{"id":128231,"date":"2025-11-13T09:39:38","date_gmt":"2025-11-13T09:39:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128231"},"modified":"2025-11-13T09:39:38","modified_gmt":"2025-11-13T09:39:38","slug":"birn-mburoja-politike-e-rames-per-ballukun-nje-sfide-per-drejtesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/13\/birn-mburoja-politike-e-rames-per-ballukun-nje-sfide-per-drejtesine\/","title":{"rendered":"BIRN: Mburoja politike e Ram\u00ebs p\u00ebr Ballukun, nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<h4 class=\"jeg_post_subtitle\">Kryeministri Edi Rama akuzohet se po merr n\u00eb mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku pas akuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga SPAK, duke shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike dhe n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb plot\u00eb me vlerat e Bashkimit Europian.<\/h4>\n<p>Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur nga Prokuroria e Posa\u00e7me u prit fillimisht me heshtje, m\u00eb pas me shmangie dhe s\u00eb fundmi me shfaqjen se asgj\u00eb nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb dit\u00eb pas zyrtarizimit t\u00eb akuz\u00ebs, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaq\u00ebn krah p\u00ebr krah n\u00eb nj\u00eb aktivitet rutin\u00eb t\u00eb titulluar \u201cOSHEE Charge\u201d t\u00eb h\u00ebn\u00ebn lidhur me nj\u00eb rrjet komb\u00ebtar p\u00ebr karikimin e makinave elektrike.<\/p>\n<p>Balluku vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb pozicionet e larta n\u00eb qeveri, pavar\u00ebsisht se akuzohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera lidhur me tunelin e Llogaras\u00eb \u2013 nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb kushtueshme t\u00eb infrastruktur\u00ebs n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit. Sipas hetimeve t\u00eb SPAK, Balluku akuzohet se kontrolloi \u00e7do hap t\u00eb projektit rreth 190 milion\u00eb euro dhe paracaktoi fituesin, n\u00eb shkelje t\u00eb kritereve standarde t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>P\u00ebr opozit\u00ebn, Rama po i jep bashk\u00ebpun\u00ebtores s\u00eb vet nj\u00eb mbrojtje t\u00eb hapur politike duke sfiduar drejt\u00ebsin\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me standardet europiane t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u201cBalluku e mban peng Ram\u00ebn dhe e k\u00ebrc\u00ebnon q\u00eb ta marr\u00eb me vete, pasi ajo n\u00eb rastin e tunelit \u00ebsht\u00eb thjesht ekzekutorja e afer\u00ebs korruptive t\u00eb ideuar nga Rama,\u201d thot\u00eb deputeti demokrat, Belind K\u00eblli\u00e7i, duke aluduar se dosja hetimore ofron fakte p\u00ebr lidhjen e tyre direkte n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cafer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i theksoi gjithashtu se duke mos i k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen ose duke mos e shkarkuar nga detyra, Rama po krijon nj\u00eb \u201cpenges\u00eb flagrante\u201d p\u00ebr procesin e integrimit europian.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtja q\u00eb i b\u00ebn shkon n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vlerave t\u00eb BE-s\u00eb dhe k\u00ebrkesave t\u00eb familjes europiane, pasi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb..,\u201d shtoi K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr kreun partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d, Agron Shehaj, kryeministri Rama po e mbron Belinda Ballukun nga drejt\u00ebsia duke e mbajtur n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u201ckjo ndodh sepse marrja e pandehur e Ballukut, zv.kryeministre e dyt\u00eb pas Ahmetajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, tregon q\u00eb korrupsioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrethin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQartazi \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr Bashkimin Europian q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zv.kryeministre t\u00eb pandehur dhe shum\u00eb shpejt Edi Rama do t\u00eb detyrohet t\u00eb zgjedh\u00eb, ose t\u00eb shkarkoj\u00eb Ballukun ose t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb qeveria pengon haptas drejt\u00ebsin\u00eb,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjegj\u00ebsia e munguar politike<\/strong><\/p>\n<p>Belinda Balluku iu bashkua kabinetit t\u00eb Ram\u00ebs si ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb vitin 2019 dhe kontrollon prej m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb vitesh portofolin m\u00eb t\u00eb madh qeveritar.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu zyrtarja m\u00eb e lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrballet aktualisht me akuzat e SPAK, pas nj\u00eb linje t\u00eb gjat\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb e humb\u00ebn pushtetin p\u00ebr shkak t\u00eb akuzave penale si Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeminist\u00ebr, Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiran\u00ebs, Ilir Beqaj, ish-minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb apo m\u00eb her\u00ebt Saimir Tahiri, ish-minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Rama ka zgjedhur p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb mos konfrontohet me sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb kur merren n\u00ebn akuz\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij \u2013 por \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb t\u00eb distancohet prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Ballukun, Rama po i q\u00ebndron n\u00eb krah numrit 2 t\u00eb qeveris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka shmangur komentet ndaj akuzave t\u00eb ngritura ndaj saj. Analist\u00ebt e politik\u00ebs e shohin k\u00ebt\u00eb sjellje si nj\u00eb shmangie nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike dhe morale, por nj\u00ebherazi tregues se vendi nuk \u00ebsht\u00eb demokratik.