{"id":127663,"date":"2025-11-06T11:59:48","date_gmt":"2025-11-06T11:59:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127663"},"modified":"2025-11-06T11:59:48","modified_gmt":"2025-11-06T11:59:48","slug":"ps-rrezoi-interpelancen-me-ballukun-balliu-tregon-prangat-te-gjithe-ne-qeli-qe-te-shpetoje-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/06\/ps-rrezoi-interpelancen-me-ballukun-balliu-tregon-prangat-te-gjithe-ne-qeli-qe-te-shpetoje-rama\/","title":{"rendered":"PS rr\u00ebzoi interpelanc\u00ebn me Ballukun\/ Balliu tregon prangat: T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb qeli q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Rama!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Klevis Balliu ka l\u00ebshuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar projektin si nj\u00eb \u201cmega afer\u00eb korruptive\u201d dhe duke vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Balliu tha se, shefi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj afere nuk \u00ebsht\u00eb ministrja Balluku, por vet\u00eb kryeministri Rama, i cili, sipas tij, \u201ci ka hapur rrug\u00eb k\u00ebsaj afere me firm\u00ebn e tij\u201d.<\/p>\n<p>Fjala e tij u nd\u00ebrpre nga drejtuesi i seanc\u00ebs, i cili e paralajm\u00ebroi se po shkelte kodin e etik\u00ebs duke p\u00ebrdorur biografi personale dhe histori familjare, referuar krahasimeve q\u00eb deputeti b\u00ebri mes ministres Balluku dhe gjyshit t\u00eb saj, Beqir Balluku.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nd\u00ebrhyrjes, deputeti vazhdoi fjal\u00ebn e tij, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje maxhoranc\u00ebs t\u00eb distancohet nga k\u00ebto afera, duke paralajm\u00ebruar se do t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Balliut<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se arsyeja themelore pse nuk preferohet q\u00eb t\u00eb diskutohet kjo \u00e7\u00ebshtje me Belinda Ballukun, \u00ebsht\u00eb se sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb flasi Belinda Balluku, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb dilte n\u00eb pah se shefi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj mega afere, tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Njeriu i cili i ka hapur rrug\u00eb k\u00ebsaj afere me firm\u00ebn e tij p\u00ebrpara se t\u00eb firmosi Belinda Balluku. \u00cbsht\u00eb Edi Rama i cili ndryshoi projektin me firm\u00ebn e tij, pik\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb fillonte vjedhjen p\u00ebr kompanin\u00eb e miqve t\u00eb tij. Ky projekt korruptiv nisi si \u00e7do procedur\u00eb tjet\u00ebr. U b\u00eb nj\u00eb gar\u00eb, e fitoi nj\u00eb kompani, Gjoka Construction dhe m\u00eb pas me urdh\u00ebr nga lart, Balluku e anulon. E anulon procedur\u00ebn pavar\u00ebsisht se komisioni i verifikimit kishte kryer t\u00eb gjitha procedurat dhe kishte verifikuar se kjo gar\u00eb q\u00eb ishte po ashtu me nj\u00eb \u00e7mim marramend\u00ebs prej 140 milion\u00eb eurosh, t\u00eb vazhdonte.<\/p>\n<p>Por Edi Rama kishte plane t\u00eb tjera p\u00ebr kompanin\u00eb e miqve t\u00eb tij. Dhe e rihap procedur\u00ebn jo m\u00eb me 140 milion\u00eb, por me 190 milion\u00eb euro t\u00eb tjera dhe ia jep nj\u00eb kompanie e cila kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, plot 12 milion\u00eb euro t\u00eb tjera m\u00eb shum\u00eb se oferta e dyt\u00eb. Pse ndodhte kjo? Kjo ndodhte p\u00ebr t\u00eb vjedhur m\u00eb shum\u00eb para, q\u00eb Belinda t\u00eb merrte pjes\u00ebn e vet, q\u00eb Berberi t\u00eb marri pjes\u00ebn e vet dhe q\u00eb patjet\u00ebr Edi Rama t\u00eb marri sa m\u00eb shum\u00eb. Shtesat e 50 milion\u00eb euro nuk mund t\u00eb vijn\u00eb kurr\u00eb nga nj\u00eb ministre pa urdh\u00ebrin e Edi Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb Edi Rama njeriu i cili ka firmosur. \u00cbsht\u00eb Edi Rama njeriu i cili \u00ebsht\u00eb arkitekti i k\u00ebsaj afere korruptive dhe patjet\u00ebr ka p\u00ebrdorur Belind\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat. S\u00eb dyti, p\u00ebr t&#8217;u siguruar, p\u00ebr t&#8217;u siguruar q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb shkonte vaj, q\u00eb vjedhja t\u00eb shkonte vaj, q\u00eb vjedhja e