{"id":127171,"date":"2025-10-31T17:42:44","date_gmt":"2025-10-31T17:42:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127171"},"modified":"2025-10-31T17:42:44","modified_gmt":"2025-10-31T17:42:44","slug":"intriga-politike-rama-mcgonigal-nje-subjekt-origjinal-i-drames-hamletiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/10\/31\/intriga-politike-rama-mcgonigal-nje-subjekt-origjinal-i-drames-hamletiane\/","title":{"rendered":"Intriga politike Rama &#8211; McGonigal, nj\u00eb subjekt origjinal i dram\u00ebs hamletiane"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb hetimin dhe gjykimin e par\u00eb skandali Rama &#8211; McGonigal nuk doli dot nga shtrati t\u00eb v\u00ebrshonte dhe t\u00eb merrte n\u00eb p\u00ebrmbytjen e tij t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt kryesor q\u00eb\u00a0 e nd\u00ebrtuan dhe realizuan\u00a0 k\u00ebt\u00eb dram\u00eb. Sepse nuk e lejuan.\u00a0 Deri tashti ka arritur t\u00eb p\u00ebrmbytet vet\u00ebm ai, i korruptuari\u00a0\u00a0 kryesor, ish kryezbuluesi amerikan. Fakti q\u00eb Antony Blinken beri agjend\u00eb diplomatike dhe erdhi n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl pa ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjeopolitike dhe pik\u00ebrisht dit\u00ebn e gjyqit n\u00eb \u00cbashington, duke e mburrur madje edhe korruptuesin, tregon kapakun e madh q\u00eb i vuri administrate amerikane e koh\u00ebs k\u00ebtij skandali.<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin e figursh\u00ebm, rihapja e \u00e7\u00ebshtjes Rama \u2013 McGonigal i ngjan zhvarrosjes s\u00eb nj\u00eb kufome p\u00ebr ti rib\u00ebr\u00eb autopsin\u00eb e krimit?<\/p>\n<p>Jan\u00eb gjasat q\u00eb skandali Charl McGonigal, t\u00eb rihapet n\u00eb t\u00eb dy komponent\u00ebt e tij (amerikan dhe shqiptar).<\/p>\n<p>Natyrisht, q\u00eb dy nga protagonist\u00ebt kryesor t\u00eb k\u00ebsaj afere korruptive, kryeministri Edi Rama dhe ish agjenti i famsh\u00ebm i FBI-s\u00eb, do kishin mbetur t\u00eb k\u00ebnaqur nga vendimi i gjykimit t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, q\u00eb u mor n\u00eb shkurtin e vitit t\u00eb kaluar .<\/p>\n<p>Kjo intrig\u00eb, me p\u00ebrmasat e nj\u00eb rekordi historik ka rezultuar deri tashti me nj\u00eb d\u00ebnim duke l\u00ebn\u00eb brenda d\u00ebshmive t\u00eb mbyllura shum\u00eb mistere p\u00ebrv\u00ebluese.<\/p>\n<p>Rihapja me urdh\u00ebr ekzekutiv t\u00eb presidentit amerikan Trump, premtuar q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, shpresojm\u00eb t\u00eb rimarr\u00eb p\u00ebrmasat e nj\u00eb rivler\u00ebsimi sensacional me interesa t\u00eb qarta politike dhe juridike, si p\u00ebr SHBA, por edhe Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>N\u00eb se do hapet plot\u00ebsisht dhe do rivler\u00ebsohet sipas t\u00eb rejave q\u00eb mund t\u00eb dalin n\u00eb t\u00eb, kjo mund ti krijoj kok\u00eb\u00e7arje t\u00eb tjera McGonigalit t\u00eb d\u00ebnuar, i cili vazhdon t\u00eb paguaj\u00eb afer\u00ebn e tij t\u00eb shumfisht\u00eb korruptive n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb federal n\u00eb\u00a0 Ne\u00eb York .<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr shkakun e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse edhe gjyqi \u00ebsht\u00eb mbyllur dhe sipas ligjit amerikan nuk ka m\u00eb rigjykim, m\u00eb p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr arsye q\u00eb dyshohet, se pista e hetimit mund t\u00eb jet\u00eb kap\u00ebrcyer diku, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb hallk p\u00ebr interesa t\u00eb caktuara dhe ekzistojn\u00eb hap\u00ebsira ligjore q\u00eb t\u00eb akuzohet p\u00ebr tradhti komb\u00ebtare, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb odiseja e gjykimit mund t\u00eb rinis\u00eb p\u00ebr akuza t\u00eb reja .