{"id":127234,"date":"2025-11-02T20:42:56","date_gmt":"2025-11-02T20:42:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127234"},"modified":"2025-11-02T20:42:56","modified_gmt":"2025-11-02T20:42:56","slug":"ps-e-la-vetem-nanon-ish-ministri-socialist-rama-nuk-e-mbeshteti-per-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/02\/ps-e-la-vetem-nanon-ish-ministri-socialist-rama-nuk-e-mbeshteti-per-president\/","title":{"rendered":"&#8220;PS e la vet\u00ebm Nanon\/ Ish-ministri socialist: Rama nuk e mb\u00ebshteti p\u00ebr President"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri n\u00eb kabinetin \u201cNano\u201d, Agron Duka, aktualisht kreu i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste, kujtoi historin\u00eb e miq\u00ebsis\u00eb dhe njohjes me ish-kryeministrin e ndjer\u00eb Fatos Nano, i cili u p\u00ebrcoll sot p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, pasi u nda nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 73-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Ish-deputeti tha se n\u00eb vitin 2000 mori telefonat\u00ebn e par\u00eb nga Nano, t\u00eb cilin nuk e njihte dhe as e kishte takuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. ish-kreu i PS i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kandidonte n\u00eb Bashkin\u00eb e Shijakut, nj\u00eb bastion i djatht\u00eb, por e kishte refuzuar.<\/p>\n<p>\u201cZona e Shijakut ishte e djatht\u00eb dhe problematike. Ai n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb t\u00eb njohurit tim m\u00eb telefonoi q\u00eb dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb kandidoja p\u00ebr Bashkin\u00eb e Shijakut, kan\u00eb qen\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2000, kujtoj, dhe un\u00eb nuk pranova. Nuk e njihja m\u00eb par\u00eb Fatos Nanon. Ajo zona dihej se ishte problematike dhe shum\u00eb e djatht\u00eb. M\u00eb von\u00eb, pat\u00ebm fatin t\u00eb takoheshim shpesh edhe n\u00eb takime informale e t\u00eb kishim miq\u00ebsi, n\u00eb vitin 2001 u em\u00ebrova prefekt i Durr\u00ebsit n\u00ebn drejtimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe m\u00eb pas minist\u00ebr me kabinetin e tij dhe me at\u00eb t\u00eb Ilir Met\u00ebs\u201d, kujtoi Duka p\u00ebr News 24.<\/p>\n<p>Gjithashtu ish-ministri tregoi detaje nga mbledhjet qeveritare, diskutimet politike dhe n\u00eb kabinetin \u201cNano\u201d.<\/p>\n<p>Duka tha se Nano ishte liberal, i kuptonte dhe pranonte argumentet dhe kishte shum\u00eb tipare pozitive dhe me zgjuarsi t\u00eb lindur.<\/p>\n<p>\u201cKjo ka qen\u00eb njohja ime me t\u00eb. Mbaj mend se me Nanon n\u00eb qeveri \u00e7do ligj diskutohej deri n\u00eb dakord\u00ebsi dhe pranonte \u00e7do lloj diskutimi, argumenti. Mbaj mend se ai nuk nd\u00ebrhynte kurr\u00eb tek ministrat n\u00eb pun\u00ebn e tyre. Ai ishte liberal, reformator dhe modern. Un\u00eb gjykoj se ka pasur gj\u00ebra pozitive dhe ka qen\u00eb shum\u00eb reformator. Ishte liberal, udh\u00ebhiqej nga dashuria p\u00ebr njer\u00ebzit dhe jo hakmarrja. Nano i duhej vendit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Kishte edhe debate, edhe un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb me t\u00eb, por ai nuk ishte hakmarr\u00ebs, i pranonte argumentet dhe diskutimet. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte ministra real\u00eb dhe jo sot, si\u00e7 kemi Diell\u00ebn. Kishte qeveri shum\u00eb m\u00eb t\u00eb aft\u00eb dhe aktive\u201d, vijoi ai.<\/p>\n<p>Por kreu i PAA n\u00ebnvizoi se Nano kishte edhe disa defekte, sikurse edhe ai vet\u00eb, e nj\u00eb prej tyre q\u00eb kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ishte pirja e duhanit. Por ishte njeri i ditur, sa lexonte deri n\u00eb 3 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>\u201cKishte disa defekte, ai pinte shum\u00eb, edhe un\u00eb kam pir\u00eb shum\u00eb duhan si ai. Rrinte shum\u00eb gjat\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, nuk kishte si ai q\u00eb t\u00eb rrinte n\u00eb tavolin\u00eb, por nuk linte kurr\u00eb puna pas dore. Shkonte pas 12 t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi dhe lexonte deri n\u00eb 3 apo 4 t\u00eb m\u00ebngjesit. Ai ishte njeri shum\u00eb i ditur dhe dukej. N\u00eb at\u00eb mosh\u00eb q\u00eb iku me zot\u00ebrim t\u00eb tre gjuh\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, pa p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb tjerat. Kishte elokuenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme protokollare\u201d, tha Duka.