet Kava\u00e7 dhe Shkalar e kan\u00eb origjin\u00ebn n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ato jan\u00eb dy klane kriminale n\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb konfliktet mes tyre, m\u00eb shum\u00eb se 60 persona kan\u00eb humbur jet\u00ebn q\u00eb nga viti 2014.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr Star\u00e7eviqit po zhvillohen dy procedura hetimore n\u00eb Zyr\u00ebn e Prokurorit Publik p\u00ebr Krim t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e Iniciativ\u00ebs Globale p\u00ebrmendet edhe Goran Neshiq si nj\u00eb nga nd\u00ebrmjet\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb organizuara kriminale &#8211; serbe dhe malazeze &#8211; n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Goran Neshiq u arrestua n\u00eb Brazil n\u00eb vitin 2011. Shtat\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ai u ekstradua n\u00eb Serbi, ku u d\u00ebnua me tet\u00eb vjet burg.<\/p>\n<p>Pas arrestimit t\u00eb tij, biznesin e vazhdoi djali i tij, Aleksandar Neshiq, sipas raportit. Ai, gjithashtu, u arrestua n\u00eb Brazil n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krim t\u00eb Organizuar, kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimi bazuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, Ministria e Brendshme e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se \u00e7far\u00eb di p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e shtetasve serb\u00eb n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs p\u00ebrmes Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore dhe n\u00ebse policia serbe bashk\u00ebpunon me autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb vendeve afrikane n\u00eb k\u00ebto raste.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>BOSNJE DHE HERCEGOVINA<\/strong><\/p>\n<p>Raporti tregon se nj\u00eb grup i lidhur me klanin Shkalari, i udh\u00ebhequr nga nj\u00eb shtetas i Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, shfryt\u00ebzon ishullin spanjoll Gran Kanaria si baz\u00eb kryesore p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e kokain\u00ebs q\u00eb vjen direkt nga Brazili dhe nga disa vende t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore, si Guinea-Bisau dhe Siera Leone.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend Edin Ga\u00e7aninin si figur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Bosnje dhe Hercegovina, por ka shtet\u00ebsi holandeze.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e disponueshme, sipas raportit t\u00eb Iniciativ\u00ebs Globale, tregojn\u00eb se Ga\u00e7anin ka zhvilluar operacione n\u00eb disa vende afrikane, sidomos n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut.<\/p>\n<p>Ga\u00e7anin, i arrestuar n\u00eb Dubai n\u00eb vitin 2023, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr kontraband\u00eb t\u00eb sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb narkotik\u00ebve nga Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori drejt Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai figuron gjithashtu n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb cilat e kan\u00eb identifikuar si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb kartelave \u201cTito\u201d dhe \u201cDino\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2025, n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb u arrestuan 23 persona, n\u00eb bashk\u00ebpunim me EUROPOL-in, p\u00ebr lidhje me Ga\u00e7aninin.<\/p>\n<p>T\u00eb arrestuarit jan\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb policor\u00eb dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, t\u00eb dyshuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, pastrim parash, trafik t\u00eb drog\u00ebs, keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs dhe marrje ryshfeti.<\/p>\n<p>Raporti i Iniciativ\u00ebs Globale p\u00ebrmend edhe nj\u00eb shtetas t\u00eb Bosnj\u00ebs &#8211; pjes\u00ebtar i klanit kriminal Shkalari &#8211; i cili p\u00ebrdorte Guinea-Bisaun dhe Siera Leonen p\u00ebr t\u00eb magazinuar drog\u00eb. M\u00eb pas, drog\u00ebn e d\u00ebrgonte n\u00eb Ishujt Kanarie, nga ku shitej n\u00eb tregun evropian.<\/p>\n<p>Raporti thekson se, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kuqe t\u00eb INTERPOL-it nga Belgjika, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ekstradimin e tij \u201cjan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar, p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb turke\u201d.<\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Hetime dhe Mbrojtje e Bosnje e Hercegovin\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se \u00e7far\u00eb informacionesh ka p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e shtetasve t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs p\u00ebrmes Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn nga fillimi i vitit 2021 deri m\u00eb 3 shtator, 2025, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb 37 vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb trafikut t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb drog\u00ebs, tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb REL-i i ka siguruar nga kjo gjykat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>MALI I ZI<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit, klanet Kava\u00e7 dhe Shkalar, me origjin\u00eb nga Mali i Zi, kan\u00eb operacione n\u00eb Siera Leone dhe Senegal.<\/p>\n<p>Raporti tregon se klani Kava\u00e7 operon n\u00eb portet e Brazilit dhe Siera Leones, dhe p\u00ebrdor nd\u00ebrmjet\u00ebs q\u00eb menaxhojn\u00eb transportin dhe logjistik\u00ebn.