{"id":127931,"date":"2025-11-09T22:04:01","date_gmt":"2025-11-09T22:04:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127931"},"modified":"2025-11-09T22:04:01","modified_gmt":"2025-11-09T22:04:01","slug":"si-bbc-manipuloi-fjalimin-e-trump-dokumentari-i-publikuar-nje-dite-para-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/09\/si-bbc-manipuloi-fjalimin-e-trump-dokumentari-i-publikuar-nje-dite-para-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Si BBC manipuloi fjalimin e Trump\/ Dokumentari i publikuar nj\u00eb dit\u00eb para zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p class=\"selectionShareable\">Media britanike The Telegraph ka publikuar dosjen e brendshme q\u00eb ka zhytur BBC-n\u00eb n\u00eb kriz\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Dokumenti, i shkruar nga ish-gazetari Michael Prescott dhe i d\u00ebrguar bordit t\u00eb BBC-s\u00eb, nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb s\u00ebr\u00eb incidentesh q\u00eb demonstrojn\u00eb paragjykim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb raportimet e korporat\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ato p\u00ebrfshijn\u00eb prova se programi i BBC Panorama \u201cmanipuloi\u201d nj\u00eb fjalim t\u00eb Donald Trump-it me 6 janar 2021 p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb gabimisht p\u00ebrshtypjen se ai b\u00ebnte thirrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kur mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Dokumentari i publikuar nj\u00eb dit\u00eb para zgjedhjeve kishte shk\u00ebputur pjes\u00eb t\u00eb fjalimit t\u00eb Trump drejtuar mb\u00ebshtet\u00ebsve, duke dh\u00ebn\u00eb iden\u00eb se ai u b\u00ebri thirrje p\u00ebr dhun\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve n\u00eb Kapitol, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb videoja \u00ebsh\u00eb e manipuluar dhe pjes\u00ebt jan\u00eb bashkuar n\u00eb dokumentar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb manipulative p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb e gabuar.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Prescott, i cili deri n\u00eb qershor 2025 ishte k\u00ebshilltar i pavarur i Bordit t\u00eb Udh\u00ebzimeve dhe Standardeve Editoriale t\u00eb BBC-s\u00eb, thekson gjithashtu probleme serioze me raportimin e BBC Arabic p\u00ebr Gaz\u00ebn, ku n\u00eb dukje i jep hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjer\u00eb pik\u00ebpamjeve t\u00eb Hamasit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera, ai ngre shqet\u00ebsime se nj\u00eb nj\u00ebsi e reporter\u00ebve mashtrues LGBT+ po censuron mbulimin e debatit trans, dhe thekson se si sh\u00ebrbimi kryesor i vet\u00eb BBC-s\u00eb p\u00ebr kontrollin e fakteve, Verify, prodhoi nj\u00eb raport \u201ckrejt\u00ebsisht t\u00eb gabuar\u201d q\u00eb sugjeronte se siguruesit e makinave ishin racist\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Paralajm\u00ebrimet e Prescott u injoruan nga drejtuesit e lart\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Raportimi i The Telegraph mbi k\u00ebt\u00eb memo ka \u00e7uar n\u00eb thirrje nga Kemi Badenoch, udh\u00ebheq\u00ebse e Konservator\u00ebve, q\u00eb \u201cshkarkohen krer\u00ebt\u201d e BBC-s\u00eb. Donald Trump Jr. ka akuzuar reporter\u00ebt e saj se jan\u00eb \u201ct\u00eb pandersh\u00ebm\u201d dhe z\u00ebvend\u00ebsministri i Jasht\u00ebm i Izraelit ka k\u00ebrkuar shkarkimin e Tim Davie, drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb BBC-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Lord Grade, kreu i rregullatorit t\u00eb transmetimit Ofcom, i ka shkruar Samir Shah, kryetarit t\u00eb BBC-s\u00eb, duke i k\u00ebrkuar t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u201ct\u00ebr\u00ebsisht\u201d pretendimet, nd\u00ebrsa vet\u00eb Prescott pritet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb mbi memorandumin n\u00eb nj\u00eb hetim parlamentar jav\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Si u manipulua nga dokumentari i BBC-s\u00eb fjalimi i Trump-it drejtuar mb\u00ebshtet\u00ebsve pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2020<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ky tekst detajon shqet\u00ebsimet e ngritura nga Michael Prescott, nj\u00eb ish-k\u00ebshilltar i pavarur i Bordit t\u00eb Udh\u00ebzimeve dhe Standardeve Editoriale t\u00eb BBC-s\u00eb (EGSC), n\u00eb lidhje me nj\u00eb program t\u00eb BBC Panorama mbi Donald Trump-in dhe pretendimet p\u00ebr paragjykim anti-Trump dhe manipulim t\u00eb pamjeve video.