{"id":127666,"date":"2025-11-06T12:03:12","date_gmt":"2025-11-06T12:03:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127666"},"modified":"2025-11-06T12:03:12","modified_gmt":"2025-11-06T12:03:12","slug":"buxheti-rritet-por-jo-per-dijen-femijet-dhe-te-rinjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/06\/buxheti-rritet-por-jo-per-dijen-femijet-dhe-te-rinjte\/","title":{"rendered":"Buxheti rritet, por Jo p\u00ebr Dijen, f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Myqerem TAFAJ<\/strong><\/p>\n<p>Buxheti i vitit 2026 nuk ka ndonj\u00eb risi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ai prap\u00eb\u00ebsht\u00eb i orientuar tek detyrimet afatgjat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb taksapaguesit shqiptar\u00eb p\u00ebr koncensionet e kripura si dhe p\u00ebr kostot marramend\u00ebse t\u00eb investimeve n\u00ebinfrastruktur\u00eb, por jo n\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb arsimit.<\/p>\n<p>Vazhdon e nj\u00ebjta politik\u00eb e k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr n\u00ebnvler\u00ebsimin e investimit p\u00ebr dijen, f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e vendit. Nuk ka investim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb ardhmen e nj\u00eb vendi se sa ai q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr dijen dhe shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb rinjve. Buxheti p\u00ebr arsimin dhe shkenc\u00ebn z\u00eb 2,53 % t\u00eb PPB, brenda t\u00eb cilit:buxheti p\u00ebr arsimin parashkollor dhe at\u00eb 9-vjecar z\u00eb 1,33 % t\u00eb PPB; buxheti p\u00ebr arsimin e mes\u00ebm z\u00eb0,61 % t\u00eb PPB, ai p\u00ebr arsimin e lart\u00eb z\u00eb vet\u00ebm 0,46% t\u00eb PPB, madje ulet 2% krahasuar me buxhetin e vitit 2025.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa buxheti p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor (Fondi p\u00ebr shkenc\u00ebn) z\u00eb vet\u00ebm 0,06 % t\u00eb PPB, i cili \u00ebsht\u00eb fondi i cili destinohet p\u00ebr k\u00ebrkim shkencor p\u00ebr afro 6000 pedagog\u00eb dhe doktorant\u00eb. i vetmi buxhet q\u00eb\u00ebsht\u00eb rritur disi \u00ebsht\u00eb ai i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe z\u00eb 0,02 % t\u00eb PPB, ose sa 1\/3 e Fondit p\u00ebr shkenc\u00ebn, do t\u00eb thot\u00ebse ai \u00ebsht\u00ebi nj\u00ebjt\u00eb me buxhetin q\u00ebplanifikohet p\u00ebr veprimtarin\u00eb e k\u00ebrkimit shkencor p\u00ebr 2000 pedagog\u00eb dhe doktorant\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb lexosh rezultatet e pritshme nga buxhetit 2026 e kupton mir\u00eb se p\u00ebrse qeveria planifikon s\u00ebrish nj\u00eb financim kaq t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr arsimin, shkenc\u00ebn, nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt.<\/p>\n<p>Po t\u2019i referohemi rezultateve q\u00eb synohen t\u00eb arrihen, p\u00ebr periudh\u00ebn afatmesme 2026-2028,n\u00ebarsimin baz\u00eb thuhet: deri n\u00eb vitin 2028, 84% e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb mbarojn\u00eb arsimin baz\u00eb t\u00eb regjistrohen n\u00eb nj\u00eb nga format\/ llojet e arsimit t\u00eb mes\u00ebm! Kjo \u00ebsht\u00eb politik\u00eb p\u00ebr vendet e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb synon t\u00eb b\u00ebhet vend antar i BE t\u00eb pranoj q\u00eb 16 % e 15-vjecar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mbeten pa arsim t\u00eb mes\u00ebm. Ku do shkojn\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj? Do t\u00ebb\u00ebhen ata gjahu i bandave kriminale p\u00ebr t\u00eb shitur drog\u00eb apo p\u00ebr krime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb ket\u00eb objektiva t\u00eb tilla Shqip\u00ebria kur disa vende t\u00eb Europ\u00ebs zbatojn\u00eb prej vitesh politik\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb detyruar. Por, edhe n\u00ebse k\u00ebsaj maxhorance nuk i intereson t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb arsimin e mes\u00ebm t\u00eb detyruar p\u00ebr cdo nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfundon me sukses arsimin e detyruesh\u00ebm, p\u00ebrse nuk synon t\u00eb jet\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn mbi 90 %, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shifra 92% u arrit para 15 viteve!?