{"id":127719,"date":"2025-11-06T20:52:59","date_gmt":"2025-11-06T20:52:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127719"},"modified":"2025-11-06T21:04:31","modified_gmt":"2025-11-06T21:04:31","slug":"berisha-ligji-per-barazine-gjinore-mohon-realitetin-biologjik-dhe-shthur-kuptimin-gjinise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/06\/berisha-ligji-per-barazine-gjinore-mohon-realitetin-biologjik-dhe-shthur-kuptimin-gjinise\/","title":{"rendered":"Berisha: Ligji p\u00ebr barazin\u00eb gjinore mohon realitetin biologjik dhe shthur kuptimin e gjinis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashp\u00ebr ndaj projektligjit t\u00eb ri p\u00ebr barazin\u00eb gjinore t\u00eb prezantuar nga mazhoranca e Edi Ram\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb \u2018nj\u00eb akt ideologjik q\u00eb shthur kuptimin e gjinis\u00eb, rrezikon lirit\u00eb themelore dhe shkel Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>Nw njw prononcim pwr mediat jashtw sallws sw Kuvendit Berisha tha se, ky ligj mohon realitetin biologjik, shthur kuptimin gjinis\u00eb dhe imponon nj\u00eb rend t\u00eb ri ideologjik t\u00eb ekstremit t\u00eb majt\u00eb post-marksist.<\/p>\n<p>\u201cPseudo-mazhoranca k\u00ebrkon t\u00eb mbyll\u00eb parlamentin pa debat, p\u00ebr projektligjin p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, t\u00eb cilin e paraqet n\u00eb Kuvend si nj\u00eb detyrim ndaj BE.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast dua t\u00eb deklaroj sa vijon:<\/p>\n<p>PD n\u00eb pushtet dhe n\u00eb opozit\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet totalisht e vendosur t\u00eb luftoj\u00eb \u00e7do form\u00eb diskriminimi, e aq m\u00eb tep\u00ebr diskriminimi midis burrit dhe gruas, n\u00ebn\u00ebs dhe babait, motr\u00ebs dhe v\u00ebllait, por dhe diskriminimin p\u00ebr shkaqe t\u00eb tjera, nd\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebr orientimin seksual.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, PD ka miratuar nj\u00eb nga ligjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb koh\u00ebs, i cili i jep p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00e7do forme diskriminimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por n\u00eb rast se i referohemi vet\u00eb direktivave t\u00eb BE, t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb relacionin e k\u00ebtij ligji, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs evropiane, del e qart\u00eb se asnj\u00ebra prej k\u00ebtyre direktivave, nuk p\u00ebrmend identitete gjinore apo shprehje gjinore, apo p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb shum\u00ebfishta.<\/p>\n<p>Absolutisht asnj\u00ebra.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi k\u00ebto direktiva t\u00eb BE, sipas ekspert\u00ebve q\u00eb i kan\u00eb studiuar ato, e kan\u00eb q\u00eb n\u00eb titull konceptin binar dhe natyror t\u00eb grave dhe burrave.<\/p>\n<p>E drejta e BE n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb parim t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb pandryshuesh\u00ebm, barazin\u00eb midis grave dhe burrave.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb standardi evropian i vet\u00ebm i pranuar edhe juridikisht nga t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e t\u00eb drejt\u00ebs europiane q\u00eb kan\u00eb studiuar k\u00ebto direktiva, kan\u00eb gjetur se direktivat e v\u00ebrteta q\u00eb formojn\u00eb b\u00ebrtham\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs evropiane p\u00ebr barazin\u00eb gjinore jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi parimin e barazis\u00eb midis burrave dhe grave, pa asnj\u00eb referenc\u00eb mbi identitetin jobinar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Gjykata e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb BE \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen C423\/04 Richards theksoi se p\u00ebrcaktimi i kushteve p\u00ebr njohjen e ndryshimit t\u00eb gjinis\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e shteteve an\u00ebtare dhe jo nj\u00eb detyrim q\u00eb buron nga e drejta e bashkimit.