{"id":125952,"date":"2025-10-17T16:21:08","date_gmt":"2025-10-17T16:21:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=125952"},"modified":"2025-10-17T16:21:08","modified_gmt":"2025-10-17T16:21:08","slug":"ekonomia-qe-guvernatori-nuk-e-sheh-nje-reflektim-mbi-realitetin-ekonomik-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/17\/ekonomia-qe-guvernatori-nuk-e-sheh-nje-reflektim-mbi-realitetin-ekonomik-shqiptar\/","title":{"rendered":"Ekonomia q\u00eb Guvernatori nuk e sheh! Nj\u00eb reflektim mbi realitetin ekonomik shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Nikola KEDHI<\/strong><\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh, Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, raportoi para Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb, nj\u00eb raportim q\u00eb ndoshta si shum\u00ebkush e ndoqa me nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje nd\u00ebrsa raportimi vazhdonte. Prezantimi t\u00ebr\u00eb optimiz\u00ebm p\u00ebr gjendjen e ekonomis\u00eb shqiptare ishte t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb vet\u00eb raporteve t\u00eb INSTAT dhe t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas parashikimit t\u00eb fundit t\u00eb FMN-s\u00eb projeksioni i rritjes p\u00ebr vitin 2025 u ul n\u00eb 3.4%, nga 3.8% n\u00eb raportin e pranver\u00ebs s\u00eb vet\u00eb FMN-s\u00eb, nj\u00eb reflektim i ngadal\u00ebsimit t\u00eb aktivitetit ekonomik dhe jo thjesht nj\u00eb korrigjim statistik. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti q\u00eb rritja ekonomike rishikohet me tendenc\u00eb ul\u00ebse.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzimi i kapaciteteve prodhuese ra n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb 2025-s, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb treguesi i ndjesis\u00eb ekonomike u ul me 1.3 pik\u00eb n\u00eb shtator, sinjalizime q\u00eb Guvernatori duksh\u00ebm i injoron. Un\u00eb bie dakord q\u00eb ka shenja t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse nj\u00eb Bank\u00eb v\u00ebrtet e pavarur do t\u00eb kishte ngritur alarmin p\u00ebr var\u00ebsin\u00eb e ekonomis\u00eb nga parat\u00eb e pista, recesionin n\u00eb bujq\u00ebsi dhe industri, dhe shpopullimin masiv q\u00eb po zhvesh vendin nga fuqia pun\u00ebtore.<\/p>\n<p><strong>Rritja ekonomike: nj\u00eb iluzion i bazuar tek shteti<\/strong><\/p>\n<p>Rritja e pretenduar prej 3.51% n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb 2025-s nuk pasqyron fuqin\u00eb reale t\u00eb ekonomis\u00eb, por var\u00ebsin\u00eb nga sektori publik. Sipas INSTAT, administrata publike, arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia kontribuuan me +1.65 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje n\u00eb PBB, kryesisht p\u00ebrmes rritjes s\u00eb pagave bruto mesatare n\u00eb sektorin publik. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bujq\u00ebsia kontribuoi negativisht me -0.46 pik\u00eb dhe industria me -0.18 pik\u00eb.<\/p>\n<p>Rritja reale e ekonomis\u00eb po zhvendoset drejt sh\u00ebrbimeve dhe administrat\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sektori prodhues dhe bujq\u00ebsor jan\u00eb n\u00eb recesion kronik. Asnj\u00eb ekonomi nuk mund t\u00eb rritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme nga zgjerimi i sektorit publik ( i cili vet\u00eb nuk prodhon asgj\u00eb dhe varet nga t\u00eb ardhurat q\u00eb gjeneron sektori privat dhe parat\u00eb e taksapaguesve q\u00eb mbledh shteti). N\u00ebse ekonomia e nj\u00eb vendi varet kryesisht nga sektori publik, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb tkurrje sektorin privat q\u00eb prodhon, eventualisht do t\u00eb mbarojn\u00eb parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe sektorin publik. Ekonomia shqiptare, ve\u00e7 sektorit publik, \u00ebsht\u00eb rritur dhe nga nd\u00ebrtimi dhe sh\u00ebrbimet.