{"id":126635,"date":"2025-10-27T11:35:41","date_gmt":"2025-10-27T11:35:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126635"},"modified":"2025-10-27T11:35:41","modified_gmt":"2025-10-27T11:35:41","slug":"te-rinjte-emigrojne-se-jane-te-harruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/27\/te-rinjte-emigrojne-se-jane-te-harruar\/","title":{"rendered":"T\u00eb rinjt\u00eb emigrojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb harruar!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Myqerem TAFAJ<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb demografike sociale, e cila mund t\u00eb kompromentoj\u00eb zhvillimin e gjithansh\u00ebm afatgjat\u00ebt\u00eb vendit ton\u00eb. Kjo kriz\u00eb ka prekur brezin e ri t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit, sidomos grupmosh\u00ebn 15-30 vjec, dhe tashm\u00eb\u00ebsht\u00eb p\u00ebrshfaqur n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs ekonomike shoq\u00ebrore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ulja e lindshm\u00ebris\u00eb\u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkak kryesor, por emigracioni masiv i t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb shkaku tjet\u00ebr m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Shum\u00eb diskutohet p\u00ebr shkaqet e emigracionit, sidomos t\u00eb t\u00eb rinjve. Por, sidoqoft\u00eb, shkaku kryesor mbetet ai q\u00eb e di \u00e7do shqiptar: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vend i pajetuesh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt, jo vet\u00ebm t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr, por edhe ata t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme, p\u00ebr shkak t\u00eb adaptimit t\u00eb nj\u00eb modeli ekonomik antisocial dhe agresiv, me kosto jetese t\u00eb p\u00ebrballueshme vet\u00ebm nga shtresa shum\u00eb e holl\u00eb (m\u00eb pak se 2 % e popullsis\u00eb) e sip\u00ebrmarr\u00ebsve, dhe nga nj\u00eb grup shum\u00eb i vog\u00ebl q\u00eb qarkullon paran\u00eb e zez\u00eb.<\/p>\n<p>Ulja drastike e lindshm\u00ebris\u00eb dhe emigracioni masiv, i cili tani ka marr\u00eb p\u00ebrmasat reale t\u00eb shpopullimit, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shkollat jo vet\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs rurale, por edhe ato t\u00eb gjith\u00eb qyteteve t\u00eb vendit, deri n\u00eb periferi t\u00eb kryeqytetit, t\u00eb zbrazen me rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb, nga viti n\u00eb vit. E nj\u00ebjta gj\u00eb po ndodh\u00eb me auditor\u00ebt e universiteteve. Krahasuar me vitin shkollor\/akademik 2013\/2014, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit shkollor\/akademik (2025\/26), Shqip\u00ebria ka 40 % m\u00eb pak nx\u00ebn\u00ebs dhe student\u00eb. Tani u leht\u00ebsua qeveria, se thuajse e p\u00ebrgjysmoi me &#8220;sukses&#8221; numrin e shkollar\u00ebve vet\u00ebm p\u00ebr 12 vjet qeverisje! Por r\u00ebnia \u00ebsht\u00eb gati lineare dhe, deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj dekade, suksesi i qeveris\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet akoma m\u00eb spektakular dhe Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak shkollar\u00eb se sa Kosova.<\/p>\n<p>Por pasojat e tkurrjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb grumosh\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve jan\u00eb shum\u00ebdimensionale dhe prekin gjith\u00eb jet\u00ebn ekonomike shoq\u00ebrore t\u00eb vendit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb aksion shoq\u00ebror studentor, aq sa t\u00eb duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk ka m\u00eb student\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb mbetur, sic duket, jan\u00eb t\u00eb\u201emir\u00ebmanaxhuar\u201c politikisht. Student\u00ebt tan\u00ebsot nuk flasin as p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme ekonomike q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar jetes\u00ebn gjat\u00eb studimeve universitare, pa folur p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e shkollimit, t\u00eb drejtat e tyre, etj. Tirana ka t\u00eb pakt\u00ebn 60 mij\u00eb student\u00eb. Por ata nuk ndihen m\u00eb, edhe pse p\u00ebrballen me qirat\u00eb e nivelit t\u00eb qyteteve kryesore t\u00eb Italis\u00eb, me kostot marramend\u00ebse t\u00eb jetes\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Kush flet sot p\u00ebr student\u00ebt? Askush, sepse nuk ndihen as vet\u00eb student\u00ebt p\u00ebr hallet e tyre. Po t\u00eb hedhim syt\u00eb p\u00ebrtej kufijve, student\u00ebt jan\u00eb krejt ndryshe. Z\u00ebri i student\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb\u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe kushtet e tyre. Po t\u00eb shkosh m\u00eb larg n\u00eb Europ\u00eb, v\u00eb re se z\u00ebri i student\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, por edhe p\u00ebr c\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendeve t\u00eb tyre. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu student\u00ebt e Franc\u00ebs, Austris\u00eb, dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb BE, apo rasti m\u00eb i fundit i l\u00ebvizjes shum\u00eb r\u00eb fuqishme t\u00eb student\u00ebve fillimisht t\u00eb Universitetit t\u00eb Novisadit pastaj t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb universureve t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, prej gati nj\u00eb vit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb barrikada e pakalueshme p\u00ebr ish minisitrit e propagand\u00ebs t\u00eb Miloshevi\u00e7it, autokratit t\u00eb sot\u00ebm Vu\u00e7i\u00e7, dhe me siguri do ta p\u00ebrmbysin at\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb rinjte gjimnazist\u00eb jan\u00eb t\u00eb harruar. Askush nuk flet p\u00ebr to. Kush interesohet p\u00ebr kushtet e shkollave, sigurin\u00eb e tyre, sidomos nga droga, pa shkuar tek cil\u00ebsia e shkollimit t\u00eb mes\u00ebm. Prind\u00ebrit duke par\u00ebkushtet e pasiguris\u00ebn\u00eb shkollat publike kan\u00eb zgjedhur t\u2018i regjistrojn\u00ebf\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00ebgjimnazet private,q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurta. Ata gjimnazist\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb tarifat e shkollave private, ngush\u00ebllojn\u00eb veten me kurset gjysmake private. As gjimnazsit\u00ebt, as m\u00ebsuesit dhe sindikatat e tyre, dhe as prind\u00ebrit nuk ngren\u00eb z\u00ebrin ndaj k\u00ebsaj gjendjet\u00ebpasiguris\u00ebn\u00eb shkollat e mesme publike. Kanabizimi q\u00eb pushtoi vendin para 10 viteve solli k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbytje t\u00eb vendit nga droga, e cila mbrriti edhe n\u00eb dyert e shkollave. Aksionet propagandistike t\u00eb policis\u00eb nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb\u00a0 gjendjen s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb shkollat publike.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka n\u00eb l\u00ebt\u00ebr K\u00ebshill Studentor Komb\u00ebtar por ai nuk ndihet m\u00eb, nd\u00ebrsa gjimnazist\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb organizim t\u00eb tyre funksional, p\u00ebrtej shkollave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb e arsimit t\u00eb mes\u00ebm dhe student\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth tre t\u00eb pestat e t\u00eb rinjve t\u00eb grupmosh\u00ebs\u00a015 \u2013 25 vjec. Problematika e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj grupmoshe \u00ebsht\u00eb po aq e mpreht\u00eb, sepse lidhet me pun\u00ebsimin, varf\u00ebrin\u00eb, emigrimin, etj.<\/p>\n<p>Tkurrja drastike e popullsis\u00eb s\u00eb re ka tronditur thell\u00eb tregun e pun\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt. Zbrazja e fshatrave nga rinia u b\u00eb pararend\u00ebs p\u00ebr shpopullimin e shpejt\u00eb t\u00eb zonave rurale dhe shuarjen graduale t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe blegtoris\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona. As agroturizmi malor apo paketa e maleve nuk ringjallin dot bujq\u00ebsin\u00eb dhe blegtorin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn rurale. Bujtinat dhe restorantet e k\u00ebtyre bujtinave n\u00eb k\u00ebto zona, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb servirin produkte blegtorale (mish, qum\u00ebsht dhe produkte t\u00eb tyre) t\u00eb importit e t\u00eb ngrira p\u00ebr muaj e vite, por t\u00eb zbukuruar me etiketa si produkte lokale. Por emigrimi masiv i t\u00eb rinjve dhe forcave aktive p\u00ebr pun\u00ebka goditur zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe blegtoris\u00eb edhe n\u00eb zon\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb vendit, sepse ato nuk gjejn\u00eb dot pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Cdo sektor i ekonomis\u00eb prodhuese dhe asaj t\u00ebsh\u00ebrbimeve po vuan nga mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Vet\u00ebm burokracia shtet\u00ebore e politizuar nuk vuan. Ajo fryhet n\u00eb numra nga viti n\u00eb vit, por kjo nuk p\u00ebrmir\u00ebson ndonj\u00ebgj\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj qytetar\u00ebve, por thjesht si nj\u00eb makineri gjigande e votave p\u00ebr pushtetin. Pik\u00ebrisht sektori publik \u00ebsht\u00eb edhe deformuesi kryesor i tregut t\u00eb pun\u00ebs. Em\u00ebrimet n\u00eb agjencit\u00eb qendrore qeveritare dhe n\u00eb bashkit\u00eb e vendit, n\u00eb nd\u00ebrmarjet (anti)publike, dhe sektor\u00ebt publik\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, b\u00ebhen pa merit\u00eb, por thjesht mbi baza politike, nepotike dhe korruptive. K\u00ebt\u00eb e di cdo i ri dhe e re n\u00eb Shqi\u00ebpri dhe ky deformim i tregut t\u00eb pun\u00ebska rritur skepticizmin e t\u00eb rinjve, sidomos student\u00ebve, se mund t\u00eb pun\u00ebsohen mbi baz\u00ebn e merit\u00ebs dhe investimit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkolluar e kualifikuar.