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, BE nuk imponon uniformitet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e identitetit gjinor dhe \u00e7do shtet ruan t\u00eb drejt\u00ebn e vet sovrane p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton gjinia n\u00eb rendin e tij juridik.<\/p>\n<p>Le t\u2019u referohemi fakteve. 21 nga 27 shtete an\u00ebtare t\u00eb BE njohin vet\u00ebm identitetin binar gjinor, mashkull dhe fem\u00ebr si kategori gjinore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb pakic\u00eb e kufizuar shtetesh kan\u00eb futur nj\u00eb kategori t\u00eb tret\u00eb ose neutrale.<\/p>\n<p>Por teksti i modelit shqiptar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb ekstrem ideologjikisht se edhe legjislacionet e k\u00ebtyre pak vendeve q\u00eb njohin gjinin\u00eb neutrale.<\/p>\n<p>Ky realitet faktik dhe juridik tregon se standardi i detyruar evropian p\u00ebr njohjen e identiteteve t\u00eb shum\u00ebfishta gjinore, nuk ekziston dhe se e drejta e BE dhe ligjet e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE jan\u00eb binare. Ato nuk i njohin shtetit asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb biologji, antropologji as edhe n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e njeriut.<\/p>\n<p>Ky projektligj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrafrim me BE, por largim prej tij.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria miraton nj\u00eb korniz\u00eb ligjore q\u00eb asnj\u00eb vend an\u00ebtar nuk e ka, duke futur n\u00eb sistemin e vet nj\u00eb element ideologjik q\u00eb nuk gjen as precedent evropian dhe do p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb eksperiment t\u00eb madh tragjik social dhe juridik q\u00eb rikthen n\u00eb nj\u00eb format t\u00eb ri Kushtetut\u00ebn fam\u00ebzez\u00eb t\u00eb vitit 1976, e cila ndaloi lirin\u00eb e besimit dhe nd\u00ebrgjegjes dhe shpalli si t\u00eb vetmen ideologji t\u00eb pranueshme at\u00eb ateiste-materialiste duke d\u00ebnuar \u00e7do gj\u00eb ideologji q\u00eb nuk p\u00ebrputhej me t\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmi e saj jan\u00eb sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar, protestat para parlamentit t\u00eb komuniteteve t\u00eb m\u00ebdha fetare, t\u00eb cilat kan\u00eb kund\u00ebrshtuar me dokumente dhe n\u00eb fund p\u00ebrfunduan n\u00eb protesta, k\u00ebt\u00eb ligji, i cili shthur gjinin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb fund duhet kujtuar ajo q\u00eb ka theksuar vet\u00eb Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, \u00a0\u00e7\u00ebshtja \u2018Goduin\u2019 kund\u00ebr Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar 2002: Lirit\u00eb dhe barazia duhet t\u00eb interpretohen n\u00eb drit\u00ebn e nevoj\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e rendit moral, dhe t\u00eb drejt\u00ebs natyrore n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu neni 9 i Konvent\u00ebs Europian\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, e njeh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb themelore, duke theksuar se, \u00e7do kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb dhe t\u00eb shpreh\u00eb, besimin e tij fetar, individualisht ose kolektivisht, n\u00eb publik apo privatisht.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo projektligji v\u00eb n\u00eb rrezik k\u00ebtu, k\u00ebt\u00eb shtyll\u00eb kryesore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb besimit. Ai krijon n\u00eb situat\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr ata q\u00eb lexojn\u00eb Kuranin dhe interpretojn\u00eb familjen sipas vargjeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por ata q\u00eb lexojn\u00eb Ungjillin dhe flasin p\u00ebr familjen, sipas m\u00ebsimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por ata q\u00eb lexojn\u00eb Talmudin dhe flasin sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb tij, dhe p\u00ebr \u00e7do teolog q\u00eb flet dhe mbron parimin e krijimit mashkull-fem\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto q\u00ebndrime mund t\u00eb p\u00ebrballen me padi p\u00ebr diskriminim gjinor sipas k\u00ebtij ligji, vet\u00ebm sepse kan\u00eb shprehur doktrin\u00ebn e besimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ky shqet\u00ebsim i tyre u shpreh me disa dokumente, me disa takime me parlamentar, dhe s\u00eb fundmi pasi u hodh\u00ebn posht\u00eb k\u00ebrkesat e tyre, p\u00ebrfundoi me nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve fetare kund\u00ebr k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>I garantoj se Shqip\u00ebria, vendi i toleranc\u00ebs fetare vendi i besimeve, jo tre, por edhe m\u00eb shum\u00eb besimeve, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb, nuk do miratoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb komunitetet fetare t\u00eb dalin n\u00eb protesta para parlamentit, kund\u00ebr ndonj\u00eb ligji.