{"id":126334,"date":"2025-10-23T07:05:37","date_gmt":"2025-10-23T07:05:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126334"},"modified":"2025-10-23T07:05:37","modified_gmt":"2025-10-23T07:05:37","slug":"sfidat-e-autoritetit-te-mbikeqyrjes-financiare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/23\/sfidat-e-autoritetit-te-mbikeqyrjes-financiare\/","title":{"rendered":"Sfidat e Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Financiare"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare (AMF) \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen dhe rregullimin e tregjeve financiare jobankare n\u00eb Shqip\u00ebri, duke p\u00ebrfshir\u00eb sigurimet, fondet e pensioneve private dhe tregun e letrave me vler\u00eb.<\/p>\n<p>Per fat te keq, edhe gjat\u00eb vitit 2024, AMF \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish dhe problematikash q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah nevoj\u00ebn p\u00ebr reforma t\u00eb thella, n\u00eb drejtim t\u00eb transparenc\u00ebs, eficienc\u00ebs dhe forcimit t\u00eb kapaciteteve profesionale t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p><strong><em>I. Institucioni ka d\u00ebshtuar n\u00eb mbik\u00ebqyrjen efektive t\u00eb tregut t\u00eb sigurimeve<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Tregu i sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht rritjes graduale t\u00eb primeve dhe numrit t\u00eb kontratave n\u00eb vitet e fundit, vazhdon t\u00eb mbetet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit n\u00eb rajon, p\u00ebr nga niveli i zhvillimit, transparenca dhe besueshm\u00ebria publike. Arsyeja kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb mbik\u00ebqyrjeje efektive nga Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare.<\/p>\n<p>Institucioni ka d\u00ebshtuar n\u00eb garantimin e konkurrenc\u00ebs reale. N\u00eb vend q\u00eb tregu t\u00eb jet\u00eb i bazuar n\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme dhe cil\u00ebsi sh\u00ebrbimi, ai dominohet nga disa kompani q\u00eb shpesh ndjekin politika t\u00eb \u00e7mimeve artificialisht t\u00eb ul\u00ebta, p\u00ebr t\u00eb fituar pjes\u00eb tregu, duke minuar stabilitetin financiar dhe cil\u00ebsin\u00eb e produkteve. AMF nuk ka ka arritur t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb me masa rregullatore, p\u00ebr t\u00eb frenuar k\u00ebto praktika, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste shkojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb konsumator\u00ebve dhe t\u00eb vet\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb sektorit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem i p\u00ebrs\u00ebritur \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb kontrolli efektiv mbi kapitalizimin dhe rezervat teknike t\u00eb kompanive t\u00eb sigurimit. Raportet periodike shpesh pasqyrojn\u00eb mosbalanca nd\u00ebrmjet detyrimeve dhe aseteve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb AMF mjaftohet me paralajm\u00ebrime formale. Mungesa e veprimeve t\u00eb menj\u00ebhershme disiplinore ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb disa kompani t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb operojn\u00eb me rrezik t\u00eb lart\u00eb financiar, duke c\u00ebnuar sigurin\u00eb e konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tregues i d\u00ebshtimit \u00ebsht\u00eb mungesa e efektivitetit n\u00eb trajtimin e ankesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Shum\u00eb t\u00eb siguruar ankohen p\u00ebr vonesa t\u00eb gjata n\u00eb pagesat e d\u00ebmeve, munges\u00eb informacioni dhe burokraci t\u00eb panevojshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb AMF shpesh kufizohet n\u00eb rol pasiv, pa garantuar nj\u00eb zgjidhje reale apo nd\u00ebshkim ndaj kompanive q\u00eb shkelin ligjin. Transparenca e raportimeve mbetet e ul\u00ebt. Mediat dhe qytetari nuk kan\u00eb akses t\u00eb qart\u00eb n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat mbi performanc\u00ebn apo stabilitetin e secil\u00ebs kompani.<\/p>\n<p>Edhe pse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrafrimit me direktivat e BE-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e sigurimeve, implementimi praktik ka mbetur i cunguar. Solvency II, standardi evropian p\u00ebr menaxhimin e riskut dhe kapitalit n\u00eb sigurime, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pjes\u00ebrisht n\u00eb legjislacion, por zbatimi i tij real mbetet minimal. Kjo tregon nj\u00eb munges\u00eb kapacitetesh teknike dhe vullneti nga ana e AMF-s\u00eb, \u00a0p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kontrollin mbi tregun.<\/p>\n<p>Mosfunksionimi i plot\u00eb i AMF-s\u00eb ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr qytetar\u00ebt, si (i) rritje t\u00eb mosbesimit ndaj sigurimeve, (ii) pak\u00ebsim t\u00eb produkteve inovative, (iii) vonesa n\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblime dhe (iv) munges\u00eb garancie p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb konsumatorit.