<\/p>\n<p>Po thellohet kriza e tregut t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr forca aktive pune t\u00eb kualifikuara. Sektori i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe kujdesit social \u00ebsht\u00eb i pari sektor i sh\u00ebrbimeve q\u00eb u godit nga emigacioni masiv i mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve. Ai u pasua nga sektori i turizmit, i cili nuk gjen as pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb shkolluar. Pas tyre vjen sektori i IT, sepse t\u00eb shkolluarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb jan\u00eb grupi i dyt\u00eb m\u00eb i madh, q\u00eb po emigron masivisht, pas grupit t\u00eb par\u00eb, atij t\u00eb mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve.<\/p>\n<p>Por c\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb, kush flet sot p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Qeveria flet p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb vet\u00ebm kur i duhet p\u00ebr propagand\u00eb, por nuk nd\u00ebrmerr vepra n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb rinjve. Ne jemi vendi q\u00eb investojm\u00ebm\u00eb pak p\u00ebr shkollimin se cdo vend europian, madje, p\u00ebr nga investimi p\u00ebr arsimin dhe dijen, krahasohemi vet\u00ebm me vendet e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, edhe pse shohim \u00ebndrra me sy hapur p\u00ebr t&#8217;u pranuar n\u00eb BE n\u00eb 2029!<\/p>\n<p>Keni d\u00ebgjuar q\u00eb problematika e rinis\u00eb t\u00eb b\u00ebhet tem\u00eb diskutimi n\u00eb ndonj\u00eb senac\u00eb paralamentare apo t\u00eb nd\u00ebrmerret ndonj\u00eb inisiativ\u00eb parlamentare ligjore,qoft\u00eb ndonj\u00eb rezolut\u00eb, p\u00ebr rinin\u00eb?! Ajo q\u00eb mbahet mend nga vitet e fundit \u00ebsht\u00eb ligji i famshm\u00ebn e detyrimit t\u00eb student\u00ebve t\u00eb mjeksis\u00eb. A ka ndonj\u00eb organizim mbipartiak t\u00eb deputet\u00ebve me mosh\u00eb deri 30 vjec n\u00eb Kovend? Asnj\u00eb. P\u00ebr Kuvendin vendi yn\u00eb nuk ka rini, nuk ka student\u00eb, nuk ka gjimnazist\u00eb, nuk ka pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb halle pa fund.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e opozit\u00ebs e kan\u00eb p\u00ebrdorur pak hap\u00ebsir\u00ebn n\u00eb seancat parlamentare dhe n\u00eb komisionet parlamentare p\u00ebr t\u00eb evidentuar problematik\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb. Edhe forumet e partive politike opozitare merren m\u00eb shum\u00eb me c\u00ebshtje t\u00eb politik\u00ebs n\u00ebt\u00ebr\u00ebsi, dhe m\u00eb pak p\u00ebr problemet e m\u00ebdha t\u00eb gjimnazist\u00ebve, student\u00ebve, pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb rinj, etj. P.sh., n\u00eb fushat\u00ebn e 11 majit, PD paraqiti nj\u00eb program t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, por kjo nuk mjafton t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb fushat\u00eb, por duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb veprimtari e strukturuar mir\u00eb e partis\u00eb, grupit parlamentar dhe forumeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile kan\u00eb b\u00ebr\u00eb jo pak p\u00ebr problematik\u00ebn e t\u00eb rinjve. Edhe pse pak n\u00eb num\u00ebr, ato pak OJQ q\u00eb i p\u00ebrkushtohen problematik\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb, jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ndoshta nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt vende, n\u00eb mos i vetmi, ku nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt d\u00ebgjohen m\u00eb shum\u00eb se institucionet e vendit. Po t\u2019a pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, duhet t\u00eb themi se, n\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt do t\u00eb ishin investuar me mjete, koh\u00eb dhe deklerata sa nj\u00eb e nj\u00ebqinda e asaj q\u00ebkan\u00eb investuar dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00ebp\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe burgjet, ndoshta do t\u00eb ishin larguar shum\u00eb m\u00eb pak t\u00eb rinj nga vendi dhe shpopullimi