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong><b>Zgjedhjet n\u00eb SHBA dhe Programi \u201cPanorama\u201d<\/b><\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>\u201cNj\u00eb jav\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb votimit, BBC transmetoi nj\u00eb emision special nj\u00ebor\u00ebsh t\u00eb \u201cPanorama\u201d t\u00eb quajtur: \u201cTrump: Nj\u00eb mund\u00ebsi e dyt\u00eb?\u201d<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>\u201cUn\u00eb e pash\u00eb programin dhe mendova se nuk ishte as i ekuilibruar dhe as i paansh\u00ebm, dukej se mbante nj\u00eb q\u00ebndrim qartazi anti-Trump. Kritik\u00ebt e kandidatit presidencial Republikan e tejkalonin ndjesh\u00ebm numrin e atyre q\u00eb argumentonin n\u00eb favor t\u00eb tij. Shqyrtimi i arsyeve p\u00ebr popullaritetin e Trump-it m\u2019u duk i pamjaftuesh\u00ebm, duke pasur parasysh ekuilibrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb programit.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Duke pasur parasysh at\u00eb q\u00eb un\u00eb e perceptova si natyr\u00eb anti-Trump t\u00eb programit, natyrisht supozova se do kishte nj\u00eb program t\u00eb ngjash\u00ebm, ekuilibrues t\u00eb Panorama-s, rreth kandidates presidenciale Demokrate, Kamala Harris, jav\u00ebn n\u00eb vijim. Mbeta i tronditur q\u00eb nuk kishte.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Un\u00eb ngrita shqet\u00ebsimet e mia n\u00eb EGSC dhe David Grossman u k\u00ebrkua t\u00eb rishikonte programin.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Ai arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se kontribuesit kryesor\u00eb n\u00eb dokumentar anonin r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr Trump-it, me vet\u00ebm nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs kund\u00ebr dhjet\u00eb q\u00eb vinin n\u00eb pik\u00ebpyetje aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr detyr\u00eb.\u201d<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong><b>Akuzat p\u00ebr manipulimin e fjalimit t\u00eb 6 Janarit<\/b><\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>\u201cM\u00eb keq akoma, David theksoi shqet\u00ebsime alarmante rreth asaj se si Panorama kishte edituar fjalimin e Trump-it drejtuar mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij m\u00eb 6 janar 2021, dit\u00ebn e trazirave n\u00eb Kodr\u00ebn e Kapitolit.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Duke shqyrtuar akuz\u00ebn se Trump kishte nxitur protestuesit t\u00eb sulmonin Kapitolin, doli se Panorama kishte bashkuar dy klipe nga pjes\u00eb t\u00eb ndara t\u00eb fjalimit t\u00eb tij.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Kjo krijoi p\u00ebrshtypjen se Trump tha di\u00e7ka q\u00eb nuk e tha duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shikuesit t\u00eb manipuloheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Versioni i bashkuar i komenteve t\u00eb Trump-it, i transmetuar nga Panorama, b\u00ebnte t\u00eb dukej sikur ai tha:<\/i><\/em><\/p>\n<blockquote>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>\u201cNe do shkojm\u00eb n\u00eb Kapitol dhe un\u00eb do jem me ju dhe ne luftojm\u00eb. Ne do luftojm\u00eb si t\u00eb \u00e7mendur dhe n\u00ebse nuk luftoni si t\u00eb \u00e7mendur, nuk do e keni m\u00eb vendin.