{"id":128131,"date":"2025-11-11T18:07:53","date_gmt":"2025-11-11T18:07:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128131"},"modified":"2025-11-11T18:07:53","modified_gmt":"2025-11-11T18:07:53","slug":"multigjinoria-si-bisht-dhe-koke-e-sqeparit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/11\/multigjinoria-si-bisht-dhe-koke-e-sqeparit\/","title":{"rendered":"Multigjinoria si bisht dhe kok\u00eb e sqeparit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p><strong>1- Cikli i mbram\u00eb i idelogjive ekstremiste n\u00eb Kontinentin \u00a0e Vjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p><strong>-K\u00ebshilli i Europ\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011 K\u00ebshilli i Europ\u00ebs aprovoi versionin final t\u00eb Konvent\u00ebs kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave e asaj n\u00eb familje (Konventa e Stambollit) e cila p\u00ebrmbante dispozita t\u00eb dobishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por paragrafi 3\/c i saj q\u00eb e p\u00ebrkufizonte gjinin\u00eb si konstrukt social, tekstualisht si \u2018<em>rolet, sjelljet, aktivitetet dhe atributet e nd\u00ebrtuara shoq\u00ebrisht q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e caktuar i konsideron t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr grat\u00eb dhe burrat<\/em>\u2019 shkaktoi alarm. Gjinia n\u00eb shqip e n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb \u2018<em>T\u00ebr\u00ebsia e tipareve natyrore, q\u00eb dallojn\u00eb mashkullin nga femra dhe q\u00eb i p\u00ebrcaktojn\u00eb secilit rolin e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb riprodhimin e llojit; seks. Gjinia mashkull (fem\u00ebr)\u2019<\/em>\u00a0(Fjalori i Gjuh\u00ebs Shqipe).<\/p>\n<p>Fjala seks q\u00eb n\u00eb anglisht p\u00ebrdoret n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim n\u00eb shqip e shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera n\u00ebnkupton aktin dhe aktivitetin seksual po jo gjinin\u00eb. Ky konfuzion terminologjik u dyshua se u b\u00eb me q\u00ebllim nga aktivist\u00ebt ideologjik\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahur nga burokrat\u00eb t\u00eb indoktrinuar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb detyronin shtetet t\u00eb miratonin ligje q\u00eb fshinin kategorizimin natyror mashkull\/fem\u00ebr dhe q\u00eb i hapnin udh\u00eb multigjinoritetit e transgjinorizmit; jo si fenomene t\u00eb jetuara por si norma t\u00eb imponuara n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme duke filluar nga propaganda, e joshja e deri tek detyrimi me ligje e konventa.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri e v2012 kur kjo konvent\u00eb u ratifikua n\u00eb Kuvend ky debat nuk ndodhi sepse v\u00ebmendja publike ishte fokusuar gjetiu dhe ky rrezik nuk u pa si serioz. Por \u00a0n\u00eb vijim nj\u00eb num\u00ebr jo i neglizhuesh\u00ebm shtetesh nuk e n\u00ebnshkruan ose nuk e ratifikuan k\u00ebt\u00eb konvent\u00eb. Mes tyre edhe gjasht\u00eb shtete an\u00ebtare t\u00eb BE. T\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb ratifikuar me rezerva. S\u00eb fundmi, parlamenti i Letonis\u00eb votoi para dy muajsh p\u00ebr t\u00ebrheqjen nga kjo konventa. E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq sepse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Konventa e Stambollit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tekst pozitiv e i vlefsh\u00ebm. Por provokimi me paragrafin 3\/c e me dy pasazhe t\u00eb tjera duket se hodhi nj\u00eb pik\u00eb vajguri n\u00eb sup\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Skocia<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022 parlamenti i autonom i Skocis\u00eb miratoi ligjin \u2018<em>Reforma e Njohjes s\u00eb Gjinis\u00eb\u2019\u00a0<\/em>i cili, i