{"id":126308,"date":"2025-10-22T17:22:39","date_gmt":"2025-10-22T17:22:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126308"},"modified":"2025-10-22T17:22:39","modified_gmt":"2025-10-22T17:22:39","slug":"task-forca-e-ballukut-dhe-kumbaros-per-ujerat-e-ndotura-nisi-me-buje-por-perfundoi-ne-harrese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/22\/task-forca-e-ballukut-dhe-kumbaros-per-ujerat-e-ndotura-nisi-me-buje-por-perfundoi-ne-harrese\/","title":{"rendered":"Task Forca e Ballukut dhe Kumbaros p\u00ebr uj\u00ebrat e ndotura nisi me buj\u00eb, por p\u00ebrfundoi n\u00eb harres\u00eb"},"content":{"rendered":"<h4 class=\"jeg_post_subtitle\">Vitin e kaluar, qeveria shpalli me buj\u00eb krijimin e nj\u00eb Task Force p\u00ebr kontrollin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura. Asokohe u premtua se \u201c95% e uj\u00ebrave do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera\u201d Sot, frytet e Task Forc\u00ebs tregojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr realitet. Shqip\u00ebria mban vendin e fundit n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e uj\u00ebrave lar\u00ebs. Vet\u00ebm 162 biznese instaluan impiante trajtimi, teksa 115 subjekte u gjobit\u00ebn n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/h4>\n<p><strong>Nga\u00a0Esmeralda TOPI<\/strong><\/p>\n<p>Vitin e kaluar, p\u00ebrmes nj\u00eb Akti Normativ qeveria ngriti Task Forc\u00ebn e posa\u00e7me p\u00ebr kontrollin e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, e cila do t\u00eb monitoronte t\u00eb gjitha subjektet p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit, zonave liqenore apo lumenjve.<\/p>\n<p>Aksioni i bujsh\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e uj\u00ebrave lar\u00ebs q\u00eb u cil\u00ebsua emergjenc\u00eb, nisi tre muaj para \u00e7eljes s\u00eb sezoni turistik veror.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do nj\u00ebsi biznesi turistik duhet t\u00eb ket\u00eb impiantin e vet dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura\u201d, deklaronte ministrja e Turizmit asokohe Mirela Kumbaro.<\/p>\n<p>N\u00eb krah t\u00eb saj, ministrja e Infrastrukt\u00ebs Belinda Balluku shpjegonte mekanizmin e ri t\u00eb inspektimeve dhe masat administrative. Biznesit iu la nj\u00eb periudh\u00eb 90-ditore p\u00ebr vendosjen e impianteve. Pas k\u00ebtij afati, aksion me zero toleranc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSynojm\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb 95% t\u00eb uj\u00ebrave lar\u00ebs me cil\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyer\u201d, shprehej Balluku.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 16% e uj\u00ebrave t\u00eb shk\u00eblqyer<\/p>\n<p>Megjith\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e m\u00ebdha, buja me t\u00eb cil\u00ebn nisi aksioni u shua dal\u00ebngadal\u00eb, duke ia l\u00ebn\u00eb vendin aksionit t\u00eb radh\u00ebs, pa sjell\u00eb rezultat t\u00eb preksh\u00ebm n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pas ngritjes s\u00eb Task Forc\u00ebs, Shqip\u00ebria rezulton ende vendi me cil\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb uj\u00ebrave bregdetare n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 119 pika monitorimi, vet\u00ebm 16% e uj\u00ebrave klasifikohen si \u201cshk\u00eblqyer\u201d, nd\u00ebrsa 22.7% jan\u00eb me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt. P\u00ebr krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb 85.4% uj\u00ebra me cil\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr raporte t\u00eb fundit t\u00eb Agjencis\u00eb Europiane t\u00eb Mjedisit tregojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trend.\u00a0 Prej vitit 2022 e deri m\u00eb tani, gjendja vet\u00ebm p\u00ebrkeq\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ironi, nj\u00eb nga arsyet kryesore \u00ebsht\u00eb mungesa e impianteve t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza.<\/p>\n<p><strong>Task Forc\u00eb e d\u00ebshtuar, por me kosto<\/strong><\/p>\n<p>Task Forca p\u00ebr kontrollin e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza kishte n\u00eb fokus rreth 9000 subjekte q\u00eb zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik pran\u00eb bregdetit, brigjeve t\u00eb liqeneve dhe lumenjve. K\u00ebto biznese duhet t\u00eb pajiseshin t\u00eb gjitha me impiante p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb pas, t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Faktoje tregojn\u00eb se m\u00eb pak se 2% e tyre kan\u00eb instaluar impiante t\u00eb \u00e7ertifikuara.