{"id":126391,"date":"2025-10-23T12:38:09","date_gmt":"2025-10-23T12:38:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126391"},"modified":"2025-10-23T12:39:33","modified_gmt":"2025-10-23T12:39:33","slug":"birn-per-raportin-e-osbe-odihr-blerje-votash-dhe-krimi-i-organizuar-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/23\/birn-per-raportin-e-osbe-odihr-blerje-votash-dhe-krimi-i-organizuar-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"BIRN p\u00ebr raportin e OSBE-ODIHR\/ Blerje votash, krimi i organizuar n\u00eb zgjedhje dhe k\u00ebrc\u00ebnime"},"content":{"rendered":"<p>Konstatimet jan\u00eb pjes\u00eb e raportit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb p\u00ebr Institucionet Demokratike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut (ODIHR) p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, i publikuar t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>Raporti v\u00ebren se partia n\u00eb pushtet p\u00ebrfitoi nga p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve administrative gjat\u00eb fushat\u00ebs duke krijuar nj\u00eb avantazh t\u00eb padrejt\u00eb, nd\u00ebrsa \u00a0\u2018praktikat abuzive\u2019 nuk u ndaluan nga kuadri ligjor dhe interpretimi i ngusht\u00eb i tij nga administrata zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cPartia n\u00eb pushtet p\u00ebrfitoi nga p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve administrative gjat\u00eb fushat\u00ebs, duke krijuar nj\u00eb avantazh t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb pushtetit. U raportuan gjithashtu shum\u00eb raste presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonj\u00ebsve publik\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb nisje t\u00eb raportit, i cili v\u00ebren se vet\u00eb zgjedhjet u mbajt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb polarizuar politike.<\/p>\n<p><strong>Presion p\u00ebr vot\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Misioni i ODIHR-it thot\u00eb se mori raportime t\u00eb p\u00ebrhapura q\u00eb tregonin presion ndaj punonj\u00ebsve bashkiak\u00eb nga epror\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ose marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb bashk\u00ebbisedues t\u00eb misionit ODIHR shpreh\u00ebn shqet\u00ebsim mbi ndikimin e rrjeteve klienteliste n\u00eb mbar\u00eb vendin, duke pohuar se premtime p\u00ebr pun\u00ebsime t\u00eb ardhshme n\u00eb sektorin publik, favore administrative, p\u00ebrfitime sociale dhe leje nd\u00ebrtimi apo t\u00eb tjera jan\u00eb p\u00ebrdorur si mjete presioni p\u00ebr t\u00eb siguruar vota,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Ankesa p\u00ebr frik\u00ebsime t\u00eb votuesve apo presione t\u00eb ekspozimit t\u00eb komuniteteve vulnerab\u00ebl t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ndaj presionit t\u00eb autoriteteve publike shihen nga ODIHR si c\u00ebnim t\u00eb standardeve demokratike t\u00eb zgjedhjeve dhe vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit dalin n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cu v\u00ebrejt\u00ebn raste presioni ndaj punonj\u00ebsve publik\u00eb, frik\u00ebsimi i mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs, dhe keqp\u00ebrdorimi i rrjeteve klienteliste. U raportuan gjithashtu blerje votash dhe ndikim t\u00eb element\u00ebve kriminal\u00eb n\u00eb disa zona\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr standardet zgjedhore vijon t\u00eb mbetet financimi i fushatave zgjedhore, nj\u00eb rekomandim i pazbatuar i ODIHR nga raportet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e rregullimit p\u00ebr huat\u00eb, fushatat online dhe shpenzimet e pal\u00ebve t\u00eb treta ul transparenc\u00ebn\u201d- v\u00ebren ODIHR nd\u00ebsa shton se \u201casnj\u00eb subjekt nuk publikoi databaz\u00eb t\u00eb donacioneve dhe mungesa e mekanizmave ligjor\u00eb pengoi nd\u00ebshkimin\u201d.