{"id":126217,"date":"2025-10-21T10:51:21","date_gmt":"2025-10-21T10:51:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126217"},"modified":"2025-10-21T10:51:21","modified_gmt":"2025-10-21T10:51:21","slug":"strazimiri-komisionit-te-venecias-drejtesia-ne-shqiperi-eshte-kthyer-ne-nje-korporate-nen-ndikim-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/21\/strazimiri-komisionit-te-venecias-drejtesia-ne-shqiperi-eshte-kthyer-ne-nje-korporate-nen-ndikim-politik\/","title":{"rendered":"Strazimiri- Komisionit t\u00eb Venecias: Drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb korporat\u00eb n\u00ebn ndikim politik!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Gent Strazimiri, n\u00eb konferenc\u00ebn e zhvilluar n\u00eb Tiran\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias me fokus n\u00eb drejt\u00ebsi, zgjedhje dhe Kushtetut\u00eb, mbajti nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe kritike ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb zbatuar reforma n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai solli d\u00ebshmin\u00eb e tij si ish-an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe si deputet e qytetar q\u00eb, sipas tij, p\u00ebrjeton pasojat e k\u00ebsaj reforme t\u00eb d\u00ebshtuar. Strazimiri vuri n\u00eb dukje paralajm\u00ebrimet e injoruara t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias dhe akuzoi mazhoranc\u00ebn p\u00ebr kapjen politike t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetit t\u00eb PD, Gent Strazimiri\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ndjehem i privilegjuar t\u00eb mbaj k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb sot p\u00ebrpara k\u00ebtij auditori t\u00eb nderuar dhe t\u00eb jap d\u00ebshmin\u00eb time n\u00eb dy cil\u00ebsi:<\/p>\n<p>s\u00eb pari, si ish-an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe<br \/>\ns\u00eb dyti, si deputet dhe qytetar q\u00eb p\u00ebrjeton pasojat e saj.<\/p>\n<p>Fillimisht, m\u00eb lejoni t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen e pakufishme p\u00ebr miqt\u00eb e vyer t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shum\u00eb muaj me radh\u00eb jo vet\u00ebm na ndihmuan me men\u00e7urin\u00eb dhe profesionalizmin e tyre t\u00eb pashembullt, por me shum\u00eb durim iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pozitivisht \u00e7do k\u00ebrkese ton\u00ebs p\u00ebr sqarime, edhe kur ishte e qart\u00eb se po p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb p\u00ebr manovra politike.<\/p>\n<p>Opinionet e 21 dhjetorit 2015 dhe 14 marsit 2016 na pasuruan me nj\u00eb jurisprudenc\u00eb brilante, na udh\u00ebzuan p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebn e duhur p\u00ebrmes rekomandimeve dhe konkluzioneve t\u00eb men\u00e7ura, duke na paralajm\u00ebruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr rreziqet q\u00eb paraqiste procesi.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias,<br \/>\nna paralajm\u00ebruat dhe rekomanduat t\u00eb kemi kujdes, sepse:<\/p>\n<p>Organet e reja q\u00eb do t\u00eb krijoheshin sipas k\u00ebsaj skeme t\u00eb nd\u00ebrlikuar (e cila duhej thjeshtuar dhe sqaruar n\u00eb disa pjes\u00eb), mund t\u00eb sillnin si pasoj\u00eb konfuzion, interferenca t\u00eb d\u00ebmshme dhe gjendje mosbesimi t\u00eb opinionit publik ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, e cila edhe pa k\u00ebto kishte nj\u00eb reputacion mjaft t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Krijimi i kaq shum\u00eb organeve t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb shmangur bllokimin e sistemit, do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb rekrutim masiv t\u00eb jurist\u00ebve profesionist\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sasia e kandidat\u00ebve potencial\u00eb q\u00eb kan\u00eb arsimin, trajnimin, eksperienc\u00ebn dhe pavar\u00ebsin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e kufizuar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebrja e k\u00ebtyre organeve t\u00eb reja rriste rrezikun e nj\u00eb qasjeje korporatiste, pasi nj\u00eb elit\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl magjistrat\u00ebsh do t\u00eb vendosej n\u00eb nj\u00eb pozicion tep\u00ebr t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Zgjidhjet radikale si kjo do t\u00eb ishin t\u00eb pak\u00ebshillueshme, pasi krijojn\u00eb tensione t\u00eb m\u00ebdha brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, destabilizojn\u00eb pun\u00ebn e tij, rrisin mosbesimin ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, shp\u00ebrqendrojn\u00eb v\u00ebmendjen e gjyqtar\u00ebve nga detyrat e tyre normale dhe, si \u00e7do mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, krijojn\u00eb rrezikun e kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga forca politike q\u00eb kontrollon procesin.