{"id":126939,"date":"2025-10-30T10:22:34","date_gmt":"2025-10-30T10:22:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=126939"},"modified":"2025-10-30T10:25:32","modified_gmt":"2025-10-30T10:25:32","slug":"pd-kerkon-shkarkimin-e-peleshit-ka-kryer-5-shkelje-te-renda-te-rikthehet-autoriteti-dhe-dinjiteti-institucional","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/30\/pd-kerkon-shkarkimin-e-peleshit-ka-kryer-5-shkelje-te-renda-te-rikthehet-autoriteti-dhe-dinjiteti-institucional\/","title":{"rendered":"PD k\u00ebrkon shkarkimin e Peleshit, Kaso: Ka kryer 5 shkelje t\u00eb r\u00ebnda! T\u00eb rikthehet autoriteti dhe dinjiteti institucional!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme po shqyrtohet nisma e opozit\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e kryetarit t\u00eb Kuvendit, Niko Peleshi.<\/p>\n<p>Deputeti Ivi Kaso tha se, jan\u00eb 5 shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb rregullores nga Peleshi dhe i kan\u00eb p\u00ebrqendruar argumentet e tyre n\u00eb dy seancat e 16 dhe 18 shtatorit, ku u ndryshua rregullorja q\u00eb e \u00e7oi numrin e komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme parlamentare n\u00eb 11, dhe mosrealizimi i debatit parlamentar p\u00ebr programin qeveris\u00ebs \u2018Rama 4\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, Peleshi ka thirrur mbledhjen e Kuvendit p\u00ebr ndryshimin e rregullores si dhe mbledhjen e K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pa respektuar afatin e parashikuar, iu ka hequr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur deputet\u00ebve dhe kreut t\u00eb Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, si dhe nuk ka mund\u00ebsuar prezantimin e programit qeveris\u00ebs. Bardhi s\u2019do t\u00eb jet\u00eb as sot n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrjashtimit.<\/p>\n<p>Deputeti Ivi Kaso, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, tha se, PD me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb nuk synon q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm, por sipas tij, k\u00ebrkon q\u00eb Kuvendi t\u00eb rifitoj\u00eb rolin e tij si garant i pluralizmit.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetit Ivi Kaso<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Sot nuk jemi k\u00ebtu me nj\u00eb rend dite t\u00eb zakonsh\u00ebm, dhe t\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb zakonsh\u00ebm. Jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb adresuar dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje nj\u00eb situate n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, institucioni q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb zemra pulsante e demokracis\u00eb,\u00a0 pasi sovrani i ka deleguar p\u00ebrfaq\u00ebsimin, po rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb institucion formal, pa z\u00eb, pa autoritet dhe pa dinjitet. Dhe kjo nuk po vjen si pasoj\u00eb e ndonj\u00eb sulmi, faktori apo ndonj\u00eb krize t\u00eb jashtme, por si rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si po drejtohet ky institucion nga Kryetari i tij, z. Niko Peleshi.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vet\u00ebm dy seanca \u2014 at\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 16 dhe 18 shtator, pra vet\u00ebm 4 dhe 6 dit\u00eb pasi ishte betuar mbi Kushtetut\u00eb , dhe ishte votuar n\u00eb pozicionin num\u00ebr 2 t\u00eb shtetit \u2014 z. Peleshi ka konsumuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb dokumentuara, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb q\u00ebllimshme, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb patur vet\u00ebm q\u00ebllim dhe pasoj\u00eb mbylljen e z\u00ebrit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb parlament, por kan\u00eb c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb natyr\u00ebn e funksionimit dhe autoritetin e k\u00ebtij t\u00eb fundit si\u00a0 organi m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik pasi buron drejtp\u00ebrdrejt nga vullneti i sovranit.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo nism\u00eb p\u00ebr shkarkim, q\u00eb ju paraqitet sot p\u00ebr miratim, nuk \u00ebsht\u00eb \u00a0aksioni i radh\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb apo nj\u00eb akt politik i zakonsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ndalur nj\u00eb rr\u00ebshqitje t\u00eb rrezikshme t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi drejt nj\u00eb modeli institucioni t\u00eb heshtur, t\u00eb n\u00ebnshtruar, t\u00eb zbraz\u00ebt nga p\u00ebrmbajtja dhe nga funksioni i tij p\u00ebrfaq\u00ebsues. Ne nuk jemi sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebshkim ndaj nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebm, por rikthim t\u00eb standardeve institucionale n\u00eb nj\u00eb vend demokratik.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne sot\u00a0 mbi t\u00eb gjitha k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Kuvendi t\u00eb rifitoj\u00eb rolin e tij si garant i pluralizmit, si hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr debat dhe si institucion q\u00eb respekton Kushtetut\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>2.1.