{"id":126590,"date":"2025-10-27T09:06:37","date_gmt":"2025-10-27T09:06:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126590"},"modified":"2025-10-27T09:06:37","modified_gmt":"2025-10-27T09:06:37","slug":"sipas-raportit-te-osbe-keto-zgjedhje-i-perkasin-nivelit-te-diktaturave-dhe-jo-demokracise-pluraliste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/27\/sipas-raportit-te-osbe-keto-zgjedhje-i-perkasin-nivelit-te-diktaturave-dhe-jo-demokracise-pluraliste\/","title":{"rendered":"Sipas raportit t\u00eb OSBE, k\u00ebto zgjedhje i p\u00ebrkasin nivelit t\u00eb diktaturave dhe jo demokracis\u00eb pluraliste!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Para gjasht\u00eb muajsh af\u00ebrsisht, nj\u00eb parath\u00ebnie e fuqishme e organizimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha partiake t\u00eb grupimeve t\u00eb djathta europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhan\u00eb paralajm\u00ebrimin mbi rrezikun e tjet\u00ebrsimit t\u00eb vullnetit popullor p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo u materializua me mbi pes\u00eb rezoluta, t\u00eb cilat, duke u votuar me unanimitet, shpreh\u00ebn alarmin e kuq se zgjedhjet e 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri kishin rrezik potencial q\u00eb t\u00eb vidheshin ose manipuloheshin, sipas vijimit t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij pushteti.<\/p>\n<p>Ato, n\u00eb fakt, ishin paralajm\u00ebrimi i nj\u00eb kasandre p\u00ebr zgjedhjet e tjet\u00ebrsuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb inxhinierike t\u00eb 11 majit, ku shteti b\u00ebri si\u00e7 i deshi qejfi, derisa rr\u00ebmbeu fitoren dhe shkat\u00ebrroi pothuajse t\u00eb gjitha parimet dhe kushtet zgjedhore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje demokratike.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 majit ishin nj\u00eb thik\u00eb tjet\u00ebr e madhe pas shpine p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebto zgjedhje, t\u00eb manipuluara me fakte n\u00eb drit\u00ebn e past\u00ebr t\u00eb diellit, jan\u00eb prova se ky pushtet rotacionin v\u00ebshtir\u00eb se mund ta pranoj\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE-ODIHR, si aktor\u00ebt kryesor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb certifikimit t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, nj\u00eb dit\u00eb pas dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, shpreh\u00ebn n\u00eb raportin e tyre paraprak paralajm\u00ebrimin e nj\u00eb procesi, i cili nuk t\u00eb krijonte jo vet\u00ebm pritshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb rezultati p\u00ebr sensibilizimin e problemeve t\u00eb paralajm\u00ebruara m\u00eb par\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, ata d\u00ebshmuan nj\u00eb parap\u00ebrfundim se k\u00ebto zgjedhje nuk ishin as t\u00eb lira dhe as t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrfundimtar i OSBE-ODIHR i vuri vul\u00ebn fars\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim i vrojtuar dhe i gjykuar profesionalisht. Duke konsideruar edhe referenc\u00ebn e realitetit politik dhe demokratik, ku ne jemi aktualisht si vend kandidat p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Europian, ky raport shpreh me nj\u00eb gjuh\u00eb shum\u00eb diplomatike nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb ndryshimeve radikale q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7do kusht Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb rikthyer demokracin\u00eb e p\u00ebrmbysur dhe zgjedhjet e lira.<\/p>\n<p>Ky nuk mund t\u00eb konsiderohet kurr\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb shuplak\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb n\u00eb raport me k\u00ebto zgjedhje, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje e madhe q\u00eb buron nga pasqyra e ekuilibruar e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha termat, pretendimet e opozit\u00ebs dhe t\u00eb opinionit publik q\u00eb punuan p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn u certifikuan.<\/p>\n<p>Duke iu b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim sintetik t\u00eb gjith\u00eb problematik\u00ebs s\u00eb regjistruar, p\u00ebrfundojm\u00eb qart\u00ebsisht te vler\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm se k\u00ebto zgjedhje nuk ishin as t\u00eb lira, as t\u00eb drejta dhe as t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb thuhej m\u00eb, sepse n\u00eb fakt nuk mungon asgj\u00eb pa u th\u00ebn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 krismave t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb nga OSBE q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrgjunjja e Ram\u00ebs para Melonit apo dhelp\u00ebrit\u00eb e tij me Makronin.<\/p>\n<p>Natyrisht, nuk duhet dyshuar fare se ai \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb kartat e tyre t\u00eb influenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hequr ose zbutur di\u00e7ka n\u00eb raport, sepse i till\u00eb \u00ebsht\u00eb ai. Dhe kjo ka funksionuar.<\/p>\n<p>Por raporti e ka ruajtur thelbin e vet, ndon\u00ebse i mungojn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kemi parasysh reagimin e njer\u00ebzve n\u00eb rrjetet sociale, shumica e tyre pretendojn\u00eb se raporti nuk ishte ajo q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Duket qart\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e kuptueshme se djalli i ka futur duart edhe aty, por panorama kryesore \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshkruar.<\/p>\n<p>Pastaj Michael Gahler, kryetari i delegacionit t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb Parlamentit Europian n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, deklaroi me dhimbje se krimi i organizuar nuk e lejoi rotacionin e pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrs\u00ebriti edhe n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian.<\/p>\n<p>Ky prononcim nuk zhduket dot kurr\u00eb brenda loj\u00ebrave dhe nd\u00ebrhyrjeve, sado fuqi t\u00eb ken\u00eb ato. Kjo do mbetet lapidare. Dhe ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb deklarata e b\u00ebr\u00eb prej Gahler n\u00eb em\u00ebr t\u00eb delegacionit \u00ebsht\u00eb aty, e protokolluar dhe do jet\u00eb aty gjithmon\u00eb, mbasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe publike.<\/p>\n<p>Ne duhet ta mir\u00ebkuptojm\u00eb edhe gjuh\u00ebn diplomatike t\u00eb OSBE-ODIHR, e cila ka qen\u00eb e detyruar t\u00eb respektoj\u00eb edhe statusin e vendit kandidat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto, pa asnj\u00eb dyshim, mbeten nga votimet m\u00eb t\u00eb monitoruara n\u00eb Europ\u00eb, ndoshta q\u00eb nga viti i shembjes s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Kjo, p\u00ebr shkak t\u00eb sensibilizimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb i b\u00ebri opozita problemit t\u00eb grabitjes s\u00eb zgjedhjeve nga shteti autoritarist q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Autoriteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar i cil\u00ebsoi k\u00ebto zgjedhje si zgjedhje q\u00eb i p\u00ebrkasin nivelit t\u00eb diktaturave, edhe pse jemi n\u00eb demokraci dhe n\u00eb nivelin formal t\u00eb pluralizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, t\u00eb cil\u00ebn na ndihmon edhe ky p\u00ebrfundim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00e7far\u00eb do b\u00ebjm\u00eb?<\/p>\n<p>Do vazhdojm\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb rezultatin katastrofik t\u00eb 84 mandateve, apo do ngrihemi p\u00ebr t\u00eb rikthyer demokracin\u00eb e p\u00ebrmbysur dhe zgjedhjet e lira?<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb parlament autoritarist, arrogant dhe arbitrar, mua pas k\u00ebtij momenti do m\u00eb dukeshin si figurant\u00eb t\u00eb nj\u00eb teatri.<\/p>\n<p>Mendoj se parlamenti duhet t\u00eb ishte puna e dyt\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Puna e par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgatitja e popullit p\u00ebr protesta.<\/p>\n<p>Objektivi i panegociuesh\u00ebm i nj\u00eb qeverie teknike duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb shk\u00eblmoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb retorik\u00ebn q\u00eb e mban ndryshimin n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb p\u00ebrballemi p\u00ebrfundimisht me t\u00eb keqen, q\u00eb ta p\u00ebrmbysim at\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha format e reagimit agresiv duhet t\u2019i shprehim.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar dhe nuk jemi m\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Federika Mogerinit, Romana Vllahutin, Donald Lu dhe Yuri Kim, t\u00eb cil\u00ebt e ndihmuan k\u00ebt\u00eb regjim p\u00ebr t\u2019u krijuar.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb flasim m\u00eb pak dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb rezistenc\u00eb, deri te greva e uris\u00eb dhe forma t\u00eb tjera proteste.<\/p>\n<p>Kush mendon se Ursula von der Leyen, Emmanuel Macron, Marta Kos dhe disa sorosian\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb mbrojt\u00ebsit e diktatorit manipulator p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar mbijetes\u00ebn n\u00eb pushtet, un\u00eb ju them se kjo nuk do jet\u00eb e mundur gjithmon\u00eb p\u00ebrball\u00eb rezistenc\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Askush prej tyre nuk mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb sfidoj\u00eb vetveten, duke pasur p\u00ebrpara normat dhe parimet europiane t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb shkelura brutalisht.<\/p>\n<p>Dhe kjo n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kjo vjen e ndri\u00e7uar edhe nga ky raport publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Para gjasht\u00eb muajsh af\u00ebrsisht, nj\u00eb parath\u00ebnie e fuqishme e organizimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha partiake t\u00eb grupimeve t\u00eb djathta europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhan\u00eb paralajm\u00ebrimin mbi rrezikun e tjet\u00ebrsimit t\u00eb vullnetit popullor p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo u materializua me mbi pes\u00eb rezoluta, t\u00eb cilat, duke u votuar me unanimitet, shpreh\u00ebn alarmin e kuq se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":126416,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-126590","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126590"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126590\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126591,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126590\/revisions\/126591"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}