{"id":128153,"date":"2025-11-12T10:07:22","date_gmt":"2025-11-12T10:07:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128153"},"modified":"2025-11-12T10:07:22","modified_gmt":"2025-11-12T10:07:22","slug":"projekt-buxheti-2026-bozdo-qeveria-nuk-ka-sjelle-ende-ne-kuvend-paketen-fiskale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/12\/projekt-buxheti-2026-bozdo-qeveria-nuk-ka-sjelle-ende-ne-kuvend-paketen-fiskale\/","title":{"rendered":"Projekt Buxheti 2026\/ Bozdo: Qeveria nuk ka sjell\u00eb ende n\u00eb Kuvend Paket\u00ebn Fiskale!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Eno Bozdo n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Kryesia e Kuvendit tha se, qeveria nuk ka sjell\u00eb ende para deputet\u00ebve draftin shoq\u00ebrues t\u00eb Buxhetit, at\u00eb t\u00eb paket\u00ebs Fiskale. Ai tha se, \u00ebsht\u00eb absolutisht shkelje e standardit ligjor por edhe atij logjik, pasi n\u00eb komisione po diskutohen t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e Projektbuxhetit, kur paketa fiskale q\u00eb shpjegon si do t\u00eb mblidhen k\u00ebto t\u00eb ardhura, \u00ebsht\u00eb ende e panjohur p\u00ebr deputet\u00ebt!<\/p>\n<p>DEKLARATA<\/p>\n<p>Projektbuxheti i vitit 2026 i paraqitur n\u00eb Kuvend nga qeveria, pavar\u00ebsisht deklarateve t\u00eb Kryeministrit dhe ministrave t\u00eb tij, nuk pasqyron pritshm\u00ebrit\u00ebe shoq\u00ebris\u00eb dhe ekonomis\u00eb shqiptare, nuk adreson asnj\u00eb shqet\u00ebsim, problematik\u00eb dhe ide p\u00ebr t`i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje problemeve t\u00ebr\u00ebnda t\u00eb vendit,si varf\u00ebria, shpopullimi, sh\u00ebndet\u00ebsia shkollimi dhe zhvillimi ekonomik i q\u00ebndruesh\u00ebm, bazuar n\u00eb prodhimin industrial dhe bujq\u00ebsor!<br \/>\nS\u00eb pari m\u00eb duhet ta nis k\u00ebt\u00eb komunikim duke theksuar faktin se n\u00eb kund\u00ebrshtim m\u00ebdetyrimin ligjor, n\u00eb Kuvend ende nuk kan\u00ebmb\u00ebrritur aktet e paket\u00ebs fiskale, cka \u00ebsht\u00eb absolutisht shkelje e standardit ligjor por edhe atij logjik, pasi n\u00eb komisione po diskutohen t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e Projektbuxhetit, kur paketa fiskale q\u00eb shpjegon si do t\u00eb mblidhen k\u00ebto t\u00eb ardhura, \u00ebsht\u00eb ende e panjohur p\u00ebr deputet\u00ebt!<br \/>\nS\u00eb dyti, rritja ekonomike prej 4%bazohet vet\u00ebm n\u00eb rritjen e supozuar t\u00eb dy sektor\u00ebve: ai i nd\u00ebrtimit dhe ai i turizmit. Sektor\u00ebt e industris\u00eb dhe t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetmit sektor\u00eb prodhues, jan\u00eb prej vitesh n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb, dhe asnj\u00eb mas\u00eb e natyr\u00ebs ekonomike apo fiskale nuk propozohet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebta sektor\u00eb!<br \/>\nT\u00eb bazosh t\u00ebr\u00ebsisht rritjen ekonomike n\u00eb dy sektor\u00eb si ai i turizmit dhe nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb sepse t\u00eb dy sektor\u00ebt q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shenja t\u00eb \u201cftohjes\u201d s\u00eb tyre! Sektori i nd\u00ebrtimit varet thuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga flukset e parave t\u00eb pista q\u00eb investohen, me bekimin e qeveris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. Sektori i turizmit varet nga zhvillimet politike dhe gjeopolitike, si dhe nga pandemit\u00eb dhe forca t\u00eb tjera madhore. Prandaj ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model ekonomik aspak i q\u00ebndruesh\u00ebm, dhe parashikimi p\u00ebr rritjen ekonomike me 4% \u00ebsht\u00ebshum\u00eb problematik!<br \/>\nS\u00eb treti, pavar\u00ebsisht etiketimeve bombastike p\u00ebr rritje t\u00eb madhe n\u00eb pensione dhe rrogave, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb:<br \/>\n\u2022 Pensionet n\u00eb fakt nuk rriten. Thjesht bonusi i fundvitit do t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr 12 muaj t\u00eb vitit. Efekti real \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 100 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb skem\u00ebn e pensioneve, mesatarisht nga 10euro cdo muaj p\u00ebr cdo pensionist. INSTAT p\u00ebrllogaritse nj\u00eb \u00e7ifti pensionistesh do t`i duheshin mesatarisht cdo muaj, mbi pensionin aktual, edhe 140 euro n\u00eb muaj t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat bazike. Nd\u00ebrsa qeveria jep p\u00ebr k\u00ebt\u00eb cift vet\u00ebm 240 euro n\u00eb vit. Pra me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm do t\u00eb duhen edhe 7 vite t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb arritur standardin bazik, gjithmon\u00eb nqs \u00e7mimet mbeten nj\u00ebsoj. Pretendimet p\u00ebr financim t\u00eb pensioneve me 1,7 miliard\u00eb euro jan\u00eb absolutisht t\u00eb pav\u00ebrteta, sepse edhe n\u00eb PBA jan\u00eb parashikuar vet\u00ebm 350 milion\u00eb euro shtes\u00eb p\u00ebr vitin 2027 dhe 2028. Nuk dihet pra ku do gjenden edhe 1,2 miliard\u00eb euro t\u00eb tjera!