<\/p>\n<p><strong>Censur\u00eb mediatike<\/strong><\/p>\n<p>Raporti po ashtu v\u00eb n\u00eb dukje se aksesi i votuesve n\u00eb nj\u00eb informacion t\u00eb paansh\u00ebm ishte i kufizuar p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrqendrimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mediatike, vet\u00ebcensur\u00ebs mes gazetar\u00ebve dhe dominimit t\u00eb lajmeve nga dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cMjedisi mediatik mbetet i kufizuar, me pron\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrqendruar, munges\u00eb pavar\u00ebsie editoriale dhe ndikim politik. Shumica e mediave perceptohen si t\u00eb af\u00ebrta me partin\u00eb n\u00eb pushtet. Shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetar\u00ebt p\u00ebrballen me padi,\u201d raporton misioni v\u00ebzhgues n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrshkruan situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet media n\u00eb Shqip\u00ebri me kufizime n\u00eb nj\u00eb raportim t\u00eb pavarur, q\u00eb vjen prej nd\u00ebrhyrjes s\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb mediave n\u00eb autonomin\u00eb redaksionale dhe munges\u00ebn e aksesit n\u00eb ekzekutiv.<\/p>\n<p>\u201cGazetar\u00ebt raportojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kufizim n\u00eb rritje t\u00eb aksesit ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Kryeministrin, me nj\u00eb ulje t\u00eb numrit t\u00eb konferencave p\u00ebr shtyp dhe raste kur gazetar\u00ebve u ndalohet pjes\u00ebmarrja n\u00eb aktivitete publike, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d- thuhet n\u00eb raport, nd\u00ebrsa v\u00ebrehet se \u201cp\u00ebrmbajtja redaksionale e lajmeve shpesh z\u00ebvend\u00ebsohet nga materiale t\u00eb p\u00ebrgatitura nga institucionet shtet\u00ebrore, gj\u00eb q\u00eb komprometon integritetin editorial\u201d.<\/p>\n<p>Agjencia e Medias dhe Informacion pran\u00eb Kryeministrit p\u00ebrshkruhet si zyra q\u00eb \u201cqend\u00ebrzon dhe filtron informacionin q\u00eb shp\u00ebrndahet mbi aktivitetet e qeveris\u00eb dhe institucioneve publike\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu si shqet\u00ebsim p\u00ebrmendet dhe p\u00ebrdorimi i rrjeteve sociale si nj\u00eb \u2018diskurs p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs\u201d dhe \u201c dhe mungesa e mekanizmave t\u00eb monitorimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjeve manipuluese.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb raportit OSBE-ODIHR ofron 25 rekomandime t\u00eb reja p\u00ebr autoritetet publike shqiptare p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb kuadrit ligjor p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebrkohet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb depolitizimi i procedur\u00ebs s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb administrat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb shmangur paqart\u00ebsit\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e burimeve publike p\u00ebr q\u00ebllime elektorale ODIHR rekomandon se \u201cduhet t\u00eb ndalohet q\u00eb nga shpallja e zgjedhjeve deri n\u00eb dit\u00ebn e votimit\u201d, ndryshe nga afati 3 mujor para zgjedhjeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb kod.<\/p>\n<p>Rekomandohet po ashtu ndalimi i p\u00ebrdorimit nga media n\u00eb edicionet informative i p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb gatshme q\u00eb vijn\u00eb nga partit\u00eb politike dhe qeveria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konstatimet jan\u00eb pjes\u00eb e raportit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb p\u00ebr Institucionet Demokratike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut (ODIHR) p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, i publikuar t\u00eb enjten. Raporti v\u00ebren se partia n\u00eb pushtet p\u00ebrfitoi nga p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve administrative gjat\u00eb fushat\u00ebs duke krijuar nj\u00eb avantazh t\u00eb padrejt\u00eb, nd\u00ebrsa \u00a0\u2018praktikat abuzive\u2019 nuk u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":113177,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-126391","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126391"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126391\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126394,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126391\/revisions\/126394"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113177"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}