mund\u00ebsonte cilitdo q\u00eb pa procedur\u00eb ligjore t\u00eb shpallej si i gjinis\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb njihej automatikisht nga shteti si i gjinis\u00eb s\u00eb zgjedhur. Shefja e qeveris\u00eb krahinore (First Minister)e nj\u00ebkoh\u00ebsisht liderja e Partis\u00eb Nacionale Skoceze, znj. Nicola Sturgeon, e cila kishte udh\u00ebhequr fushat\u00ebn pro k\u00ebtij ligji, u p\u00ebrg\u00ebzua si kampione e progresivizmit t\u00eb ndri\u00e7uar nga media majtiste n\u00eb Per\u00ebndim dhe u p\u00ebrm\u00ebnd se mund t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb poste t\u00eb larta n\u00eb OKB apo t\u00eb tjera organizata mbas karrier\u00ebs skoceze.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vitin n\u00eb vijim skandalet n\u00eb burgjet e Skocis\u00eb duket se i zbeh\u00ebn k\u00ebto shanse: shum\u00eb burra t\u00eb d\u00ebnuar u vet\u00ebdeklaruan femra, e u transferuan automatikisht n\u00eb burgun e grave ku b\u00ebn\u00eb p\u00ebrdhunime sa mund\u00ebn derisa i arrestuan e i kthyen n\u00eb burgun e burrave. (karriera e ish Ministres s\u00eb Par\u00eb Sturgeon duket se mori fund krejt n\u00eb v2023 kur policia e arrestoi at\u00eb dhe t\u00eb shoqin p\u00ebr abuzime me fondet e partis\u00eb; por kjo \u00ebsht\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr). Qeveria britanike e bllokoi me veto k\u00ebt\u00eb ligj dhe m\u00eb pas Gjykata e Lart\u00eb e shfuqizoi t\u00ebr\u00ebsisht at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Gjermania<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024 Bundestagu gjerman aprovoi ligjin e\u00a0<em>Vet\u00ebp\u00ebrcaktimit<\/em>\u00a0t\u00eb propozuar nga qeveria e kancelarit socialdemokrat Scholz, sipas t\u00eb cilit gjithkush mund t\u00eb ndryshonte gjinin\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs dhe kjo t\u00eb njihej pa nj\u00eb e dy nga Gjendja Civile. Para k\u00ebtij ligji procedura parashikonte ekspertiz\u00eb mjek\u00ebsore dhe vendim gjykate. Ende nuk kam d\u00ebgjuar p\u00ebr skandale si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre normave t\u00eb reja por debati gjerman rreth tyre u fokusua tek nj\u00eb pasazh, i cili, sipas kritik\u00ebve, ekspozonte hipokrizin\u00eb e autor\u00ebve t\u00eb ligjit: pasazhi p\u00ebrcaktonte se ligji humbiste fuqin\u00eb n\u00eb rast lufte: pra n\u00eb koh\u00eb paqe burrat mund t\u00eb vishnin fustan e k\u00ebpuc\u00eb me taka dhe t\u00eb vizitonin tualetet publike dhe qelit\u00eb e burgjeve t\u00eb caktuara p\u00ebr gra; por kur siguria e shtetit vihej n\u00eb rrezik pa nj\u00eb e dy thirreshin n\u00ebn arm\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, me ose pa fustan.<\/p>\n<p>Partia e ministrit propozues t\u00eb k\u00ebtij ligji nuk e kaloi pragun elektoral n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb k\u00ebtij viti nd\u00ebrsa votat p\u00ebr partit\u00eb e tjera t\u00eb koalicionit t\u00eb majt\u00eb ran\u00eb n\u00eb nivele historikisht minimale. Analist\u00ebt shohin tek ky ligj nj\u00eb nga shkaqet. Dy partit\u00eb q\u00eb e kund\u00ebrshtuan ligjin dhe premtuan anullimin e tij kur t\u00eb mundnin, CDU e AfD, shtuan p\u00ebrqindjen e votave dhe lideri i s\u00eb par\u00ebs \u00ebsht\u00eb sot e k\u00ebsaj dite kancelari i Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto shembuj, mes shum\u00eb syresh, tregojn\u00eb ciklin e ndikimit dhe veprimit t\u00eb ideologjis\u00eb (trans) gjinore, t\u00eb problemeve q\u00eb ajo sjell por edhe t\u00eb reagimit korrigjues nga shoq\u00ebria me instrumentat kushtetues q\u00eb ofron demokracia. Por edhe pa ligje specifike por me imponim ideologjik kan\u00eb ndodhur paudh\u00ebsira sidomos n\u00eb ShBA: meshkuj q\u00eb garonin n\u00eb sportet e grave n\u00eb saj\u00eb t\u00eb konstitucionit fizik superior fitonin medaljet e \u00e7mimet; nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mitur q\u00eb kishin momente konfuzioni identitar nxiteshin nga kujdestar\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb, pa dijenin\u00eb e prind\u00ebrve, t\u00eb merrnin bllokues t\u00eb zhvillimit hormonal q\u00eb t\u00eb ishin gati p\u00ebr operacion kirurgjik p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar gjinin\u00eb. Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, ky operacion, q\u00eb p\u00ebrfshinte amputimin e gjenitaleve tek meshkujt e t\u00eb gjinjve tek femrat, ishte i pakthyesh\u00ebm e traumatik p\u00ebr viktimat t\u00eb cilat p\u00ebrfundonin me nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar ose edhe me vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p><strong>2-Cikli post-komunist shqiptar i idelogjive ekstremiste<\/strong><\/p>\n<p>Tek ne, p\u00ebr shkak t\u00eb kontekstit shoq\u00ebror tradicional, t\u00eb tilla lajme shiheshin shpesh si kuriozitete ekstravagante n\u00eb vende t\u00eb larg\u00ebta \u00a0dhe pa pasoja serioze per shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Kush mendon k\u00ebshtu duhet t\u00eb dij\u00eb se para 15-20 vjet\u00ebsh t\u00eb tilla probleme ishin t\u00eb paimagjinueshme n\u00eb Skoci, Gjermani e gjetiu n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore dhe Amerik\u00ebn Veriore.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme u veprua edhe me ligjin p\u00ebr barazin\u00eb gjinore nga mazhoranca rilindiste e qeveris\u00eb Rama. Barazia gjinore njihet n\u00eb legjislacionin e BE vet\u00ebm si barazia social-ekonomike midis burrit e gruas, pra pag\u00eb e shanse t\u00eb barabarta n\u00eb pun\u00eb; mutigjinorizmat fatmir\u00ebsisht nuk p\u00ebrmenden fare. Risia e p\/ligjit krahasuar me ligjin e para 20 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb barazia n\u00eb num\u00ebr mes burrave e grave n\u00eb bordet e kompanive; pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mbushur me togfjal\u00ebsha q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb termin gjini dhe q\u00eb nuk p\u00ebrkufizohen se \u00e7far\u00eb jan\u00eb, nuk dihet se \u00e7far\u00eb kuptimi kan\u00eb dhe madje duket sikur q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb konfuzioni terminologjik. K\u00ebshtu nes\u00ebr gjithkush mund t\u00eb thot\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e ligjit, p\u00ebr terma si \u2018<em>identitet gjinor\u2019, \u2018diversitet gjinor\u2019, \u2018p\u00ebrkat\u00ebsi gjinore e nd\u00ebrthurur\u2019, \u2018shprehje gjinore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse\u2019\u00a0<\/em>etj. dhe askush nuk do t\u00eb mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb dot me argumenta. Dhe ashtu si\u00e7 ka ndodhur m\u00eb her\u00ebt edhe n\u00eb shtete t\u00eb tjera kuptimet e paqarta behen gradualisht t\u00eb qarta e po gradualisht z\u00ebvend\u00ebsojne konceptet fillestate si ato q\u00eb ka legjislacioni shqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u0113 duke filluar nga Kodi i Familjes. Analiza m\u00eb e profesionale q\u00eb kam lexuar mbi k\u00ebt\u00eb p\/ligj \u00ebsht\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/knfsh.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Raporti.