<\/p>\n<p>Autoriteti \u00ebsht\u00eb perceptuar si reaktiv dhe jo parandalues n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre ankesave. Mungesa e inspektimeve t\u00eb shpeshta dhe analizave t\u00eb thelluara mbi stabilitetin financiar t\u00eb disa shoq\u00ebrive t\u00eb sigurimeve, ka krijuar nj\u00eb perceptim se kontrolli \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb formal, se sa efektiv.<\/p>\n<p><strong><em>II. Munges\u00eb transparence dhe kapacitete t\u00eb pamjaftueshme profesionale<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb vitit 2024, disa vendime t\u00eb AMF-s\u00eb lidhur me licencime, miratime statutore dhe ndryshime pron\u00ebsie n\u00eb kompani sigurimi apo fonde investimi jan\u00eb shoq\u00ebruar me munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb transparence publike.<\/p>\n<p>Raportet zyrtare shpesh jan\u00eb publikuar me vones\u00eb, nd\u00ebrsa mungesa e analizave krahasuese me tregjet e rajonit ka kufizuar besimin e publikut dhe t\u00eb investitor\u00ebve n\u00eb pun\u00ebn e Autoritetit. Kjo ka ngritur pik\u00ebpyetje mbi llogaridh\u00ebnien institucionale dhe m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit me publikun.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb e theksuar ka qen\u00eb mungesa e kapaciteteve profesionale n\u00eb stafin e AMF-s\u00eb, sidomos n\u00eb drejtimet e reja si teknologjit\u00eb financiare (FinTech), sigurimet digjitale dhe analiza e riskut kibernetik. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tregu po evoluon me ritme t\u00eb shpejta, AMF shpesh ka reaguar me vones\u00eb ndaj zhvillimeve t\u00eb reja, duke mos pasur ekspertiz\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar politika proaktive dhe rregullatore moderne.<\/p>\n<p>Tregjet e kapitaleve dhe fondet e pensioneve private k\u00ebrkojn\u00eb politika aktive nxitjeje, t\u00eb cilat gjat\u00eb vitit 2024 munguan. AMF nuk arriti t\u00eb promovoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme instrumentet e investimit afatgjat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb interesimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr fondet e pensioneve mbeti shum\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e letrave me vler\u00eb, tregu vijon t\u00eb jet\u00eb i ngusht\u00eb dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb kufizuar, nd\u00ebrsa AMF nuk ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb mekanizma p\u00ebr zhvillimin e tregut sekondar apo p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investitor\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p><strong><em>III. Komunikim i dob\u00ebt me publikun dhe munges\u00eb e digjitalizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve<\/em><\/strong><\/p>\n<p>AMF, si institucion q\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb besim publik, ka pasur komunikim t\u00eb dob\u00ebt me qytetar\u00ebt dhe aktor\u00ebt e tregut gjat\u00eb vitit 2024. Informacioni mbi ankesat, rezultatet e kontrolleve, apo vendimet disiplinore ndaj shoq\u00ebrive nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb publik n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, bashk\u00ebpunimi institucional me Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Ministrin\u00eb e Financave n\u00eb kuadrin e mbik\u00ebqyrjes makroprudenciale ka qen\u00eb m\u00eb tep\u00ebr formal sesa praktik, duke krijuar boshll\u00ebqe n\u00eb monitorimin e rreziqeve t\u00eb tregut financiar.<\/p>\n<p>Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare (AMF) ka mbetur mjaft mbrapa n\u00eb p\u00ebrshtatjen me standardet moderne t\u00eb transformimit dixhital. Viti 2024 tregoi qart\u00eb se ky institucion ende nuk ka arritur t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb sistem funksional dhe t\u00eb integruar digjital p\u00ebr monitorimin, raportimin dhe analiz\u00ebn e tregjeve jobankare q\u00eb mbik\u00ebqyr: sigurimet, tregjet e kapitaleve dhe fondet e pensioneve.<\/p>\n<p>Ndryshe nga institucione t\u00eb tjera si Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb investuar ndjesh\u00ebm n\u00eb platformat e tyre dixhitale, AMF vijon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb fragmentuar komunikimi dhe raportimi.<\/p>\n<p>Shumica e dokumenteve, raportimeve t\u00eb tregut apo ankesave nga qytetar\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb manuale ose p\u00ebrmes korrespondenc\u00ebs me email, pa nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb unifikuar e transparente. Kjo munges\u00eb e digjitalizimit ul efikasitetin, rrit koh\u00ebn e p\u00ebrpunimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe pengon publikun t\u00eb ket\u00eb akses t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb informacion.