{"id":128147,"date":"2025-11-12T09:47:09","date_gmt":"2025-11-12T09:47:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128147"},"modified":"2025-11-12T09:47:09","modified_gmt":"2025-11-12T09:47:09","slug":"edhe-zgjedhjet-e-pjesshme-po-thone-se-gjendja-imponon-radikalitetin-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/12\/edhe-zgjedhjet-e-pjesshme-po-thone-se-gjendja-imponon-radikalitetin-e-opozites\/","title":{"rendered":"Edhe zgjedhjet e pjesshme po thon\u00eb se gjendja imponon radikalitetin e opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>U p\u00ebrs\u00ebrit s\u00ebrish me nj\u00eb prove t\u00eb vog\u00ebl. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb denoncuar dhe po denoncohet p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb rrjetet sociale dhe n\u00eb \u00e7do pasqyrim t\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p>Populli nd\u00ebshkoi s\u00ebrish vetveten si 11 maji?!<\/p>\n<p>\u00c7udi epokale!<\/p>\n<p>Populli\u00a0 braktis fatin e tij!<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimet e p\u00ebrditshme kundra padrejt\u00ebsive nuk qenk\u00ebshin val\u00eb zem\u00ebrimi i revolt\u00ebs popullore, nuk ishin manifestime reale kundra qeverisjes, por me k\u00ebt\u00eb rezultat na dalkan si imitime p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb denoncojn\u00eb regjimin, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Secili q\u00eb ka nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, s\u2019ka se si t\u00eb mos jet\u00eb i befasuar p\u00ebr ata njer\u00ebz q\u00eb shikonim n\u00eb rruge t\u00eb hidhnin prodhimet e mundit t\u00eb tyre n\u00eb asfalt n\u00eb shenj\u00eb zem\u00ebrimi, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb tregut ose kostos s\u00eb lart\u00eb, nga q\u00eb shteti i ka shp\u00ebrfillur, si me ndihm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar tregun, ashtu edhe me politikat subvencionuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fenomen i rrall\u00eb\u00a0 n\u00eb nivel bot\u00ebror, ku\u00a0 pik\u00ebrisht ata njer\u00ebz q\u00eb dol\u00ebn nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe rend\u00ebn t\u00eb rivotojn\u00eb\u00a0 at\u00eb pushtet\u00a0 q\u00eb i shp\u00ebrfilli, i talli, i frik\u00ebsoi dhe i telendisi!<\/p>\n<p>M\u00eb thoni nj\u00eb qeveri n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 diktaturave t\u00eb narkokarteleve, e cila erdhi n\u00eb pushtet vet\u00ebm me qeverisje koalicioni, 67 deputet dhe mbas 13 vjet\u00ebsh, mes\u00a0\u00a0 skandaleve t\u00eb korrupsionit, krimit\u00a0 t\u00eb organizuar dhe\u00a0\u00a0 padrejt\u00ebsive t\u00eb pa fundme, e rriti nivelin n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pa besueshmes, me 83 deputet!<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha bashkit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat pardje u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn zgjedhjet, p\u00ebr arsye t\u00eb boshll\u00ebqeve si rrjedhoj\u00eb\u00a0 e skandaleve\u00a0 korruptive t\u00eb pushtetit, absolutisht u\u00a0 fituan\u00a0\u00a0 p\u00ebrs\u00ebri nga pushteti i korrupsionit.<\/p>\n<p>Dhe rezultati \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb\u00a0 e nj\u00eb rekordi n\u00eb vetvete. T\u00eb duket sikur p\u00ebrkundim nj\u00eb bot\u00eb surreale. Po si mund t\u00eb besohet fakti q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz zgjodh\u00ebn me d\u00ebshir\u00ebn e tyre vet\u00ebvrasjen?<\/p>\n<p>A jan\u00eb k\u00ebta bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt\u00a0 dje kemi biseduar, kemi qar\u00eb hallet p\u00ebr problemet e njeri tjetrit, duke u shprehur me sinqeritet edhe shqet\u00ebsimet q\u00eb ka secili prej nesh.