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ajo e K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar:<\/a>\u00a0aty shpjegohet \u00a0fare bindsh\u00ebm kakofonia leksikologjike q\u00eb ofron teksti. Por edhe nd\u00ebrhyrja e pes\u00eb komuniteteve fetare, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb p\u00ebrmbajtje ishin n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me opozit\u00ebn parlamentare, ra n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjithsesi \u00ebsht\u00eb interesante t\u00eb v\u00ebresh se Qeveria Rama po i hedh k\u00ebto hapa kur l\u00ebvizja ideologjike q\u00eb promovon k\u00ebto masa, e njohur si \u2018woke\u2019 ndodhet n\u00eb zbatic\u00eb mbas kulmit t\u00eb saj afro pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. N\u00eb dhjetor 2022 n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim timin ku kritikoja nj\u00eb piktur\u00ebn murale t\u00eb nj\u00eb transgjinoreje n\u00eb Qytetin Studenti t\u00eb paguar nga Bashkia shtroja pyetjen n\u00ebse \u2018ofiqar\u00ebt rilindist\u00eb si Veliaj veprojn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bindjeve t\u00eb tyre (n\u00ebse kan\u00eb brend\u00ebsuar ideologjin\u00eb woke) apo p\u00ebr oportuniz\u00ebm politik (duke tentuar t\u00eb marrin p\u00ebrkrahje nga segmente t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb jan\u00eb pro wokizmit)\u2019 dhe priresha t\u00eb hamend\u00ebsoja k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn. Tashti q\u00eb wokizmi n\u00eb ShBA po eliminohet nga Administrata Trump dhe n\u00eb Europ\u00eb rezultatet elektorale e viteve t\u00eb fundit jan\u00eb nj\u00eb sinjal i qart\u00eb se po shkohet n\u00eb drejtimin e Amerik\u00ebs, lipset t\u00eb revizionoj hamend\u00ebsimin tim dhe me keqardhje t\u00eb sugjeroj se n\u00eb partin\u00eb e Ram\u00ebs duket se \u00ebsht\u00eb konsoliduar nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb wokiste q\u00eb e cila po p\u00ebrdor pushtetin p\u00ebr t\u00eb imponuar ideologjin\u00eb e vet t\u00eb dal\u00ebkohe. Si Ramiz Alia apo Brezhnjevi n\u00eb vitet e fundit t\u00eb tyre n\u00eb krye t\u00eb regjimit. Por po ashtu si k\u00ebta t\u00eb dy n\u00eb vitet e fundit t\u00eb tyre n\u00eb krye t\u00eb regjimit kishin ende p\u00ebrkrahje n\u00eb disa qarqe per\u00ebndimore p\u00ebr simpati ideologjike ose p\u00ebr nevoj\u00eb p\u00ebr stabilitet edhe regjimi Rama ka p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p><strong>3-dhe viktimat e tyre<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebnimin e vitin 2022 tregoja p\u00ebr nj\u00eb film t\u00eb llahtarsh\u00ebm, prodhim i NPR publike amerikane, t\u00eb transmetuar nga TVSh: nj\u00eb gjimnazist diku n\u00eb New Jersey bind veten e pastaj prind\u00ebrit t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb gjini p\u00ebrmes kirurgjis\u00eb (AMA i dha v\u00ebrejtje TVSh-s\u00eb; administrata Trump 2 e mbylli NPR si ideologjikisht ekstreme).<\/p>\n<p>Asokohe kjo propagand\u00eb dukej e papranueshme, por gjithsesi ekzotike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebto dit\u00eb pam\u00eb se personazhi amerikan ishte edhe realiteti i t\u00eb riut shqiptar Ersild Myrtollari, t\u00eb abuzuar n\u00eb Shqip\u00ebri nga aktivist\u00eb ideologjik\u00eb e mizor\u00eb nj\u00eblloj si n\u00eb at\u00eb film. Dhe duhet pranuar q\u00eb gabuam, n\u00ebnvleft\u00ebsuam rrezikun dhe nuk mund\u00ebm t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nj\u00eb jet\u00eb rinore nga gjymtimi emocional e fizik. Mbetet vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr Ersildin dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb viktima e fundit.<\/p>\n<p><strong>4- Kur Brukseli harron kok\u00ebn e kap fort bishtin<\/strong><\/p>\n<p>Sa m\u00eb lart u demonstrua me nj\u00eb incident sa bizar aq edhe dometh\u00ebn\u00ebs: nj\u00eb pyetjeje sugjestive t\u00eb nj\u00eb gazetari \u2018q\u00eb p\/ligji p\u00ebr barazin\u00eb gjinore po p\u00ebrkrahej nga Delegacioni BE\u2019 kryetari i PD, z. Berisha i dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje spontane e t\u00eb panevojshme duke th\u00ebn\u00eb se shefi i Delegacionit, ambasadori Gonzato, kishte motive personale (Gonzato \u00ebsht\u00eb rimartuar me nj\u00eb burr\u00eb) dhe prandaj ndikonte k\u00ebsisoj. Mund t\u00eb thuash q\u00eb ky koment \u00ebsht\u00eb faktikisht i v\u00ebrtet\u00eb; mund t\u00eb thuash edhe se ky koment \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm: sepse si rregull polemika me ambasador\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb e dobishme (hiq k\u00ebtu raste t\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme si Yuri Kim, ku shpallja qelb\u00ebsir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese por edhe nj\u00eb detyr\u00eb demokratike).