<\/p>\n<p>Si\u00e7 raportojn\u00eb mediat e huaja, por dhe gazetar\u00eb shqiptar\u00eb, sektori i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb vendi ku kanalizohen p\u00ebr t\u2019u pastruar parat\u00eb e pista, n\u00eb shifra q\u00eb kapin minimumi 1 miliard\u00eb euro n\u00eb vit vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor (para disa vitesh gazetarja Ola Xama raportonte q\u00eb shifra ishte 700 milion\u00eb euro, dhe duksh\u00ebm nuk ka pasur ngadal\u00ebsim n\u00eb vitet e m\u00ebpasshme). Mediat e huaja raportojn\u00eb shifra t\u00eb impaktit t\u00eb paras\u00eb s\u00eb drog\u00ebs n\u00eb ekonomi q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb mbi 20% t\u00eb PBB-s\u00eb. Imagjinoni se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb momentin q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb presioneve nga jasht\u00eb, k\u00ebto flukse ndalen, dhe ekonomia jon\u00eb nuk ka askund ku t\u00eb mbahet. Dhe n\u00eb fakt, ngadal\u00ebsimi po ndodh. Revista Monitor p\u00ebrpara nj\u00eb jave raportonte se prodhimi i betonit \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar, nj\u00eb nga metrikat paralajm\u00ebruese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektorin. Nga ana tjet\u00ebr, dhe turizmi k\u00ebt\u00eb vit ishte me nj\u00eb rritje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb krahasim me rritjen dyshifrore t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me \u00e7far\u00eb raportojn\u00eb aktor\u00ebt e k\u00ebtij sektori. Hyrje daljet n\u00eb Rinas nuk jan\u00eb nj\u00eb metrik\u00eb e besueshme sepse ne p\u00ebr shembull nuk kemi nj\u00eb repart m\u00eb vete t\u00eb tranzitit. Edhe ata t\u00eb huaj q\u00eb p\u00ebrdorin aeroportin e Rinasit p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb destinacion tjet\u00ebr final, konsiderohen si turist\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Industria dhe bujq\u00ebsia: recesion disa vje\u00e7ar<\/strong><\/p>\n<p>Sektori i industris\u00eb sh\u00ebnoi r\u00ebnie vjetore me -1.8% n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb 2025, duke vijuar tendenc\u00ebn e tkurrjes q\u00eb nga 2023. Prodhimi industrial hyri zyrtarisht n\u00eb recesion n\u00eb 2024, me r\u00ebnie -4.55% vjetore dhe -3.65% n\u00eb industrin\u00eb p\u00ebrpunuese, niveli m\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb 15 vjet.<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia, nga ana tjet\u00ebr, ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet: -1.6% n\u00eb 2021, -4.8% n\u00eb 2022, -1.3% n\u00eb 2023, -2% n\u00eb 2024 dhe -2.5% n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb 2025-s. Kjo tkurrje e kronike, e nxitur nga shpopullimi, braktisja totale e fermer\u00ebve shqiptar\u00eb, politikat e gabuara fiskale t\u00eb ndjekura, financimet e ul\u00ebta dhe bllokimi i fondeve IPARD nga BE p\u00ebr korrupsion, ka reduktuar popullsin\u00eb rurale me 20%.<\/p>\n<p><strong>Tregu i pun\u00ebs: pun\u00ebsim i dob\u00ebt dhe rikthim i pensionist\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi ra 0.8% n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb 2025-s. Bujq\u00ebsia humbi 9.3% t\u00eb pun\u00ebsimeve vjetore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbimet u rrit\u00ebn me 6.4%. Fenomen shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb rikthimi i 120,142 pensionist\u00ebve mbi 65 vje\u00e7 n\u00eb tregun e pun\u00ebs (rritje 46.8% nga viti 2023), duke reflektuar munges\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe pensione t\u00eb ul\u00ebta mesatare n\u00eb qytet. Papun\u00ebsia totale mbetet 