{"id":127945,"date":"2025-11-10T09:59:29","date_gmt":"2025-11-10T09:59:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=127945"},"modified":"2025-11-10T11:35:34","modified_gmt":"2025-11-10T11:35:34","slug":"birn-nga-tenderat-e-manipuluar-te-pikepyetjet-mbi-cilesine-e-ndertimit-ne-tunelin-e-llogarase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/10\/birn-nga-tenderat-e-manipuluar-te-pikepyetjet-mbi-cilesine-e-ndertimit-ne-tunelin-e-llogarase\/","title":{"rendered":"Nga tenderat e manipuluar te pik\u00ebpyetjet mbi cil\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut t\u00eb ARRSH, Evis Berberi tregojn\u00eb se jo vet\u00ebm tenderi i madh i nd\u00ebrtimit, por edhe ai i mbik\u00ebqyrjes s\u00eb punimeve u trukua, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb inspektimet e kryera n\u00eb terren ngren\u00eb hije dyshimi mbi cil\u00ebsin\u00eb e punimeve n\u00eb tunel dhe sigurin\u00eb e tij.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Vladimir Karaj, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb inspektimi n\u00eb kantier n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2022, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi grek i kompanis\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebse t\u00eb punimeve n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se pun\u00ebt po shkonin p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb keq me projektin.<\/p>\n<p>\u201cEvis\u2026kontraktori duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se projekti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u201cvrim\u00eb\u201d, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tunel i cili duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet sipas specifikimeve dhe praktikave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb respekt ABSOLUT p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e SIGURIS\u00cb\u2026\u201d i shkroi Ioannis Kirkinezis, p\u00ebrfaq\u00ebsues i kompanis\u00eb \u201cHill International NV\u201d, Berberit.<\/p>\n<p>Hetimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me ndaj ish-kreut t\u00eb ARRSH, Evis Berberi, tregon se tensioni erdhi n\u00eb rritje n\u00eb muajt q\u00eb pasuan. N\u00eb shum\u00eb episode t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb dosje, Kirkinezis ankohet p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e punimeve, p\u00ebr munges\u00ebn e projekteve apo \u201cp\u00ebr neglizhenc\u00eb dhe fyerje totale\u201d nga ana e n\u00ebnkontraktorit.<\/p>\n<p>Mesazhet e shk\u00ebmbyera mes Kirkinezis dhe Berberit nxjerrin n\u00eb pah nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nd\u00ebrlikuar. Ato e kan\u00eb zanafill\u00ebn n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2021, pasi Ministria e Infrastruktur\u00ebs \u00e7eli tenderin p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e punimeve n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb, me nj\u00eb fond limit prej 196.2 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Fitues t\u00eb tenderit u shpall\u00ebn kompania \u201cHill International\u201d e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Kirkinezis dhe \u201cNet Group\u201d sh.p.k, por Prokuroria e Posa\u00e7me pretendon se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tender i manipuluar pas atij t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb dhe e akuzon Berberin p\u00ebr paracaktimin e fituesit.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Kirkinezis i ka hartuar vet\u00eb kriteret e vendosura n\u00eb dokumentet standarde t\u00eb tenderit dhe n\u00eb k\u00ebmbim ka marr\u00eb si ortak kompanin\u00eb \u201cNet Group\u201d sh.p.k, e cila sipas hetimit ishte e lidhur me Berberin.<\/p>\n<p>Ish-kreu i ARRSH-s\u00eb u d\u00ebrgua n\u00eb gjykim n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti s\u00eb bashku me 18 persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit, shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave. N\u00eb nj\u00eb skem\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb zbuluar po ashtu nga mesazhet n\u00eb telefonin e Berberit, ky i fundit dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku akuzohen se u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb paracaktimin e fituesit t\u00eb tenderit 18.9 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit kontrovers t\u00eb Llogaras\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb para s\u00eb bashku, t\u00eb dy dosjet tregojn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb nj\u00eb problemi sistemik n\u00eb sektorin e infrastruktur\u00ebs me shpalljen fiktive t\u00eb tenderave publik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201cpazaret\u201d p\u00ebr kriteret dhe fituesit kishin p\u00ebrfunduar. Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi i ka mohuar akuzat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ministrja Belinda Balluku ka shmangur komentet, duke deklaruar se \u201cka besim te drejt\u00ebsia\u201d. Kirkinezis ishte i paarritsh\u00ebm p\u00ebr koment.<\/p>\n<p><strong>Skema me fatura fiktive<\/strong><\/p>\n<p>Tuneli i Llogaras\u00eb, q\u00eb lidh Vlor\u00ebn me fshatrat turistik\u00eb t\u00eb Jugut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej projekteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb kushtueshme t\u00eb infrastruktur\u00ebs n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit. Ai \u00ebsht\u00eb po ashtu nj\u00eb prej projekteve m\u00eb kontroverse p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me sugjerojn\u00eb se qoft\u00eb tenderi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit, qoft\u00eb ai p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e punimeve u paracaktuan.<\/p>\n<p>Mesazhet e kapura n\u00eb telefonat e Berberit tregojn\u00eb sipas SPAK se ky i fundit \u00ebsht\u00eb karakteri ky\u00e7 dhe nj\u00eb prej p\u00ebrfituesve t\u00eb aferave. Procedurat e tenderimit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes filluan thuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me tenderin p\u00ebr punimet. Ato p\u00ebrfunduan n\u00eb dhjetor 2021, por fituesi ishte i qart\u00eb q\u00eb prej kontakteve t\u00eb para mes Kirkinezis dhe Berberit n\u00eb gusht 2021.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se ka dokumentuar q\u00eb Berberi ka orkestruar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, duke nisur nga \u201cqepja\u201d e kritereve t\u00eb tenderit p\u00ebr kompanin\u00eb Hill International, vendosjen e saj n\u00eb lidhje me kompanin\u00eb Net Group, e deri te kualifikimi i k\u00ebtij bashkimi operator\u00ebsh me dokumente t\u00eb falsifikuara, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb p\u00ebrfitimin e miliona lek\u00ebve p\u00ebrmes nj\u00eb skeme faturash fiktive mes Net Group t\u00eb Valter Begajt dhe DAAM, q\u00eb SPAK thot\u00eb se kontrollohej nga vet\u00eb Berberi.<\/p>\n<p>Para se procedura t\u00eb shpallej zyrtarisht, hetuesit kan\u00eb zbuluar komunikime intensive mes Evis Berberit dhe Ioannis Kirkinezis. N\u00eb nj\u00eb komunikim SMS t\u00eb dat\u00ebs 27 gusht 2021, Kirkinezis i shkruan Berberit: \u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje! A ke ndonj\u00eb lajm p\u00ebr ofertuesin p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen\/supervizimin e Llogaras\u00eb? E pash\u00eb q\u00eb kriteret jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta. A mund t\u00eb diskutojm\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij mesazhi, t\u00eb dy organizojn\u00eb nj\u00eb takim dhe n\u00eb tetor 2021 kur ARRSH po b\u00ebnte gati kriteret p\u00ebr tenderin, Kirkinezis i d\u00ebrgon Evis Berberit n\u00eb email-in e tij zyrtar nj\u00eb dokument me detaje teknike t\u00eb grupit q\u00eb duhej t\u00eb kryente mbik\u00ebqyrjen e projektit.<\/p>\n<p>Prokuroria gjeti se nj\u00ebsia e prokurimit q\u00eb ndiqte rastin i p\u00ebrshtati kriteret e ekspert\u00ebve pik\u00ebrisht sipas k\u00ebtij dokumenti, duke zvog\u00ebluar numrin e inxhinier\u00ebve dhe specialist\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kirkinezis.