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Me shkres\u00ebn nr. 2529 prot., dat\u00eb 19.09.2025, 36 deputet\u00eb t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb paraqitur pran\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Legjislacionin k\u00ebrkes\u00ebn me objekt: \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Niko Peleshi\u201d. N\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, k\u00ebrkuesit kan\u00eb argumentuar gj\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb gjitha shkeljet e konsumuara nga Kryetari i Kuvendit gjat\u00eb seancave plenare t\u00eb datave 16 dhe 18 Shtator 2025, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs s\u00eb shkarkimit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 75, pika 1, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 114, pika 4, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/em><\/p>\n<p><em>2.2.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 M\u00eb tej, pas administrimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, Sh\u00ebrbimi Juridik i Kuvendit shprehet se: \u201cAspekti Formal: K\u00ebrkesa plot\u00ebson k\u00ebrkes\u00ebn e pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 114 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb firmosur nga 36 deputet\u00eb.\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>2.3.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pas depozitimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, duke u bazuar n\u00eb memon e p\u00ebrgatitur nga Sh\u00ebrbimi Juridik, me urdh\u00ebrin nr. 16, dat\u00eb 02.10.2025, kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Niko Peleshi ka urdh\u00ebruar: \u201cI. Thirrjen e mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Legjislacionin dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, dat\u00eb 06.10.2025, ora 11:00. II. Rendi i dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: &#8211; Konstituimi i K\u00ebshillit p\u00ebr Legjislacionit. \u2013 Shqyrtimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike \u201cP\u00ebr shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Niko Peleshi. III. Bazuar n\u00eb nenin 14, pika 3, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, K\u00ebshilli p\u00ebr Legjislacionin do t\u00eb kryesohet nga zonja Aulona Bylykbashi.\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>2.4.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 K\u00ebshilli p\u00ebr Legjislacionin ka zhvilluar dy mbledhje p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb 36 deputet\u00ebve t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Niko Peleshi, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb datat 06.10.2025 dhe 14.10.2025. Gjat\u00eb k\u00ebtyre dy mbledhjeve, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prezantimi i k\u00ebrkes\u00ebs nga un\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb k\u00ebrkuesve, jan\u00eb caktuar relator\u00ebt nga Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Socialiste, jan\u00eb paraqitur q\u00ebndrimet e relator\u00ebve lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn, si dhe kan\u00eb shprehur mendimet e tyre edhe deputet\u00ebt e tjer\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Legjislacionin.<\/em><\/p>\n<p><em>2.5.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb mbledhjen e tret\u00eb t\u00eb zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 28.10.2025, ora 13:00, me rend dite: \u201c1. Miratimi i procesverbalit t\u00eb mbledhjes s\u00eb dat\u00ebs 15.10.2025; 2. Miratimi i raportit p\u00ebr Seanc\u00ebn Plenare.\u201d, relator\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht deputeti (PD) Ivi Kaso dhe deputeti (PS) Damian Gjiknuri kan\u00eb paraqitur raportet p\u00ebrkat\u00ebse. Un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kam mbajtur q\u00ebndrimin se k\u00ebrkesa e paraqitur p\u00ebrmbush kushtet formale, procedurale dhe substanciale p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa deputeti Gjiknuri ka mbajtur q\u00ebndrimin se k\u00ebrkesa, megjith\u00ebse p\u00ebrmbush kriteret formalo-procedurale, nuk p\u00ebrmbush kriteret substanciale p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb barazis\u00eb shumic\u00eb-pakic\u00eb, K\u00ebshilli i paraqet sot Seanc\u00ebs Plenare dy raporte lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Z. Niko Peleshi.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe k\u00ebtu m\u00eb lejoni nj\u00eb koment te shkurt\u00ebr. Ka dy raporte dhe dy q\u00ebndrime pasi jo se nuk jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesit kushtetues dhe ligjor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Dhe jo se debati i gjith\u00eb koleg\u00ebve n\u00eb K\u00ebshillin e Legjislacionit nuk nxorri n\u00eb drit\u00eb dimensionin e plot\u00eb t\u00eb shkeljeve Kushtetuese dhe t\u00eb rregullores nga kryetari i Kuvendit n\u00eb vet\u00ebm dy seancat e para t\u00eb zhvillimit t\u00eb tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Por se asnj\u00eb paradig\u00ebm ligjor nuk mund t\u00eb kapi dimensionin e plot\u00eb, dhe as thell\u00ebsin\u00eb e\u00a0 paradoksit politik, juridik edhe moral t\u00eb nj\u00eb drejtuesi institucioni i cili vendos t\u00eb anuloj\u00eb vetveten. T\u00eb dikujt q\u00eb ka pranuar t\u00eb marr\u00eb rolin e\u00a0 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit dhe q\u00eb vullnetarisht vendos t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga z\u00ebri i tij. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mbrojtja mund t&#8217;i b\u00ebhet ve\u00e7se me retorik\u00eb politike dhe jo me argumenta kushtetues e me precedent parlamentar. Kjo t\u00eb nderuar koleg\u00eb shpjegon edhe antagonizmin e dy q\u00ebndrimeve dhe dy raporteve q\u00eb relatohen sot k\u00ebtu.<\/em><\/p>\n<p><em>2.6.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdh\u00ebrin nr. 1, dat\u00eb 15.09.2025, ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit n\u00eb seanc\u00eb plenare, dat\u00eb 16.09.2025, ora 10:00, me rend dite: \u201c1. Miratimi i procesverbaleve t\u00eb seancave plenare t\u00eb dat\u00ebs 12.09.2025. 2. Njoftime. 3. Projektvendimi \u201cP\u00ebr zgjedhjen e z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit\u201d. 4. Projektvendimi \u201cP\u00ebr zgjedhjen e sekretariateve t\u00eb Byros\u00eb t\u00eb Kuvendit\u201d. 5. Projektvendimi \u201cP\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e Byros\u00eb s\u00eb Kuvendit\u201d.\u201d. Po ashtu, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdh\u00ebrin nr. 2, dat\u00eb 15.09.2025, ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit n\u00eb seanc\u00eb plenare, dat\u00eb 16.09.2025, ora 17:00, me rend dite: \u201c1. Projektvendimi \u201cP\u00ebr zgjedhjen e kryesive t\u00eb komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb Kuvendit\u201d.\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>2.7.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb dat\u00ebn 16.09.2025, ora 10:00, \u00ebsht\u00eb mbledhur seanca plenare e Kuvendit, gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs kryetari i Kuvendit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ka relatuar se \u00ebsht\u00eb paraqitur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla p\u00ebr ndryshimin e rendit t\u00eb dit\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shqyrtimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb vendimin e Kuvendit nr. 166, dat\u00eb 16.12.2004, \u201cP\u00ebr miratimin e Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d. Po ashtu, kryetari i Kuvendit ka relatuar edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb paraqitur nga 30 (tridhjet\u00eb) deputet\u00eb t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, p\u00ebr shqyrtimin me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb projektvendimit \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb vendimin e Kuvendit nr. 166, dat\u00eb 16.12.2004 \u201cP\u00ebr miratimin e Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>2.8.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, lidhur me k\u00ebto dy k\u00ebrkesa, i ka parashtruar paraprakisht Kryetarit t\u00eb Kuvendit se thirrja e mbledhjes s\u00eb Kuvendit dhe njoftimi i saj pa kaluar as 24 or\u00eb nga zhvillimi i seanc\u00ebs plenare \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 78, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ashtu si edhe nenin 27\/1, pika 3, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit. Kjo e fundit parashikon se thirrja e mbledhjes s\u00eb Kuvendit dhe njoftimi i rendit t\u00eb dit\u00ebs b\u00ebhet publik si rregull 7 dit\u00eb p\u00ebrpara, por jo m\u00eb von\u00eb se 2 dit\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb caktuar p\u00ebr seanc\u00ebn plenare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, duke qen\u00eb nj\u00eb mbledhje e thirrur n\u00eb kund\u00ebrshtim me Rregulloren, ajo nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb. Po ashtu, lidhur me shqyrtimin e projektvendimit me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, opozita ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se sipas nenit 83, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ashtu edhe nenit 28, pika 4, t\u00eb Rregullores, shqyrtimi nuk mund t\u00eb filloj\u00eb pa kaluar nj\u00eb jav\u00eb nga data e paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb seanc\u00eb plenare. Megjithat\u00eb, kryetari i Kuvendit ka vijuar me hedhjen e dy k\u00ebrkesave n\u00eb votim dhe me shumic\u00eb votash \u00ebsht\u00eb vendosur miratimi i tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>2.9.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pas miratimit t\u00eb dy k\u00ebrkesave, kryetari i Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin p\u00ebr shqyrtimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb vendimin e Kuvendit nr. 166, dat\u00eb 16.12.2004, \u201cP\u00ebr miratimin e Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, dhe mbledhjen e Kuvendit s\u00ebrish n\u00eb ora 12:30 p\u00ebr vijimin e shqyrtimit dhe miratimit t\u00eb projektvendimit. Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, 5 (pes\u00eb) an\u00ebtar\u00ebt, deputet\u00eb t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kan\u00eb parashtruar se k\u00ebto ndryshime, p\u00ebrve\u00e7se b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, duke shkelur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb tradit\u00ebn e miratimit me konsensus nd\u00ebrpartiak, shkelin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante dispozitat e Kushtetut\u00ebs dhe Rregullores s\u00eb Kuvendit, t\u00eb cilat rregullojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e thirrjes dhe njoftimit t\u00eb mbledhjes s\u00eb Kuvendit, ashtu edhe shqyrtimin e projektvendimeve me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, jo m\u00eb her\u00ebt se 1 jav\u00eb nga depozitimi (shih nenet 78, pika 2; 83, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs; nenet 27\/1, pika 3; 28, pika 4; 117 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit).<\/em><\/p>\n<p><em>2.10.\u00a0\u00a0 Pas rifillimit t\u00eb seanc\u00ebs plenare, deputet\u00ebt e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb parashtruar s\u00ebrish q\u00ebndrimin e tyre sa i p\u00ebrket shkeljeve t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Rregullores s\u00eb Kuvendit. Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se p\u00ebr projektvendimin p\u00ebr disa ndryshime n\u00eb Rregulloren e Kuvendit nuk do t\u00eb ket\u00eb diskutime, \u00e7ka s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb kontestuar nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs si shkelje e nenit 75, pika 2, e Kushtetut\u00ebs, e lexuar s\u00eb bashku me nenet 46, pika 1, 48, pika 1, dhe 117 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, pasi i mohohet e drejta e fjal\u00ebs deputet\u00ebve q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb rreth ndryshimeve t\u00eb propozuara. Edhe ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb injoruar nga kryetari i Kuvendit, i cili ka vijuar me votimin dhe miratimin e projektvendimit p\u00ebr disa ndryshime n\u00eb Rregulloren e Kuvendit.<\/em><\/p>\n<p><em>2.11.\u00a0\u00a0 N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 97 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 110 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, me urdh\u00ebr t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit, m\u00eb dat\u00eb 18.09.2025, ora 10:00, ishte thirrur seanca plenare, me rend dite projektvendimin \u201cP\u00ebr miratimin e programit politik dhe p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d. N\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe Rregulloren e Kuvendit, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs ishin prezent n\u00eb sall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn e tyre kushtetuese dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi programin politik dhe p\u00ebrb\u00ebrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/em><\/p>\n<p><em>2.12.\u00a0\u00a0 Sipas nenit 110 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, programi politik i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe p\u00ebrb\u00ebrja e tij paraqiten n\u00eb Kuvend nga Kryeministri. Kryetari i Kuvendit i dha fjal\u00ebn Kryeministrit, i cili pas disa minutave diskutim, mori rolin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit, nd\u00ebrpreu fjal\u00ebn e tij dhe ia kaloi fjal\u00ebn \u201cMinistres virtuale Diella\u201d, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Kushtetut\u00ebn dhe Rregulloren.<\/em><\/p>\n<p><em>2.13.\u00a0\u00a0 Ky veprim prej karagjozi dhe q\u00eb c\u00ebnoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb kushtetuese t\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb dat\u00ebs 18.09.2025 u kund\u00ebrshtua nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb veprimi q\u00eb nuk shkel etik\u00ebn parlamentare dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb form\u00eb reagimi q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb t\u00eb gjitha Parlamentet e vendeve demokratike (rasti m\u00eb i fundit n\u00eb Parlamentin Europian, ku eurodeputet\u00ebt pas refuzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb minut\u00eb heshtje p\u00ebrplas\u00ebn duart mbi tavolinat e tyre t\u00eb pun\u00ebs si form\u00eb demokratike reagimi). Fakti q\u00eb Kryeministrin e kan\u00eb l\u00ebshuar nervat, \u00ebsht\u00eb i lodhur dhe ndjehet i padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar debatin parlamentar, nuk mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb kurr\u00eb q\u00eb ai mund t\u2019i caktoj\u00eb linj\u00ebn e sjelljes deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, apo mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb seanc\u00eb plenare dhe t\u00eb sillet si\u00e7 d\u00ebshiron n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>2.14.\u00a0\u00a0 Salla e seanc\u00ebs plenare nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet nga nj\u00eb Kryeminist\u00ebr karagjoz n\u00eb nj\u00eb \u201cteat\u00ebr kukullash\u201d dhe reagimi i opozit\u00ebs ishte p\u00ebr mbrojtjen e Kushtetut\u00ebs dhe Rregullores s\u00eb Kuvendit. K\u00ebrc\u00ebnimi i Kryeministrit q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se deputet\u00ebt e opozit\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb apo sillen ashtu si\u00e7 ai d\u00ebshiron, ose ndryshe Kryeministri nuk do t\u00eb lejoj\u00eb debatin parlamentar, \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe c\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb rendin kushtetutes t\u00eb nj\u00eb Republike Parlamentare.