<\/p>\n<p>Procesi i vetting-ut, si\u00e7 u konceptua, mbante brenda tij mund\u00ebsin\u00eb e abuzimit p\u00ebr t\u00eb ndikuar gjyqtar\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Metoda e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr k\u00ebto pozicione me 3\/5 e parlamentit \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Avokatit t\u00eb Popullit \u2013 dukej e arsyeshme teorikisht, por jo n\u00eb kushtet kur 3\/5 i zot\u00ebron mazhoranca qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb parashikoj\u00eb futjen n\u00eb sistemin kushtetues t\u00eb nj\u00eb figure apo organizmi q\u00eb em\u00ebrohet nga jasht\u00eb vendit dhe q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ndaj nj\u00eb trupe vendore t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, por p\u00ebrpara nj\u00eb qeverie t\u00eb huaj apo organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, funksionimi i duhur i k\u00ebtij mekanizmi do t\u00eb varej nga vullneti i nj\u00eb fuqie t\u00eb huaj apo organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nj\u00eb Kushtetut\u00eb komb\u00ebtare mund ta garantoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, kam detyr\u00ebn aspak fatlume t\u2019ju njoftoj se asnj\u00eb prej rekomandimeve q\u00eb na soll\u00ebt aq bujarisht nuk u zbatua nga mazhoranca qeveris\u00ebse q\u00eb zot\u00ebronte 3\/5 e parlamentit. P\u00ebr pasoj\u00eb, asnj\u00eb nga paralajm\u00ebrimet tuaja nuk sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb parandaluar kolapsin, konfuzionin, vakumin dhe joefikasitetin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e m\u00eb keq akoma \u2013 p\u00ebr ta shp\u00ebtuar at\u00eb nga korporatizmi i brendsh\u00ebm dhe kapja politike.<\/p>\n<p>Konsensusi bipartizan p\u00ebrfundoi me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, nd\u00ebrsa mazhoranca qeveris\u00ebse me 3\/5 miratoi e vetme, pa opozit\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb paket\u00ebn e ligjeve q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb zbatonin reform\u00ebn, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu fillimin e kapjes politike t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja bipartizane q\u00eb \u201cprojektuesit\u201d e sistemit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ekspert\u00ebve, t\u00eb mos kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ishin pjes\u00eb e organeve t\u00eb reja qeveris\u00ebse t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin e interesit, gjithashtu u prish. Sot jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb \u201cl\u00ebvizin fijet\u201d e sistemit.<\/p>\n<p>Procesi i vetting-ut u udh\u00ebhoq dhe u realizua nga persona t\u00eb pavetuar, madje familjar\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb ministrave kryesor\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, duke e kthyer pashmangshm\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb nj\u00eb \u201cgjueti shtrigash\u201d.<\/p>\n<p>Propozimi i Partis\u00eb Demokratike, forca kryesore opozitare n\u00eb parlament, p\u00ebr nj\u00eb proces vetting-u \u201cnga posht\u00eb-lart\u201d, nuk u pranua. Mazhoranca e 3\/5-ve zbatoi metod\u00ebn \u201cnga lart-posht\u00eb\u201d, duke dekapituar maj\u00ebn e sistemit dhe duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksionit nj\u00ebkoh\u00ebsisht Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, n\u00eb nj\u00eb proces unik, shkat\u00ebrrues e klientelist, q\u00eb vendosi hijen e frik\u00ebs dhe pasiguris\u00eb ligjore s\u00eb pari tek magjistrat\u00ebt, duke shtuar plotfuqishm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb kontrollimin e procesit.<\/p>\n<p>P\u00ebr kat\u00ebr vjet me radh\u00eb, Shqip\u00ebria nuk kishte as Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe as Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, \u00e7ka ndikoi n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb edhe n\u00eb gjykatat e shkall\u00ebs m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, duke krijuar nj\u00eb vakum institucional dhe munges\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb pariparueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, procesi rezultoi nj\u00eb d\u00ebshtim katastrofik, duke e kthyer sistemin \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb korporat\u00eb jasht\u00eb ligjit, Kushtetut\u00ebs dhe kodeve t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00ebn ndikimin total t\u00eb nj\u00eb elite t\u00eb vog\u00ebl politikan\u00ebsh dhe magjistrat\u00ebsh, aq t\u00eb fuqish\u00ebm sa t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201cdrejt\u00ebsi\u201d sipas interesit politik t\u00eb momentit.