<\/p>\n<p>Raporti i fundit i Progresit i BE thot\u00eb se 70 % e f\u00ebmij\u00ebve k\u00ebrc\u00ebnohen nga varf\u00ebria! Varf\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasja e ushqimit, apo kushteve t\u00eb tjera t\u00eb jetes\u00ebs, por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Shkollimi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kriteret par\u00ebsore. T\u00eb thuash q\u00eb 16 % e t\u00eb rinjve 15-vjecar\u00eb do t\u00eb mbeten me arsimin baz\u00eb 9-vjecar n\u00eb fundin e dekad\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj do t\u00eb mbeten pa shkollim t\u00eb mes\u00ebm dhe pa ndonj\u00eb profesion, qoft\u00eb edhe me kualifikim t\u00eb mes\u00ebm, p\u00ebr 6-7 dekadat q\u00eb vijn\u00eb, pra deri n\u00eb fundin e k\u00ebtij shekulli. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, k\u00ebta t\u00eb rinj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb predispozuarit p\u00ebr t\u00eb mbetur t\u00eb varf\u00ebr p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe k\u00ebrkimin shkencor relacioni thuasje nuk ka fare rezultate t\u00eb pritshme, p\u00ebrjashtuar nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, i cili lidhet me numrin e k\u00ebrkuesve shkencor\u00eb p\u00ebr 1000 banor\u00eb (deri n\u00eb vitin 2028 t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nivelin e mesatares s\u00eb vendeve t\u00eb OECD). Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb dyfishohet numri i k\u00ebrkuesve shkencor. Kjo duket shum\u00eb larg, kur shikon realitetin n\u00eb sistemin ton\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin vet\u00ebm p\u00ebr politika t\u00eb zhvillimit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Asnj\u00eb fjal\u00eb nuk thuhet n\u00eb relacion p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb m\u00ebsuesve dhe pedagog\u00ebve, cka do t\u00eb thot\u00eb se 2026 nuk do t\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb pagave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Buxheti si dokumenti politik qeveritar m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i nj\u00eb viti, i cili koston t\u00eb gjith\u00ebpolitikat e nj\u00eb qeverie, nuk ka asnj\u00eb fjali n\u00eb relacionin e tij p\u00ebr politika t\u00eb vecanta p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e vendit, p\u00ebrjashtuar politikat aq t\u00eb varf\u00ebra p\u00ebr shkollimin.Esht\u00eb pozitive q\u00eb ka nj\u00eb kapitull p\u00ebr buxhetin gjinor, por do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb publiku q\u00eb kuptonte, p\u00ebrmes buxhetit 2026, se si do t\u00eb jet\u00eb investimi i k\u00ebtij buxheti p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht asgj\u00eb nuk thuhet. F\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb harruar plot\u00ebsisht edhe n\u00eb buxhetin 2026. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb qeveria nuk ka ndjeshm\u00ebri p\u00ebr problemin themelor q\u00ebka Shqip\u00ebria: emigrimin masiv t\u00eb rinis\u00eb dhe nuk nd\u00ebrmerr asnj\u00eb politik\u00eb realiste kund\u00ebr emgrimit t\u00eb rinis\u00eb dhe shpopullimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb financim, q\u00eb planifikohet n\u00eb buxhetin 2026 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nivelet e arsimit, nuk mund t\u00eb pritet asnj\u00eb progres dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. Esht\u00eb financim sa p\u00ebr mbijetes\u00eb, nj\u00eb financim i nivelit t\u00eb vendeve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka nj\u00eb PPB prej 28,3 miliard Euro, do t\u00eb thot\u00eb se jemi nj\u00eb vend jo i varf\u00ebr, p\u00ebr arsimin parashkollor dhe at\u00eb baz\u00eb afro 1100 Euro p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs, 1700 Euro\/gjimnazist, 3000 Euro\/nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb arsimin professional dhe afro 1200 Euro\/student n\u00eb arsimin e lart\u00eb publik.