<\/em><\/p>\n<p><em>2.15.\u00a0\u00a0 Menj\u00ebher\u00eb pasi diskutimi i Kryeministrit ishte nd\u00ebrprer\u00eb, jo nga nd\u00ebrhyrjet e opozit\u00ebs, por nga nj\u00eb video tall\u00ebse e nj\u00eb mesazhi virtual, Kryetari i Kuvendit, edhe pse fjala i ishte kaluar m\u00eb par\u00eb Kryeministrit q\u00eb duhet t\u00eb vijonte me paraqitjen e programit politik, i kaloi fjal\u00ebn Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste Taulant Balla, i cili pasi k\u00ebrc\u00ebnoi deputet\u00ebt e opozit\u00ebs me heqjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diskutuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 49, pika 1 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, k\u00ebrkoi 5 minuta nd\u00ebrprerje t\u00eb seanc\u00ebs. K\u00ebrkesa ishte p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb procedur\u00ebs, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 49, pika 1, ku thuhet se: \u201cP\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb procedur\u00ebs fjala jepet menj\u00ebher\u00eb. Jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb procedur\u00ebs \u2026\u2026., k\u00ebrkesat p\u00ebr nd\u00ebrprerjen ose shtyrjen e seanc\u00ebs plenare ose t\u00eb diskutimeve\u2026\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>2.16.\u00a0\u00a0 Pas fjal\u00ebs p\u00ebr procedur\u00eb t\u00eb Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PS, sipas pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 49, ku thuhet shprehimisht: \u201c3. N\u00eb k\u00ebto raste, p\u00ebrve\u00e7 propozuesit q\u00eb diskuton jo m\u00eb shum\u00eb se 3 minuta, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb nj\u00eb fol\u00ebs pro dhe nj\u00eb fol\u00ebs kund\u00ebr jo m\u00eb shum\u00eb se 2 minuta secili dhe merret vendim me votim t\u00eb hapur nga Kuvendi me ngritjen e dor\u00ebs.\u201d, Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Gazment Bardhi k\u00ebrkoi t\u00eb diskutonte si fol\u00ebs kund\u00ebr 2 minuta lidhur me propozimin e b\u00ebr\u00eb. N\u00eb kund\u00ebrshtim me pik\u00ebn 3, t\u00eb nenit 49 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ia dha fjal\u00ebn dhe nd\u00ebrpreu seanc\u00ebn pa respektuar k\u00ebrkesat e k\u00ebsaj dispozite, dhe n\u00eb mbyllje t\u00eb saj u shpreh publikisht se do e jepte fjal\u00ebn p\u00ebr procedur\u00eb menj\u00ebher\u00eb me rinisjen e seanc\u00ebs. K\u00ebrkesa p\u00ebr procedur\u00eb ishte regjistruar n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>2.17.\u00a0\u00a0 N\u00eb rinisjen e seanc\u00ebs, me nj\u00eb skenar asgj\u00ebsues p\u00ebr Kuvendin dhe t\u00eb parap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb mos lejuar debat parlamentar, n\u00eb kund\u00ebrshtim me pikat 1 dhe 3 t\u00eb nenit 49 t\u00eb Rregullores, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i jepte fjal\u00ebn menj\u00ebher\u00eb Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD, ashtu si\u00e7 Rregullorja e detyron, Kryetari i Kuvendit ia kaloi p\u00ebrs\u00ebri fjal\u00ebn Kryeministrit Edi Rama. P\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb mohim t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs sipas Rregullores t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, ende pa e marr\u00eb fjal\u00ebn Kryeministri, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar respektimin e Rregullores dhe t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs p\u00ebr procedur\u00eb, q\u00eb sipas nenit 49, pika 1 e Rregullores jepet menj\u00ebher\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>2.18.\u00a0\u00a0 N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i jepte opozit\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs p\u00ebr procedur\u00eb, Kryetari i Kuvendit ia rikaloi fjal\u00ebn p\u00ebr procedur\u00eb Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PS Taulant Balla, nj\u00eb veprim q\u00eb bie ndesh me nenin 49 t\u00eb Rregullores, sepse i nj\u00ebjti person nuk mund t\u00eb marr\u00eb dy her\u00eb rresht fjal\u00ebn p\u00ebr procedur\u00eb. N\u00eb shkelje flagrante t\u00eb nenit 110 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PS, propozoi q\u00eb Kryeministri t\u00eb mos b\u00ebnte paraqitjen n\u00eb Kuvend t\u00eb programit politik dhe p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, deputet\u00ebve t\u2019u hiqej e drejta e fjal\u00ebs, e drejta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje dhe t\u00eb mos zhvillohej debat p\u00ebr programin politik dhe p\u00ebrb\u00ebrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, duke urdh\u00ebruar kalimin direkt n\u00eb votim.<\/em><\/p>\n<p><em>2.19.\u00a0\u00a0 Kryetari i Kuvendit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 97 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe pikat 3 dhe 4, t\u00eb nenit 110 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, ku specifikohet se: \u201c3. Pas paraqitjes s\u00eb programit politik, \u00e7do deputet dhe grup parlamentar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb pyetje p\u00ebr Kryeministrin. 