\u201d<\/i><\/em><\/p>\n<\/blockquote>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pjesa e par\u00eb e fjalimit t\u00eb Trump-it: \u201cNe do shkojm\u00eb n\u00eb Kapitol dhe un\u00eb do jem me ju,\u201d erdhi 15 minuta pas fillimit t\u00eb fjalimit. Gjysma e dyt\u00eb e fjalis\u00eb q\u00eb u transmetua nga Panorama, \u201cdhe ne do luftojm\u00eb. Ne do luftojm\u00eb si \u00e7mendur\u2026.\u201d erdhi 54 minuta m\u00eb von\u00eb.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb minuta pas fillimit t\u00eb fjalimit, ajo q\u00eb Trump tha n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte:<\/i><\/em><\/p>\n<blockquote>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>\u201cNe do shkojm\u00eb n\u00eb Kapitol dhe un\u00eb do jem me ju. E di q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu s\u00eb shpejti do marshojn\u00eb drejt nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kapitolit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb z\u00ebrat tuaj t\u00eb d\u00ebgjohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe patriotike.\u201d<\/i><\/em><\/p>\n<\/blockquote>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Ishte krejt\u00ebsisht mashtruese editimi i klipit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si e transmetoi Panorama. Fakti q\u00eb ai nuk i nxiti shprehimisht mb\u00ebshtet\u00ebsit t\u00eb shkonin dhe t\u00eb luftonin n\u00eb Kapitol ishte nj\u00eb nga arsyet pse nuk kishte akuza federale p\u00ebr nxitje n\u00eb trazira.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Ky nuk ishte fundi i shtremb\u00ebrimit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb asaj dite nga Panorama.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>M\u00eb 6 janar 2021, t\u00eb ashtuquajturit \u201cProud Boys\u201d, mb\u00ebshtet\u00ebsit e Trump-it, marshuan drejt Kapitolit p\u00ebrpara se Trump t\u00eb fillonte t\u00eb fliste.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Raporti i David-it drejtuar EGSC theksoi se klipi i \u2018fjalimit\u2019 t\u00eb Trump-it u pasua nga pamjet video t\u00eb Proud Boys q\u00eb marshonin drejt Kongresit. Kjo krijoi p\u00ebrshtypjen se mb\u00ebshtet\u00ebsit e Trump-it i ishin p\u00ebrgjigjur \u2018thirrjes p\u00ebr arm\u00eb\u2019 t\u00eb tij.\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong><b>Reagimi i drejtuesve t\u00eb BBC-s\u00eb<\/b><\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>\u201cKjo ishte nj\u00eb nga grupet m\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb zbuluara gjat\u00eb koh\u00ebs sime me EGSC. N\u00ebse gazetar\u00ebve t\u00eb BBC-s\u00eb do t\u2019u lejohet t\u00eb editojn\u00eb video p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb \u201cthon\u00eb\u201d gj\u00ebra q\u00eb nuk i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb vlere kan\u00eb udh\u00ebzimet e Korporat\u00ebs, pse duhet t\u2019i besohet BBC-s\u00eb, dhe ku do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb e gjith\u00eb kjo?<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Dhe megjithat\u00eb, p\u00ebrball\u00eb gjetjeve t\u00eb David-it, Ekzekutivi refuzoi t\u00eb pranonte se kishte pasur shkelje t\u00eb standardeve dhe shtoi mbrojtjen e tij p\u00ebr Panorama-n.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>N\u00eb takimin e EGSC m\u00eb 12 maj 2025, Jonathan Munro pohoi:\u00a0<\/i><\/em><em><i>\u201cNuk pati asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mashtruar audienc\u00ebn n\u00eb lidhje me p\u00ebrmbajtjen apo natyr\u00ebn e fjalimit t\u00eb Trump para trazirave n\u00eb Kapitol. \u00cbsht\u00eb praktik\u00eb normale editimi i fjalimeve n\u00eb klipe t\u00eb shkurtra.\u201d<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Kjo shkon plot\u00ebsisht kund\u00ebr kuptimit tim t\u00eb politik\u00ebs editoriale t\u00eb BBC-s\u00eb n\u00eb lidhje me editimet mashtruese. N\u00ebse do \u00a0kujtoni, ishte ky lloj editimi q\u00eb \u00e7oi n\u00eb dor\u00ebheqjen e drejtuesit t\u00eb BBC1, Peter Fincham, pas asaj q\u00eb u b\u00eb e njohur si Crowngate.