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, operator\u00ebt e tregut t\u00eb sigurimeve dhe fondeve private t\u00eb pensioneve kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb portali t\u00eb posa\u00e7\u00ebm digjital, \u00a0ku t\u00eb mund t\u00eb depozitojn\u00eb raportimet periodike, t\u00eb kryejn\u00eb pagesa administrative, apo t\u00eb komunikojn\u00eb online me Autoritetin. Proceset manuale kan\u00eb shkaktuar vonesa, konfuzion dhe rritje t\u00eb kostove operacionale p\u00ebr kompanit\u00eb e licencuara. Nj\u00eb sistem modern \u201conline supervision\u201d mungon ende, duke e b\u00ebr\u00eb mbik\u00ebqyrjen e tregut m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb dhe m\u00eb pak efektive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ku AMF ka treguar mang\u00ebsi \u00ebsht\u00eb mbrojtja e konsumatorit n\u00eb mjedisin dixhital. Gjat\u00eb vitit 2024 nuk u realizua asnj\u00eb platform\u00eb online p\u00ebr trajtimin e ankesave apo ndjekjen n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Kjo ka krijuar p\u00ebrshtypjen se institucioni nuk \u00ebsht\u00eb i hapur ndaj publikut dhe se mbik\u00ebqyrja e sektorit b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale sesa p\u00ebrmes teknologjis\u00eb q\u00eb garanton transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Autoriteti nuk ka b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb mjaftueshme n\u00eb infrastruktur\u00ebn teknologjike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpenzimet p\u00ebr modernizim kan\u00eb mbetur minimale. Mungesa e nj\u00eb departamenti t\u00eb fuqizuar t\u00eb IT-s\u00eb apo e ekspert\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb kibernetike e b\u00ebn institucionin t\u00eb brisht\u00eb ndaj rreziqeve digjitale. Kjo dob\u00ebsi bie n\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb me zhvillimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku autoritetet rregullatore financiare po adoptojn\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale, \u201cregtech\u201d dhe \u201csuptech\u201d p\u00ebr mbik\u00ebqyrje m\u00eb efikase t\u00eb tregjeve.<\/p>\n<p>Mungesa e digjitalizimit n\u00eb AMF reflektohet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb performanc\u00ebn e tregjeve financiare q\u00eb ajo mbik\u00ebqyr. Tregu i sigurimeve dhe ai i kapitaleve mbeten t\u00eb fragmentuar, me raportime t\u00eb ngadalta dhe munges\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs n\u00eb koh\u00eb reale. Kjo vones\u00eb pengon identifikimin e hersh\u00ebm t\u00eb rreziqeve, ndikon n\u00eb konkurrenc\u00ebn e ndershme dhe e largon Shqip\u00ebrin\u00eb nga standardet e Bashkimit Europian p\u00ebr mbik\u00ebqyrje dixhitale dhe menaxhim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave financiare.<\/p>\n<p>Aplikimet p\u00ebr licenca, raportimet e kompanive dhe trajtimi i ankesave n\u00eb shum\u00eb raste kryhen manualisht, gj\u00eb q\u00eb ngadal\u00ebson procedurat dhe rrit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr gabime apo vonesa administrative.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga mang\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme ka qen\u00eb mungesa e nj\u00eb strategjie t\u00eb qart\u00eb afatmesme p\u00ebr zhvillimin e AMF-s\u00eb dhe t\u00eb tregjeve q\u00eb institucioni mbik\u00ebqyr. Dokumentet strategjike ekzistuese jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe nuk adresojn\u00eb prioritetet aktuale, si transformimi digjital, p\u00ebrfshirja financiare, mbrojtja e konsumatorit dhe edukimi financiar i publikut.<\/p>\n<p>Viti 2024 tregoi se Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reformim t\u00eb thell\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb struktur\u00ebs dhe kapaciteteve, por edhe t\u00eb kultur\u00ebs institucionale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb AMF m\u00eb e hapur, m\u00eb transparente dhe m\u00eb e orientuar drejt inovacionit \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr zhvillimin e tregjeve financiare jobankare dhe p\u00ebr rritjen e besimit t\u00eb publikut. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, dob\u00ebsit\u00eb e evidentuara gjat\u00eb vitit 2024 rrezikojn\u00eb ta l\u00ebn\u00eb sektorin jobankar n\u00eb stagnim dhe ta kufizojn\u00eb rolin e tij n\u00eb ekonomin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare (AMF) \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen dhe rregullimin e tregjeve financiare jobankare n\u00eb Shqip\u00ebri, duke p\u00ebrfshir\u00eb sigurimet, fondet e pensioneve private dhe tregun e letrave me vler\u00eb. Per fat te keq, edhe gjat\u00eb vitit 2024, AMF \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish dhe problematikash q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-126334","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126334"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126334\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126335,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126334\/revisions\/126335"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}