{"id":127824,"date":"2025-11-07T16:57:50","date_gmt":"2025-11-07T16:57:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127824"},"modified":"2025-11-07T16:57:50","modified_gmt":"2025-11-07T16:57:50","slug":"kunder-ligjeve-qe-sfidojne-vlerat-dhe-identitetin-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/07\/kunder-ligjeve-qe-sfidojne-vlerat-dhe-identitetin-shqiptar\/","title":{"rendered":"Kund\u00ebr ligjeve q\u00eb sfidojn\u00eb vlerat dhe identitetin shqiptar!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dje maxhoranca kaloi n\u00eb Kuvend pa diskutime projektligjin \u201cP\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore\u201d, duke kryer nj\u00eb atentat t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj Familjes shqiptare, tradit\u00ebs son\u00eb, Kushtetut\u00ebs dhe opozit\u00ebs. I paprecedent ishte sulmi i deputet\u00ebve socialist ndaj kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, Prof. Dr. Sali Berisha, vet\u00ebm pse mbrojti familjen shqiptare dhe vlerat e saj n\u00eb debatet mbi k\u00ebt\u00eb projektligj. Socialist\u00ebt k\u00ebrkuan me nj\u00eb brutalitet t\u00eb skajsh\u00ebm p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga Kuvendi, nj\u00eblloj si inkuizitor\u00ebt n\u00eb Mesjet\u00eb \u00e7onin njer\u00ebzit e ditur n\u00eb turr\u00ebn e druve, pse kund\u00ebrshtonin dogmat e tyre.<\/p>\n<p>Sikurse e ka cil\u00ebsuar me t\u00eb drejt\u00eb gazetari i talentuar Rezenbrik Serjani, \u201c<em>Dje<\/em> <em>sekti Rama dhe enturazhi i deputet\u00ebve servil\u00eb e t\u00eb pakarakter votuan me krenari ligjin p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, i cili n\u00eb p\u00ebrmbajtje \u00ebsht\u00eb ligji m\u00eb diabolik i k\u00ebtyre 34 viteve, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe familjeve shqiptare. Ky ligj \u00ebsht\u00eb derivim dhe zgjatim i agjendave sorosiane p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e familjes, duke thyer e shkat\u00ebrruar ekuilibrat e familjes tradicionale. Ai ka p\u00ebr q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e familjes si b\u00ebrthama e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>I. Ligj q\u00eb mbjell konfuzion n\u00eb realitetin shoq\u00ebror shqiptar<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore\u201d p\u00ebrfshin terma t\u00eb rinj, tejet sfidues dhe t\u00eb paqart\u00eb p\u00ebr kontekstin juridik dhe kulturor shqiptar, si \u201cidentitet gjinor\u201d, \u201cshprehje gjinore\u201d dhe \u201cvet\u00ebp\u00ebrcaktim gjinor\u201d. Problematika themelore e ligjit \u00ebsht\u00eb koncepti \u201cP\u00ebrkat\u00ebsi e shum\u00ebfisht\u00eb gjinore\u201d, i cili lexohet n\u00eb thelb si \u201c gjini e shum\u00ebfisht\u00eb\u201c.<\/p>\n<p>K\u00ebto koncepte, si\u00e7 theksohet nga KNFSH, mb\u00ebshteten n\u00eb teori ideologjike q\u00eb relativizojn\u00eb dallimin biologjik dhe antropologjik mes burrit dhe gruas. Ky relativizim e largon ligjin nga q\u00ebllimi i tij fillestar, garantimi i barazis\u00eb faktike mes grave dhe burrave dhe e shnd\u00ebrron n\u00eb nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb riformuluar kategorit\u00eb themelore t\u00eb identitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>P\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, ku familja dhe rolet gjinore kan\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tradicional, mungesa e qart\u00ebsis\u00eb shnd\u00ebrrohet shpejt n\u00eb problem. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje ligjore, por edhe kulturore dhe sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb pabarazit\u00eb reale n\u00eb tregun e pun\u00ebs, arsimin apo pjes\u00ebmarrjen publike, projektligji p\u00ebrpiqet t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb barazi \u201cartificiale\u201d q\u00eb nuk p\u00ebrkon me struktur\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Barazia artificiale nuk duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb vlerat dhe traditat shqiptare. Nj\u00eb legjislacion i till\u00eb, i shk\u00ebputur nga realiteti yn\u00eb social dhe kulturor, krijon tension mes modernitetit normativ dhe strukturave tradicionale, mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet rendi social shqiptar.