{"id":126222,"date":"2025-10-21T16:50:34","date_gmt":"2025-10-21T16:50:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126222"},"modified":"2025-10-21T17:21:42","modified_gmt":"2025-10-21T17:21:42","slug":"vokshi-gjate-zgjedhjeve-u-mobilizuan-200-mije-punonjes-te-administrates-ne-aktivitete-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/21\/vokshi-gjate-zgjedhjeve-u-mobilizuan-200-mije-punonjes-te-administrates-ne-aktivitete-politike\/","title":{"rendered":"Vokshi: Krimi dhe korrupsioni po diktojn\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD,\u00a0Albana Vokshi, n\u00eb fjal\u00ebn e saj para Asambles\u00eb Parlamentare me rastin e 30-vjetorit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit afatgjat\u00eb me Komisionin e Venecias, vler\u00ebsoi rolin historik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit europian. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ajo shprehu shqet\u00ebsimin e thell\u00eb p\u00ebr mosrespektimin e standardeve demokratike q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs.<br \/>\nDeputetja Vokshi propozoi krijimin e nj\u00eb mekanizmi t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm monitorimi nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs dhe Komisioni i Venecias, si dhe kusht\u00ebzimin e asistenc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare me progres t\u00eb matsh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e demokracis\u00eb, sundimit t\u00eb ligjit dhe integritetit zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetes Vokshi<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb panelist\u00ebt, miqt\u00eb, t\u00eb ftuarit dhe t\u00eb shquarit q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb sh\u00ebnon 30-vjetorin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimin me Komisionin e Venecias.<br \/>\nKy moment nuk sh\u00ebnon vet\u00ebm nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb udh\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, por nj\u00eb moment reflektimi se ku jemi, \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7far\u00eb na ka mbetur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur standardet demokratike q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs.<br \/>\nUn\u00eb dua t\u00eb them q\u00eb jam shum\u00eb krenare q\u00eb jam pjes\u00eb e nj\u00eb force politike, t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e cila gjat\u00eb qeverisjeve t\u00eb saj ka mund\u00ebsuar an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, ka mund\u00ebsuar plot\u00ebsimin e t\u00eb gjitha kushteve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, p\u00ebr liberalizimin e vizave si dhe rrug\u00ebn drejt integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb familjen europiane.<br \/>\nTridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria, n\u00eb momentin e an\u00ebtar\u00ebsimit, mori p\u00ebrsip\u00ebr angazhime konkrete.<br \/>\nS\u00eb pari, sigurimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme q\u00eb bien n\u00eb nenin nr. 3 t\u00eb Protokollit nr. 1 t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut; mori p\u00ebrsip\u00ebr pavar\u00ebsi gjyq\u00ebsore, ndarje pushtetesh, liri t\u00eb pjes\u00ebmarrjes politike dhe liri t\u00eb mediave, luft\u00eb ndaj krimit dhe korrupsionit dhe implementimin e rekomandimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias dhe OSBE\/ODIHR.<br \/>\nKu jemi sot? P\u00ebr fat t\u00eb keq, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb praktik\u00eb. I kemi n\u00eb letra, kemi ligje, kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb reforma zgjedhore, kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb reforma t\u00eb tjera, por implementimi n\u00eb praktik\u00eb ka d\u00ebshtuar.<br \/>\nB\u00ebm\u00eb reform\u00eb zgjedhore vitin q\u00eb shkoi; ju, zoti drejtues, edhe kolegu im, dhe ne e kishim d\u00ebshir\u00ebn e madhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb zgjedhore, e cila u b\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt sip\u00ebrfaq\u00ebsore p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit nga ana juaj t\u00eb shum\u00eb propozimeve q\u00eb opozita b\u00ebri, dhe implementimi ka d\u00ebshtuar n\u00eb fakt, dhe k\u00ebt\u00eb e kemi par\u00eb n\u00eb problemet e shumta q\u00eb kemi hasur p\u00ebr implementimet gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit.<br \/>\nN\u00ebse i referohem nj\u00ebr\u00ebs prej shtyllave konkrete, n\u00eb t\u00eb cilat ecuria e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb shqyrtohet n\u00eb procesin e post-monitorimit, \u00ebsht\u00eb lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.<br \/>\n\u00c7far\u00eb p\u00ebrballemi sot? Me luft\u00ebn masive t\u00eb parave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb drog\u00ebs, q\u00eb po pastrohen n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe turizmit; para, n\u00eb fakt, q\u00eb po p\u00ebrdoren edhe n\u00eb zgjedhje. Flukse masive q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb zgjedhje, dhe krimi i organizuar ka pasur nj\u00eb influenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb zgjedhjet e fundit.<br \/>\nP\u00ebr korrupsionin, mjafton t\u2019i referohemi raportit t\u00eb fundit t\u00eb \u2018Business Climate\u2019 t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit Amerikan, q\u00eb e p\u00ebrshkruan sistemin si t\u00eb korruptuar dhe klientelist, q\u00eb d\u00ebmton konkurrenc\u00ebn legjitime, PPI-t\u00eb, institucionet publike, gjyq\u00ebsorin, duke krijuar nj\u00eb ambient biznesi t\u00eb mbrojtur nga rrjete kriminale.<br \/>\nUn\u00eb nuk do t\u00eb ndalem te pjesa e pluralizmit politik, sepse ne n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe n\u00eb vitin zgjedhor, si opozit\u00eb kemi pasur presione, arrestime politike t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs. N\u00eb vit zgjedhor, t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e opozit\u00ebs u arrestuan, u burgos\u00ebn, u persekutuan dhe, p\u00ebr fat t\u00eb keq, drejt\u00ebsia e re u keqp\u00ebrdor si mjet p\u00ebr persekutimin e opozit\u00ebs. Mjafton t\u2019i referohemi OSBE\/ODIHR, e ka fare t\u00eb qart\u00eb: 90% e mediave kontrollohen dhe gazetar\u00ebt shpeshher\u00eb intimidohen, k\u00ebrc\u00ebnohen, madje kemi par\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnime ndaj jet\u00ebs s\u00eb tyre. Para nj\u00eb muaji kemi par\u00eb edhe mbylljen e \u2018Media Grup\u2019, ku 200 gazetar\u00eb nuk u lejuan t\u00eb futeshin n\u00eb zyrat e tyre; dosjet q\u00eb rrezikonin jet\u00ebn e tyre dhe t\u00eb burimeve u sekuestruan, edhe pse sot ka nj\u00eb vendim gjykate, ai nuk po zbatohet.<br \/>\nDy minuta, shum\u00eb shkurt, p\u00ebrsa i p\u00ebrket nj\u00eb prej shtyllave t\u00eb cilave po monitorohet edhe nga Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, nga BE-ja dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.<br \/>\nOSBE\/ODIHR e tha qart\u00eb-\u2018no level playing field\u2019 e ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb.<br \/>\nPra, kemi ligj, kemi kod- \u00e7far\u00eb b\u00ebhet n\u00eb praktik\u00eb?<br \/>\nZyrtar\u00ebt, e thot\u00eb OSBE, n\u00eb 4500 aktivitete, e fshin\u00eb fare at\u00eb ndarjen e shtetit nga partia. E thot\u00eb OSBE q\u00eb ka pasur presion mbi administrat\u00ebn, ka pasur sistem patronazhi, i cili keqp\u00ebrdori t\u00eb dh\u00ebna personale duke profilizuar zgjedh\u00ebsit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kontrolloheshin d\u00ebshirat e tyre, problemet e tyre dhe t\u2019u jepej zgjidhje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vota. Edhe krimin e p\u00ebrmend OSBE\/ODIHR.<br \/>\nZoti drejtues, m\u00eb k\u00ebrkuat rekomandime dhe do t\u2019i jap dhe ato. Un\u00eb e di q\u00eb juve nuk ju p\u00eblqejn\u00eb ato q\u00eb them, por duhet t\u00eb gjejm\u00eb problematik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar te zgjidhja. Prandaj jemi k\u00ebtu: q\u00eb ne t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhjen e problematik\u00ebs. N\u00ebse ne nuk njohim problemin, nuk do ta zgjidhim kurr\u00eb, do t\u00eb vazhdojm\u00eb ju me retorik\u00ebn tuaj, propagand\u00ebn, dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrpjekjet tona.