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebtejmi mund t\u00eb konkludojm\u00eb se projektligji i paraqitur n\u00eb Kuvend nuk ka si q\u00ebllim mbrojtjen e grave, burrave apo individ\u00ebve nga diskriminimi, por hap rrug\u00ebn p\u00ebr imponimin e nj\u00eb ideologjie post-marksiste t\u00eb ekstremit t\u00eb majt\u00eb sorosiane, m\u00eb e rrezikshmja e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Mohon realitetin biologjik, shthur kuptimin e gjinis\u00eb, krijon baz\u00ebn ligjore p\u00ebr censur\u00eb, kufizon lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut, lirin\u00eb e mendimit dhe shprehjes s\u00eb tij, lirin\u00eb e besimit dhe shprehjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, ky ligj nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen e barazis\u00eb midis burrit dhe gruas dhe t\u00eb orientimit seksual t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb individit nga diskriminimi, por ka si q\u00ebllim p\u00ebrmbysjen e rendit juridik demokratik ekzistues q\u00eb bazohet n\u00eb vlerat dhe t\u00eb v\u00ebrtetat hyjnore, biologjike, tradicionale, mij\u00ebravje\u00e7are, n\u00eb Kushtetut\u00ebn, kodet, ligjet e vendit, konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe i z\u00ebvend\u00ebson ato me rendin e ri ideologjik t\u00eb ekstremit t\u00eb majt\u00eb post-marksist bazuar n\u00eb ideologjin\u00eb \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes gjinore, mohimit t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, vendosjes s\u00eb censur\u00ebs me ligj.<\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebr barazin\u00eb gjinore bie ndesh me frym\u00ebn dhe germ\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, rendin juridik n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji asgj\u00ebson nenet themelore t\u00eb Kushtetut\u00ebs si nenet 18, 22, 24, 54 q\u00eb garantojn\u00eb barazin\u00eb para ligjit, lirin\u00eb e mendimit dhe shprehjes s\u00eb tij, lirin\u00eb e besimit fetar, t\u00eb drejt\u00ebn e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u2019u siguruar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre edukim moral dhe fetar n\u00eb\u00a0 p\u00ebrputhje me bindjet e tyre.<\/p>\n<p>Kjo sepse neni 18 i Kushtetut\u00ebs garanton barazin\u00eb para ligjit pa dallim gjinie, duke iu referuar dy gjinive biologjike, mashkull dhe fem\u00ebr si themel i rendit natyror dhe juridik t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Projektligji me koncepte post-marksiste t\u00eb identitetit t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb gjinor dhe t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrthurur, tejkalon kuadrin kushtetues dhe de facto rishkruan nenin 18.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, neni 22 i Kushtetut\u00ebs q\u00eb mbron lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb shtypit bie ndesh me dispozitat e projektligjit q\u00eb nd\u00ebshkon dhe kriminalizon fjal\u00ebn ndryshe.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij ligji, \u00e7do q\u00ebndrim nuk p\u00ebrputhet me doktrin\u00ebn post-marksiste t\u00eb identitetit gjinor, kthehet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb censure me ligj q\u00eb ndalon debatin, k\u00ebrkimin shkencor, kriminalizon mendimin ndryshe, por edhe vet\u00eb nd\u00ebrgjegjen. Asgj\u00ebson demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, neni 24 i Kushtetut\u00ebs garanton lirin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes, mendimit dhe besimit fetar dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb hoxh\u00eb, nj\u00eb prift, nj\u00eb pastor do t\u00eb lexoj\u00eb sipas m\u00ebsimeve t\u00eb Kuranit, Bibl\u00ebs, Talmudit parimet e familjes, duke iu referuar Ev\u00ebs dhe Adamit, burrit dhe gruas, ai rrezikon t\u00eb marr\u00eb gjoba dhe t\u00eb nd\u00ebshkohet gjer edhe me burg.