<\/p>\n<p>Aktualisht, komisionet parlamentare p\u00ebrgjegj\u00ebse jan\u00eb duke zhvilluar d\u00ebgjesat p\u00ebr raportimet e organeve qeveris\u00ebse t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vitin 2024, t\u00eb cilat n\u00eb fakt duhet t\u00eb kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb pranver\u00ebn e k\u00ebtij viti, 2025.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Gjyq\u00ebsorit raportoi n\u00eb mesin e jav\u00ebs s\u00eb kaluar si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Stoku i dosjeve q\u00eb presin t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim nga gjykatat ka arritur n\u00eb 138 mij\u00eb;<br \/>\n\u00c7\u00ebshtjet e reja t\u00eb d\u00ebrguara nga qytetar\u00ebt n\u00eb gjykata jan\u00eb 78 mij\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit;<br \/>\nDuhet 1345 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb arsyetuar;<br \/>\nP\u00ebr \u00e7do 100 mij\u00eb shqiptar\u00eb ka vet\u00ebm 9.8 gjyqtar\u00eb efektiv\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mesatarja evropiane \u00ebsht\u00eb 21.9 gjyqtar\u00eb p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb;<br \/>\nVler\u00ebsohet se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar k\u00ebrkon mesatarisht 15\u201316 vjet.<\/p>\n<p>A ka p\u00ebrparim n\u00eb pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb? Po, ka!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ulur me 16 dit\u00eb koha mesatare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi. Nga sot, nj\u00eb shqiptar do t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr vet\u00ebm 16 vjet minus 16 dit\u00eb\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb raportoi dje si \u201csukses\u201d dhe p\u00ebrparim se:<\/p>\n<p>Pas n\u00ebnt\u00eb vitesh, ka arritur m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb miratoj\u00eb Rregulloren e Funksionimit, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk kryente dot funksionet q\u00eb i cakton ligji;<br \/>\nTrupa e prokuror\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs funksionon aktualisht me vet\u00ebm 63.9% t\u00eb kapacitetit, q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb funksionuar normalisht. Nuk ka prokuror\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrqindje t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta t\u00eb organik\u00ebs ndodhet edhe trupa e gjyqtar\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb personave t\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u00eb kryer detyrat si gjyqtar\u00eb apo prokuror\u00eb, qeveria, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht arbitrare, gjeti \u201czgjidhjen\u201d:<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse kemi munges\u00eb prokuror\u00ebsh dhe gjyqtar\u00ebsh, redukojm\u00eb numrin e gjykatave dhe zyrave t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb territor, megjith\u00ebse edhe ato ekzistuese jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbytura nga stoku i dosjeve ende t\u00eb pashqyrtuara.<\/p>\n<p>I pyetur prej meje n\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn n\u00eb parlament se sa ishte rritur besimi i qytetar\u00ebve ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb pas statistikave q\u00eb ai paraqiti dhe q\u00eb un\u00eb citova m\u00eb lart, kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit u shpreh besimplot\u00eb se kishte nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb besimit, por nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb jepte nj\u00eb shif\u00ebr p\u00ebrqindjeje apo metodologjin\u00eb e matjes s\u00eb k\u00ebtij treguesi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ndodhi nj\u00eb krim i tmerrsh\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb:<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjyqtar u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit nga pala q\u00eb humbi procesin, sapo p\u00ebrfundoi leximin e vendimit.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb elita politike dhe institucionale e vendit e d\u00ebnoi me ashp\u00ebrsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb akt kriminal t\u00eb paprecedent n\u00eb Shqip\u00ebri. Parlamenti mbajti nj\u00eb minut\u00eb heshtje n\u00eb nderim t\u00eb gjyqtarit t\u00eb ndjer\u00eb, si n\u00eb komisionet parlamentare q\u00eb ishin n\u00eb mbledhje, ashtu edhe n\u00eb seanc\u00ebn plenare m\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por m\u00eb i tmerrsh\u00ebm se ky krim \u00e7njer\u00ebzor, mjerisht, ishte reagimi masiv i qytetar\u00ebve n\u00eb rrjetet sociale, n\u00eb rrug\u00eb dhe n\u00eb kafene.