nuk do t\u00eb ishte kaq i shpejt\u00eb. Psh BE ka programe t\u00eb shumta t\u00eb BE p\u00ebr rinin\u00eb, arsimimin dhe pun\u00ebsimin e tyre, prej t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe t\u00eb rinjt\u00eb e vendit ton\u00eb. Por, fatkeq\u00ebsisht, shum\u00eb rrall\u00eb dhe shum\u00eb pak, d\u00ebgjon p\u00ebr k\u00ebto programe n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe kur promovohet ndonj\u00eb projekt n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre programeve, pak kush i ndjek\u00eb ato. Esht\u00eb paradoksale, q\u00eb kur lider\u00ebt europiane vizitojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk thon\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shpopullimin e vendit dhe largimin masiv t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb nga vendi, edhe pse n\u00eb parlamentet dhe aktivitetet e partive t\u00eb vendeve t\u00eb BE g\u00eblojn\u00eb diskutimet dhe kritikat p\u00ebr emigrant\u00ebt dhe problematik\u00ebn q\u00eb ato kan\u00eb shkaktuar n\u00eb vendet prit\u00ebse.<\/p>\n<p>Po media e shkruar dhe vizive, sa vend i kushton t\u00eb rinjve? Fatkeq\u00ebsisht pak. Media shqiptare pjes\u00ebn kryesore t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb saj ia kushton politik\u00ebs dhe kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb. Esht\u00eb e vertet\u00eb se politika duhet pasqyruar se, n\u00eb fund t\u00eb fundit, qeverisja dhe politika jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse se si po qeveriset vendi. Por, fakt \u00ebsht\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb, prej vitesh as nuk duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb politikan\u00ebt, sepse e kan\u00eb kuptuar q\u00eb ata i kan\u00eb harruar hallet e tyre reale Un\u00eb mendoj se jan\u00eb t\u00eb nevojshme emisione t\u00eb strukturuara q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb pasqyrojn\u00eb problematik\u00ebn reale t\u00eb t\u00eb rinjve: varf\u00ebrin\u00eb e t\u00eb rinjve, emigrimin, arsimimin, pun\u00ebsimin, sigurin\u00eb, sip\u00ebrmarjen e t\u00eb rinjve, nevojat e tyre p\u00ebr krijimin e familjeve t\u00eb reja, problematika e rinis\u00eb n\u00eb zon\u00ebn urbane, n\u00eb zon\u00ebn rurale, apo t\u00eb rinjve shqiptar n\u00eb emigracion q\u00eb potencialisht mund t\u00eb kthehen, dhe mjaft sfida t\u00eb tjera me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen t\u00eb rinjt\u00eb e vendit ton\u00eb. Qeveris\u00eb nuk do t\u2019i kushtone gj\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb financonte projekte n\u00eb mediat kryesore m\u00eb t\u00eb ndjekura, p\u00ebr emisione tematike t\u00eb cil\u00ebt trajtojn\u00eb problematik\u00ebn reale t\u00eb t\u00eb rinjve tan\u00eb,<\/p>\n<p>Ky shkrim modest evidenton vet\u00ebm disa aspekte t\u00eb problematik\u00ebs shum\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb dhe sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballet brezi yn\u00eb i ri, i cili duket se \u00ebsht\u00eb i harruar n\u00eb vendin e tij. Nuk ka investim real p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, nuk ka p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe z\u00eb real t\u00eb interesave t\u00eb tij n\u00eb politikat e zhvillimit t\u00eb vendit dhe nuk d\u00ebgjohet realisht z\u00ebri i tyre. Kjo gjendje ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00ebt\u2019a shohin veten t\u00eb harruar, pa mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb zhvilluar karrier\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre n\u00eb vendin e tyre, dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, zgjedhin emigrimin si rrug\u00ebn e vetme q\u00eb u ka mbetur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Myqerem TAFAJ Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb demografike sociale, e cila mund t\u00eb kompromentoj\u00eb zhvillimin e gjithansh\u00ebm afatgjat\u00ebt\u00eb vendit ton\u00eb. Kjo kriz\u00eb ka prekur brezin e ri t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit, sidomos grupmosh\u00ebn 15-30 vjec, dhe tashm\u00eb\u00ebsht\u00eb p\u00ebrshfaqur n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs ekonomike shoq\u00ebrore t\u00eb vendit. Ulja e lindshm\u00ebris\u00eb\u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkak &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":7019,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-126635","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126635"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126636,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126635\/revisions\/126636"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}