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e disponueshme deri n\u00eb muajin Gusht 2025, numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i subjekteve q\u00eb kan\u00eb instaluar impiante p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura \u00ebsht\u00eb 162\u201d, pohon Agjencia Komb\u00ebtare Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime dhe Mbetjeve t\u00eb Ngurta.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, AKUK pohon se task forca e ngritur ka gjobitur 115 biznese.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb si Saranda dhe Pogradeci kryesojn\u00eb list\u00ebn me m\u00eb shum\u00eb gjoba, nd\u00ebrsa zona si Lezha dhe Dh\u00ebrmiu kan\u00eb vet\u00ebm disa masa t\u00eb regjistruara.<\/p>\n<p>Vasil Bedinaj, sip\u00ebrmarr\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e hoteleris\u00eb dhe turizmit dhe kryetar i Shoqat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Turizmit p\u00ebr Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb, ndan eksperienc\u00ebn e tij me Faktoje.al.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam vendosur impiantin n\u00eb nj\u00eb subjekt, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mora gjob\u00eb dhe e shlyeva. Pas sezonit nuk kan\u00eb dal\u00eb m\u00eb p\u00ebr kontrolle, n\u00eb qytete si Vlora ku ka fushat\u00eb besoj do aktivizohen m\u00eb pas\u201d.<\/p>\n<p>Bedinaj shton se investimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shtrenjt\u00eb dhe nuk ka produktivitet.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb hotel me 15 dhoma, investimi fillon nga 30-35 mij\u00eb euro, e p\u00ebr kapacitete m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shkon deri n\u00eb 100 mij\u00eb. Por produktiviteti mungon. N\u00eb nj\u00eb subjekt funksionon, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr jo. Kur ikin dritat, sistemi stakohet. Filtrat nuk pastrohen nga firmat q\u00eb i kan\u00eb montuar. \u00cbsht\u00eb lek i hedhur d\u00ebm\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, sipas tij, vet\u00ebm ata q\u00eb shit\u00ebn impiantet dol\u00ebn fitimtar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse d\u00ebshtoi Task Forca?<\/strong><\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs \u2013 Kanalizimeve pranon se Task Forca \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Shum\u00eb subjekte nuk kan\u00eb ofruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota p\u00ebr identifikim, si NIPT apo adres\u00eb e sakt\u00eb, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar ndjekjen administrative dhe penale t\u00eb rasteve problematike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e subjekteve \u00ebsht\u00eb konstatuar e mbyllur ose jasht\u00eb funksionit gjat\u00eb riinspektimeve, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb funksionalitetit t\u00eb impianteve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, zbatimi i Aktit Normativ \u00ebsht\u00eb hasur edhe me p\u00ebrballje ligjore. Deri m\u00eb tani, jan\u00eb regjistruar 58 procese gjyq\u00ebsore kund\u00ebr AKUK nga subjektet e prekur, ku pjesa m\u00eb e madhe lidhen me pretendime mbi shkelje proceduriale dhe kund\u00ebrshtime t\u00eb vendimeve administrative. Nga k\u00ebto, 20 \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb favor t\u00eb AKUK, 1 \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb humbur, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr vazhdon t\u00eb shqyrtohet nga gjykatat kompetente.<\/p>\n<p>Padit\u00ebsit kan\u00eb k\u00ebrkuar shpesh shfuqizimin e aktit administrativ p\u00ebrkat\u00ebs dhe pezullimin e ekzekutimit t\u00eb masave administrative deri n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element tjet\u00ebr shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb mungesa e koordinimit nd\u00ebrinstitucional.<\/p>\n<p>Task Forca nuk ka pasur informacion t\u00eb plot\u00eb nga Shoq\u00ebrit\u00eb Rajonale t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve, Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit apo MTM. Inspektimet n\u00eb terren jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kryesisht manualisht, duke humbur pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb subjekteve, q\u00eb nuk ofrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna ose jan\u00eb jasht\u00eb funksionit. Kjo e b\u00ebn t\u00eb pamundur krijimin e nj\u00eb pasqyre t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb besueshme t\u00eb gjendjes reale.