{"id":126521,"date":"2025-10-24T21:03:14","date_gmt":"2025-10-24T21:03:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126521"},"modified":"2025-10-24T21:03:14","modified_gmt":"2025-10-24T21:03:14","slug":"osbe-odihr-farse-elektorale-dhe-shkelje-e-hapur-e-kartes-se-kopenhagenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/24\/osbe-odihr-farse-elektorale-dhe-shkelje-e-hapur-e-kartes-se-kopenhagenit\/","title":{"rendered":"OSBE\/ODIHR: Fars\u00eb elektorale dhe Shkelje e Hapur e Kart\u00ebs s\u00eb Kopenhagenit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrfundimtar i misionit t\u00eb OSBE\/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dokument t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb detajuar dhe profesional, q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr devijime thelb\u00ebsore nga standardet demokratike dhe angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e p\u00ebrshkruar procesin zgjedhor si nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb, t\u00eb manipuluar dhe t\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga partia n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ky raport realist, i paansh\u00ebm dhe shterues n\u00eb analiz\u00ebn e tij, konfirmon se zgjedhjet e 11 majit ishin nj\u00eb fars\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb elektorale, nj\u00eb proces i zhveshur nga fryma e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe e ndarjes s\u00eb qart\u00eb mes shtetit dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong><em>I. Devijime t\u00eb thella nga standardet e demokracis\u00eb funksionale<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria synon an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian, raporti i OSBE\/ODIHR nxjerr n\u00eb pah devijime t\u00eb thella nga standardet e demokracis\u00eb funksionale dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, duke evidentuar se procesi zgjedhor u zhvillua n\u00ebn kontrollin e plot\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe strukturave t\u00eb ekzekutivit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb Raport pasqyrohet qart\u00ebsisht ajo q\u00eb opozita shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti Partia Demokratike dhe kryetari i saj Prof. Dr. Sali Berisha kan\u00eb denoncuar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe: faktin kok\u00ebfort\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk pati zgjedhje t\u00eb lira, por nj\u00eb proces t\u00eb manipuluar nga sekti Rama n\u00eb qeverisje, i cili p\u00ebrdori \u00e7do instrument t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb deformuar vullnetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas raportit, zgjedhjet u zhvilluan n\u00eb kushte t\u00eb pabarabarta dhe n\u00ebn ndikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Kjo e fundit nuk ngurroi t\u00eb p\u00ebrdorte t\u00eb gjitha burimet publike: administrat\u00ebn shtet\u00ebrore dhe institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n<p>Misioni i OSBE\/ODIHR konstaton se Partia Socialiste, p\u00ebrmes sistemit t\u00eb patronazhimit, presionit ndaj votuesve, p\u00ebrdorimit t\u00eb investimeve publike, pun\u00ebsimeve elektorale dhe shit-blerjes s\u00eb vot\u00ebs, ngriti nj\u00eb makineri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. P\u00ebrfshirja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e administrat\u00ebs n\u00eb fushat\u00eb, frik\u00ebsimi i zgjedh\u00ebsve dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb shkelje t\u00eb hapura t\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb dhe t\u00eb lirive themelore q\u00eb garantojn\u00eb proceset demokratike.<\/p>\n<p><strong><em>II. Fushat\u00eb e pabarabart\u00eb dhe p\u00ebrdorim politik i burimeve publike<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e tij, OSBE\/ODIHR thekson se problemet themelore t\u00eb integritetit zgjedhor nuk munguan. Sipas misionit, nd\u00ebrhyrja e strukturave shtet\u00ebrore n\u00eb fushat\u00eb, p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe mungesa e ndarjes s\u00eb qart\u00eb mes partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe institucioneve publike vazhdojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb perceptimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe konkurrenc\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit e OSBE\/ODIHR vler\u00ebsojn\u00eb se fushata zgjedhore u dominua nga partia n\u00eb pushtet, e cila pati p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb qart\u00eb n\u00eb aksesin n\u00eb media dhe n\u00eb burime logjistike, nd\u00ebrsa opozita pati mund\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb komunikuar mesazhin e saj.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon raste t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb fondeve publike dhe projekteve infrastrukturore gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore, q\u00eb, sipas misionit mund t\u00eb ken\u00eb ndikuar te vullneti i votuesve.<\/p>\n<p>OSBE\/ODIHR evidenton presione t\u00eb raportuara ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike, si dhe keqp\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime elektorale \u2013 problem i p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb ciklet e fundit zgjedhore.<\/p>\n<p><strong><em>III. Probleme me listat e votuesve dhe administrat\u00ebn zgjedhore<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb kritike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimi i listave t\u00eb zgjedh\u00ebsve, i cili sipas raportit mbetet problematik p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb verifikimeve t\u00eb sakta mbi adresat dhe emigracionin.