{"id":126002,"date":"2025-10-18T10:39:50","date_gmt":"2025-10-18T10:39:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126002"},"modified":"2025-10-18T10:39:50","modified_gmt":"2025-10-18T10:39:50","slug":"ku-je-o-bajram-begaj-se-nuk-po-te-shohim-me-as-si-qytetar-pa-lere-me-si-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/18\/ku-je-o-bajram-begaj-se-nuk-po-te-shohim-me-as-si-qytetar-pa-lere-me-si-president\/","title":{"rendered":"Ku je o Bajram Begaj se nuk po t\u00eb shohim m\u00eb as si qytetar, pa lere m\u00eb si president?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p><strong>Turpi t\u00eb mbuloft\u00eb o Bajram Begaj, n\u00eb se\u00a0 k\u00ebto q\u00eb po thuhen p\u00ebr ty publikisht, jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta e q\u00eb nuk jan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb! Gjithsesi, ti e ke p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh publikisht dhe t\u00eb na b\u00ebsh sqarimin e duhur,\u00a0 si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe n\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, ti p\u00ebrg\u00ebnjeshtrosh me holl\u00ebsi, se\u00a0 ligj\u00ebrisht e ke edhe p\u00ebr detyr\u00eb. Nuk ka qen\u00eb askush deri tashti, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb k\u00ebto 35 vjet t\u00eb jet\u00ebs pluraliste n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb\u00a0 njer\u00ebzit ta kishin p\u00ebr siklet t\u2019i thoshnin emrin dhe\u00a0 ofiqin e lart q\u00eb\u00a0 i kan\u00eb besuar. Sepse ti realisht nuk je i till\u00eb. Pa lexo Bajram, se \u00e7far\u00eb thon\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr ty n\u00eb rrjetet sociale.<\/strong><\/p>\n<p>Nuk b\u00ebjn\u00eb\u00a0 thjesht zhurm\u00eb, as nuk shfryjn\u00eb, madje b\u00ebjn\u00eb dhe humor t\u00eb rezervuar, por\u00a0 vet\u00ebm ziejn\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar ndaj teje. Presidenti t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb nj\u00eb biznes private! Epa d\u00ebgjuar, unikale! K\u00ebto jan\u00eb akuza q\u00eb t\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publikisht dhe ka nj\u00eb norm\u00eb detyruese sqarimi mbi to, se je president. Ti nuk je\u00a0 nj\u00eb qytetar i thjesht, por\u00a0 je President i Republik\u00ebs, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb t\u00eb jesh gardian i Kushtetut\u00ebs q\u00eb ne kemi, t\u00eb asaj kushtetute, q\u00eb e mir\u00eb apo jo shum\u00eb e mir\u00eb, deri tashti t\u00eb gjitha institucionet me hir ose me pahir jan\u00eb detyruara q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb. Nd\u00ebrsa ti po p\u00ebrpiqesh q\u00eb ta kthesh n\u00eb leck\u00eb.<\/p>\n<p>Ti nuk je as nj\u00eb zyrtar i thjesht i nivelit t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb raport me sh\u00ebrbimin q\u00eb duhet t\u2019u b\u00ebje qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi, pa lere t\u00eb ishe\u00a0 ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb jesh\u00a0 n\u00eb rolin e qytetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs, t\u00eb\u00a0 njeriut m\u00eb t\u00eb moralsh\u00ebm dhe etik\u00eb q\u00eb edhe me ecjen n\u00eb rrug\u00eb\u00a0 pa lere me sjelljen duhet t\u00eb shprehje p\u00ebrkushtimin\u00a0 kundrejt t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb, qoft\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur, kur parlamenti t\u00eb zgjodhi ,qofte kund\u00ebr atyre q\u00eb shpirt\u00ebrisht t\u00eb kan\u00eb refuzuar, por gjithsesi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve pluraliste t\u00eb kan\u00eb respektuar dhe t\u00eb kan\u00eb thirrur si president n\u00eb \u00e7do komunikim publike dhe jo publik.