{"id":127376,"date":"2025-11-03T22:03:06","date_gmt":"2025-11-03T22:03:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127376"},"modified":"2025-11-03T22:03:06","modified_gmt":"2025-11-03T22:03:06","slug":"e-djathta-maqedonase-dhe-vlen-fitojne-zgjedhjet-lokale-me-80","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/03\/e-djathta-maqedonase-dhe-vlen-fitojne-zgjedhjet-lokale-me-80\/","title":{"rendered":"E djathta maqedonase dhe VLEN fitojn\u00eb zgjedhjet lokale me 80%"},"content":{"rendered":"<p><strong>Valona Tela<\/strong><\/p>\n<p>Plot 65 nga 81 vendet e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebrfunduan n\u00eb duart e VMRO-DPMNE-s\u00eb dhe VLEN-it.<\/p>\n<p>K\u00ebtu hyn edhe partneri i tret\u00eb qeveritar, ZNAM, q\u00eb mbetet n\u00eb krye t\u00eb pushtetit lokal n\u00eb komun\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit, Kumanov\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se partner\u00ebt qeveritar\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se kan\u00eb pushtetin qendror, gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb qeverisin edhe n\u00eb nivel lokal n\u00eb mbi 80% t\u00eb komunave dhe qyteteve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qart\u00eb se me k\u00ebt\u00eb pushtet, gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb duart e VMRO-DPMNE-s\u00eb dhe VLEN-it &#8211; nga kanalizimi deri tek integrimi evropian. Mendoj se pasi t\u00eb kaloj\u00eb kjo eufori, ata do t\u00eb p\u00ebrballen me presione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, sepse gjith\u00e7ka duhet t\u00eb zgjidhet prej tyre\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb gazetari dhe analisti politik, Nazim Rashidi.<\/p>\n<p>Ai thekson se partit\u00eb nuk duhet ta shohin k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm si \u201crezultat t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr to\u201d, por duhet t\u00eb mendojn\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTani, gjith\u00e7ka do t\u00eb varet nga veprimet e tyre\u201d, thot\u00eb Rashidi.<\/p>\n<p>Nga 65 vendet e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave t\u00eb fituara nga k\u00ebto dy parti, 55 i takojn\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb, nd\u00ebrsa 10 VLEN-it.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dominimi \u00ebsht\u00eb par\u00eb tashm\u00eb, por a \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsimi?<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse zgjedhjet lokale e rrit\u00ebn dominimin e nj\u00eb partie n\u00eb politik\u00ebn maqedonase, ky nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb ndryshim i papar\u00eb m\u00eb her\u00ebt, thot\u00eb analisti dhe drejtori i Qendr\u00ebs maqedonase p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Aleksandar K\u00ebrzhalovski.<\/p>\n<p>VMRO-DPMNE, krahasuar me zgjedhjet e m\u00ebparshme kur kishte 42 kryetar\u00eb komunash, tani ka edhe 13 m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrzhalovski kujton se edhe para dy cikleve zgjedhore, vendi kishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, partia at\u00ebher\u00eb n\u00eb pushtet, LSDM, fitoi 57 kryetar\u00eb komunash, nd\u00ebrsa VMRO-DPMNE vet\u00ebm pes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebrat ndryshojn\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht te ne shum\u00eb m\u00eb shpejt sesa mendojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Prandaj, besoj se ky m\u00ebsim \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb dhe tani do t\u00eb veprohet m\u00eb me kujdes\u201d, thot\u00eb K\u00ebrzhalovski p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-s\u00eb, Hristijan Mickoski, pas shpalljes s\u00eb fitores s\u00eb thell\u00eb n\u00eb rundin e dyt\u00eb, paralajm\u00ebroi p\u00ebr kujdes.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do zgjedhje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh, dhe k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb mesazh edhe p\u00ebr ne: t\u00eb mos e teprojm\u00eb me fitoren, por t\u00eb veprojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb na dhan\u00eb qytetar\u00ebt dhe ta justifikojm\u00eb at\u00eb. T\u00eb ndryshojm\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohemi\u201d, tha Mickoski nat\u00ebn e 2 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si t\u00eb \u201ckthehen\u201d LSDM-ja dhe BDI-ja?<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa partit\u00eb n\u00eb pushtet tani e kan\u00eb fuqin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, opozita &#8211; Lidhja Social-Demokrate e Maqedonis\u00eb dhe Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim &#8211; duhet ta kthej\u00eb v\u00ebmendjen te vetja p\u00ebr t\u2019u rikthyer si aktor\u00eb politik\u00eb pas humbjes n\u00eb zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht, edhe ata vet\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb konkurruese&#8230; Ndoshta nj\u00eb rishqyrtim i t\u00eb gjithave q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn e kaluar &#8211; nga Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs, Marr\u00ebveshja me Bullgarin\u00eb dhe propozimi francez &#8211; p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa ndikuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat t\u00eb zgjedhjeve lokale, por edhe n\u00eb ato parlamentare, vitin e kaluar\u201d, thot\u00eb K\u00ebrzhalovski, duke aluduar te LSDM-ja.