<br \/>\nPra, \u00e7far\u00eb pati n\u00eb zgjedhjet e fundit? N\u00eb shkelje t\u00eb \u2018Code of Good Practice in Electoral Matters\u2019 t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, nuk kishte autoritet publik t\u00eb pavarur; votuesit nuk ishin t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb opinion, sepse u kontrolluan nga sistemi i patronazhit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste; nuk pati neutralitet dhe pati nj\u00eb kultur\u00eb frike dhe var\u00ebsie.<br \/>\nDhe po ashtu, ajo q\u00eb un\u00eb dua t\u00eb p\u00ebrmend, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai mekanizmi i famsh\u00ebm i SPAK-ut, i KQZ-s\u00eb, policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb d\u00ebshtoi t\u00eb parandalonte krimin elektoral.<br \/>\nNe kemi dor\u00ebzuar, pavar\u00ebsisht se nuk kishim besim, rreth 50 kall\u00ebzime penale n\u00eb SPAK dhe n\u00eb prokurorit\u00eb e rretheve apo n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Zero hetime. Kemi dor\u00ebzuar qindra denoncime zyrtare n\u00eb KQZ, pothuajse asnj\u00ebra nuk u mor parasysh.<br \/>\nPra, kultura e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb krimi elektoral t\u00eb mos parandalohet dhe t\u00eb mos hetohet. Dhe n\u00ebse krimi elektoral nuk parandalohet, nuk hetohet dhe nuk d\u00ebnohet, ne p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb fillimit, si\u00e7 jemi sot.<br \/>\nPra, p\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur: nuk ka pasur p\u00ebrputhshm\u00ebri me Dokumentin e Kopenhag\u00ebs, me Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, me standardet n\u00eb pluraliz\u00ebm dhe barazin\u00eb e mund\u00ebsive.<br \/>\nGjat\u00eb zgjedhjeve pati mobilizim t\u00eb 200 mij\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs p\u00ebr aktivitete politike; u shp\u00ebrndan\u00eb bonuse 100 euro p\u00ebr mbi 760 mij\u00eb pensionist\u00eb; mbi 300 milion\u00eb u keqp\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb bujq\u00ebsi n\u00eb paket\u00ebn e maleve; mbi 500 milion\u00eb n\u00eb elektoratin p\u00ebrmes tenderave e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Dhe 40 grupe kriminale u p\u00ebrfshin\u00eb gjat\u00eb zgjedhjeve, si dhe kartele droge q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn rreth 28 kandidat\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb 10 qarqe nga 12, dhe mbi 25 prej tyre jan\u00eb sot n\u00eb Parlament, p\u00ebrfaq\u00ebsues, sigurisht, jo t\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nCilat jan\u00eb zgjidhjet q\u00eb ne propozojm\u00eb?<br \/>\nS\u00eb pari, nj\u00eb grupim, komision, monitorim, nj\u00eb mekaniz\u00ebm monitorimi t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs dhe nga Komisioni i Venecias n\u00eb implementimin e rekomandimeve zgjedhore dhe n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<br \/>\nSigurisht, kusht\u00ebzimi i asistenc\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb dhe K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs me progres t\u00eb matsh\u00ebm.<br \/>\nDua t\u00eb garantoj q\u00eb opozita ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb implementuar t\u00eb gjitha rekomandimet e OSBE\/ODIHR dhe sigurisht \u00e7do ligj apo mas\u00eb q\u00eb duhet p\u00ebr ecjen e Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD,\u00a0Albana Vokshi, n\u00eb fjal\u00ebn e saj para Asambles\u00eb Parlamentare me rastin e 30-vjetorit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit afatgjat\u00eb me Komisionin e Venecias, vler\u00ebsoi rolin historik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit europian. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ajo shprehu shqet\u00ebsimin e thell\u00eb p\u00ebr mosrespektimin e standardeve demokratike q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":126228,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-126222","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126222"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126222\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126234,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126222\/revisions\/126234"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}