<\/p>\n<p>Presidenti sot i \u00ebsht\u00eb v\u00ebrsulur kushtetut\u00ebs bashk\u00eb me kreun e regjimit. Presidenti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e llogarive t\u00eb regjimit dhe u \u00ebsht\u00eb v\u00ebrsulur an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe po i trysnon eg\u00ebr me t\u00eb gjitha mekanizmat, q\u00eb t\u00eb krijoje raportin e d\u00ebshiruar p\u00ebr ujkun e regjimit, Edi Ram\u00ebs, q\u00eb gj\u00ebrat t\u2019i shkojn\u00eb edhe m\u00eb tej, si\u00e7 i kan\u00eb vajtur k\u00ebto 12 vjet. Presidenti iu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrsulur rregullave, ligjshm\u00ebris\u00eb dhe etik\u00ebs\u00a0 morale, duke dh\u00ebn\u00eb shembullin i pari p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb anarkin\u00eb luft\u00eb p\u00ebr fitoren\u00a0 e anarkist\u00ebve dhe globalist\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj nes\u00ebr do kemi m\u00eb shum\u00eb qytetar q\u00eb do\u00a0 t\u2019ia mbathin nga ky vend, nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Sepse goditja e par\u00eb q\u00eb bie mbi ata njer\u00ebz, q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u00a0 \u00ebsht\u00eb shpresa. Sepse shpresa do shembej\u00a0 pa shembuj. Shembujt me sakrific\u00eb jan\u00eb m\u00eb frym\u00ebzues, por n\u00eb pa mund\u00ebsi t\u00eb tyre, t\u00eb kishim s\u00eb paku\u00a0 shembuj korrekt\u00ebsie, \u00a0\u00a0modestie, urt\u00ebsie, dhe\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Por tek Bajram Begaj, t\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsi i ka marr\u00eb era dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb pa asnj\u00eb vler\u00eb, sepse nuk po i p\u00ebrjeton\u00a0 kurr\u00eb as si qytetar dhe as si President i k\u00ebsaj Republike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb komunikosh publikisht me sjelljen t\u00ebnde si president, pa lere m\u00eb si qytetar, me gjuh\u00ebn e kultur\u00ebs, filozofis\u00eb, arsyes, ligjeve ose parimeve t\u00eb politik\u00ebs per\u00ebndimore, sepse ti e paske shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb jesh pran\u00eb nj\u00eb standardi t\u00eb till\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pa mundur t\u00eb v\u00ebm\u00eb p\u00ebrball\u00eb pasqyr\u00ebs t\u00ebnde si President dhe qytetar shembuj nga historia, q\u00eb\u00a0 kan\u00eb arritur nivelin\u00a0 e frym\u00ebzimit me modestin\u00eb e tyre,\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt edhe\u00a0 pse nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb afirmuar kur\u00a0 iu dha besimi p\u00ebr k\u00ebto poste.\u00a0 Edhe ne kemi shembuj t\u00eb till\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb modeste\u00a0 politike dhe shoq\u00ebrore , q\u00eb jam me plot kurajo p\u00ebr t\u2019iu referuar, si Bujar Nishani apo Rexhep Mejdan, t\u00eb cil\u00ebt tash q\u00eb kan\u00eb vite\u00a0 larg\u00ebsi nga detyra e tyre, po na mbushin me mesazhin e tyre t\u00eb thjeshte, ku detyr\u00ebn e kishin detyr\u00eb dhe kushtetut\u00ebn e kishin t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Po ku \u00ebsht\u00eb vall\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb vendit tim tek ti Bajram? M\u00eb ndihmo pak t\u00eb lutem, se mbase\u00a0 syt\u00eb\u00a0 dhe arsyeja ime edhe\u00a0 mund t\u00eb jen\u00eb err\u00ebsuar, ndon\u00ebse nuk kam asnj\u00eb shkak, qoft\u00eb edhe grimc\u00eb, q\u00eb t\u00eb jemi motivuar,dhe\u00a0 q\u00eb ta shihja me keqdash\u00ebsi telajon t\u00ebnde q\u00eb po na ofron publikisht.