<\/p>\n<p>Ky skenar absurd do t\u00eb thot\u00eb se shteti n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb pluralizmin fetar, pluralizmin moral, pluralizmin e mendimit dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjes, p\u00ebrpiqet t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb fe t\u00eb re q\u00eb nuk pranon as kund\u00ebrshti, as besim, as debat, por vet\u00ebm n\u00ebnshtrim pa pasur mund\u00ebsi ta kund\u00ebrshtosh.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, neni 54 i Kushtetut\u00ebs u njeh prind\u00ebrve t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u siguruar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre edukim moral dhe fetar n\u00eb p\u00ebrputhje me bindjet e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Futja e edukimit gjinor me p\u00ebrmbajtje q\u00eb promovon koncepte t\u00eb shum\u00ebfishta identitare, po vet\u00ebm pa p\u00eblqimin e prind\u00ebrve, por edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat e tyre, p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb autoritetit prind\u00ebror dhe familjes, por p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shtet\u00ebzim t\u00eb privacis\u00eb dhe t\u00eb drejtave themelore.<\/p>\n<p>Shteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shtet\u00ebzon nd\u00ebrgjegjen, shtet\u00ebzon f\u00ebmij\u00ebt, shtet\u00ebzon formimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb ky projektligj rrafshon vlerat e m\u00ebdha mbi t\u00eb cilat bazohet familja dhe shoq\u00ebria, me nj\u00eb impononim ideologjik i cili ka synim nj\u00eb rend t\u00eb ri post-familje, bazuar n\u00eb identitete t\u00eb shum\u00ebfishta.<\/p>\n<p>Projektligji minon apo hedh posht\u00eb kodet ekzistuese t\u00eb republik\u00ebs, mbi t\u00eb cilat bazohet rendi juridik.<\/p>\n<p>Kodi i familjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ligjet m\u00eb t\u00eb ndjeshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ligjet m\u00eb themelore p\u00ebr familjen dhe kund\u00ebr diskriminimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ky kod n\u00eb nenin 7 p\u00ebrcakton qart\u00ebsisht se martesa dhe familja bazohen n\u00eb bashkimin midis burrit dhe gruas duke njohur si shtyll\u00eb juridike morale realitetin biologjik mbi t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtohet jeta e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar termin gjini me identitet t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb gjinor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb thell\u00eb ideologjike n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr sepse p\u00ebrpiqet t\u00eb ndryshoj\u00eb vet\u00eb p\u00ebrkufizimin.<\/p>\n<p>Ndryshime t\u00eb thella p\u00ebson kodi i pun\u00ebs, ligjet p\u00ebr sportin, ligjet p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe nj\u00eb seri ligjesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Faktikisht ky ligj, ato q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr, barazin\u00eb gjinore, jo q\u00eb nuk e garanton, por krijon nj\u00eb mori problemesh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb rendi t\u00eb ri post-komunist, t\u00eb nj\u00eb ideologjie post-komuniste\u201d,u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashp\u00ebr ndaj projektligjit t\u00eb ri p\u00ebr barazin\u00eb gjinore t\u00eb prezantuar nga mazhoranca e Edi Ram\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb \u2018nj\u00eb akt ideologjik q\u00eb shthur kuptimin e gjinis\u00eb, rrezikon lirit\u00eb themelore dhe shkel Kushtetut\u00ebn e vendit. Nw njw prononcim pwr mediat jashtw sallws sw Kuvendit Berisha tha se, ky &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127720,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-127719","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127719"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127719\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127726,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127719\/revisions\/127726"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}