<br \/>\n\u2022 Pagat! Edhe ato n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk rriten!P\u00ebr shumic\u00ebn absolute t\u00eb pagave thjesht aplikohet indeksimi i tyre, q\u00eb\u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ligjore dhe nuk vjen nga zem\u00ebrgjer\u00ebsia e qeveris\u00eb. Efekti total \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri vet\u00ebm 100 milion\u00eb euro. Por nd\u00ebrkaq, qeveria ka vendosur t\u00eb rris\u00eb pag\u00ebn minimale duke e cuar at\u00eb n\u00eb 500 euro n\u00eb muaj. Nga ky akt qeveria ark\u00ebton minimalisht 90 milion\u00eb euro, nga t\u00eb cilat vet\u00ebm 10 milion\u00eb euro i kthehem mbrapsht sektorit privat! Pra p\u00ebrs\u00ebri pretendimi i Kryeministrit se sektori privat do t\u00eb rimbursohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kosto shtes\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb!<br \/>\nS\u00eb kat\u00ebrti, dy sektor\u00ebt thelb\u00ebsore p\u00ebr shqiptar\u00ebt, arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia jan\u00eb shum\u00eb pak t\u00eb financuar. K\u00ebta sektor\u00eb qeveria i konsideron prioritar\u00eb vet\u00ebm me fjal\u00eb. Arsimi financohet me 2,5% te PBB nd\u00ebrsa sh\u00ebndet\u00ebsia me 2,9%. Premtimi i Edi Ram\u00ebs, prej nj\u00eb dekade, ka q\u00ebn\u00eb p\u00ebr t`i financuar t\u00eb dy me nga 5% t\u00eb PBB. Sot jo vet\u00ebm jemi shum\u00eb larg k\u00ebsaj shifre, por edhe shum\u00eb m\u00eb mbrapa vendeve t\u00ebngjashme t\u00ebrajonit. Sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi jan\u00eb sot nj\u00eb plag\u00eb e madhe shoq\u00ebrore. Shqiptar\u00ebt nuk marrin asnj\u00eb sh\u00ebrbim dinjitoz nga to, edhe pse taksat i paguajn\u00eb nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb!<br \/>\nS\u00eb pesti, Bujq\u00ebsia mbetet sektori i persekutuar i madh i k\u00ebsaj qeverie.Jan\u00eb parashikuar vet\u00ebm 53 milion\u00eb euro financim p\u00ebr fermerin, ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre shkon p\u00ebr shpenzime administrative t\u00eb vet\u00eb skem\u00ebs.<br \/>\nQeveria, e cila q\u00eb prej dy vjet\u00ebsh nuk p\u00ebrfiton nga fondet e IPARD p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit t\u00eb saj, nuk e ka v\u00ebn\u00eb ujin n\u00eb zjarr p\u00ebr t`i financuar me para t\u00eb buxhetit rreth 100 milion\u00eb euro q\u00eb mungojn\u00eb, t\u00ebnevojshme sa ska p\u00ebr fermer\u00ebt e l\u00ebn\u00eb<br \/>\nS\u00eb gjashti, edhe k\u00ebt\u00eb vit, plot 125 milion\u00eb euro do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr financimin e kontratave PPP n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe infrastruktur\u00eb. 125 milion\u00eb euro q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se rritja e pensioneve apo e pagave p\u00ebr 2026, por q\u00eb paguhen n\u00eb sh\u00ebrbime pak apo aspak t\u00eb nevoshjme p\u00ebr ne. K\u00ebto jan\u00eb parat\u00eb tona q\u00eb shp\u00ebrdorohen haptazi, ekzakt\u00ebsisht kur ne kemi m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr to!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Eno Bozdo n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Kryesia e Kuvendit tha se, qeveria nuk ka sjell\u00eb ende para deputet\u00ebve draftin shoq\u00ebrues t\u00eb Buxhetit, at\u00eb t\u00eb paket\u00ebs Fiskale. Ai tha se, \u00ebsht\u00eb absolutisht shkelje e standardit ligjor por edhe atij logjik, pasi n\u00eb komisione po diskutohen t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e Projektbuxhetit, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128154,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128153","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128153"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128153\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128155,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128153\/revisions\/128155"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}