<\/p>\n<p>Si duket Bajram ti e ke kuptuar gabim realitetin e korruptuar q\u00eb ka krijuar sistemi q\u00eb \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk do apo e ket\u00eb pamundur q\u00eb ta shikosh ndryshe me syt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ti je zhvleft\u00ebsuar. Ku je o Bajram Begaj, se\u00a0 nuk po t\u00eb shohim m\u00eb as si qytetar, pa lere m\u00eb si President?!<\/p>\n<p>Edhe pse\u00a0 t\u00eb ul\u00ebn si nj\u00eb kukull\u00a0 n\u00eb poltronin presidencial, ne\u00a0 shpresuam, se ti do ndjeje sadopak\u00a0 er\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb etike, t\u00eb\u00a0 nderit, t\u00eb detyr\u00ebs sip\u00ebrore t\u00eb kombit, por ndjeshm\u00ebria jote ka vdekur, sepse qenia jote ka\u00a0 lidhje vet\u00ebm me ekzistenc\u00ebn. T\u00eb ishe s\u00eb paku ndryshe nga k\u00ebto q\u00eb ne pretendojm\u00eb, do kishe ndoshta kritika, do kishe\u00a0 kund\u00ebrshtime, mos pajtime ose mosp\u00ebrputhje me aktet e tua publike, ndoshta edhe me dekretet ,por jo nj\u00eb lum\u00eb t\u00eb till\u00eb zem\u00ebrimi deri n\u00eb kufijt\u00eb e neveritjes.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb arsyetim vulgar, q\u00eb nuk mund t\u00eb dilte kurr\u00eb nga zyra e nj\u00eb Presidenti Republike, ti i k\u00ebrkon gjykat\u00ebs superiore q\u00eb gjykon edhe vendimet e tua, t\u00eb paligjshme, si \u00e7do vend demokratik per\u00ebndimor, t\u00eb shpallet moskompetenca e vendimit t\u00eb anulimit te dekretit t\u00ebnd. \u201cHajde Bajram Begaj hajde, ku t\u00eb \u00e7on mushka ?\u201d- thuhet m\u00eb s\u00eb shumti andej\u00a0 nga lab\u00ebria jon\u00eb. Q\u00eb je i zgjedhur me dor\u00eb p\u00ebr n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb par\u00eb me koh\u00eb, por jo t\u00eb kesh manin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmi\u00a0 dhe t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb zhb\u00ebsh t\u00ebr\u00eb shtetin me marr\u00ebzin\u00eb e nj\u00eb brutaliteti.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do drejtim q\u00eb ta shikojm\u00eb Bajrami, duket si nj\u00eb krijes\u00eb origjinale e k\u00ebsaj diktature, q\u00eb nga presidenti deri tek njeriu i thjesht\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>\u201cNuk kam turp dhe nuk kini \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebni!\u201d\u00a0 &#8211; thot\u00eb me mesazhin e tij, t\u00eb veprimeve q\u00eb i kryen Bajram.<\/p>\n<p>Mesazh tragjik!<\/p>\n<p>Po ku \u00ebsht\u00eb arsyeja dhe ku \u00ebsht\u00eb presidenti, tek pretendimi i tij p\u00ebr t\u2019u zhb\u00ebr\u00eb refuzimin e ligjsh\u00ebm i nj\u00eb dekretit t\u00eb firmosur nga dora jote\u00a0 p\u00ebr dat\u00ebn e votimeve \u00a0t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme\u00a0 lokale t\u00eb Tiran\u00ebs?!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur\u00a0 ta djeg\u00ebsh publikisht\u00a0\u00a0 dokumentin themeltar t\u00eb shtetit, t\u00eb cilin e ke p\u00ebr detyrim me Kushtetut\u00eb q\u00eb ta mbroje. Pra Kryetari i Shtetit e ka zhveshur veten nga roli i tij\u00a0 si president por dhe si qytetar, p\u00ebr interesa t\u00eb regjimit dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb t\u00eb \u201cashtu-quajturin President t\u00eb Republik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte nepotizmi yt,\u00a0 familjari i p\u00ebrfolur gjer\u00ebsisht, p\u00ebr asgj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar pushtetin, po d\u00ebgjojm\u00eb edhe nj\u00eb t\u00eb pa d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb dhe sigurisht fare t\u00eb pa besuar, q\u00eb \u201ci ashtu-quajturi President i Republik\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb dy pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb private ose jep m\u00ebsim diku , duke ushtruar profesionin e mjekut ose di\u00e7ka e till\u00eb!