<\/p>\n<p>Por, edhe BDI-ja, sipas tij, \u00ebsht\u00eb parti socialdemokrate sipas ideologjis\u00eb s\u00eb saj, ndaj t\u00eb dyja partit\u00eb duhet t\u00eb rishikojn\u00eb n\u00ebse dhe si duan t\u00eb rikthehen te socialdemokracia.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht, duhet t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e qytetar\u00ebve dhe ta reflektojn\u00eb at\u00eb n\u00eb strukturat e tyre partiake, t\u00eb ken\u00eb hapje dhe demokraci t\u00eb brendshme\u201d, sipas K\u00ebrzhalovskit.<\/p>\n<p>Rashidi, nga ana tjet\u00ebr, v\u00eb n\u00eb dukje se t\u00eb dyja partit\u00eb jan\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb ndryshme, por rezultatet jan\u00eb nj\u00eb sinjal alarmi p\u00ebr secil\u00ebn &#8211; jo vet\u00ebm p\u00ebr vendimet kadrovike, por edhe p\u00ebr politikat q\u00eb ndjekin, duke marr\u00eb parasysh ndryshimet e gjeneratave n\u00eb sken\u00eb.<\/p>\n<p>Socialdemokrat\u00ebt, si\u00e7 thot\u00eb ai, ndoshta jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb konsolidim t\u00eb caktuar, pasi vet\u00eb theksojn\u00eb se kan\u00eb drejtues relativisht t\u00eb rinj. Por, pavar\u00ebsisht nga kjo, ata duhet t\u00eb p\u00ebrballen me rezultatet dhe t\u00eb shohin se ku kan\u00eb gabuar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr BDI-n\u00eb, ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb moment i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb serioze\u201d, thot\u00eb Rashidi.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt e LSDM-s\u00eb dhe BDI-s\u00eb, Venko Filip\u00e7e dhe Ali Ahmeti, paralajm\u00ebruan ndryshime kadrovike.<\/p>\n<p>Filip\u00e7e, edhe pas rundit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve lokale, ku partia e tij fitoi vet\u00ebm n\u00eb gjasht\u00eb komuna, ishte i qart\u00eb se nuk do t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje, por theksoi se rezultatet jan\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr drejtimin n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb l\u00ebviz\u00eb partia.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e socialdemokrat\u00ebve, dor\u00ebheqje ka dh\u00ebn\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb nga n\u00ebnkryetar\u00ebt, Ana \u00c7upecska, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb u t\u00ebrhoq edhe Gjorgji Galetanovski nga pozita e kreut t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb Shkupit, ku partia nuk arriti t\u00eb hynte as n\u00eb rundin e dyt\u00eb n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb BDI, aktualisht, nuk ka dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Ahmeti, n\u00eb fjalimin e tij, theksoi se rezultatet jan\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr forcimin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>BDI, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje udh\u00ebhoqi koalicionin Aleanca Komb\u00ebtare p\u00ebr Integrim, fitoi vet\u00ebm kat\u00ebr kryetar\u00eb komunash.<\/p>\n<p>Zgjedhjet lokale m\u00eb 19 tetor dhe rundi i dyt\u00eb m\u00eb 2 n\u00ebntor ishin t\u00eb tetat pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, m\u00eb 1991.<\/p>\n<p>Ato u mbajt\u00ebn m\u00eb pak se dy vjet pas zgjedhjeve parlamentare, n\u00eb t\u00eb cilat VMRO-DPMNE-ja, pas shtat\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb opozit\u00eb, u rikthye n\u00eb pushtet qendror, duke b\u00ebr\u00eb koalicion me VLEN-in dhe ZNAM-in dhe duke \u00e7uar n\u00eb opozit\u00eb LSDM-n\u00eb, por edhe BDI-n\u00eb, q\u00eb ishte n\u00eb pushtet rreth dy dekada.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Valona Tela Plot 65 nga 81 vendet e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebrfunduan n\u00eb duart e VMRO-DPMNE-s\u00eb dhe VLEN-it. K\u00ebtu hyn edhe partneri i tret\u00eb qeveritar, ZNAM, q\u00eb mbetet n\u00eb krye t\u00eb pushtetit lokal n\u00eb komun\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit, Kumanov\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se partner\u00ebt qeveritar\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se kan\u00eb pushtetin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":127377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-127376","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127376","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127376"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127376\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127378,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127376\/revisions\/127378"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}