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>P\u00ebr d\u00ebshtimin (p\u00ebr mua trondit\u00ebs) p\u00ebr t\u00eb ekulibruar dokumentarin e Panorama-s anti-Trump me nj\u00eb shqyrtim po aq agresiv t\u00eb Harris-it, Jonathan dukej i painteresuar, duke th\u00ebn\u00eb se nuk ishte e nevojshme \u201cq\u00eb paanshm\u00ebria e duhur t\u00eb ket\u00eb programe shoq\u00ebruese\u201d. Mosveprimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte nj\u00eb \u201cgjykimi i ligjsh\u00ebm\u201d brenda udh\u00ebzimeve, shtoi ai, pa asnj\u00eb justifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pse mori k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje (p\u00ebr mua befasuese dhe alarmante).<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Deborah Turness u p\u00ebrpoq t\u00eb justifikonte videon e manipuluar dhe kronologjin\u00eb e \u00e7oroditur t\u00eb dit\u00ebs duke cituar Komitetin e Kongresit t\u00eb SHBA-s\u00eb mbi rolin e Trump-it n\u00eb trazirat e 6 janarit \u2013 ai q\u00eb arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201ckomplot me shum\u00eb pjes\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rezultatet ligjore t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2020.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Megjithat\u00eb, ky ishte nj\u00eb Komitet i mbushur me Demokrat\u00eb, jo nj\u00eb burim objektiv i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nuk shoh asnj\u00eb justifikim p\u00ebr editimin e klipeve video n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb kandidat presidencial t\u00eb duket se thot\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e tha kurr\u00eb dhe kjo mbrojtje nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar mendimin tim. Un\u00eb i k\u00ebrkoj Bordit q\u00eb t\u2019i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Gjat\u00eb takimit t\u00eb EGSC, as Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm e as Kryetari nuk b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb koment n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin shp\u00ebrfill\u00ebs t\u00eb Jonathan-it ndaj gjetjeve t\u00eb David-it apo mbrojtjen e Deborah-s p\u00ebr klipet video t\u00eb edituara.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Shqet\u00ebsimet e mia m\u00eb nxit\u00ebn t\u2019i d\u00ebrgoja nj\u00eb e-mail kryetarit nj\u00eb dit\u00eb pas takimit t\u00eb EGSC.<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>N\u00eb lidhje me mosreagimin e Ekzekutivit n\u00eb lejimin e editimit t\u00eb klipeve video p\u00ebr t\u00eb shtremb\u00ebruar at\u00eb q\u00eb thot\u00eb fol\u00ebsi, un\u00eb paralajm\u00ebrova: \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent shum\u00eb, shum\u00eb i rreziksh\u00ebm. Shpresoj t\u00eb bini dakord dhe t\u00eb veproni p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ky problem potencialisht i madh t\u00eb zgjidhet menj\u00ebher\u00eb.\u201d<\/i><\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em><i>Un\u00eb nuk mora asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.\u201d\/ Hashtag.al<\/i><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Media britanike The Telegraph ka publikuar dosjen e brendshme q\u00eb ka zhytur BBC-n\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. Dokumenti, i shkruar nga ish-gazetari Michael Prescott dhe i d\u00ebrguar bordit t\u00eb BBC-s\u00eb, nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb s\u00ebr\u00eb incidentesh q\u00eb demonstrojn\u00eb paragjykim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb raportimet e korporat\u00ebs. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb prova se programi i BBC Panorama \u201cmanipuloi\u201d &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":127932,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-127931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127931"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127933,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127931\/revisions\/127933"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}