<\/p>\n<p>Deri sa nuk ka nj\u00eb reagim t\u00eb shpejt publik\u00eb\u00a0 kam t\u00eb drejt t\u00eb mendoj, se ndoshta po mendohesh p\u00ebr g\u00ebnjeshtr\u00ebn e stilin t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb t\u00eb thuash m\u00eb p\u00ebr Bajramin president!<\/p>\n<p>Historia do \u00e7jerr\u00eb faqet me ndodhit\u00eb e tij t\u00eb pa d\u00ebgjuara , sa qesharake dhe aq dramatike ,ndaj s\u00eb cilave\u00a0 reagimi n\u00eb rrjetet sociale \u00ebsht\u00eb i zhurmsh\u00ebm ,por duhej q\u00eb t\u00eb kishte edhe zhurm\u00ebn e protest\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Opinioni publike ndaj qytetarit t\u00eb\u00a0 par\u00eb t\u00eb vendit, duhet marr\u00eb edhe\u00a0 m\u00eb seriozisht\u00a0 mbi sjelljen e tij\u00a0 antikushtetuese, anti morale dhe anti etike,\u00a0 p\u00ebrtej rrjeteve sociale, sepse po vazhduam k\u00ebshtu presidenti tjet\u00ebr mund t\u00eb na vij\u00eb direkt nga rruga.<\/p>\n<p>Nj\u00eb njeri i opinionit publik dje u shpreh\u00eb me shum\u00eb t\u00eb drejt se:\u201d Bajrami nuk duhet hequr, por duhet p\u00ebrqeshur!\u201d<\/p>\n<p>Ne fakt, kjo \u00ebsht\u00eb edhe e\u00a0 vetmja zgjidhje q\u00eb na ka mbetur n\u00eb duar , sepse ishte n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit ta hiqnim, por na mungojn\u00eb votat p\u00ebr ta hequr. Pushteti\u00a0 q\u00eb e ka zgjedhur Bajramin me dor\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt e tij, q\u00eb t\u2019i mbaj iso avazit, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb supermazhoranc\u00eb me votat e grabitura me 83 deputet\u00eb dhe Bajramin aty e ka streh\u00ebn t\u00eb sigurt dhe\u00a0 aty do ta kemi dhe p\u00ebr disa koh\u00eb. Dhe nuk na mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se p\u00ebrqeshja. Kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme edhe po t\u00eb duam tashti p\u00ebr tashti. Sepse sidoqoft\u00eb edhe p\u00ebrqeshja\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb d\u00ebnimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Turpi t\u00eb mbuloft\u00eb o Bajram Begaj, n\u00eb se\u00a0 k\u00ebto q\u00eb po thuhen p\u00ebr ty publikisht, jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta e q\u00eb nuk jan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb! Gjithsesi, ti e ke p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh publikisht dhe t\u00eb na b\u00ebsh sqarimin e duhur,\u00a0 si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe n\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, ti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":125755,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-126002","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126002","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126002"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126002\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126003,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126002\/revisions\/126003"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125755"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126002"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126002"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126002"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}