{"id":128278,"date":"2025-11-13T12:47:23","date_gmt":"2025-11-13T12:47:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128278"},"modified":"2025-11-13T12:47:23","modified_gmt":"2025-11-13T12:47:23","slug":"pd-i-drejtohet-gjk-mazhoranca-po-cenon-te-drejten-kushtetuese-te-opozites-per-kontroll-parlamentar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/13\/pd-i-drejtohet-gjk-mazhoranca-po-cenon-te-drejten-kushtetuese-te-opozites-per-kontroll-parlamentar\/","title":{"rendered":"PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po c\u00ebnon t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr kontroll parlamentar"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Partia Demokratike ka depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke kund\u00ebrshtuar refuzimin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, t\u00eb cilat, sipas opozit\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e firmosur nga 38 deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, k\u00ebrkohet zgjidhja e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs mes nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve dhe Kuvendit, duke detyruar ngritjen e dy komisioneve hetimore: p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb raport me ish-agjentin e FBI-s\u00eb, Charles McGonigal; dhe p\u00ebr kontrollin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkohet shpallja si jokushtetuese t\u00eb vendimeve nr. 77\/2025 dhe nr. 78\/2025 t\u00eb Kuvendit, me t\u00eb cilat u rr\u00ebzuan k\u00ebrkesat p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtyre komisioneve.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIM P\u00cbR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR T\u00cb PD<\/strong><\/p>\n<p>38 deputet\u00ebt t\u00eb opozit\u00ebs i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr:<\/p>\n<p>1. Zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs nd\u00ebrmjet jo m\u00eb pak se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve dhe Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrcaktuar detyrimin e Kuvendit p\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor t\u00eb Kuvendit:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb raport me ish-agjentin special t\u00eb FBI-s\u00eb Charles McGonigal\u201d;<br \/>\n\u201cP\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb pushtetit q\u00ebndror dhe pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025\u201d.<\/p>\n<p>2. Deklarimin e vendimit nr. 77\/2025 t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb raport me ish-agjentin special t\u00eb FBI-s\u00eb Charles McGonigal\u201d, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>3. Deklarimin e vendimit nr. 78\/2025 t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb pushtetit q\u00ebndror dhe pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025\u201d, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs argumentojn\u00eb se rr\u00ebzimi me vot\u00eb politike t\u00eb mazhoranc\u00ebs i nj\u00eb t\u00eb drejte kushtetuese t\u00eb opozit\u00ebs, e b\u00ebn rolin e deputet\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb Kuvend, jo thjesht t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm, por mbi t\u00eb gjitha fasad\u00eb e nj\u00eb normaliteti t\u00eb rrem\u00eb q\u00eb vret cdo dit\u00eb rregullat dhe standardet minimale t\u00eb parlamentarizmit demokratik. Kjo ka v\u00ebn\u00eb seriozisht n\u00eb pik\u00ebpyetje nevoj\u00ebn e prezenc\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, por nga ana tjet\u00ebr d\u00ebmton interesin publik p\u00ebr shkak se deputet\u00ebt nuk ushtrojn\u00eb dot p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe funksionet e tyre kushtetuese. N\u00ebse opozita nuk diskuton dot n\u00eb Kuvend c\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb interes p\u00ebr qytetar\u00ebt, n\u00ebse nuk ushtron dot kontroll ndaj qeverisjes, n\u00ebse nuk shtyn dot p\u00ebrpara miratimin e ligjeve\/amendamenteve n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00ebse nuk p\u00ebrfillet n\u00eb t\u00eb drejtat e saj q\u00eb ia njeh Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00ebher\u00eb roli i saj n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb formal duke mos p\u00ebrmbushur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike dhe duke d\u00ebmtuar k\u00ebshtu sistemin e kontrollit dhe balanc\u00ebs mes pushteteve, si garanci p\u00ebr funksionimin demokratik t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs evidentojn\u00eb se mazhoranca parlamentare dit\u00eb pas dite po e trajton Kuvendin si nj\u00ebpartiak, dhe ku cdo vendimmarrje diktohet jo nga forca e arsyes\/argumentit, por nga forca e kartonave t\u00eb tyre. Ajo vazhdon t\u00eb mohoj\u00eb ushtrimin e cdo t\u00eb drejte parlamentare t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, duke i penguar ata n\u00eb ushtrimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik. Deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb pranuar asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr \u201cmocion me debat\u201d, \u201cinterpelanc\u00eb me Kryeministrin apo ministrat\u201d, seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb Komisione me ministrat, apo ngritja e Komisioneve Hetimore<\/p>\n<p>\u201cNe deputet\u00ebt e pakic\u00ebs parlamentare jemi t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar t\u00eb angazhuar n\u00eb proceset demokratike brenda sistemit institucional, por nuk do t\u00eb pajtohemi kurr\u00eb me asgj\u00ebsimin e parlamentarizimit apo mohimin e t\u00eb drejtave tona kushtetuese. Nj\u00eb vend q\u00eb pretendon antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian, q\u00eb cenon rregullat minimale t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs demokratike brenda Kuvendit, ku mazhoranca ka rolin e saj dhe opozita p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e saj, nuk mund t\u00eb jet\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb propagand\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme p\u00ebr nj\u00eb normalitet t\u00eb rrem\u00eb demokratik. K\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb rrem\u00eb mund dhe duhet ta korrigjoj\u00eb sistemi i garancive kushtetuese institucionale \u2013 ku rolin kyc e ka Gjykata Kushtetuese\u201d,\u00a0theksohet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e 38 deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs theksohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur se vendimet e Kuvendit p\u00ebr rr\u00ebzimin e dy k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, bien ndesh me nenit 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, sepse:<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb cenuar e drejta e pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund t\u00eb mohohet apo t\u00eb kufizohet n\u00ebp\u00ebrmjet vendimmarrjes s\u00eb shumic\u00ebs parlamentare. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese q\u00eb \u00e7on detyrimisht n\u00eb ngritjen e komisionit;<br \/>\nN\u00eb rastin konkret, objekti i hetimit t\u00eb Komisionit Hetimor ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me natyr\u00ebn e k\u00ebtij komisioni, si dhe me kriteret dhe standardet kushtetuese t\u00eb analizuara dhe trajtuara nga jurisprudenca kushtetuese;<br \/>\nShkaku i lindjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs nd\u00ebrmjet nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve dhe Kuvendit duhet k\u00ebrkuar te mohimi, nga ky i fundit (Kuvendi), i kompetenc\u00ebs kushtetuese t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor me argumentin jokushtetues;<br \/>\nMazhoranca nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje dhe asnj\u00eb formulim alternativ n\u00eb raport me objektin e hetimit.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke kund\u00ebrshtuar refuzimin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, t\u00eb cilat, sipas opozit\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e firmosur nga 38 deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, k\u00ebrkohet zgjidhja e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs mes nj\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":89408,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128278","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128278","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128278"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128278\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128279,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128278\/revisions\/128279"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89408"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}