<\/p>\n<p>Ligji rrezikon t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb rolin e familjes si b\u00ebrtham\u00eb e stabilitetit moral e social. Duke zhvendosur fokusin nga mbrojtja e familjes biologjike dhe edukimit n\u00eb vlera, tek konceptet individualiste t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrcaktimit gjinor, ligji krijon nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr konflikte vlerash.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i komuniteteve fetare, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim identitar dhe moral, sepse interpretohet si tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb redefinuar gjinin\u00eb, martes\u00ebn, familjen dhe rolet gjinore. KNFSH thekson: \u201c<em>Familja, e nd\u00ebrtuar mbi bashkimin natyror t\u00eb burrit dhe gruas, \u00ebsht\u00eb themeli i q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb; \u00e7do ndryshim ligjor q\u00eb e relativizon k\u00ebt\u00eb parim cenon edhe formimin shpirt\u00ebror t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs<\/em>.\u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, projektligji mund t\u00eb interpretohet si nj\u00eb hap drejt nj\u00eb kulture t\u00eb individualizmit moral, q\u00eb e vendos zgjedhjen subjektive mbi rendin e natyrsh\u00ebm dhe moral t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>II. Ligj q\u00eb ofron nj\u00eb model t\u00eb izoluar t\u00eb individit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ndryshimi i kuptimit mbi gjinin\u00eb hap rrug\u00ebn p\u00ebr krijimin e identiteteve t\u00eb pafundme, q\u00eb e largojn\u00eb qytetarin nga kuptimi dhe uniteti i vet themelor bio-psiko-shpirt\u00ebror. Sipas k\u00ebsaj, ligji nuk kontribuon n\u00eb integrimin shoq\u00ebror, p\u00ebrkundrazi, mund t\u00eb favorizoj\u00eb individualizmin ekstrem, dob\u00ebsimin e lidhjeve familjare, sociale dhe komunitare. N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, ku familja dhe rrjetet komunitare luajn\u00eb rol ky\u00e7 p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e individit, kjo paraqet nj\u00eb paqart\u00ebsi serioze.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb konsolidoj\u00eb unitetin nd\u00ebr-gjenerues dhe nd\u00ebr-komunitar, ligji rrezikon t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb model \u201ct\u00eb izoluar\u201d t\u00eb individit q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00ebm t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrcaktohet, pa marr\u00eb parasysh kontekstin kulturor, fetar dhe familjar ku jeton.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse parimet jan\u00eb t\u00eb mira (p.sh. barazia gjinore n\u00eb pun\u00ebsim, n\u00eb arsimin, n\u00eb qasje ndaj sh\u00ebrbimeve), problemi themelor \u00ebsht\u00eb se projektligji nuk shpjegon me qart\u00ebsi se si do t\u00eb implementohet n\u00eb sistemin shqiptar, cilat mekanizma kontrolli do t\u00eb ket\u00eb, si do t\u00eb mbrohen familjet, f\u00ebmij\u00ebt dhe besimet. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i KNFSH-s\u00eb, mungon dialogu real me komunitetet fetare dhe familjet dhe ka pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr konsultim t\u00eb gjer\u00eb publik p\u00ebr ndryshimet me impakt kulturor.<\/p>\n<p>Ky aspekt i munguar i transparenc\u00ebs dhe pjes\u00ebmarrjes publike rrit shqet\u00ebsimin se ligji po miratohet pa reflektuar n\u00eb realitetin social t\u00eb vendit, pa kapacitet institucional p\u00ebr zbatim, dhe pa mbrojtje adekuate p\u00ebr ata q\u00eb nuk duan ndryshime radikale.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr barazin\u00eb gjinore p\u00ebrballet me tensionin mes modernitetit (ku rolet gjinore duhet t\u00eb jen\u00eb fleksib\u00ebl dhe pa pengesa kulturore) dhe tradit\u00ebs (ku ka norma t\u00eb miratuara prej breznive, komuniteteve fetare, familjeve shqiptare).