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm 57% e vendit me kanalizime<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht aksioneve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, infrastruktura e nevojshme mbetet e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb Entit Rregullator t\u00eb Ujit p\u00ebr vitin 2024, mbulimi me kanalizime n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare ka arritur vet\u00ebm 57%, me nje rritje t\u00eb leht\u00eb prej 2.2% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nga mbi 4.4 milion\u00eb banor\u00eb n\u00eb juridiksionin e 17 shoq\u00ebrive t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve, vet\u00ebm 2.5 milion\u00eb kan\u00eb akses n\u00eb sh\u00ebrbimin e grumbullimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura.<\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi, sipas raportit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryesisht n\u00eb zonat urbane, nd\u00ebrsa zonat rurale vijojn\u00eb t\u00eb mbeten jasht\u00eb \u00e7do rrjeti kanalizimesh, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb gropa septike p\u00ebr shkarkimin individual t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye q\u00eb pengon zhvillimin \u00ebsht\u00eb mungesa e investimeve. Fondet p\u00ebr kanalizime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e atyre p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, raporti thekson nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb grumbullimit dhe impianteve t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura (ITUN), nj\u00eb detyrim q\u00eb lidhet jo vet\u00ebm me standardet e BE-s\u00eb, por edhe me Objektivat e Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm deri n\u00eb vitin 2030, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb akses t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb kanalizime dhe kushte higjenike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim <\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb Task Forc\u00eb nis me buj\u00eb mediatike dhe premtime t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr t\u2019u harruar pas pak muajsh. Nga pastrimi i plazheve deri te inspektimet sezionale, \u00e7do vit krijohet nj\u00eb atmosfer\u00eb propagandistike, ku lajmi \u00ebsht\u00eb se \u201cTask Forca po vepron\u201d, nd\u00ebrsa pas ver\u00ebs problematika vijon t\u00eb mbetet.<\/p>\n<p>Task Forca e krijuar p\u00ebr kontrollin e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb monitoronte t\u00eb gjitha subjektet p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit, zonave liqenore dhe lumenjve, ka rezultate t\u00eb dobta.<\/p>\n<p>Masat e nd\u00ebrmarra jan\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb zbatuara, inspektimet jan\u00eb t\u00eb limituara, raportimi nuk \u00ebsht\u00eb transparent, dhe ndikimi mbi gjendjen reale t\u00eb uj\u00ebrave mbetet minimal.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, deklarat\u00ebn e ish ministres s\u00eb turizmit, Mirela Kumbaro se \u201c\u00c7do nj\u00ebsi biznesi turistik duhet t\u00eb ket\u00eb impiantin e vet dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura\u201d, e kategorizojm\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb.\/<strong>Faktoje.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vitin e kaluar, qeveria shpalli me buj\u00eb krijimin e nj\u00eb Task Force p\u00ebr kontrollin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura. Asokohe u premtua se \u201c95% e uj\u00ebrave do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera\u201d Sot, frytet e Task Forc\u00ebs tregojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr realitet. Shqip\u00ebria mban vendin e fundit n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e uj\u00ebrave lar\u00ebs. Vet\u00ebm 162 biznese instaluan &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":126309,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-126308","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126308"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126310,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126308\/revisions\/126310"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}