8.7%, me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb 17.9%. Por dhe kjo metrik\u00eb e papun\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e duhura, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim. Norma e papun\u00ebsis\u00eb mat ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb brenda tregut t\u00eb pun\u00ebs, pra ata q\u00eb sapo kan\u00eb humbur pun\u00ebn ose jan\u00eb aktivisht duke k\u00ebrkuar p\u00ebr pun\u00eb. \u00c7\u2019ndodh me ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1 vit papun\u00eb dhe nuk jan\u00eb duke k\u00ebrkuar, duke iu dor\u00ebzuar skemave t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb qeveritare, apo m\u00eb keq, n\u00eb fund largohen nga vendi? Ata nuk konsiderohen n\u00eb p\u00ebrqindjen e norm\u00ebs s\u00eb papun\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb raportojn\u00eb vazhdimisht mungesa n\u00eb forc\u00ebn pun\u00ebtor\u00eb. Zgjidhja e paraqitur nga qeveria \u00ebsht\u00eb importimi i nj\u00eb force pun\u00ebtore t\u00eb huaj, me kosto t\u00eb ul\u00ebt nga vendet Aziatike apo Afrikane, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar Shqiptar\u00ebt e ikur. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb nj\u00eb zgjidhje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb antikomb\u00ebtare, nuk ka zgjidhur asgj\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket munges\u00ebs s\u00eb forc\u00ebs pun\u00ebtore, e sidomos asaj t\u00eb kualifikuar. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, edhe ata q\u00eb vijn\u00eb e shohin Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb trampolin\u00eb p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p><strong>Konsumi dhe fuqia bler\u00ebse: e dob\u00ebsuar nga inflacioni dhe zhvler\u00ebsimi i euros<\/strong><\/p>\n<p>Guvernatori foli p\u00ebr konsumin e fort\u00eb e t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm q\u00eb mban ekonomin\u00eb shqiptare. Ekonomia shqiptare, si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, nuk prodhon, duke u mbajtur te importet. Por dhe ato po shfaqin ngadal\u00ebsim, duke par\u00eb shifrat p\u00ebr 8-mujorin 2025. Vlera totale e mallrave t\u00eb importuara n\u00eb periudh\u00ebn janar\u2013gusht 2025 ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie me 2% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2024. Konsumi, sipas INSAT, \u00ebsht\u00eb mbajtur vet\u00ebm nga turizmi sezonal, nd\u00ebrsa importet e mallrave tregojn\u00eb p\u00ebr frenim t\u00eb aktivitetit n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb prodhimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Inflacioni ushqimor 12.5% n\u00eb 2024 ka goditur familjet q\u00eb shpenzojn\u00eb 41.3% t\u00eb buxhetit n\u00eb ushqim. Familjet e varf\u00ebra shpenzojn\u00eb rreth 60% t\u00eb shpenzimeve totale p\u00ebr ushqim, duke e ndjer\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve. Ulja prej 30% e euros q\u00eb nga viti 2015 ka goditur r\u00ebnd\u00eb eksportet dhe prodhimin. Statistika se eksporti ishte rim\u00ebk\u00ebmbur k\u00ebt\u00eb vit doli e pav\u00ebrtet\u00eb nga nj\u00eb hulumtim i Revist\u00ebs Monitor, q\u00eb v\u00ebrejti se qeveria ka konsideruar eksport dhe mallrat tranzit p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb N\u00ebse heqim k\u00ebto, eksportet vazhdojn\u00eb r\u00ebnien e nisur prej vitesh.