popullit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb shkonte vaj, tenderin e supervizimit ja japin kompanis\u00eb e cila n\u00eb hije drejtohej nga drejtori i ARSH-s\u00eb, Berberi dhe miku i tij, q\u00eb t\u00eb sigurohen se mos na l\u00ebviz ndonj\u00eb gj\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb e pat\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrgjime, se si Belinda Balluku merrte n\u00eb telefon dhe thoshte ktheju komisionit dhe anuloje procedur\u00ebn. Fol me turqit, fol me k\u00ebt\u00eb e me at\u00eb, ta shpallim nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Se k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb narko-shtet b\u00ebhen narko-tendra, nuk funksionojn\u00eb procedurat, nuk funksionojn\u00eb komisionet, nuk funksionojn\u00eb ligjet, funksionon asgj\u00eb. Funksionon telefoni edhe urdhri i Edi Ram\u00ebs. Dhe k\u00ebto afera, miliona e miliona eurosh, i b\u00ebhen popullit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. Pra, n\u00eb qoft\u00eb se qytetar\u00ebt sot doni t\u00eb dini pse sot keni m\u00eb pak para se dje, \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb k\u00ebta m\u00eb shum\u00eb para se dje. N\u00eb qoft\u00eb se doni t\u00eb dini pse sot nuk ja dalin dot 55% e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb mbyllin fundin e muajit, \u00ebsht\u00eb sepse k\u00ebta vjedhin me nga 50 milion\u00eb euro n\u00eb \u00e7do tender, me 90% n\u00eb \u00e7do tender. K\u00ebto nuk jan\u00eb akuza t\u00eb opozit\u00ebs. K\u00ebto nuk jan\u00eb shpikje t\u00eb opozit\u00ebs. Pyesni Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, kur t\u00eb vij\u00eb tani, q\u00eb jua ka nxjerr\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, q\u00eb ju ka nxjerr\u00eb 50 milion\u00eb euro, nga i \u00e7oni. Ku po shkojn\u00eb? Pyeteni Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit. Nga ikin k\u00ebto para? K\u00ebto para ikin n\u00eb xhepin e pushtetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb korruptuar q\u00eb ka njohur historia.<\/p>\n<p>Belinda Balluku ka sot mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se nga kush i erdhi urdhri dhe mos t\u00eb fshihet. Por bab\u00ebzia nuk njeh asnj\u00eb limit moral. Ju keni b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb s&#8217;mund t\u00eb mendohet kurr\u00eb. Ju p\u00ebr t\u00eb vjedhur para, keni rrezikuar edhe jet\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb duke mos b\u00ebr\u00eb as kolaudimin e rrug\u00ebs, i cili, t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, \u00ebsht\u00eb pika e fundit q\u00eb t\u00eb \u00e7ertifikon se kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb. Ju nuk e keni b\u00ebr\u00eb, sepse doni t\u00eb justifikoheni nes\u00ebr dhe t\u00eb thoni nuk e kemi marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim se s&#8217;\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kolaudimi, e ka fajin operatori. Dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vjedhje, nuk merrni as mundimin t\u00eb fshiheni. Por shikoni \u00e7far\u00eb ndodh. Pun\u00ebt i b\u00ebn Gjoka Construction, e cila nuk ndodhet n\u00eb asnj\u00eb let\u00ebr. As si kontraktor, as si n\u00ebnkontraktor. Por pun\u00ebt i kryen Gjoka Construction. Parat\u00eb i merr kompania turke e miqve t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Gjeopolitik\u00eb, thoshte nj\u00eb analist i juaj. Gjeopolitik\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb gjeo-korrupsion. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend pun\u00ebn e b\u00ebn dikush, por parat\u00eb i merr dikush tjet\u00ebr? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhet me telefona?<\/p>\n<p>Po kjo \u00ebsht\u00eb Republika e Palloshit. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti. Kjo \u00ebsht\u00eb Republika e banalitetit, e fjal\u00ebve t\u00eb ndyra q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00ebp\u00ebr telefonata nga individ\u00eb q\u00eb keni me vite q\u00eb i mbani ministra dhe s&#8217;kan\u00eb as minimumin e kultur\u00ebs. Por ai banalitet \u00ebsht\u00eb fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e kryetarit tuaj. Dhe sot prandaj nuk jan\u00eb k\u00ebtu. Prandaj nuk duan t\u00eb b\u00ebhet transparenc\u00eb. \u00c7far\u00eb e pengon transparenca hetimin? P\u00ebrkundrazi, vet\u00ebm e ndihmon hetimin. Tani, m\u00eb duhet t\u00eb them dhe dy fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zonj\u00eb, e cila ka mund\u00ebsin\u00eb sot t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb mea culpa, t\u00eb b\u00ebhet pentito, dhe t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. Mos b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gabim q\u00eb b\u00ebri gjyshi i vet, i cili kur Enver Hoxha shkonte n\u00eb Mosk\u00eb, t\u00eb na kritikonte Rushovin, nga frika se mos shoku Enver nuk po ktheheshe, mos i ndodhte ndonj\u00eb gj\u00eb, Beqir Balluku, dhe e keni n\u00eb arkivat e shtetit k\u00ebt\u00eb, Beqir Balluku shkon, Beqir Balluku shkon, Beqir Balluku, ti George Clooney rri. Beqir Balluku, Beqir Balluku, shkon n\u00eb ambasad\u00ebn sovjetike dhe i thot\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se nuk kthehet Enver Hoxha, un\u00eb do ju arrestoj dhe do ju pushkatoj, besnik deri n\u00eb fund. Dhe kur erdhi Enver Hoxha, i ke n\u00eb arkiv t\u00eb shtetit, dhe kur erdhi Enver Hoxha, e mori Beqirin e arrestoi. Mos b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjtin gabim si gjyshi jot.<\/p>\n<p>Mos b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjtin gabim si gjyshi jot, zonja Balluku. Dhe gjithashtu, mos harro nj\u00eb gj\u00eb dhe e k\u00ebrkoj n\u00eb arkiv t\u00eb shtetit, fjalimet m\u00eb t\u00eb egra kund\u00ebr Beqir Ballukut i ka b\u00ebr\u00eb Spiro Koleka, daja i shefit t\u00ebnd. Dhe ylli q\u00eb ra, Beqir Balluku, solli dhe yllin n\u00eb ngritje, nj\u00eb yll t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb kishin urdh\u00ebr partia ta nxirrnin n\u00eb krah me Nexhmien n\u00eb \u00e7do fotografi dhe ky ishte Kristaq Rama. Mos b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjtin gabim, se do t\u00eb p\u00ebrfundosh po nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>Tani, e kuptoj q\u00eb e keni problem shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Ju zot\u00ebrinj, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, keni nj\u00eb problem madhor me moralin. Ju zot\u00ebrinj keni problem madhor me moralin, partin\u00eb tuaj, por mbi t\u00eb gjitha me qytetar\u00ebt, se \u00e7far\u00eb b\u00ebni me nj\u00ebri-tjetrin, si\u00e7 thot\u00eb kryetari i partis\u00eb suaj, h\u00ebngshit kokat e nj\u00ebri-tjetrit. Por me qytetar\u00ebt, popullit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, 50 milion\u00eb euro p\u00ebr aferat korruptive t\u00eb Edi Ram\u00ebs nuk mund t\u00eb ndodhi kurr\u00eb. Dhe ju t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se, n\u00eb qoft\u00eb se nuk i referoheni fakteve dhe historis\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb bashkoheni te k\u00ebto pranga, nj\u00ebsoj si shum\u00eb koleg\u00eb tuaj, si shum\u00eb koleg\u00eb tuaj. Prandaj po ju them, zgjohuni sa s&#8217;\u00ebsht\u00eb von\u00eb, se si\u00e7 iku Erioni, e Beqja, e tjetri, e tjetri, do t&#8217;ju \u00e7oj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kok\u00ebn e vet. Po luftoni q\u00eb t\u00eb mbushi xhepat ky, se k\u00ebto jan\u00eb aferat e k\u00ebtij njeriu. Se ndryshe kishit shkuar ju, kishe shkuar ti Taulant n\u00eb takim. Pse shkoi Edi Rama?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Klevis Balliu ka l\u00ebshuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar projektin si nj\u00eb \u201cmega afer\u00eb korruptive\u201d dhe duke vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku. Balliu tha se, shefi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj afere nuk \u00ebsht\u00eb ministrja Balluku, por vet\u00eb kryeministri Rama, i cili, sipas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127664,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-127663","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127663"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127663\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127665,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127663\/revisions\/127665"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127664"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}