<\/p>\n<p>Ish-deputeti dhe kreu i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nd\u00ebrsa rr\u00ebfeu historin\u00eb e njohjes s\u00eb tij me Fatos Nanon dhe bashk\u00ebpunimin me t\u00eb nd\u00ebr vite si pjes\u00eb e kabinetit dhe miq\u00ebsin\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb ndarjes nga jeta, kujtoi edhe ulje-ngritjet politike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb liderit socialist me partin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ish-ministri shprehu keqardhjen q\u00eb PS nuk e mb\u00ebshteti kandidatur\u00ebn e Nanos n\u00eb 2007 p\u00ebr president, duke shtuar se ai nuk ishte hakmarr\u00ebs dhe pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, i la ambiciet politike dhe m\u00eb pas uj\u00ebrat u qet\u00ebsuan dhe u afrua p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb m\u00eb surprizoi sot ishte edhe ajo q\u00eb tha kryeministri Rama sot, \u201core sa shum\u00eb t\u00eb paskan dashur!\u201d. Edhe pjesa e ndarjes s\u00eb buk\u00ebs dhe historit\u00eb e p\u00ebrplasjeve, deklaratat apo pjesa n\u00eb librin \u201cKurban\u201d. Politika i ka k\u00ebto. Keqardhje q\u00eb nuk u pranua p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb president. Vet\u00ebm Taulant Balla i doli n\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb PS n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej presidedent. PS nuk e mb\u00ebshteti Nanon p\u00ebr postin e presidentit. Derisa nuk pati m\u00eb ambicie politike dhe situata u p\u00ebrmir\u00ebsua. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb politika n\u00eb fakt\u201d, tha Duka mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>Madje ai kujtoi se PS duhet ta kishte vler\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb dhe ta mb\u00ebshteste n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAs Ilir Meta nuk e donte Fatos Nanon p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjeve t\u00eb tyre, por e b\u00ebri nj\u00eb postim ngush\u00ebllues. Nano s\u2019ishte i dashuruar me pushtetin dhe faktet e treguan, ku n\u00eb 2005 pranoi rotacionin e pushtetit. U m\u00ebrzit shum\u00eb kur humb\u00ebm m\u00eb 2005, por n\u00eb fund e pranoi. PS u distancua nga Nano dhe e lan\u00eb vet\u00ebm. M\u00eb pas nuk pati m\u00eb ambicie\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Por Nano ishte edhe njeri jo vet\u00ebm i artit politik, por edhe i batutave pikante. Duka kujtoi me humor dy prej tyre, nj\u00eb takim n\u00eb Fier me banor\u00ebt dhe shprehjen epike \u201cUn\u00eb jam fatos Nano, pas m\u00eb vjen historia\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKujtoj nj\u00eb takim n\u00eb Fier p\u00ebr nj\u00eb grant me banor\u00ebt, ik\u00ebn dritat atje, err\u00ebsir\u00eb, kur d\u00ebgjojm\u00eb nj\u00eb z\u00eb: Posht\u00eb qeveria! Kur shiko ne, ai ishte Fatos Nano, ashtu ishte ai, e \u00e7liroi menj\u00ebher\u00eb situat\u00ebn e krijuar atje. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ashtu ishte, iknin edhe dritat. Nano Ka l\u00ebn\u00eb histori jo vet\u00ebm n\u00eb politik\u00eb, por edhe jasht\u00eb saj, madje edhe kur tha \u201cPas meje vjen historia\u201d, ishte pak d\u00eblir i tij, por ai nuk i donte servil\u00ebt, i kishte alergji\u201d, vijoi ish-deputeti dhe miku i ish-kryeministrit dhe liderit historik t\u00eb socialist\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi Nanon nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si pjes\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij biologjike, sikurse baban\u00eb e tij. Tiparet e tij si liberal, modern, me humor dhe i zgjuar, e b\u00ebnin njeri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur t\u00eb tjer\u00ebt e kujtojn\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb familjes politike, un\u00eb e respektoj Nanon si pjes\u00eb t\u00eb familjes time biologjike. Nj\u00ebsoj sikur ta kisha baba. Po t\u00eb ishte Nano ende, PS do ishte ndryshe sot. Ai nuk kishte m\u00eb ambicie politike, sepse po t\u00eb kishte do kishte krijuar probleme, ndaj edhe kur ai nuk pati m\u00eb ambicie, ata e afruan. Por ai nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb hakmarr\u00ebs\u201d, p\u00ebrfundoi kreu i PAA.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri n\u00eb kabinetin \u201cNano\u201d, Agron Duka, aktualisht kreu i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste, kujtoi historin\u00eb e miq\u00ebsis\u00eb dhe njohjes me ish-kryeministrin e ndjer\u00eb Fatos Nano, i cili u p\u00ebrcoll sot p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, pasi u nda nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 73-vje\u00e7are. Ish-deputeti tha se n\u00eb vitin 2000 mori telefonat\u00ebn e par\u00eb nga Nano, t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":127235,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-127234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127234"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127236,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127234\/revisions\/127236"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}