<\/p>\n<p>Andi Bushati, botues i Lapsi.al i tha BIRN se q\u00ebndrimi n\u00eb detyr\u00eb si e pandehur e numrit 2 t\u00eb qeveris\u00eb do t\u00eb ishte e papranueshme dhe e pamoralshme p\u00ebr nj\u00eb vend demokratik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebshkohej elektoralisht.<\/p>\n<p>\u201cPor ngaq\u00eb ne nuk jemi m\u00eb nj\u00eb vend demokratik, morali nuk ka kuptim dhe zgjedhjet jan\u00eb thjesht nj\u00eb formalitet. Pra, Rama as nuk humbet duke e mbajtur Ballukun, as fiton m\u00eb shum\u00eb duke e detyruar at\u00eb t\u00eb dor\u00ebhiqet,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr gazetarin Lutfi Dervishi, edhe pse akuza ndaj Ballukut nuk n\u00ebnkupton faj\u00ebsi t\u00eb provuar, rasti k\u00ebrkon sipas tij nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb mes p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore dhe asaj politike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrtej aspektit ligjor, p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr,\u201d thot\u00eb Dervishi, nd\u00ebrsa shton se \u201cnj\u00eb qeveri q\u00eb pretendon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoje vendin n\u00eb BE duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ndjeshme ndaj perceptimit publik, opinionit publik\u00a0 dhe besueshm\u00ebris\u00eb institucionale\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Dervishit, kryeministri ka vendosur ta lexoj\u00eb akuz\u00ebn si nj\u00eb \u201cproces personal\u201d, duke heshtur apo sfiduar me daljet e tij publike.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse prokuroria heq dor\u00eb sot apo gjykata do ta shpall\u00eb t\u00eb pafajshme nes\u00ebr, vet\u00eb procesi i nisur do t\u00eb duhej t\u00eb ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb hap pas, qoft\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, si shenj\u00eb respekti ndaj institucioneve dhe publikut,\u201d vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb reflektimit me dor\u00ebheqje apo shkarkim, Bushati vler\u00ebson se i takon SPAK-ut ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb paradoks.<\/p>\n<p>\u201cPara se t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb qasje morale, pra nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vullnetin e atyre q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb dor\u00ebheqjen apo shkarkimin, duhet t\u00eb ushtrojm\u00eb presion mbi institucionet q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb ta zgjidhin k\u00ebt\u00eb paradoks,\u201d tha Bushati, duke iu referuar SPAK-ut.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht mendoj se k\u00ebtu p\u00ebrgjegj\u00ebsia institucionale e SPAK \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se ajo morale e kryeministrit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb negociata p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim me Bashkimin Europian dhe kryeministri Edi Rama u mburr me at\u00eb q\u00eb ai e quajti rekord absolut p\u00ebr hapjen e t\u00eb gjith\u00eb kapitujve n\u00eb vitin e fundit. Por analisti Lutfi Dervishi mendon se me q\u00ebndrimin ndaj Ballukut, qeveria e vendos n\u00eb pik\u00ebpyetje angazhimin e saj p\u00ebr procesin e intergrimit.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht n\u00ebse ka apo jo nj\u00eb presion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, fakti q\u00eb nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministre vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrballet me akuza penale p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje tenderash, ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr standardet e integritetit dhe p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr abuzimit dhe korrupsionit,\u201d theksoi Dervishi.<\/p>\n<p>Por Bushati mendon ndryshe, nd\u00ebrsa thekson se rasti \u201cBalluku\u201d as nuk e p\u00ebrforcon dhe as e mpak \u201cnjoll\u00ebn e imazhit t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb korruptuar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse p\u00ebr burokrat\u00ebt e BE-s\u00eb rruga e p\u00ebrafrimit me Brukselin, t\u00eb k\u00ebsaj Shqip\u00ebrie q\u00eb \u00ebsht\u00eb, konsiderohet si histori suksesi, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje nuk do e prish\u00eb q\u00ebndrimi i nj\u00eb zv. kryeministreje t\u00eb pandehur n\u00eb postin e saj,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Bushatin, fati i Ballukut do varet nga kalkulime dhe llogari t\u00eb brendshme dhe jo nga ardhm\u00ebria e rrug\u00ebs drejt BE.\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama akuzohet se po merr n\u00eb mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku pas akuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga SPAK, duke shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike dhe n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb plot\u00eb me vlerat e Bashkimit Europian. Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur nga Prokuroria e Posa\u00e7me u prit fillimisht me heshtje, m\u00eb pas me shmangie dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128232,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128231"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128231\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128233,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128231\/revisions\/128233"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}