<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb llogaria e re morale dhe juridike e ish kryespiunit t\u00eb regjur t\u00eb FBI.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr partnerin e tij t\u00eb k\u00ebsaj historie t\u00eb zez\u00eb, \u00e7far\u00eb perspektive krijon ky\u00a0 hetimi i ri?<\/p>\n<p>Askush nuk dyshon, se ai tashti vuan tmerrin e net\u00ebve pa gjum\u00eb, q\u00eb po i shkakton drama hamletiane n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ka krijuar vetveten si personazhi kryesor, por dhe strumbullarin e saj.<\/p>\n<p>Shenjat tregojn\u00eb se gjarpri po p\u00ebrgatit alibin\u00eb e p\u00ebrndjekjes s\u00eb tij nga administrate e re amerikane.<\/p>\n<p>Her\u00eb\u00a0si makbethian dhe her\u00eb si hamletian, sidoqoft\u00eb mbetet personazh mesjetar i dramave shekspiriane q\u00eb pushtetin e k\u00ebrkon me kam\u00ebn e pabesis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta partneri i tij i afer\u00ebs s\u00eb f\u00eblliqur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vuajtur\u00a0 burgun mund t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka, ose shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se di\u00e7ka, q\u00eb nuk duhet t\u00eb dihet ose as t\u00eb d\u00ebshmohet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i d\u00ebshmive t\u00eb rihetimit do ta riverifikoj\u00eb prov\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij\u00a0 kryeminist\u00ebr, i kthyer n\u00eb despot me fijet e pa dukshme q\u00eb ai t\u00ebrhoqi n\u00eb fsheht\u00ebsi, (sundimtar i v\u00ebrtet\u00eb, dinak, g\u00ebnjeshtar, manipulator, i rafinuar dhe i pa bes\u00eb, q\u00eb e ka korruptuar, duke e kthyer ngjarjen\u00a0 n\u00eb nj\u00eb tragjedi p\u00ebr demokracin\u00eb e nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb rekord bot\u00ebror, q\u00eb nuk besohej kurr\u00eb se mund ta b\u00ebnte kush at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ai deri tashti),\u00a0 ia ka dal\u00eb mban\u00eb q\u00eb ti kaloj t\u00eb gjitha stuhit\u00eb e akuzave t\u00eb shtypit bot\u00ebror dhe t\u00eb denoncimeve opozitare n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>Si ia ka dale?! &#8211; mund t\u00eb lind nj\u00eb pyetje me vend.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb opinion, se ka nj\u00eb rrjet merimange n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb e mbron lugatin e pushtetit n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7udi m\u00eb vete q\u00eb\u00a0 ai i ka kaluar deri tashti t\u00eb gjitha stuhit\u00eb e akuzave n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Evrop\u00eb dhe p\u00ebrtej Oqeanit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, k\u00ebtu q\u00ebndron ajo merimanga q\u00eb p\u00ebr ti shp\u00ebtuar nd\u00ebshkimit vazhdon t\u00eb end\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe misteri i k\u00ebsaj dore q\u00eb mbron krimin, q\u00ebndron tek fuqia reale e rrjetit sorosian n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e Atlantikut, i cili k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb ndri\u00e7imin dhe gjykimin\u00a0q\u00eb\u00a0tashm\u00eb ka filluar.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00ebdo vend t\u00eb bot\u00ebs demokratik, do kishte nisur nj\u00eb hetim, s\u00eb paku do ishte n\u00ebn akuz\u00eb. Por pik\u00ebrisht ky, \u00ebsht\u00eb ai absurditeti i kthyer n\u00eb padrejt\u00ebsi q\u00eb ka prodhuar e ashtuquajtura reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb di\u00e7ka shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse\u00a0duket n\u00eb horizont.<\/p>\n<p>Rihapja e hetimeve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mundshme t\u00eb rikthej nj\u00eb\u00a0rigjykimin t\u00eb v\u00ebrtet, \u00e7far\u00eb do sh\u00ebnonte nj\u00eb rast p\u00ebr t\u2019iu referuar.