<\/p>\n<p><strong>Investimet dhe PPP: pak\u00ebsohen dhe p\u00ebrqendrohen<\/strong><\/p>\n<p>Investimet e huaja direkte arrit\u00ebn 1.58 miliard\u00eb euro n\u00eb 2024, nj\u00eb rritje modeste nga 2023, q\u00eb vjen nga riinvestimi i fitimeve t\u00eb investitor\u00ebve aktual\u00eb, dhe nga investimet n\u00eb sektorin e pasurive t\u00eb paluajtshme. Pra, nuk ka investitor\u00eb t\u00eb rinj, dhe sidomos t\u00eb m\u00ebdhenj, dhe nuk ka diversifikim t\u00eb investimeve, e ve\u00e7an\u00ebrisht jo n\u00eb prodhim. PPP-t\u00eb kan\u00eb reduktuar konkurrenc\u00ebn dhe kan\u00eb krijuar distorsion, nd\u00ebrsa Departamenti i Shtetit raporton p\u00ebr korrupsion, impakt t\u00eb parave t\u00eb pista, munges\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb konkurrenc\u00ebs. Raporti i fundit i DASH ishte nj\u00eb kamban\u00eb alarmi q\u00eb Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me sa duket nuk e ka d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p><strong>Shpopullimi dhe ikja e trurit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 10 vitet e fundit, rreth 1.1 milion\u00eb shqiptar\u00eb (40% e popullsis\u00eb) kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin, me 50,000 vet\u00ebm n\u00eb 2024. Nga 2008-2024, pothuajse 1 milion mor\u00ebn leje q\u00ebndrimi t\u00eb re n\u00eb BE, duke p\u00ebrshpejtuar fenomenin pas 2021. Mbi 300 mij\u00eb shqiptare, sipas EUROSTAT jan\u00eb n\u00eb BE n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt, nga 2014 n\u00eb 2024. Kjo tkurrje godet konsumin, pun\u00ebsimin dhe potencialin prodhues, si dhe skem\u00ebn e pensioneve, duke krijuar mungesa kritike t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, dob\u00ebsim t\u00eb rritjes reale, dhe nj\u00eb min\u00eb me sahat p\u00ebr pensionet.<\/p>\n<p><strong>Klim\u00eb e keqe biznesi dhe var\u00ebsia nga parat\u00eb e pista<\/strong><\/p>\n<p>OECD rendit Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb rajon p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit dhe infrastruktur\u00ebn, duke reflektuar pabarazi rajonale (58.2% e bizneseve n\u00eb Tiran\u00eb-Durr\u00ebs me 41.5% t\u00eb popullsis\u00eb). Shqip\u00ebria ka humbur 11 pik\u00eb konvergjence me BE q\u00eb nga 2016, me PBB p\u00ebr frym\u00eb vet\u00ebm 40% e mesatares s\u00eb BE n\u00eb 2023. Dob\u00ebsimi i mjedisit t\u00eb biznesit dhe infrastruktura e dob\u00ebt pengojn\u00eb afrimin me standardet europiane. Nd\u00ebrkoh\u00eb 42 p\u00ebrqind jan\u00eb n\u00eb kushte varf\u00ebrie e t\u00eb p\u00ebrjashtimit social.<\/p>\n<p>K\u00ebto do t\u00eb duhet t\u00eb ishin reflektuar n\u00eb raportin e Guvernatorit. Recesioni industrial e bujq\u00ebsor, tregu i dob\u00ebt i pun\u00ebs, ulje e fuqis\u00eb bler\u00ebse, shpopullim masiv, klim\u00eb e dob\u00ebt biznesi dhe var\u00ebsia e lart\u00eb nga parat\u00eb e pista tregojn\u00eb nj\u00eb ekonomi n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb strukturore. Nj\u00eb Bank\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e pavarur do t\u00eb ngrinte alarmin dhe do t\u00eb k\u00ebrkonte reforma strukturore t\u00eb domosdoshme, p\u00ebrndryshe \u00e7do rritje mbetet iluzion, duke thelluar pabarazin\u00eb dhe dob\u00ebsin\u00eb ekonomike t\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Nikola KEDHI Para pak dit\u00ebsh, Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, raportoi para Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb, nj\u00eb raportim q\u00eb ndoshta si shum\u00ebkush e ndoqa me nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje nd\u00ebrsa raportimi vazhdonte. Prezantimi t\u00ebr\u00eb optimiz\u00ebm p\u00ebr gjendjen e ekonomis\u00eb shqiptare ishte t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb vet\u00eb raporteve t\u00eb INSTAT dhe t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-125952","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125952"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125952\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":125953,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125952\/revisions\/125953"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}