<\/p>\n<p>Esht\u00eb interesante q\u00eb buxheti yn\u00eb planifikon gati 50 % m\u00eb shum\u00eb buxhet p\u00ebr nj\u00eb gjimnazist n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme dhe 2,5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb arsimin e mes\u00ebm profesional se sa p\u00ebr nj\u00eb student n\u00eb universitet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb cdo vend \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta! Megjithat\u00eb, financimi publik, q\u00eb planifikon buxheti 2026, p\u00ebr cdo nx\u00ebn\u00ebs dhe student,\u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 her\u00eb m\u00ebi ul\u00ebt se sa mesatarja e vendeve t\u00eb BE dhe t\u00eb OECD (p.sh. mesatarja e financimit t\u00eb OECD \u00ebsht\u00eb afro 10 mij\u00eb Euro \/f\u00ebmij\u00eb n\u00eb arsimin parashkollor, 11 mij\u00eb Euro\/nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb arsimin baz\u00eb dhe t\u00eb mes\u00ebm, si dhe 13 mij\u00eb Euro\/student n\u00eb arsimin e lart\u00eb).\u00a0Me k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb financimit p\u00ebr gjith\u00eb arsimin prej 2,5 % t\u00eb PPB, gati 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa n\u00eb vendet e OECD dhe BE,kuptohet leht\u00eb se qeveria nuk ka asnj\u00eb objektiv t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebp\u00ebr reforma modernizuese t\u00eb sistemit t\u00eb arsimit, p\u00ebr t\u00eb afruar cil\u00ebsi dhe standarte t\u00eb nj\u00eb vendi europian.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb nivel kaq t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb financimit shumica e shkollave tona publike do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb kushtet elementare p\u00ebr m\u00ebsim p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt. Prandaj nuk duhet t\u00eb habitemi se p\u00ebrse n\u00eb PISA krahasohemi me Palestin\u00ebn, p\u00ebrse asnj\u00eb universitet publik nuk hyn dot n\u00eb rankime internacionale, p\u00ebrse maturant\u00ebt parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb largohen p\u00ebr studime jasht\u00eb vendit, p\u00ebrse vendi yn\u00eb ka prodhimtarin\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt shkencore jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, por edhe brenda rajonit t\u00eb Ballkanit, dhe shum\u00eb rrjedhoja t\u00eb tjera q\u00eb njihen mir\u00eb nga gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, student\u00ebt dhe gjith\u00eb opinion publik.Ky nivel kaq i ul\u00ebt i investimit p\u00ebr arsimin dhe shkenc\u00ebn \u00ebsht\u00eb sa gjysma e premtimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kjo maxhoranc\u00eb q\u00eb kur erdhi n\u00eb pushtet, n\u00eb vitin 2013, se p\u00ebr arsimin buxhetin do t\u00eb conte n\u00eb 5 % t\u00eb PPB.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria me k\u00ebt\u00eb PPB prej 28, 3 miliard Euro hyn n\u00eb grupin e vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta dhe jo vend i varf\u00ebr. Por, fatkeq\u00ebsisht, kjo qeveri investon p\u00ebr arsimin, f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb aq sa investojn\u00eb vendet e varf\u00ebra t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Myqerem TAFAJ Buxheti i vitit 2026 nuk ka ndonj\u00eb risi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ai prap\u00eb\u00ebsht\u00eb i orientuar tek detyrimet afatgjat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb taksapaguesit shqiptar\u00eb p\u00ebr koncensionet e kripura si dhe p\u00ebr kostot marramend\u00ebse t\u00eb investimeve n\u00ebinfrastruktur\u00eb, por jo n\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb arsimit. Vazhdon e nj\u00ebjta politik\u00eb e k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr n\u00ebnvler\u00ebsimin e investimit p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":125814,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-127666","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127666"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127666\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127667,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127666\/revisions\/127667"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}