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb nj\u00eb mendje e urt\u00eb zor se do t\u00eb rrokte reagimet q\u00eb provokuan k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb z. Berisha. Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja kryesore e Komisionit Europian (pran\u00eb znj. von der Leyen), ambasador\u00eb dypal\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb e plot zyrtar\u00eb mes k\u00ebtyre koordinatave d\u00ebnuan \u2018<em>gjuh\u00ebn e dhun\u00ebs\u2019 e \u2018sulmet personale<\/em>\u2019 ndaj shefit t\u00eb deleg<em>acionit \u2018t\u00eb cilat nuk e afrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb tek BE\u2019<\/em>. Dikush q\u00eb nuk ka lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb e informohet nga rrjetet sociale do t\u00eb konkludonte se Berisha k\u00ebrkoi lin\u00e7im publik t\u00eb ambasadorit; madje miqt\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb fundit me t\u00eb lexuar tweetet e Kosit &amp; co mund t\u00eb mobilizoheshin p\u00ebr t\u00eb ardhur e p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb ngratin Gonzato nga vrasja me gur\u00eb ose nga djegia n\u00eb turr\u00ebn e druve apo nga ndonj\u00eb nd\u00ebshkim tjet\u00ebr i dal\u00eb nga Dhiata e Vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ekzagjerime qesharake si k\u00ebto do t\u00eb ishin e keqja m\u00eb e vog\u00ebl. N\u00eb fakt Komisioni Europian ka brend\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do ekzekutiv tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb tezat e ideologjive ekstremiste p\u00ebr gjinin\u00eb, emigracionin, klim\u00ebn e t\u00eb tjera dhe ka hyr\u00eb shpesh n\u00eb konflikt ideologjik me shtetet an\u00ebtare t\u00eb cilat, m\u00eb af\u00ebr sensit publik, kan\u00eb k\u00ebrkuar moderacion. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens Brukseli \u00a0ka ndikuar edhe n\u00eb shtetet kandidate.<\/p>\n<p>N\u00eb 2016 tek ne paketa p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebrmbante nj\u00eb amendim i cili n\u00eb nenin 18\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs nd\u00ebr shkaqet klasike t\u00eb mosdiskriminmit si gjinia, raca, feja, etj. shtonte edhe \u2018<em>orientimin seksual<\/em>\u2019; shum\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e shihnin k\u00ebt\u00eb si hil\u00e9, si deri\u00e7k\u00eb p\u00ebr t\u00eb legalizuar martes\u00ebn gay dhe kjo ngjalli debate nga deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas pro\u00e7esverbalit t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi kur nj\u00eb an\u00ebtar pyeti se \u00e7far\u00eb lidhje kishte ky amendament me reform\u00ebn p\u00ebrgjigja e shefit t\u00eb ekspert\u00ebve z. Rainer Deville ishte sa lapidare aq edhe shokuese: \u2018<em>Nuk ka ndonj\u00eb lidhje por shum\u00eb vetave n\u00eb Bruksel do t\u2019ju b\u00ebhej qefi n\u00ebse ju e miratoni!\u2019<\/em>. Si p\u00ebrfundim amendamenti u hoq nga paketa se komplikonte tep\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb mjaft komplekse.