<\/p>\n<p>Krimi shum\u00eb dimensional Rama &#8211; Mcgonigal, u paketua\u00a0dhe u kaparos shpejt e shpejt n\u00ebp\u00ebr bodrumet e thella t\u00eb sekreteve, duke djegur shum\u00eb procedura transparente dhe duke mbuluar shum\u00eb plag\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka hapur, p\u00ebr hir t\u00eb l\u00ebmshit t\u00eb shum\u00eb interesave prej t\u00eb cilave ishte dizenjuar?<\/p>\n<p>Sekretari i shtetit Antony Blinken dit\u00ebn e gjykimit b\u00ebri agjend\u00eb t\u00eb sforcuar zyrtare\u00a0dhe erdhi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr ti v\u00ebn\u00eb kurora krimit.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt ka rezultuar nj\u00eb dram\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u00a0me pasoja komb\u00ebtare me pasoja n\u00eb balanc\u00ebn social &#8211; politike t\u00eb v\u00ebndit q\u00eb ende po e vuajm\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Provat, d\u00ebshmitar\u00ebt, trysnit\u00eb, p\u00ebrgjimet, \u201cgjurm\u00ebt\u201d e gishtave jan\u00eb aty, t\u00eb gjitha, n\u00eb at\u00eb dosje gjigante prej 8000 faqesh.<\/p>\n<p>Intriga politike McGonigal na ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb kopje origjinale t\u00eb dram\u00ebs hamletiane\u00a0t\u00eb Shekspirit n\u00ebp\u00ebr duar.<\/p>\n<p>Na p\u00ebrket e drejta e madhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndri\u00e7uar dhe ta shohim t\u00eb gjykuar ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Gazetaret amerikan k\u00ebmb\u00ebngulin, se kjo \u00e7\u00ebshtje skandaloze k\u00ebrkon hetim te ri n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj, me p\u00ebrfundimin e nj\u00eb gjykimi. Ja vlen q\u00eb hetimi t\u00eb filloj\u00eb nga e para dhe t\u00eb jet\u00eb shterues aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr komponentin shqiptar.<\/p>\n<p>E\u00a0themi me bindje, se si kryezbuluesi i korruptuar i superfuqis\u00eb globale, ashtu edhe kryeministri korruptues, sot ndodhen s\u00eb bashku, n\u00eb nj\u00eb gjendje qart\u00ebsimi dhe nj\u00ebher\u00ebsh verbimi t\u00eb pa duruesh\u00ebm nga dritat e shpres\u00ebs s\u00eb rikthyer, duke dyshuar dhe duke iu trembur t\u00eb nj\u00ebjtit tmerr q\u00eb e v\u00ebrteta ka brenda.<\/p>\n<p>Subjekti i k\u00ebsaj drame ka dy komponent\u00eb kryesore, t\u00eb\u00a0cilat kan\u00eb cenuar sigurin\u00eb e nj\u00eb vendi t\u00eb madh dhe paqen\u00a0nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Historia Mcgonigal, q\u00eb\u00a0nisi si nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr, po\u00a0b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb histori e gjat\u00eb bot\u00ebrore e cila\u00a0ende nuk mund t\u00eb parashikohet dot si do zgjerohet, por personazhit hamletian me emrin Edvin Rama\u00a0ka p\u00ebr ti dale n\u00eb drit\u00eb\u00a0gjith\u00eb fytyra e krimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA N\u00eb hetimin dhe gjykimin e par\u00eb skandali Rama &#8211; McGonigal nuk doli dot nga shtrati t\u00eb v\u00ebrshonte dhe t\u00eb merrte n\u00eb p\u00ebrmbytjen e tij t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt kryesor q\u00eb\u00a0 e nd\u00ebrtuan dhe realizuan\u00a0 k\u00ebt\u00eb dram\u00eb. Sepse nuk e lejuan.\u00a0 Deri tashti ka arritur t\u00eb p\u00ebrmbytet vet\u00ebm ai, i korruptuari\u00a0\u00a0 kryesor, ish kryezbuluesi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":38451,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-127171","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127171"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127171\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127172,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127171\/revisions\/127172"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}