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ligji duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb instrument p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs reale p.sh. pun\u00ebsimi i grave, aksesi n\u00eb sh\u00ebrbime, mb\u00ebshtetja e familjeve me f\u00ebmij\u00eb, dhe jo nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb ristrukturuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme normat sociale dhe kulturore.<\/p>\n<p><strong><em>III. Afron anti-vlerat e \u201cwokizmit\u201d dhe i p\u00ebrplas me tradit\u00ebn shqiptare<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimet e fundit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe t\u00eb komuniteteve fetare, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se ligji p\u00ebr barazin\u00eb gjinore p\u00ebrmban elemente q\u00eb reflektojn\u00eb tendenca t\u00eb qarta t\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb diskursin bashk\u00ebkohor per\u00ebndimor quhet \u201cwokiz\u00ebm\u201d. Ky term n\u00ebnkupton nj\u00eb qasje ideologjike q\u00eb shkon p\u00ebrtej barazis\u00eb faktike, duke synuar riformatimin kulturor dhe moral t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet gjuh\u00ebs ligjore, arsimit dhe komunikimit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, wokizmi p\u00ebrpiqet t\u00eb zhvendos\u00eb kuptimin tradicional t\u00eb kategorive si \u201cgjini\u201d, \u201cseks\u201d, \u201cfamilje\u201d, \u201crol shoq\u00ebror\u201d, duke i konsideruar k\u00ebto si konstruksione relative dhe t\u00eb ndryshueshme, sipas d\u00ebshir\u00ebs individuale.<\/p>\n<p>N\u00eb vende me tradita t\u00eb konsoliduara kulturore si Shqip\u00ebria, transplantimi mekanik i k\u00ebtyre koncepteve, pa p\u00ebrshtatje ndaj realitetit lokal, sjell m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr\u00e7arje, sesa emancipim.<br \/>\nSi\u00e7 paralajm\u00ebron deklarata e K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebto nisma \u201c<em>rrezikojn\u00eb t\u00eb fusin shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces relativizimi moral<\/em>\u201d nj\u00eb proces q\u00eb bie ndesh me kultur\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe me unitetin familjar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga element\u00ebt q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me frym\u00ebn wokiste \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e nocionit t\u00eb \u201cvet\u00ebp\u00ebrcaktimit gjinor\u201d, si baz\u00eb ligjore p\u00ebr p\u00ebrkufizimin e identitetit. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb identiteti gjinor nuk lidhet m\u00eb me realitetin biologjik, por me p\u00ebrceptimin individual. N\u00ebse kjo b\u00ebhet norm\u00eb ligjore, krijohet precedent q\u00eb p\u00ebrmbys strukturat mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar familja, edukimi dhe vet\u00eb koncepti i bashk\u00ebjetes\u00ebs shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ligji \u00ebsht\u00eb shprehje e nj\u00eb procesi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ideologjik global, q\u00eb synon t\u00eb rishkruaj\u00eb p\u00ebrkufizimet themelore t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb qasjen wokiste, familja tradicionale shpesh paraqitet si struktur\u00eb \u201cpatriarkale\u201d q\u00eb duhet shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb. Por n\u00eb realitetin shqiptar, familja \u00ebsht\u00eb institucioni baz\u00eb i solidaritetit, kujdesit dhe edukimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb me modele t\u00eb paqarta ose t\u00eb importuara nga kontekste t\u00eb tjera kulturore, p\u00ebrmes terminologjive t\u00eb reja ligjore, c\u00ebnon kohezionin social dhe identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb barazin\u00eb reale, ligji rrezikon t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb konflikte kulturore dhe t\u00eb relativizoj\u00eb ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb ndaj nj\u00eb morali