<\/p>\n<p>Mazhorancat e reja nga qendra tek e djathta n\u00eb Parlamentin Europian dhe mpakja e t\u00eb majt\u00ebs, e cila braktisi programin socialdemokrat (dhe mjedisor) n\u00eb favor t\u00eb wokizmave, po e detyron Komisionin t\u00eb adoptoj\u00eb orientime m\u00eb realiste. Por kjo do koh\u00ebn e vet dhe nd\u00ebrkoh\u00eb d\u00ebmet do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr shembull nj\u00eb d\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin flitet m\u00eb pak: Instrumentalizimi e amplifikimi pa mas\u00eb nga qeveria i \u2018incidentit Gonzato\u2019 arriti kulmin kur mazhoranca rilindiste n\u00eb Kuvend, me \u2018indinjat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u2019 nd\u00ebrpreu befas diskutimet mbi p\/ligjin (s\u00ebrish n\u00eb mosp\u00ebrputhje me Rregulloren e Kuvendit e n\u00eb shkelje t\u00eb praktik\u00ebs parlamentare) dhe kaloi direkt n\u00eb votim. \u00cbsht\u00eb ironike t\u00eb shikosh sesi Delegacioni BE indirekt provokon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb predikon: nd\u00ebrsa z. Gonzato n\u00eb linj\u00eb me progresraportet e Komisionit k\u00ebrkojn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb puna p\u00ebr reformat europiane n\u00eb Kuvend t\u00eb mos p\u00ebrjashtoj\u00eb opozit\u00ebn, n\u00eb em\u00ebr \u2018t\u00eb nderit e t\u00eb dinjitetit\u2019 t\u00eb tij mazhoranca, b\u00ebn pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn me nj\u00eb recidiviz\u00ebm konseguent. Edhe vet\u00eb zoti Gonzato duket se praktikon di\u00e7ka t\u00eb ndryshme nga ajo q\u00eb predikon: jo vet\u00ebm takimet n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb disa delegacioneve nga Brukseli por edhe adresat ku ai shkon p\u00ebr t\u00eb prezantuar progres-raportin evitojn\u00eb opozit\u00ebn; n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktik\u00ebn e Delegacionit gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>\u00a05-Epilog si p\u00ebrher\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim debati mbi multigjinorizmat ja vlejti sepse ekspozoi shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb publiku yn\u00eb lipset t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb. Dhe pa merak se doli nga v\u00ebmendja skandali Balluku: k\u00ebt\u00eb skandal do e kemi mes nesh me jav\u00eb e muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Sidomos pjes\u00ebn e par\u00eb kur shefi i Ballukut p\u00ebr arsyet e veta rri duarlidhur dhe vuan p\u00ebrbrenda pafuqin\u00eb e tij q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb mexhlis: mbasi nuk merr dot mas\u00eb ndaj vart\u00ebses, e cila e ka quajtur at\u00eb vet\u00eb me ato llafe q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb dhen\u00eb.<\/p>\n<p><em>PS. P\u00ebrjashtimi i liderit t\u00eb opozit\u00ebs nga Kuvendi p\u00ebr 10 dit\u00eb me motivacion fyerjen e ambasadorit t\u00eb BE \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt fyerje p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Bashkimin Europian si\u00e7 i kishim njohur.<\/em><\/p>\n<p>*President i Paneuropa-Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Ish minist\u00ebr e deputet<\/p>\n<p>11 n\u00ebntor 2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO 1- Cikli i mbram\u00eb i idelogjive ekstremiste n\u00eb Kontinentin \u00a0e Vjet\u00ebr -K\u00ebshilli i Europ\u00ebs N\u00eb vitin 2011 K\u00ebshilli i Europ\u00ebs aprovoi versionin final t\u00eb Konvent\u00ebs kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave e asaj n\u00eb familje (Konventa e Stambollit) e cila p\u00ebrmbante dispozita t\u00eb dobishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por paragrafi 3\/c i saj q\u00eb e p\u00ebrkufizonte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-128131","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128131"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128132,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128131\/revisions\/128132"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}