<\/p>\n<p>OSBE\/ODIHR thekson gjithashtu se p\u00ebrb\u00ebrja e komisioneve zgjedhore n\u00eb disa zona u ndikua nga vendimmarrje politike dhe jo nga parimi i profesionalizmit dhe paanshm\u00ebris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb cenon besimin publik n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Raporti thekson se p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve shtet\u00ebrore dhe presioni mbi votuesit d\u00ebmtoi ndarjen e qart\u00eb midis shtetit dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb angazhimeve t\u00eb marra nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kart\u00ebn e Kopenhag\u00ebs t\u00eb vitit 1990, e cila p\u00ebrcakton qart\u00eb se shtetet pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb OSBE duhet t\u00eb garantojn\u00eb ndarjen e plot\u00eb mes strukturave shtet\u00ebrore dhe atyre partiake, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, n\u00eb t\u00eb cilat \u00e7do qytetar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb dhe t\u00eb zgjidhet pa frik\u00eb dhe pa nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>Sipas Raportit, k\u00ebto parime, t\u00eb cilat jan\u00eb themeli i demokracive funksionale, u shkel\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike gjat\u00eb procesit t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Media e kontrolluar nga pushteti<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr aspektet m\u00eb shqet\u00ebsuese q\u00eb thekson raporti i \u00ebsht\u00eb gjendja e medias n\u00eb vend, e cila p\u00ebrshkruhet si e politizuar, e p\u00ebrqendruar dhe e kontrolluar nga pushteti. Misioni i OSBE\/ODIHR evidenton se aksesi i votuesve n\u00eb informacion t\u00eb paansh\u00ebm ishte i kufizuar, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrqendrimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mediatike, vet\u00ebcensur\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve dhe dominimit t\u00eb lajmeve q\u00eb burojn\u00eb nga partit\u00eb e m\u00ebdha, kryesisht ajo n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet qart\u00eb se mjedisi mediatik mbetet i kufizuar, me munges\u00eb pavar\u00ebsie editoriale dhe ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb politik, nd\u00ebrsa shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetar\u00ebt p\u00ebrballen me padi dhe presione.<\/p>\n<p>Sipas Raportit t\u00eb OSBE\/ODIHR, gazetar\u00ebt raportojn\u00eb p\u00ebr kufizime t\u00eb rritura n\u00eb aksesin ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00eb Kryeministrin, me nj\u00eb ulje t\u00eb dukshme t\u00eb konferencave p\u00ebr shtyp dhe raste kur gazetar\u00ebve u ndalohet pjes\u00ebmarrja n\u00eb aktivitete publike, gj\u00eb q\u00eb bie ndesh me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja redaksionale e lajmeve, n\u00eb shum\u00eb raste, \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga materiale t\u00eb p\u00ebrgatitura nga institucionet shtet\u00ebrore, \u00e7ka komprometon integritetin editorial t\u00eb mediave dhe e zhyt raportimin publik n\u00eb propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti e p\u00ebrshkruan Agjencin\u00eb e Medias dhe Informacionit pran\u00eb Kryeministrit si nj\u00eb zyr\u00eb q\u00eb qend\u00ebrzon dhe filtron informacionin q\u00eb shp\u00ebrndahet p\u00ebr aktivitetet e qeveris\u00eb dhe institucioneve publike, duke e b\u00ebr\u00eb median nj\u00eb zgjatim t\u00eb pushtetit politik dhe jo nj\u00eb instrument t\u00eb liris\u00eb dhe transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, raporti i OSBE\/ODIHR ofron 25 rekomandime konkrete p\u00ebr autoritetet shqiptare, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb ligjore dhe institucionale p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje v\u00ebrtet demokratike.<\/p>\n<p>Mes tyre theksohet nevoja p\u00ebr depolitizimin e administrat\u00ebs zgjedhore dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb saj, ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike p\u00ebr q\u00ebllime elektorale q\u00eb nga momenti i shpalljes s\u00eb zgjedhjeve e deri n\u00eb dit\u00ebn e votimit, si dhe ndalimin e transmetimit n\u00eb media t\u00eb materialeve t\u00eb p\u00ebrgatitura nga partit\u00eb politike apo institucionet shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat deformojn\u00eb realitetin dhe ndikojn\u00eb n\u00eb formimin e opinionit publik.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrfundon me konstatimin se zgjedhjet e 11 majit 2025 n\u00eb Shqip\u00ebri nuk p\u00ebrmbush\u00ebn angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendit dhe u zhvilluan n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me parimet e Kart\u00ebs s\u00eb Kopenhag\u00ebs, t\u00eb cilat garantojn\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb, konkurrenc\u00ebn e ndershme dhe respektimin e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb thelb, misioni v\u00ebzhgues konkludon se opozita shqiptare nuk pati p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb parti politike, por vet\u00eb shtetin e v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb vetme. Ky realitet, i dokumentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme dhe profesionale, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb hidhur p\u00ebr degradimin institucional dhe p\u00ebr kriz\u00ebn e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku zgjedhjet jan\u00eb kthyer n\u00eb instrument t\u00eb pushtetit e jo n\u00eb mjet t\u00eb sovranitetit qytetar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Raporti p\u00ebrfundimtar i misionit t\u00eb OSBE\/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dokument t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb detajuar dhe profesional, q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr devijime thelb\u00ebsore nga standardet demokratike dhe angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e p\u00ebrshkruar procesin zgjedhor si nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb, t\u00eb manipuluar dhe t\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95037,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-126521","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126521"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126522,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126521\/revisions\/126522"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95037"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}