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, kur dokumentet p\u00ebrfundimtare t\u00eb tenderit u miratuan m\u00eb 22 n\u00ebntor 2021, lista e stafit t\u00eb k\u00ebrkuar ishte identike me at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb \u201cHill International\u201d, Ioannis Kirkinezis, i kishte d\u00ebrguar me email Evis Berberit nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Kriteret ishin ndryshuar p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur kompanis\u00eb specifike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rrethanat e m\u00ebsip\u00ebrme rezulton se kriteret e vendosura tek dokumentet standarde t\u00eb tenderit jan\u00eb p\u00ebrgatitur nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shoq\u00ebris\u00eb holandeze \u201cHill International N.V\u201d, shtetasi grek, Ioannis Kirkinezis, shoq\u00ebri q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi, si bashkim i operator\u00ebve BOE \u201cHill International N.V\u201d &amp; \u201cNet Group\u201d sh.p.k\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Pasi kriteret ishin p\u00ebrshtatur, Berberi i ka sugjeruar, sipas hetimeve t\u00eb SPAK, \u00a0kompanin\u00eb Net Group t\u00eb Valter Begajt.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja kompanit\u00eb, \u201cHill International NV\u201d dhe \u201cNet Group\u201d, krijojn\u00eb nj\u00eb bashkim operator\u00ebsh dhe marrin pjes\u00eb n\u00eb tender. Por, sipas dosjes hetimore, ky bashkim operator\u00ebsh nuk i plot\u00ebsonte as kriteret e \u201cqepura\u201d p\u00ebr ta, pasi kishte munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs dhe stafit t\u00eb kualifikuar. Megjithat\u00eb ata e fituan tenderin.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nuk del n\u00eb mesazhe, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur nga hetimi tregon se ky orientim nga Berberi nuk ishte i paq\u00ebllimt\u00eb. SPAK ka gjetur se p\u00ebrmes Net Group dhe kompanis\u00eb DAAM, Berberi p\u00ebrfitoi dhjet\u00ebra milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe 7 procedura t\u00eb tjera prokurimi. Parat\u00eb thot\u00eb prokuroria u transferuan me fatura fiktive.<\/p>\n<p>Sipas hetimit, pasi Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb paguante kompanin\u00eb \u201cHill International NV\u201d (dega n\u00eb Shqip\u00ebri) p\u00ebr sh\u00ebrbimet e mbik\u00ebqyrjes, kjo e fundit i transferonte \u201cNet Group\u201d sh.p.k nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pagesave. Deri n\u00eb n\u00ebntor 2024, \u201cNet Group\u201d ka p\u00ebrfituar rreth 74.3 milion\u00eb lek\u00eb nga \u201cHill International\u201d, por nga k\u00ebto para, 19.2 milion\u00eb i kaluan kompanis\u00eb DAAM , q\u00eb prokuroria thot\u00eb se zot\u00ebrohej de facto nga Evis Berberi. Transfertat justifikoheshin me fatura fiktive p\u00ebr \u201cspecialist p\u00ebr tunelin Llogara\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb ekspert\u00ebsh nga Greqia q\u00eb ishin deklaruar se do t\u00eb b\u00ebnin mbik\u00ebqyrjen e punimeve t\u00eb tunelit nuk e kaluan kurr\u00eb kufirin. Ngjash\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr ekspert\u00ebsh shqiptar\u00eb q\u00eb supozohej se punonin p\u00ebr kompanin\u00eb Net Group nuk qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Llogara. N\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e marra nga prokuroria m\u00ebsohet se k\u00ebta ekspert\u00eb kishin huazuar licencat p\u00ebr pagesa minimale mujore, por kurr\u00eb nuk u thirr\u00ebn t\u00eb punonin.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb mbik\u00ebqyrjen ishin t\u00eb ndrysh\u00ebm nga lista me t\u00eb cil\u00ebn kompanit\u00eb fituan tenderin. Sipas prokuroris\u00eb ky z\u00ebvend\u00ebsim masiv i stafit kryesor, sipas dosjes, u b\u00eb pa miratimin me shkrim t\u00eb Autoritetit Kontraktor, n\u00eb shkelje t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Telashet e mbik\u00ebqyrjes<\/strong><\/p>\n<p>Telashet e m\u00ebdha duket se filluan kur kompania \u201cHill International\u201d tentoi t\u00eb kryente mbik\u00ebqyrjen. Gjat\u00eb zbatimit t\u00eb projektit, komunikimet n\u00eb \u201cSignal\u201d mes Kirkinezis dhe Berberit tregojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i \u201cHill\u201d filloi t\u00eb ankohej p\u00ebr problemet me nd\u00ebrtuesin q\u00eb neglizhoi projektin, cil\u00ebsin\u00eb e materialeve dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hallesh t\u00eb tjera, q\u00eb sipas tyre vinin n\u00eb rrezik tunelin.<\/p>\n<p>Mbik\u00ebqyr\u00ebsit e Hill q\u00eb v\u00ebrtet erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, ngrit\u00ebn alarmin p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e punimeve n\u00eb tunel. Ata ankohen se kompania nd\u00ebrtuese po punonte pa plan apo me plane t\u00eb ndryshuara. Ata gjet\u00ebn se nuk po p\u00ebrdorej \u00e7elik n\u00eb betonin q\u00eb hidhej n\u00eb tunel dhe se kompania q\u00eb po kryente punimet, hoqi elemente sigurie nga tuneli.