t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Paralajm\u00ebrimi filozofik: \u201cTirania nis me ligje t\u00eb pafajshme\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e tij t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn <em>\u201cPanorama\u201d, <\/em>studjuesi i ri Brenton Kotorri thekson se: \u201c<em>Tirania nis me ligje t\u00eb pafajshme, t\u00eb cilat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb barazis\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nisin t\u00eb shkulin rr\u00ebnj\u00ebt e kuptimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Ky citim \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr ta kuptuar dimensionin ideologjik t\u00eb ligjit. Ligje t\u00eb tilla mund t\u00eb duken si hap p\u00ebr p\u00ebrparim shoq\u00ebror, por n\u00eb munges\u00eb t\u00eb debatit t\u00eb gjer\u00eb dhe konsultimit real, shnd\u00ebrrohen n\u00eb instrumente q\u00eb ndryshojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit dhe t\u00eb jetuarit, pa baz\u00eb morale dhe kulturore t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse konceptet e projektligjit p\u00ebrfshihen n\u00eb kurrikulat arsimore apo n\u00eb politikat publike t\u00eb edukimit, ato mund t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb perceptimin q\u00eb brezat e rinj do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebr familjen, rolet gjinore dhe moralin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb kornize t\u00eb qart\u00eb etike e pedagogjike, ekziston rreziku q\u00eb <em>wokizmi<\/em> t\u00eb futet gradualisht n\u00eb sistemin ton\u00eb edukativ si \u201cnormalizim i diversitetit ekstrem\u201d, duke p\u00ebrjashtuar vlerat tradicionale q\u00eb kan\u00eb mbajtur shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb ndryshim paradigmatik tejet t\u00eb rreziksh\u00ebm: nga edukimi p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, drejt edukimit p\u00ebr vet\u00eb-identifikim pa kufij.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb p\u00ebrpjekje ligjore p\u00ebr t\u00eb arritur drejt\u00ebsi gjinore, n\u00ebn trysnin\u00eb e sektit Rama, ka degjeneruar n\u00eb nj\u00eb atentat t\u00eb past\u00ebr ndaj familjes shqiptare, n\u00eb nj\u00eb <strong>projekt ideologjik q\u00eb ndikon tejet negativisht n\u00eb modelin kulturor dhe familjar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare<\/strong><strong>.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e nocioneve q\u00eb burojn\u00eb nga ideologjit\u00eb wokiste, mungesa e konsultimit publik, paqart\u00ebsia konceptuale dhe efektet e mundshme n\u00eb edukim dhe familje e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nevojshme nj\u00eb rishikim t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, analiza k\u00ebrkon nj\u00eb reflektim t\u00eb gjer\u00eb institucional dhe shoq\u00ebror, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do ligj q\u00eb synon barazin\u00eb t\u00eb mos kthehet n\u00eb mjet p\u00ebr imponimin e ideologjive q\u00eb <strong>minojn\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt morale, fetare dhe komb\u00ebtare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare<\/strong><strong>.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Dje maxhoranca kaloi n\u00eb Kuvend pa diskutime projektligjin \u201cP\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore\u201d, duke kryer nj\u00eb atentat t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj Familjes shqiptare, tradit\u00ebs son\u00eb, Kushtetut\u00ebs dhe opozit\u00ebs. I paprecedent ishte sulmi i deputet\u00ebve socialist ndaj kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, Prof. Dr. Sali Berisha, vet\u00ebm pse mbrojti familjen shqiptare dhe vlerat e saj n\u00eb debatet mbi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-127824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127824"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127825,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127824\/revisions\/127825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}