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebto jan\u00eb zgjedhje q\u00eb u p\u00ebrkasin vet\u00ebm diktaturave. Nuk mund ti besosh kurr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundimi t\u00eb till\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbys arsyen njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha pushtetet q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e regjimit, me burimet dhe mekanizmat q\u00eb kontrollon regjimi, kan\u00eb krijuar me terror dhe marifete nj\u00eb \u201cdashuri t\u00eb pa zgjidhshme t\u00eb popullit\u201d ndaj atij, q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk punon p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e tyre, por p\u00ebrkundrazi, i shtyp, u merr frym\u00ebn u\u00a0 merr pronat me forc\u00eb dhe arroganc\u00eb dhe i detyron t\u00eb marrin rrug\u00ebn dhe t\u00eb ikin nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>Ne \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs demokratike, ndon\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e pa p\u00ebrs\u00ebritshme si fenomen, do shihnim q\u00eb populli do ta kishte marr\u00eb vet\u00eb situat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb. Me dhimbje t\u00eb madhe po shoh\u00eb, se populli yn\u00eb sot\u00a0 duket ta ket\u00eb humbur busull\u00ebn dhe po p\u00ebrjeton\u00a0 nj\u00eb kriz\u00eb konfuzioni dhe paqart\u00ebsie historike.<\/p>\n<p>Leb\u00ebrit e Lumit t\u00eb Vlor\u00ebs, \u00e7far\u00eb t\u00eb zeze tjet\u00ebr presin m\u00eb tej, kur edhe uji i kulluar i Buronjave t\u00eb Ku\u00e7it nuk e\u00a0 p\u00ebrshkon m\u00eb rrug\u00ebn natyrore n\u00eb\u00a0 lugin\u00ebn e Lumit t\u00eb Vlor\u00ebs, pasi qeveria\u00a0 e mori dhe e\u00a0 b\u00ebri dhurat\u00eb\u00a0 p\u00ebr vilat e oligark\u00ebve t\u00eb Palas\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlonjat\u00ebt kjo qeverisje vendore i la pa uj\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, duke i posht\u00ebruar m\u00eb tej , iu solli dy megandot\u00ebs n\u00eb gjirin e bukur t\u00eb Nart\u00ebs, nd\u00ebrsa shiun edhe n\u00eb dit\u00ebt e ver\u00ebs s\u00eb nxehet ua ka thyer n\u00eb nj\u00eb tmerr, sepse vet\u00ebm nj\u00eb ves\u00eb shi t\u00eb bjer\u00eb dhe t\u00eb duhet varka q\u00eb t\u00eb kalosh qendr\u00ebn apo lagje t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Pse e kan\u00eb varur kok\u00ebn dhe ecin symbyllurazi\u00a0 vlonjat\u00ebt edhe kur jeta e tyre kalon n\u00ebp\u00ebr mbijetes\u00eb?!<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb evokosh problematik\u00ebn e denoncuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi nga qytetar\u00ebt madje edhe n\u00eb forma revoltuese. Si u tret\u00ebn t\u00eb gjitha ato shqet\u00ebsime dhe protesta p\u00ebrpara kutis\u00eb s\u00eb votimit? Si nuk u shnd\u00ebrruan\u00a0 ato n\u00eb rrebeshe popullore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur\u00a0 ndryshimin q\u00eb kjo kast\u00eb e cila\u00a0 i ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn demokracis\u00eb ti hap rrug\u00ebn vullnetit t\u00eb lire?!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb magjia e vjedhjes dhe manipulimit t\u00eb vot\u00ebs nga regjimi ajo q\u00eb\u00a0 po ruan statuskuon\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, ku d\u00ebshtimet dhe\u00a0 skandalet\u00a0 e regjimit kthehen\u00a0 pabesueshm\u00ebrisht n\u00eb fitore?!<\/p>\n<p>Partia shtet e megaskandaleve korruptive i fitoi edhe k\u00ebto zgjedhje t\u00eb pjesshme.<\/p>\n<p>Me 77\u00a0 p\u00ebr qind\u00a0 fitoi Vlor\u00ebn , 70 Cerrikun, 73\u00a0 p\u00ebrqind Beratin dhe 67 p\u00ebrqind Matin. Esht\u00eb nj\u00eb rezultat i kalkuar diktature. Nuk i fitojn\u00eb kurr\u00eb zgjedhjet k\u00ebshtu, as Putin, as Lukashenko . Ky \u00ebsht\u00eb modeli i komunizmit t\u00eb ringjallur. Nuk gjen kurr\u00eb nj\u00eb model origjinal si ky.