<\/p>\n<p>Procesverbalet e k\u00ebqyrjes s\u00eb telefonit \u201cIphone 13 Pro Max\u201d t\u00eb Evis Berberit, t\u00eb sekuestruar gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij, zbulojn\u00eb n\u00eb detaje p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtyre ankesave.<\/p>\n<p>Komunikimet n\u00eb aplikacionin \u201cSignal\u201d tregojn\u00eb se Ioannis Kirkinezis e informonte rregullisht Berberin p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda nga ana e nd\u00ebrtuesit dhe p\u00ebr shp\u00ebrfilljen q\u00eb po i b\u00ebhej rolit t\u00eb tij si mbik\u00ebqyr\u00ebs, pasi si\u00e7 i shkruante ai, \u201cnd\u00ebrtuesi nuk respekton k\u00ebrkesat dhe udh\u00ebzimet e mbik\u00ebqyr\u00ebsit\u201d.<\/p>\n<p>Ankesat kulmojn\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2022, kur ai raporton shkelje alarmante sigurie, si fakti q\u00eb kontraktori po hidhte \u201cbetonin pa \u00e7elik. Jo i p\u00ebrforcuar\u201d. Ai gjithashtu e paralajm\u00ebron Berberin se dizajni i ri i ventilimit nuk kishte \u201casnj\u00eb dispozit\u00eb p\u00ebr rastet e zjarrit\u201d, duke shtuar se kjo do t\u00eb rrezikonte jet\u00ebn e udh\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPropozimi i ri i Kontraktorit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me kushtet normale t\u00eb funksionimit, pa asnj\u00eb dispozit\u00eb p\u00ebr rastet e zjarrit. N\u00ebse ndodh nj\u00eb incident i till\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb viktima,\u201d i shkruan Kirkinezis Berberit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa paraqitet n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb skem\u00ebs, ku Berberi \u00ebsht\u00eb i investuar n\u00eb komunikimet me Kirkinezis, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb komunikimeve ku flitet p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e tunelit, ai shfaqet indiferent.<\/p>\n<p>Kjo indiferenc\u00eb e frustron partnerin e tij nga Greqia. \u201cA mendoni se ne kemi ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar p\u00ebr projektin apo ndonj\u00eb funksion?\u201d, shkruan ai, duke u lutur p\u00ebr nj\u00eb takim me Berberin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr t\u00eb cituar n\u00eb dosje, Kirkinezis i ka th\u00ebn\u00eb Berberit: \u201cNe jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt p\u00ebr shkakun t\u00ebnd DHE P\u00cbR TY\/JU. Thjesht m\u00eb trego se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj dhe un\u00eb do t\u00eb ndjek plot\u00ebsisht k\u00ebshillat e tua\u201d.<\/p>\n<p>Fati i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb punimeve \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb n\u00eb dosje. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij n\u00eb Prokurori, Kirkinezis ka deklaruar se pas komunikimeve t\u00eb shpeshta me Berberin p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e punimeve, ai e kishte paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb t\u00ebrhiqej nga mbik\u00ebqyrja n\u00ebse \u201cishim t\u00eb padobish\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPas k\u00ebtij mesazhi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mbledhje dhe situata u p\u00ebrmir\u00ebsua. Nd\u00ebrtuesi po punonte me cil\u00ebsi dhe siguri si dhe projekti u p\u00ebrfundua n\u00eb koh\u00eb,\u201d tha n\u00eb d\u00ebshmi Kirkinezis.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut t\u00eb ARRSH, Evis Berberi tregojn\u00eb se jo vet\u00ebm tenderi i madh i nd\u00ebrtimit, por edhe ai i mbik\u00ebqyrjes s\u00eb punimeve u trukua, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb inspektimet e kryera n\u00eb terren ngren\u00eb hije dyshimi mbi cil\u00ebsin\u00eb e punimeve n\u00eb tunel dhe sigurin\u00eb e tij. Nga Vladimir Karaj, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127946,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-127945","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127945"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127945\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":127951,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127945\/revisions\/127951"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127946"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}