4. Pas p\u00ebrgjigjeve t\u00eb pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit p\u00ebr programin politik dhe p\u00ebrb\u00ebrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Koha e debatit p\u00ebrcaktohet nga Konferenca e Kryetar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 48 t\u00eb k\u00ebsaj Rregulloreje. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb debatit, pas fjal\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb grupeve parlamentare, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flas\u00eb Kryeministri jo m\u00eb shum\u00eb se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i p\u00ebrb\u00ebrjes dhe i programit politik t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave b\u00ebhet sipas nenit 58 t\u00eb k\u00ebsaj Rregulloreje\u201d, hapi procesin e votimit dhe hodhi n\u00eb votim projektvendimin \u201cP\u00ebr miratimin e programit politik dhe p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Raporti p\u00ebrfundimtar i K\u00ebshillit p\u00ebr Legjislacionin, q\u00eb mban n\u00ebnshkrimet e deputet\u00ebve p\u00ebrfaq\u00ebsues te opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill vler\u00ebson se:<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shkeljet e pretenduara nuk jan\u00eb thjesht teknike, por cenojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dispozitat kushtetuese dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb deputet\u00ebve.<\/em><\/li>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Neni 78, pika 2 e Kushtetut\u00ebs parashikon se mbledhjet e deputet\u00ebve q\u00eb mbahen pa u thirrur sipas Rregullores nuk sjellin asnj\u00eb pasoj\u00eb. N\u00eb rastin konkret, afatet nuk jan\u00eb respektuar.<\/em><\/li>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Neni 83, pika 2 e Kushtetut\u00ebs dhe neni 28, pika 4 e Rregullores ndalojn\u00eb shqyrtimin, e ligjeve dhe t\u00eb Rregullores e cila barazohet me to, me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar pa kaluar nj\u00eb jav\u00eb nga paraqitja e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/em><\/li>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Neni 110 i Rregullores k\u00ebrkon q\u00eb Kryeministri t\u00eb paraqes\u00eb programin politik dhe t\u00eb lejoj\u00eb pyetje e debat parlamentar. Asnj\u00eb prej k\u00ebtyre nuk ndodhi.<\/em><\/li>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Neni 49 i Rregullores garanton t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr fjal\u00eb p\u00ebr procedur\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Kjo u mohua p\u00ebr opozit\u00ebn dhe u abuzua nga mazhoranca.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Shkeljet e sip\u00ebr p\u00ebrmendura nuk mund t\u00eb justifikohen me procedur\u00eb, sepse nuk ka procedur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mohuar t\u00eb drejt\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb sanksionuar n\u00eb Kushtetut\u00eb, ligje dhe rregullore. Nuk ka rregull q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mbules\u00eb p\u00ebr dhunimin e thelbit t\u00eb parlamentarizmit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt, pretendimi se \u201cprocedura u respektua\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb refreni i mbrojtjes s\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit, jo vet\u00ebm\u00a0 p\u00ebr k\u00ebto shkelje, por edhe p\u00ebr cdo shkelje tjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e seancave q\u00eb ai drejton, sa her\u00eb q\u00eb ne deputet\u00ebt e opozit\u00ebs i paraqesim k\u00ebto shqet\u00ebsime. Por nj\u00eb gj\u00eb duhet ta kemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb \u00a0qart\u00eb: procedura nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete. Ajo ekziston p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejt\u00ebn, jo p\u00ebr ta mohuar at\u00eb. Dhe kur procedura p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbyllur goj\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb shmangur debatin, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar opozit\u00ebn, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb procedur\u00eb \u2014 \u00ebsht\u00eb abuzim.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb seanc\u00ebn e 16 shtatorit, ndryshimet n\u00eb Rregulloren e Kuvendit u fut\u00ebn n\u00eb rend dite me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, pa respektuar afatin minimal 7-ditor t\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 83 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenin 28 t\u00eb Rregullores. Mbledhja u thirr pa respektuar afatin minimal t\u00eb njoftimit prej 2 dit\u00ebsh, si\u00e7 k\u00ebrkohet n\u00eb nenin 27\/1 t\u00eb Rregullores, duke e b\u00ebr\u00eb mbledhjen t\u00eb pavlefshme sipas nenit 78 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se shkelja e afateve ishte mohimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebr deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. Kryetari i Kuvendit deklaroi se nuk do t\u00eb kishte diskutim p\u00ebr projektvendimin, duke shkelur nenin 75 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenet 46, 48 dhe 117 t\u00eb Rregullores. Deputet\u00ebt nuk pat\u00ebn mund\u00ebsi t\u00eb paraqesin q\u00ebndrimet e tyre, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje, t\u00eb propozojn\u00eb amendamente apo t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen e aktit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shkelje procedurale. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mohim i funksionit p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb seanc\u00ebn e 18 shtatorit, ndodhi ajo q\u00eb nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb: Kryeministri nd\u00ebrpreu fjal\u00ebn e vet p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb versioni t\u00eb animuar t\u00eb asaj q\u00eb ai e quajti \u201cministre\u201d. Pa dekret, pa kompetenca, pa asnj\u00eb baz\u00eb ligjore. Dhe Kryetari i Kuvendit c-b\u00ebri? Heshti. Jo vet\u00ebm heshti, por e lejoi, e mb\u00ebshteti, e legjitimoi.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 110 t\u00eb Rregullores, nuk u lejua paraqitja e programit nga Kryeministri, nuk u lejuan pyetje nga deputet\u00ebt, nuk u lejua debat parlamentar dhe nuk u lejua fjala p\u00ebr kryetar\u00ebt e grupeve parlamentare. Kryetari i Kuvendit kaloi direkt n\u00eb votim, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb proces t\u00eb pavlefsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Relatori i mazhoranc\u00ebs, z. Gjiknuri, n\u00eb K\u00ebshillin e Legjislacionit u p\u00ebrpoq ti relativizoj\u00eb k\u00ebto shkelje duke th\u00ebn\u00eb se \u201cjo \u00e7do mosrespektim i Rregullores sjell pavlefshm\u00ebri absolute\u201d. Por kur thot\u00eb k\u00ebt\u00eb, harron t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb se Gjykata Kushtetuese, n\u00eb vendimin e saj nr. 1, dat\u00eb 16.2.2022, ka theksuar se pavlefshm\u00ebria lind kur shkelja pengon ushtrimin e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb deputet\u00ebve. Dhe pik\u00ebrisht kjo ka ndodhur: deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs iu mohua e drejta p\u00ebr t\u00eb diskutuar, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar qytetar\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb mandatuar.<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Peleshi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj e gjys\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion, nuk ka qen\u00eb garant i barazis\u00eb parlamentare, ashtu si duhet t\u00eb jet\u00eb, sapo merr detyr\u00ebn, sipas nenit 7 t\u00eb rregullores, por zgjatim i vullnetit t\u00eb Kryeministrit. Ai ka legjitimuar nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb rrezikshme: p\u00ebrjashtimin e opozit\u00ebs nga debati parlamentar.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Nga k\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkim dhe nga q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00a0n\u00eb K\u00ebshillin e Legjislacionit, rezulton se:<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kryetari ka shkelur solemnitetin e seanc\u00ebs ku prezantohet programi qeveritar.<\/em><\/li>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ka mohuar t\u00eb drejt\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesin qytetar.<\/em><\/li>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ka lejuar q\u00eb Kuvendi t\u00eb drejtohet me urdhra verbal\u00eb nga Kryeministri, duke humbur pavar\u00ebsin\u00eb institucionale.<\/em><\/li>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ka shkelur tradit\u00ebn e konsensusit parlamentar n\u00eb ndryshimin e Rregullores.<\/em><\/li>\n<li><em> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ka p\u00ebrdhosur parlamentarizmin duke e kthyer Kuvendin n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr kukullash.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje karakteri ose diskrecion n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs, por nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje standardi. Ne nuk gjykojm\u00eb individin, por modelin e drejtimit q\u00eb ai ka p\u00ebrqafuar dhe ka imponuar n\u00eb Kuvend. Dhe ky model \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb Republik\u00eb Parlamentare n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo k\u00ebrkes\u00eb e bazuar n\u00eb k\u00ebto shkelje, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e drejtimit t\u00eb nj\u00eb seance. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e funksionimit t\u00eb Kuvendit si institucion. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e respektit ndaj Kushtetut\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mbrojtjes s\u00eb demokracis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sjellja e kryetarit Peleshi nuk ka qen\u00eb thjesht pasive duke heshtur. P\u00ebrkundrazi, ai ka qen\u00eb aktiv n\u00eb zbehjen e rolit t\u00eb Kuvendit. Ai ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb zgjatim i vullnetit t\u00eb Kryeministrit. Dhe kjo nuk ndodh rast\u00ebsisht. Ndodh sepse ai e pranon me d\u00ebshir\u00eb k\u00ebt\u00eb rol. Ndodh sepse ai nuk e sheh Kuvendin si institucion t\u00eb pavarur, por si nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb ekzekutivit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, edhe n\u00eb ato me tendenca autoritare, Kryetar\u00ebt e Parlamenteve p\u00ebrpiqen t\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Dhe nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb krejt e natyrshme q\u00eb cilido drejtues dhe institucion t\u00eb ket\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb rris\u00eb dhe t\u00eb konsolidoj\u00eb pesh\u00ebn e institucionit q\u00eb drejton. \u00a0Por rasti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb unik: Kryetari i Kuvendit, dhe deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00a0jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e kund\u00ebrshtojn\u00eb zhb\u00ebrjen dhe degradimin e autoritetit t\u00eb Kuvendit, por e p\u00ebrqafojn\u00eb me zell t\u00eb madh madje.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kjo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shkarkim nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt politik i zakonsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndalur nj\u00eb rr\u00ebshqitje t\u00eb rrezikshme drejt nj\u00eb Kuvendi t\u00eb heshtur, t\u00eb n\u00ebnshtruar, t\u00eb zbraz\u00ebt nga p\u00ebrmbajtja dhe nga funksioni i tij p\u00ebrfaq\u00ebsues.<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse n\u00ebse opozita nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flas\u00eb, t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb, t\u00eb debatoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk kemi m\u00eb Parlament. Kemi nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb heshtur, ku gjith\u00e7ka vendoset paraprakisht dhe ku \u00e7do votim \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb formalitet.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrpara s\u00eb ta mbyll, dua t\u2019i drejtohem me nj\u00eb apel personal dhe krejt t\u00eb sinqert\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit<\/em><\/p>\n<p><em>Ik p\u00ebrpara votimit, jep dor\u00ebheqjen. Zgjidh dinjitetin twnd pwrpara detyrws sw partisw.<\/em><em><br \/>\nDo ik\u00ebsh v\u00ebrtet pa dinjitet, sepse je ai q\u00eb ke tentuar t\u00eb hesht\u00ebsh opozit\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e sovranit dhe po ashtu t\u00eb zerosh rolin e parlamentit n\u00eb demokraci,<br \/>\nDo ik\u00ebsh v\u00ebrtet pa dinjitet, por do ta kesh cliruar Kuvendin nga drejtimi i nj\u00eb kryetari q\u00eb kurr\u00eb nuk diti dhe nuk deshi t\u00eb ngrihej n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs q\u00eb ajo karrige meriton,<br \/>\nDo ik\u00ebsh v\u00ebrtet pa dinjitet, por \u00a0t\u00eb pakt\u00ebn do t\u2019i kthesh drejtimin e Kuvendit kryetarit t\u00eb vet real, atij q\u00eb sot drejton grupin parlamentar t\u00eb partis\u00eb socialiste,<br \/>\nDo ik\u00ebsh v\u00ebrtet pa dinjitet, por ama do t\u2019u kesh kursyer koleg\u00ebve t\u00eb tu t\u00eb maxhoranc\u00ebs, k\u00ebtu sot, posht\u00ebrimin e t\u00eb detyruarit p\u00ebr t\u00eb t\u00eb mbrojtur me vot\u00eb vet\u00ebm 1 muaj e gjys\u00ebm pasi t\u00eb kan\u00eb votuar si numrin 2 t\u00eb shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sigurisht, nuk kam asnj\u00eb iluzion q\u00eb ju kryetar jeni i lir\u00eb t\u2019a b\u00ebni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, prandaj, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb na kan\u00eb mandatuar, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb respektit p\u00ebr Kushtetut\u00ebn, ligjin, rregulloren dhe t\u00eb gjitha ato vlera q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb bashk\u00eb k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, ju k\u00ebrkoj t\u00eb votoni pro shkarkimit t\u00eb z. Niko Peleshi nga detyra e Kryetarit t\u00eb Kuvendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Le t\u00eb tregojm\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, se ky Kuvend nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb peng i vullnetit t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm. Le t\u00eb tregojm\u00eb se demokracia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dekor, por nj\u00eb aspirat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ja vlen q\u00eb t\u00eb luftohet me guxim p\u00ebrdit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju faleminderit<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme po shqyrtohet nisma e opozit\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e kryetarit t\u00eb Kuvendit, Niko Peleshi. Deputeti Ivi Kaso tha se, jan\u00eb 5 shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb rregullores nga Peleshi dhe i kan\u00eb p\u00ebrqendruar argumentet e tyre n\u00eb dy seancat e 16 dhe 18 shtatorit, ku u ndryshua rregullorja q\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":126940,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-126939","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126939"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126939\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":126944,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126939\/revisions\/126944"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}