<\/p>\n<p>Glorifikimi i vras\u00ebsit dhe aktit t\u00eb tij t\u00eb pajustifikuesh\u00ebm arriti deri aty sa llogarit\u00eb e hapura p\u00ebr ta p\u00ebrkrahur financiarisht at\u00eb grumbulluan dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro n\u00eb vet\u00ebm pak or\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, niveli i besimit q\u00eb g\u00ebzon n\u00eb popull \u201cdrejt\u00ebsia e re\u201d, ajo e reformuar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u shpenzuan aq shum\u00eb energji, shpres\u00eb dhe fonde.<\/p>\n<p>Qeveria nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e ka perceptuar k\u00ebt\u00eb val\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb urrejtje ndaj sistemit jofunksional t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrkundrazi!<\/p>\n<p>Ka filluar t\u00eb artikuloj\u00eb me shum\u00eb seriozitet nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb \u201cpaket\u00eb t\u00eb re ligjore\u201d, p\u00ebr t\u00eb riparuar mosfunksionimin e sistemit, konfuzionin n\u00eb kompetenca t\u00eb organeve drejtuese, vakumin n\u00eb burime njer\u00ebzore t\u00eb kualifikuara dhe p\u00ebr t\u00eb evaduar stokun e dosjeve ende t\u00eb paprekura.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb duket se do t\u00eb trokasim s\u00ebrish n\u00eb der\u00ebn tuaj, t\u00eb nderuar miq t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, q\u00eb t\u00eb na ndri\u00e7oni me men\u00e7urin\u00eb tuaj, t\u00eb na rekomandoni praktikat e q\u00ebllimit t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb na paralajm\u00ebroni s\u00ebrish p\u00ebr rreziqet e zgjedhjeve tona.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se, n\u00eb emrin ton\u00eb, \u201czgjedhjen\u201d do ta b\u00ebj\u00eb s\u00ebrish qeveria \u2013 ajo e nj\u00ebjta q\u00eb ishte edhe n\u00eb vitin 2016, kur e nis\u00ebm k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb, po ashtu si at\u00ebher\u00eb, vazhdon t\u00eb kontrolloj\u00eb parlamentin me 3\/5-at, pavar\u00ebsisht se i dal\u00eb nga zgjedhje ku, sipas Misionit t\u00eb V\u00ebzhguesve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe OSBE\/ODIHR:<\/p>\n<p>Nuk kuptohej vija e demarkacionit midis shtetit dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet;<br \/>\nZgjedh\u00ebsit ishin n\u00ebn kontroll q\u00eb nga momenti kur dilnin nga sht\u00ebpia deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb votimit, p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti \u201cpatronazhist\u00ebsh\u201d t\u00eb qeveris\u00eb;<\/p>\n<p>Madje edhe media dhe gazetar\u00ebt vet\u00ebcensurohen p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb lajmin e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb biznesit t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tyre, q\u00eb lidhen me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky 30-vjetor e gjen Shqip\u00ebrin\u00eb vendin e fars\u00ebs zgjedhore, drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb kapur dhe persekutimit politik t\u00eb opozit\u00ebs, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb devijim t\u00eb madh nga standardet e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs dhe Komisionin e Venecias \u2014 an\u00ebtar\u00ebsim q\u00eb, n\u00eb fakt, u realizua 30 vite m\u00eb par\u00eb nga Partia Demokratike dhe u kund\u00ebrshtua publikisht nga Partia Socialiste.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq,<br \/>\ndemokracia shqiptare ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mosh\u00eb me Komisionin e Venecias, por:<\/p>\n<p>nuk ka lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin \u201cmaternitet\u201d me t\u00eb;<br \/>\nndryshe nga Komisioni i Venecias, \u00ebsht\u00eb \u201crakitike\u201d, sepse shpesh \u00ebsht\u00eb privuar nga \u201cushqimi\u201d i vet\u00ebm q\u00eb e rrit: Liria.<\/p>\n<p>Nga kjo pik\u00ebpamje, sot ajo ndodhet n\u00eb kushte \u201curie ekstreme\u201d, n\u00eb kufijt\u00eb e ekzistenc\u00ebs.<br \/>\nNa ndihmoni ta shp\u00ebtojm\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Gent Strazimiri, n\u00eb konferenc\u00ebn e zhvilluar n\u00eb Tiran\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias me fokus n\u00eb drejt\u00ebsi, zgjedhje dhe Kushtetut\u00eb, mbajti nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe kritike ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb zbatuar reforma n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai solli d\u00ebshmin\u00eb e tij si ish-an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":126218,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-126217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126217"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126217\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126219,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126217\/revisions\/126219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}