<\/p>\n<p>Raportin e OSBE- ODIR, ky rezultat\u00a0 trondit\u00ebs, e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr pa asnj\u00eb vler\u00eb. As denoncimet\u00a0 rr\u00ebqeth\u00ebse t\u00eb opozit\u00ebs dhe shtypit opozitar duket t\u00eb jen\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb\u00a0 p\u00ebr regjimin. Partia shtet e ka mekanizmin t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb\u00a0 kryer \u00e7do operacion t\u00eb nevojsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u00a0 kapilare q\u00eb t\u00eb mbyll rezultatin q\u00eb ajo d\u00ebshiron. Ndon\u00ebse konteksti politik\u00eb ka ndryshuar disi, vendi yn\u00eb ka nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb vog\u00ebl gjeografike dhe demografike p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen\u00a0 e kontinentit ton\u00eb n\u00eb k\u00ebto shqet\u00ebsime dramatike q\u00eb ka Evropa dhe Amerika. Duhet ul\u00ebrim\u00eb bu\u00e7it\u00ebse q\u00eb t\u00eb na d\u00ebgjojn\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jemi realist.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb gjendja reale dhe ka ardhur nj\u00eb pike ,q\u00eb nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr\u00a0 rutin\u00eb politike p\u00ebr secilin prej nesh aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Kemi 5 rezoluta nd\u00ebrkomb\u00ebtare ,t\u00eb cilat denoncojn\u00eb regjimin e karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe si p\u00ebr ironi e keqja po shkon thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb . Evropa me q\u00ebndrimet kontradiktore nuk \u00ebsht\u00eb e unifikuar n\u00eb drejtim t\u00eb ndihm\u00ebs aktuale q\u00eb duhej ti jap Shqip\u00ebris\u00eb dhe me sa po duket, mbetet\u00a0 larg kriz\u00ebs son\u00eb, ndoshta edhe duke mos e kuptuar me rr\u00ebnje burimin e saj.<\/p>\n<p>A ka mbetur rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 rradikalizimit t\u00eb q\u00ebndrimeve si n\u00eb rrug\u00eb ashtu edhe n\u00eb parlament?<\/p>\n<p>Jan\u00eb me\u00a0 shum\u00eb vler\u00eb denoncimet e p\u00ebrdit\u00ebshne t\u00eb skandaleve korruptive dhe t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb regjimit n\u00eb trafikun e drog\u00ebs apo lumin e parave t\u00eb pista. Por \u00e7do gj\u00eb do mbetej q\u00ebllim n\u00eb vetvete n\u00eb se nuk do shoq\u00ebrohet me nj\u00eb aksion shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb opozitar, sepse askush nuk ta kthen kok\u00ebn si brenda\u00a0 edhe jasht\u00eb, p\u00ebrball\u00eb problemeve t\u00eb mprehta q\u00eb ka sot bota per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Gjendja t\u00eb imponon radikalitet dhe opozita k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebj pa dilema.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA U p\u00ebrs\u00ebrit s\u00ebrish me nj\u00eb prove t\u00eb vog\u00ebl. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb denoncuar dhe po denoncohet p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb rrjetet sociale dhe n\u00eb \u00e7do pasqyrim t\u00eb opinionit publik. Populli nd\u00ebshkoi s\u00ebrish vetveten si 11 maji?! \u00c7udi epokale! Populli\u00a0 braktis fatin e tij! Shp\u00ebrthimet e p\u00ebrditshme kundra padrejt\u00ebsive nuk qenk\u00ebshin val\u00eb zem\u00ebrimi i revolt\u00ebs popullore, nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95749,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-128147","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128147"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128147\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128148,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128147\/revisions\/128148"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}