<\/p>\n<p>Si aktor kryesor p\u00ebr operacionet e klanit Kava\u00e7 n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore identifikohet Radoje Zvicer, nd\u00ebrsa klani Shkalar operon kryesisht p\u00ebrmes bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr vendet kryesore t\u00eb origjin\u00ebs nga t\u00eb cilat transportohet kokaina n\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb porti brazilian i Santosit. N\u00eb fotografi: Nj\u00eb kontejner me destinacion Evrop\u00ebn duke u kontrolluar nga nj\u00eb qen nuhat\u00ebs n\u00eb portin brazilian t\u00eb Santosit, 12 mars 2020. (Fotografia: Reuters)<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb autoriteteve austriake, EUROPOL-i p\u00ebrdit\u00ebsoi urdhrin e arrestit p\u00ebr Zvicerin, i cili besohet se udh\u00ebheq klanin Kava\u00e7 &#8211; organizat\u00eb kriminale e specializuar n\u00eb kontraband\u00ebn e kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Shtetit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025, hapi nj\u00eb hetim kund\u00ebr Radoje Zvicerit dhe 12 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb klanit kriminal Kava\u00e7, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr vrasjen e Risto Mijanoviqit, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2020, kur u plagos r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Kiev, Radoje Zvicer \u00ebsht\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve evropiane, ai ka p\u00ebrdorur t\u00eb pakt\u00ebn 15 identitete t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Malit t\u00eb Zi nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it lidhur me ndonj\u00eb informacion p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e qytetar\u00ebve malazez\u00eb n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs nga Amerika Latine drejt Evrop\u00ebs, p\u00ebrmes vendeve t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nuk dhan\u00eb as gjykata dhe prokuroria kompetente, nga t\u00eb cilat REL-i k\u00ebrkoi t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr numrin e aktakuzave t\u00eb konfirmuara dhe t\u00eb vendimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr trafikim t\u00eb narkotik\u00ebve n\u00eb periudh\u00ebn 2021-2025.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>MAQEDONIA E VERIUT<\/strong><\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebrmenden n\u00eb raportin e GI-s\u00eb si pjes\u00eb e grupeve kriminale shqipfol\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, Ministria e Brendshme e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut deklaroi se qytetar\u00ebt e saj, si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimin e prokurimit dhe transportimit t\u00eb kokain\u00ebs nga vendet e origjin\u00ebs &#8211; Amerika e Jugut &#8211; n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Brendshme dhe sh\u00ebrbimet p\u00ebr luftimin e trafikut t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb drog\u00ebs kan\u00eb vendosur bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyer me vendet e rajonit dhe BE-n\u00eb, dhe kjo b\u00ebhet p\u00ebrmes INTERPOL-it, EUROPOL-it ose kontakteve dypal\u00ebshe\u201d, deklaroi Ministria e Brendshme e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ofruara nga Gjykata Penale n\u00eb Shkup, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn nga viti 2021 deri n\u00eb vitin 2025 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 257 vendime p\u00ebrfundimtare p\u00ebr krijimin ose pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb organizuar kriminal p\u00ebr trafikim droge.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>KOSOVA DHE SHQIP\u00cbRIA<\/strong><\/p>\n<p>Grupet kriminale q\u00eb flasin shqip, sipas raportit t\u00eb GI-s\u00eb, p\u00ebrb\u00ebhen nga individ\u00eb nga Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb nga komb\u00ebsi t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto grupe n\u00eb Ekuador kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme transporti gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, duke krijuar bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me bandat lokale dhe duke fituar qasje n\u00eb porte\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti thekson se q\u00eb nga viti 2019, k\u00ebto grupe jan\u00eb \u201crr\u00ebnjosur\u201d edhe n\u00eb Brazil, duke i lidhur grupet kriminale me rrug\u00ebn nga Afrika Per\u00ebndimore. Aktivitetet e tyre jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb Gambi, Guine, Siera Leone dhe Senegal.<\/p>\n<p>Raporti, po ashtu, thot\u00eb se doganat shqiptare e konsiderojn\u00eb eksportin nga Afrika Per\u00ebndimore si me rrezik t\u00eb ul\u00ebt dhe nuk e kontrollojn\u00eb aq rrept\u00eb sa eksportin nga Amerika Latine &#8211; sidomos nga Ekuadori.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb u d\u00ebrgoi pyetje autoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb raport, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cREL\u201d Grupet e organizuara kriminale, an\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilave jan\u00eb me origjin\u00eb nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrdorin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re p\u00ebr kontrabandimin e kokain\u00ebs nga Amerika Latine drejt Evrop\u00ebs: p\u00ebrmes vendeve t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore. K\u00ebt\u00eb e vun\u00eb n\u00eb dukje studiuesit e Iniciativ\u00ebs Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Transnacional (GI) n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":65523,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-125763","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125763","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125763"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125763\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125765,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125763\/revisions\/125765"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}